VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRYEMINISTRI BERISHA PRITI NËNKRYETARIN E FEDERATËS PAN-SHQIPTARE "VATRA" AGIM REXHAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 11:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
KRYEMINISTRI BERISHA PRITI NËNKRYETARIN E FEDERATËS PAN-SHQIPTARE "VATRA" AGIM REXHAJ
E Hënë, 06.28.2010, 05:28pm (GMT+1)

 

Kryeministri Berisha priti në një takim të përzemërt nënkryetarin e Federatës Pan-Shqiptare në SHBA "Vatra", zotin Agim Rexhaj.

Zoti Rexhaj e falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe i përcolli përshëndetjet më të ngrohta dhe vëllazërore të gjithë anëtarëve të kësaj shoqate, si dhe të të gjithë diasporës shqiptare në SHBA, bashkë me përgëzimet e tyre për arritjet e mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës në vitet e fundit.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Agim Rexhaj mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për të gjithë kontributin e vyer, rolin thelbësor dhe të jashtëzakonshëm të Federatës "Vatra", por edhe të të gjithë diasporës shqiptare në SHBA, të cilët kanë qëndruar pranë shqiptarëve dhe zhvillimeve në Shqipëri e Kosovë me një forcë, përkushtim, sakrificë dhe patriotizëm të pashoq.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha theksoi se në arritjen e pavarësisë së Kosovës, si një nga ngjarjet më madhore për kombin shqiptar, roli dhe përkushtimi i diasporës shqiptare të SHBA ka qenë shumë i rëndësishme.

Zoti Agim Rexhaj i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen për vizionin dhe përpjekjet e tij në të mirë të kombit shqiptar, duke u ndalur veçanërisht në Rrugën e Kombit Durrës-Morinë dhe duke nënvizuar se Federata "Vatra" do të vazhdojë të jetë si në tërë këto vite në mbështetje të plotë të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fund të takimit zoti Rexhaj i bëri me dije Kryeministrit Berisha se në emër të Federatës "Vatra" do të dorëzonte një kontribut prej 35.000$ për zonat e Shkodrës që përjetuan situatën e vështirë të përmbytjeve.

Kryeministri Berisha falënderoi zotin Rexhaj për këtë kontribut dhe këtë gjest kaq fisnik, duke i përcjellë të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në SHBA përshëndetjen dhe mirënjohjen për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre. (http://www.keshilliministrave.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKËS "VATRA" PROMOVOI" DEGËN E SAJ MË TË RE NË WASHINGTONNga BEQIR SINA, New York (06.26.2010)
JETA SHQIPTARE E ËNDRRAVE MERGIMTARENga BAKI YMERI (06.25.2010)
FLASIN NGA SHBA PËR VDEKJEN E AKTORIT TË MADH SHQIPTAR BEKIM FEHMIUFotoreportazh nga BEQIR SINA, New York (06.24.2010)
DRAMA DRAMATIKE E MËRGIMTARËVE SHQIPTARË NË ZVICËRNga SAIME ISUFI (06.24.2010)
EMIGRANTË SHQIPTARË TË KTHYER NGA GREQIA (06.22.2010)
20 QERSHORI, DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATIT (06.20.2010)
SHKRIMTARJA KËZE KOZETA ZYLO MERR ÇERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES PËR BAMIRËSI (06.15.2010)
DIKUR TË GATSHËM PËR KONFLIKT - KTHESA E TË RINJVE SHQIPTARË NË MYNIH (06.15.2010)
NJË PËRURIM I KOSOVËS LETRARE NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (06.14.2010)
NJOFTIM PËR TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ORGANIZUAR NGA BISHZ MË 12 QERSHOR 2010 (06.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]