VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZBRAZËTIA SHQIPTARE NGJALL FRIKËNga SAMI REPISHTI

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 08:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

ZBRAZËTIA SHQIPTARE NGJALL FRIKË

Nga SAMI REPISHTI


E Martë, 10.19.2010, 08:04am (GMT+1)


Francezet kane nji thanje: "On ne construit pas sur le vide!" (Nuk ndertohet mbi zbrazeti). Kjo thanje me vjen ne mend sa here qe gjendja e Shqiperise me imponohet me te gjithe peshen e saj te rande, here tragjike here komike.

Gjate viteve te rinise, fati e deshi qe vendi i im te kaloje neper shtigje te ngushta, e rreziqe te pameritueme. Breznia ime, "breznia e djegun" nga ngjarjet e vendit, Ballkanit, Europes dhe Botes mbare, pagoi nji çmim sa te rande aq te padrejte. Megjithate, ajo e perballoi me nji dinjitet qe na nderon.

Sot, nuk ashte sekret per asnjeri se "breznia e djegun" e para L2B rritej e ushqyeme me disa vlera, morale e shpirtnore, te rranjosuna ne te kaluemen e popullit tone: bese, nder, burreni, mikpritje, respekt per prindet dhe te kaluemen e tjera, nji sistem vlerash qe ne konditat e asaj kohe perfaqsohej nga Kanuni. Ketyne vlerave iu shtuen edhe vlerat e qytetnimit prendimor, te fitueme nga arsimimi dhe kontaktet e shpeshtueme me ate bote.

Ky sistem i nji shoqenie patriarkale, sot e tejkalueme, permbante edhe patriotizem qe shprehej sidomos ne deshiren e paepun per liri -individuale si qytetar, e kolektive si komb shqiptar, si dhe nji lidhje, nji perqafim te pazgjidhshem me vendlindjen, qofte ajo prona private e bujkut qe e ushqente, qofte fisi e atdheu ma i gjane qe e mbronte.

Qytetar i lire ne nji prone private te lire ka qene substanca e shoqenise shqiptare para L2B. Me mbrojte atdheun kuptohej me mbrojte lirine qe lejonte nji jete pa frike ("I lire nga frika") dhe token qe e ushqente, pronen private qe lavrohej dhe dashunohej me gjithe shpirt, ose tregtine e lire ne qytet ("I lire nga uria") Megjithe veshtiresite qe perballoheshin, kjo liri e kjo prone private perbajshin arsyen themelore per sakrifice, e justifikojshin ate. Shprehja e ketij dyzimi fatlum ka qene patriotizmi i thjeshte shqiptar. Ky patriotizem i thjeshte frymezoi breznite tona te para L2B. Perpjekjet heroike te individeve te dalluem qe na i numrojshim qe nga mbretnit ilire- dhe konfliktet me shtypes -shpesh here fqinj- forcojshin tek ne, te rinjt, frymen patriotike qe kuptohej si tradita shqiptare per liri, dhe kambengulja me jetue i pavarun ne trojet tona stergjyshore. Ideja e krijimit te mini-perandorive nuk ka ekzistue tek shqiptaret, historia e te cileve ashte historia e nji tkurrje ne hapsine.

Ne prill 1939. rrebeshi qe shkaterroi Europen, filloi me invazionin fashist te vendit tone. Balanca relative e gezueme per disa dekada mbas pavaresise se 28 nandorit 1912,u prish, dhe nuk u rivendos ne ate vend qe tashma ziente nga konflikti i paevitueshem me "te tashmen "e qe nuk zinte rranje, sepse ishte "element i huej' ne trupin shqiptar. Rezultati i ketij konflikti ka qene rezistenca kunder te huejit ne toket tona. Mbas hutimit fillestar, filloi ndergjegjsimi, mobilizimi, organizimi dhe veprimtaria e dendun kunder te huejit. Sot, ka mjaft forca e ideologji qe perpiqen me pervetesue rezistencen, dhe shpirtin e sakrifices qe u tregue gjate viteve te pushtimit nazi-fashist, 1939-1944. Por thelbi i rezistences kunder te huejit ka qene tradita shqiptare per liri dhe mbrojtje te tokes-nane si prone private dhe si atdhe- qofte edhe me cmimin e jetes. Ata qe kane jetue ato vite ashtu si une- rikujtojne me nostalgji frymen e nalte te sakrifices qe ushqeu popullin tone, e vecanerisht rinine shqiptare. Qe nga malet e Kelmendit ne Veri deri ne fushat e Konispolit ne Jug te vendit, cdo fshat e cdo qytet tregoi vleren qe kishte tek ne liria: te rij e te vjeter, kesaje rradhe edhe gruaja, nji risi per shoqenine tone shqiptare, u hodhen pa rezerva ne nji dyluftim te pa barabarte, te bindun ne fitoren perfundimtare. Koha tregoi se kauza e tyne ishte fisnike, lufta e tyne e drejte, dhe fitorja e meritueme!

Krahas ketij qendrimi luftarak, ne Shqiperi u cfaqen edhe dukuni tjera fisnike, e humanitare. Kur popullsia e zones kufitare me Greqine u shperngul, nga lufta e vitit, 1940 ajo u strehue ne Veri, kryesisht ne Shkoder, shumica minoritare greke dhe came shqiptare. Qendrimi i qytetareve shkodrane ka qene forma konkrete e burrenise tradicionale, dhe e mikpritjes: Familjet e vendosuna ne shkolla e qendra banimi u ndihmuen bujarisht nga qytetaret vendes qe perpiqeshin me lehtesue vuejtjet e tyne. Ne prill 1941, me kapitulimin e Jugosllavise monarkiste, kamiona me oficere e ushtare jugosllave te zanun robe lufte kaluen neper rruget e qytetit te Shkodres. Robet ishin te lodhun e te uritun. Spontanisht, shume qytetare dhuruen buke, kutia konservash, e cdo ushqim qe gjeten. Pa fole gjuhen, robe e bamires gjeten ne heshtje gjuhen e perbashket te solidaritetit njerezor, fryme e mikpritjes tradicionale shqiptare. Ne syte e te dy paleve shihej qarte shprehja e falenderimit nga robet, e te kenaqesise nga dhuruesit.

Ne vitin 1943, me kapitulimin e Italise, qindra mijera ushtare italiane mbeten pa buke, pa strehim e pambrojtje nga nazistet dhe ne meshiren e popullsise civile shqiptare- dhe e gjeten ate. Kudo shiheshin ushtaret italiane -deri ate dite pushtues- e qe tashti punojshin per buken e gojes ne shtepite shqiptare qe i strehojshin.(Fatkeqsisht, disa u vrane nga elemente komuniste).

Prej vitit 1939 dhe deri ne vitin 1945, Shqiperia, vendi ma i vorfen dhe ma i mbrapambetun ne Europe, tregoi fisnikerine e shpirtit njerezor, tue mbrojte ne kondita te veshtira, jeten e te gjithe refugjateve izraelite qe i shpetuen furise se cmendun naziste. Tradita kombetare shqiptare qe nuk njihte fjalen "i huej" por "mik" per shtegtaret e humbun e ne nevoje ndihme, tregoi epersine e saj mbi "Europen e qytetnueme" dhe "Gjermanine e kulturueme".

Ne vitin 1991,kur pushteti komunist u cthur pa shpetim, ish te persekutuemit demokrate e te shpronesuemit me dhune nuk perqafuen urrejtjen e ngritun ne shkence nga komunistet, por faljen e fajit dhe frymen e pajtimit, tue shpresue ne drejtesine ligjore-qe i zhgenjeu rande! Ky akt fisnikerie supreme do te provonte perseri forcen e tradites shqiptare te trashegueme nga e kaluemja e jone, e qe nuk ishte shue plotesisht!

***

Me ardhjen e rregjimit komunist ne Shqiperi, nandor 1944, dicka themelore, boshti i trashegimise shqiptare, tradita e jone kombetare, u thye ne menyre te pareparueshme!

Shpesh kam pershtypjen se gjate atyne diteve nji epoke e re filloi ne vendin tone -epoka e anti-tradites kombetare shqiptare,- epoka qe jo vetem e perbuzi ate, por ngulmoi me eliminue nevojen dhe me zhduke sensitivitetin popullor per ate, e punoi sistematikisht me e vra. Ato dite, u pa qarte ndryshimi i madh qe erdhi ne vendin tone, dhe ne marredhanjet e mia me boten shqiptare qe njihsha qe ne vitet e para te rinise shkollore. Pak nga pak, kuptova se ishe "i merguem" ne vendin tim...e ma vone i urryem!

Por "ne mergim" shpesh here individi " ..i a del me sukses me transformue perbuzjen ne nji hov shlirimtar, drejt nji vendi tjeter, ne nji tjeter shoqeni, per definicion e panjohun por e hapun per cdo lloj mundsie" shkruen novelistja ceke Vera Lumbardova. Ky fenomen u vertetue nga "te merguemit" shqiptare qe iken nga sketerra e kuqe. Por per shqiptaret "rebele" qe mbeten ne vend nuk kishte "nji vend tjeter". Ata ishin te denuem me lengue e vdeke ne burgun e madh qe bota njohu si "Shqiperi". Tibor Fischer shkruente:" ...Shqiperia ka qene, ne kuptimin e plote te fjales, nji bunker, dhe nji bunker shume i padeshirueshem".

Ne Shqiperine komuniste u pushkatue ai qe nderoi mikpritjen, u burgos dhe u vra ai qe ruejti nderin ma shume se jeten, u torturue egersisht ai dhe ajo qe burrenisht nuk pranuen me shpife per shokun ose te panjohunin; u internue shqiptari qe mbajti besen e dhanun, ose bashkeshorti- grueja sidomos- qe nuk tradhetoi burrin, e u kalb ne burgjet e erreta besimtari qe nuk akuzoi klerikun e pafaj. Ne Shqiperine komuniste u internue ne kampe te dbimit familjari vetem me u ba shembull frike per te tjeret, e jetoi ne vuejtje te perhereshme per afer 45 vjet me rradhe, ku lindi femijt e femijt e femijve tij sepse gjyshi, nji shekull ma pare kishte qene nji personalitet politik shqiptar. Ne Shqiperine komuniste u asgjasuen ata qe kundershtuen "okupacionin"jugosllav, servilizmin sovjetik, dhe lidhjet jo-natyrale me Kinen e Mao-s. Patriotizmi u gozhdue nga vala "internacionaliste" e nji grupi fanatikesh, injorante e te terbuem, qe nuk njohen as ligj, as tradite...! Shqiperia komuniste doli jashte historise.

Rezultati i shtypjes dhe urise (edhe lopa e qumshtit per femijt iu hoq fshatarit) ka qene rritja e nji rinie te frikesueme nga kamxhiku i qeverise dhe i urise! "Me mbijetue" u ba fillimi e mbarimi i mendimit dhe veprimit te secilit - me perjashtim te "elites" qe gezonte privilegjet e "bllokut te kuq".

Sistemi komunist deshtoi, e bashke me te edhe shoqenia shqiptare tashma e cveshun nga vlerat ma elementare te nji bashkesie te qytetnueme. Pa qytetnim e pa tradite kombetare, komunistet shqiptare lundrojshin ne zbrazetine frikesuese qe kishin krijue me duert e tyne. Atehere, te cmendun nga vuejtja gjysem-shekullore, te mashtruem, si zakonisht, nga nji klase politike qe nuk gezonte as kapital moral as eksperience politike pervec indoktrinimit cmendes te propagandes komuniste, nji popull i tane u gjet "ne mes te udhes", pa udheheqes dhe thellesisht i dehun nga fryma e lirise se papritun. Kaosi politik ishte pergjigja ma racionale per kaosin moral. Qartas, duhej fillue nga e para per gjithcka, dhe per te gjithe.

Kjo dalje ne skene e kaosit te frikshem,ne vitin 1991, ngjau ne nji Shqiperi te cveshun nga vlerat morale te tradites kombetare te trashegueme ma pare dhe te atyne te fitueme ma vone gjate viteve te kontaktit me Europen e Perendimit. Cdonjeni kerkonte plotesimin e nevojeve dhe te deshirave, dhe menjihere. "Ketu dhe Tani!", nga nji autoritet i papergatitun e me mjete te kufizueme. Respekti per ligjin kishte zbrite poshte si rrjedhim i arbitraritetit 45 vjecar komunist. "Shteti" shikohej si anmiku kryesor, e jo si mbrojtes i qytetareve. U krijuen konditat e reja: ose me u largue prej vendit, ose me u pasunue sa ma shpejt dhe me mjetet ma te paligjeshme. E para shterroi "trunin" dhe energjine e vendit, dhe e dyta institucionalizoi korrupsionin qe vashdon i pa frenuem. Ajo qe duhej ba qe ne ditet e para te demokracise se re- vleresimi i se kaluemes, denimi i saj, dhe hudhja e themeleve per nji "shtet" e "shoqeni" te re qe do te paraqitej si anti-teze e plote e "sistemit komunist" nuk ngjau. Ne vitin 1991, Shqiperia humbi shansin e madh me rihye ne histori si shtet demokratik dhe i qytetnuem.

***

Gjermanet e mundun te vitit 1945 e kuptuen kete imperativ kategorik te kohes. Duhej denue e kaluemja naziste, duhej denue krimi dhe kriminelet naziste (ma shume se 50.000 ish-naziste kaluen neper gjyqet gjermane). Gjermanet filluen procesin e de-nazifikimit ne shkolla, ne administrate, ne shtyp dhe mass-mediat, ne gjykata, ne ushtri e polici, ne kulture e arte, dhe ne cdo aspekt te jetes se perditeshme.

Gjermanet filluen me nji studim te thelle te koncepteve legale (ligji, gjithmone ligji) qe ngriti situata e re, dhe me nji analize sistematike te evidences dokumentare qe natyrisht nuk ishte e plote, por e mjaftueshme. Ata moren persiper me provue kriminalitetin e metodave te perdoruna nga nazistet ne marrjen dhe konsolidimin e "pushtetit" totalitar sic jane persekutimi i partive te opozites, i izraeliteve, i Kishes -protestante e katolike-intelektualeve, etj. Menjifjale, pergatitja e nji historie autentike te partise naziste e cila do te tregonte, per masat e gjana, te gjithe aktet monstruoze qe rregjimi perdoroi me ndihmue nazistet ne marrjen e pushtetit Dhe ma ne fund, ne Gjermani u pergatit paraqitja e dokumentarit te mbledhun, nji procedure dhe nji paraqitje ne menyre te organizueme ne perdorim te Administrates, me qellim qe ajo te perfitoje kryesisht ne diskreditimin e nazismit, tue ba keshtu te pamundun rikthimin e tij ne Gjermani. Gjermania demokratike lindi si anti-teze e mentalitetit dhe praktikes kriminale naziste.

Asgja e ketill ne Shqiperi! Nji drejtesi e paperfilllun ashte padrejtesi, ashtu sic ashte edhe nji drejtesi e vonueme. Tirania e cdo ngjyre qofte duhet te dale para gjyqit te historise. Ne Shqiperi, dokumente e arkiva u dogjen, u grabiten, ose u shfrytezuen per qellime politike partiake. Nji gjykim skandaloz i disa udheheqesve komuniste diskreditoi kauzen e drejtesise tue mos perfille malin e krimeve te kryeme ne kurriz te nji popullsie te shtypun. Shqiperia nuk e kuptoi randesine e hudhjes se themeleve te nji "shteti" demokratik, e nji "shoqenie"

shqiptare te clirueme nga pesha e krimit e turpit komunist, si dhe nevojen e ndertimit te saj mbi baza me vlera morale universale, njikohesisht,edhe me ringjalljen e vlerave tradicionale kombetare shqiptare. Nga e vecanta kombetare duhej ba hapi cilesor drejt se pergjithshmes, universales, njerezores: paqe ne bote, ligjeshmeni dhe jete te lire e me dinjitet per te gjithe, pa perjashtim. Shqiperia ne konfuzion u versul si e cmendun drejte paligjeshmenise, dhunes, korrupsionit, dhe sundimit nga individi e jo nga ligji.

Sot, ish kriminelet komuniste dalin ne skene politike me programe qe te kujtojne zhargonin e propagandes zhdanoviane. Sot qarkullojne libra qe ekzaltojne terrorin komunist, deklarata, memoare, "deshmi okulare" mbushin kiosket e librarite shqiptare, ndersa ne Gjermanine e rilindun, propaganda naziste denohet me ligje. Sot, ne cdo zgjedhje lokale ose te pergjithshme vidhen votat pa turp, pushtetaret sundojne ilegalisht mbi nji elektorat qe nuk i ka zgjedhe. Sot, lejohen "me lejen e Presidentit" piramidat shkaterruese, ose shkelja e hapun e embargos se OKB-se per karburante ne Serbi e qe ushqyen tankset e avionet e Millosheviqit me vra boshnjaket e shqiptaret kosovare. Sot, harrohet viti i mbrapshte 1997, -perpjekja e ish komunisteve me rimarre pushtetin me dhune-ku humben jeten ma shume se 2.000 shqiptare te pafajshem, dhe askush nuk pergjigjet, nuk spjegon, dhe nuk denohet. Sot, te gjithe heshtin per faktin se prej vitit 1997 deri 2005, u formuen kater qeveri shqiptare pa asnji anetar qeverie nga Veriu , ("sepse nuk gjetem asnji verior te pergatitur per kete detyre" me spjegoi nji minister socialist) (sic!) Kur flasim per Veriun, flasim per gjysmen e "shtetit shqiptar"

Sot, deputetet e opozites bojkotojne Kuvendin per nji vjet me rradhe e perbuzin detyren e tyne me perfaqesue interesat e qytetareve-zgjedhes (por nuk refuzojne rrogat mujore!)

Sot, mbas njizete vjet tranzicioni ish te persekutuemet politike dhe ish pronaret e shpronesuem me dhune -kapitali moral i demokracise ne Shqiperi-nuk jane shperblye ose damshperblye per humbjet e pesueme nga arbitrariteti komunist. Lista ashte e gjate!

***

Shqiperia ka humbe rastin e volitshem me hy ne histori mbas nji mungese 45 vjecare! Shqiperia "demokratike" deshtoi me linde si anti-teze e mentalitetit dhe praktikes kriminale enveriste. Si rrjedhim, popullsia ashte de-politizue deri ne skaj, ose ashte deshprue nga "shteti" deri ne neveritje. Abuzimet shtetnore dhe qytetare te padenueme jane ne rendin e dites. Nji klase politike e pandergjegjshme ashte tej-pasunue, ndersa qindra mijera shqiptare nuk sigurojne as buken e perditeshme. Dialogu politik ashte degjenerue ne shamje e fyemje me gjuhen e rrugaceve qe nuk kursejne as Kuvendin e Republikes. Politizimi i pushtetit gjyqsor pranohet si "nje e dhene", ndersa respekti per autoritetin ma te nalte, Presidencen e Republikes, sulmohet dhe shkelet paturpsisht nga forca politike qe e luftojne, ose nga qendrimet e padenja te titullarit. Duket sikur Shqiperia ashte kthye ne nji karrosel per karnavalet qe kane humbe sensin e detyres zyrtare, e konsumojne cdo dite dinjitetin e tyne personal para nji publiku qe tashma i konsideron si "elemente te deshtuar".

Persa kohe do te vazhdoje lundrimin ne zbrazetire barka shqiptare pa timonier me duer te pastra?

SAMI REPISHTI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BINJAKET KOSOVARE MUND TË KTHEHEN NË AUSTRI (10.18.2010)
MERKEL: GJERMANIA KA DËSHTUAR NË KRJIMIN E NJË SHOQËRIE MULTIKULTURORE (10.17.2010)
HUMBJE E RËNDË NË FAMILJEN E DR. SELAHEDIN VELAJNga FRANK SHKRELI (10.16.2010)
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR RIATDHESIM MES KOSOVËS DHE NORVEGJISË (10.15.2010)
NJOFTIM MORTOR: U NDA NGA JETA AKSIDENTALISHT DRINI VELAJ (10.15.2010)
AUSTRIA AKUZOHET PËR SHKELJE TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE (10.14.2010)
KËRKOHET ANGAZHIM MË I MADH PËR PENSIONET E KOSOVARËVE NË ZVICËR (10.13.2010)
GJITHÇKA ME KOHËN, MADJE DHE MË E AVANCUAR SE KOHAMe VERA KURTIN, mësuese e edukimit special me fëmijët autistë në SHBA, bisedoi SOKOL DEMAKU (10.12.2010)
NË ZVICËR FILLUAN PËRGATITJET PËR SHËNIMIN E 30 VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981Nga NEFAIL MALIQI (10.11.2010)
PROVA E KOMBIT!Nga RAIMONDA MOISIU (10.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]