VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - INDIA - TREGU MË I MADH NË BOTË I BIZHUTERIVE TË ARIT

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 10:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
INDIA - TREGU MË I MADH NË BOTË I BIZHUTERIVE TË ARIT

E Premte, 12.27.2013, 08:07pm (GMT+1)


India është tregu më i madh në botë për bizhuteritë e floririt. Njerëzit i blejnë ato për festa, dasma dhe raste të tjera gëzimi.

Mbi 50 përqind e bizhuterive të arit në Indi blihen për dasma. Në shtetin jugor të Keralës, kërkesa për ar është ndër më të lartat në vend.

Nuk është i pazakontë rasti kur babai i jep një vajze që martohet një dhuratë prej 1,2 kilogram ar, që kushton më shumë se 50 mijë dollarë.

Pas naftës, ari është importi më i madh i Indisë dhe rritja e të ardhurave personale të njerëzve e ka shtuar blerjen e tij. Por importet e arit i kanë dhënë ekonomisë së Indisë një goditje serioze duke rritur deficitin dhe ulur vlerën e monedhës së vendit, e cila ka rënë më shumë se 10 përqind që nga janari i këtij viti.

Për këtë arsye, qeveria indiane po përpiqet të pengojë importin e arit. Ajo ka rritur tre herë taksat e importit si për shufrat e arit ashtu edhe për bizhuteritë. Por, blerja e arit në Indi duket se është e pamundur të ndalet.

Sipas të dhënave, një pjesë e arit tani hyn në vend kontrabandë. Arsyeja? Kjo është një traditë e rrënjosur mjaft në kulturën e vendit dhe një pasion që ekziston prej mijëra vjetësh.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 dhjetor?1831 - CHARLES DARWIN NISET NGA PLYMOUTH I AGLISË ME ANIJEN BEAGLE ME 73 VETA NË BORD (12.27.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 26 dhjetor?1799 - KATËR MIJË VETË PËRCJELLIN FUNERALIN E XHORXH UASHINGTONIT (12.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 25 dhjetor?1 - SHËNOHET KRISHTLINDJA E PARË, SIPAS KALENDARKRIJUESIT DIONIS EXIGUUS OSE DIONIS GUNGAÇI (12.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 dhjetor?563 - KISHA BIZANTINE HAGIA SOFIA NË KONSTANDINOPOJË U BEKUA PËR HERË TË DYTË PAS SHKATËRRIMIT NGA TËRMETET (12.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 dhjetor?910 - VDIQ SHËN NAUMI (I NJOHUR SI NAUMI I OHRIT) (12.23.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?1894 - ÇËSHTJA DREYFUS FILLON NË FRANCË (12.23.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 dhjetor?640 - ARABË MYSLIMANË MARRIN KËSHTJELLËN BABYLON NË DELTËN E NILIT (12.21.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor?1192 - RIÇARDI I I ANGLISË KAPET DHE BURGOSET NGA LEOPOLDI V I AUSTRISË (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 dhjetor?1606 - ANIJET SUSAN SONSTANT, GODSPEED AND DISCOVERY NISEN NGA ANGLIA (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 dhjetor?1495 - VDIQ ALFONSI II, MBRETI I NAPOLIT, MIKPRITËSI I ARBËRVE (12.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]