VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur me 4 janar?46 para erës së re - JUL QEZARI MPOSHT TITI LABIENUS NË BETEJËN E RUSPINAS

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 10:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur me 4 janar?
46 para erës së re - JUL QEZARI MPOSHT TITI LABIENUS NË BETEJËN E RUSPINAS

E Shtunë, 01.04.2014, 09:15am (GMT+1)


46 pes - Jul Qezari mposht Titi Labienus në betejën e Ruspinas (sot në Tunizi). Labienus, kishte qenë aleat i Qezarit, por me shpërthimin e luftës civile, ai kaloi në anën e republikanëve. Beteja ne Ruspina ishte e përgjakshme; Qezari humbi më shumë se një të tretën e forcave, por në fund arriti fitoren. Ai përsëri do të përballej me forcat republikane tre muaj më vonë në betejën e Thapsus.
 
1785 Në Hanau, Germani, lindi Jakob Grim. Ai dhe vëllai më i ri, Wilhelm, studiuan folklorin dhe traditat gojore gjermane, dhe i botuan ato në një libër me tregime ose Përrallat e Vëllezërve Grim, ku përfshihet edhe përralla e Hirushes. Jakob Grim gjithashtu bëri kërkime të mirëfillta në gjuhë dhe krijoi parimin e njohur si "Ligji Grim" mbi ndryshimin e shqiptimit të bashktingëlloreve. Më pas Jakob (v.1863) dhe vëllai i tij, Wilhelm (1786 1859), ndërmorrën projektin monumental për hartimin e një fjalori të plotë të gjuhës gjermane, i cili u botua disa vite pas vdekjes së tyre.
 
1809 - Në Coupvray, Francë, lindi Louis Braille - Kur ishte fëmijë, Braille pësoi një aksident dhe mbeti i verbuar. Por ai e sfidoi verbimin kur si adoleshent - ende nxënës shkolle - krijoi një formë të re komunikimi që do transformonte jetën e miliona personave të verbër. Braille vdiq më 6 janar 1852, dhe Sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbërit, do të njihej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij. Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbërit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën.
 
1943 Ministri i Jashtëm Italian, konti Galeazzo Çiano (dhëndri i Musolinit), shkruan në ditarin e tij mbi dhuratat për Herman Goeringun (i dyti pas Hitlerit në Gjermani) me rastin e 50 vjetorit të lindjes  Duçe do t'i dhurojë një shpatë ari, gdhendur nga Messini, e cila në fillim ishte menduar për Frankon e Spanjës. Kohët kanë ndryshuar. Ndërsa unë do t'i jap urdhërin e San Maurizios, që përbëhet nga një yll me diamante dhe që e kam ruajtur në kasafortë gjithë këtë kohë, dhe menduar fillimisht për Zogun (ish-mbret i Shqipërisë), i cili u detyrua nga italianet të ikte në mërgim.
 
1999 - Ish-mundësi profesionist amerikan Xhesi Ventura bën betimin si guvernator i shtetit Minesota. Vetura, emri i vërtetë James George Janos, lindur më 15 korrik 1951, është politikan, aktor, autor, veteran i luftës së Vietnamit. Ventura e përshkruan veten si "sllovak", pasi prindërit e të atit kishin emigruar nga një fshat i Sllovakisë, ndërsa e ëma ishte me prejardhje gjermane. Thuhet se Xhesi Ventura po shqyrton mundësitë për të konkuruar për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2016, si kandidat i pavarur - dhe nëse vendos, atëherë komentatori Howard Stern mund të jetë i përzgjedhuri i Venturës për nënpresident.
 
2007 - Kongresi i 110 Shtetet e Bashkuara zgjedh demokraten nga Kalifornia, Nancy Pelosi, si Kryetare të Dhomës së Përfaqësuesve; e para femër Kryetare e kësaj Dhome në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nancy Pelosi është fëmija e 6 e një familjeje emigrantësh nga Italia; ajo vetë është e martuar dhe ka 5 fëmijë. Nanci është ndër personat më të pasur të Kongresit; me një pasuri prej 58 milionë dollarësh, ajo rendidet e 12-ta mes ligjvënësve përsa i përket pasurisë. Nancy Pelosi është mjaft aktive në komunitetin e prejardhjes. Ajo është anëtare i bordit të Organizatës Kombëtare të Grave italiane amerikane, ndërsa në vitin 2007 u dekorua me Urdhrin e Meritës nga presidenti i republikës së Italisë, Giorgio Napolitano.
 
Mendim i ditës
"Ai që ju ka ndihmuar kur keni qenë në vështirësi nuk duhet më pas të përbuzet nga ju".

Wilhelm Grimm

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 janar?1431 - ZHANË D'ARK I DORËZOHET PESHKOPIT PIERRE CAUCHON (01.03.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 janar?366 - FISI ALEMANI KALON LUMIN E NGRIRË RIN DUKE PUSHTUAR TERRITORE ROMAKE (01.03.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 1 janar?45 para erës së re - KALENDARI JULIAN FILLON TË PËRDORET PËR HERË TË PARË (01.01.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 31 dhjetor?1695 - TAKSA E DRITARES VENDOSET NË ANGLI (01.01.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 30 dhjetor?1622 - ROBERT GORGES EMËROHET GUVERNATOR I PËRGJITHSHËM I NJU ENGLAND (12.30.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 29 dhjetor?1809 - NË BOSTON LINDI ALBERT PIKE, STUDIUES I FEVE, QYTETËRIMEVE DHE FILOZOFIVE TË BOTËS (12.29.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 28 dhjetor?1065 - NË LONDËR SHENJTËROHET MANASTIRI WESTMINSTER (12.29.2013)
INDIA - TREGU MË I MADH NË BOTË I BIZHUTERIVE TË ARIT (12.27.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 dhjetor?1831 - CHARLES DARWIN NISET NGA PLYMOUTH I AGLISË ME ANIJEN BEAGLE ME 73 VETA NË BORD (12.27.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 26 dhjetor?1799 - KATËR MIJË VETË PËRCJELLIN FUNERALIN E XHORXH UASHINGTONIT (12.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]