VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur me 30 dhjetor?1622 - ROBERT GORGES EMËROHET GUVERNATOR I PËRGJITHSHËM I NJU ENGLAND

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 10:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur me 30 dhjetor?
1622 - ROBERT GORGES EMËROHET GUVERNATOR I PËRGJITHSHËM I NJU ENGLAND

E Hënë, 12.30.2013, 09:34pm (GMT+1)


1622 Në kolonitë britanike në Amerikë, Robert Gorges emërohet i pari guvernator i përgjithshëm i Anglisë së re (Nju England). Robert Gorges kishte qenë kapiten në marinën angleze. Pasi shërbeu në luftërat veneciane, atij iu dha mandati i Guvernatorit të Përgjithshëm të Nju Englandit dhe emigroi në atë që sot quhet Weymouth, në Massachusetts.
 
1906 Irani shpallet monarki kushtetuese. Sistemi i monarkisë kushtetuese ishte rezultat i Revolucionit iranian (1905) dhe mori fund në vitin 1925 me ardhjes së Reza Shah Pahlaviit në fron.
 
1916- Rasputini "murgu i tërbuar" u vra nga dy të afërmit e Car Nikollës. Rasputin, i njohur për ndikimin e madh ndaj Careshës, u u rrah e u qëllua për vdekje, pasi helmi nuk kishte dhënë rezultat.
 
1922 Krijohet Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, BRSS ose Bashkimi Sovjetik, me rrënjët në Revolucionin Rus të vitit 1917, i cili rrëzoi autokracinë perandorake; pastaj Bolshevikët, të udhëhequr nga Vladimir Lenini, përmbysën Qeverinë e Përkohshme dhe themeluan Republikën Socialiste Federative të Rusisë; dhe kështu filloi Lufta Civile ruse. Ushtria e Kuqe hyri në disa territore të ish-Perandorisë cariste ruse dhe ndihmoi komunistët vendas të merrnin pushtetin. Në vitin 1922, bolshevikët dolën fitues, duke formuar Bashkimin Sovjetik me përfshirjen e republikave ruse, transkaukaziane, ukrainase, dhe bjelloruse.
 
1924 Astronomi amerikan Edwin Hubble shpalli ekzistencën e një galaksie tjetër krahas "Udhës së Qumështit. Deri atëhere, shkencëtarët besonin se  "Udha e Qumështit ishte e vetmja galaksi.
 
1944 Në përpjekje për të shmangur luftën civile me komunistët në Athinë pas hyrjes së trupave aleate, kryeministri britanik Winston Çurchill e bindi mbretin Jorgo të Greqisë që të jape dorëheqjen nga froni. Mbreti grek kishte qenë në megrim në Londër.
 
1947 Komunistët e mbështetur nga sovjetikët detyrojnë largimin nga froni të mbretit Mikaiel të Rumanisë, duke shtrirë kontrollin komunist në Evropën Lindore.
 
1985 Mbi 100 arrestime kryen në Kosovë, ndërsa autoritetet jugosllave thane se kishin zbuluar një komplot për nxitjen e separatizmit dhe nacionalismit shqiptar. Shumë prej të arrestuarve ishin mësues dhe profesionë të ndryshëm që ishin diplomuar nga Universiteti i Prishtinës. Gjatë hetimeve, autoritet zbuluan se organizata ilegale e quajtur  Lëvizja e Çlirimit  synonte pavarësinë e "Shqipërisë së Madhe" me përfshirjen e trojeve të banura nga shqiptarët në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni. Sipas hetimeve, Lëvizja e Çlirimit ishte një nga grupet më të organizuara që vepronte në fshehtësi të plotë, dhe në shumë drejtime ishte krejt ndryshe nga organizatat e tjera ilegale shqiptare. Në radhët e anëtarëve të saj kishte oficerë të ushtrisë jugosllave dhe informatorë brenda forcave të sigurimit, çka e bëntë të vështirë për t'a goditur. Lëvizja e Çlirimit të Kosovës ishte angazhuar në akte sabotimi, kishte rekrutuar anëtarë dhe botuar pamflete, krahas futjes kontrabandë në Kosovë të armatimeve dhe municioneve, pajisjeve të komunikimit dhe shtypit  dhe foto-kopjimit, ndërsa mbante lidhje me komunitetet shqiptare në mërgim në perëndim.
 
1992 Presidenti i përkohëshëm i Afganistanit Burhanudin Rabani zgjidhet për të udhëhequr vendin për dy vjet. Ai ishte kandidati i vetëm në kutitë e votimeve.
 
2006 - Ish-presidenti irakian Sadam Husein ekzekutohet me varje, pasi u gjykua nga Gjykata Speciale e Irakut dhe u gjet fajtor për krime kundër njerëzimit (për vrasjen e 148 Shi'itëve të Irakut në qytetin Dujail në vitin1982, si hakmarrje për një atentat kundër tij).
 
Mendim i ditës
"Merr seriozisht çdo gjë që do, me përjashtim të vetes."
Rudyard Kipling

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 29 dhjetor?1809 - NË BOSTON LINDI ALBERT PIKE, STUDIUES I FEVE, QYTETËRIMEVE DHE FILOZOFIVE TË BOTËS (12.29.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 28 dhjetor?1065 - NË LONDËR SHENJTËROHET MANASTIRI WESTMINSTER (12.29.2013)
INDIA - TREGU MË I MADH NË BOTË I BIZHUTERIVE TË ARIT (12.27.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 dhjetor?1831 - CHARLES DARWIN NISET NGA PLYMOUTH I AGLISË ME ANIJEN BEAGLE ME 73 VETA NË BORD (12.27.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 26 dhjetor?1799 - KATËR MIJË VETË PËRCJELLIN FUNERALIN E XHORXH UASHINGTONIT (12.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 25 dhjetor?1 - SHËNOHET KRISHTLINDJA E PARË, SIPAS KALENDARKRIJUESIT DIONIS EXIGUUS OSE DIONIS GUNGAÇI (12.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 dhjetor?563 - KISHA BIZANTINE HAGIA SOFIA NË KONSTANDINOPOJË U BEKUA PËR HERË TË DYTË PAS SHKATËRRIMIT NGA TËRMETET (12.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 dhjetor?910 - VDIQ SHËN NAUMI (I NJOHUR SI NAUMI I OHRIT) (12.23.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?1894 - ÇËSHTJA DREYFUS FILLON NË FRANCË (12.23.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 dhjetor?640 - ARABË MYSLIMANË MARRIN KËSHTJELLËN BABYLON NË DELTËN E NILIT (12.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]