VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 29 dhjetor?1809 - NË BOSTON LINDI ALBERT PIKE, STUDIUES I FEVE, QYTETËRIMEVE DHE FILOZOFIVE TË BOTËS

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 08:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 29 dhjetor?
1809 - NË BOSTON LINDI ALBERT PIKE, STUDIUES I FEVE, QYTETËRIMEVE DHE FILOZOFIVE TË BOTËS

E Djelë, 12.29.2013, 09:15am (GMT+1)


1809 - Në Boston lindi Albert Pike, studiues i feve, qytetërimeve dhe filozofive të botës - gjithmonë i etur për njohuri, me bibliotekë personale tepër të pasur, e cila ruhet sot në Shtëpinë e Tempullit Scottish Rite në Uashington, DC. Libri "Morals and Dogma" është vepra e tij kryesore mbi studimin krahasues të besimeve fetare. Në rreth 800 faqe, Pajk shpjegon se çfarë kanë besuar kulturat e lashta dhe si kanë ndikuar ato besimin dhe moralin e sotëm. Albert Pike ishte jurist, ushtarak, shkrimtar; në luftën civile amerikane u rendit kundër bashkimit; u shpall tradhtar, u amnistua nga miku i tij Andrew Johnson, ish-president që u be president pasi Linkolni u vra; nga lufta, Pike doli i varfëruar, jetoi me hua e lëmosha derisa qeveria i lidhi pension; më 1889, Kongresi miratoi rezolutën për ngritjen e një statuje për nder të tij; Albert Pike, është e vetmja figurë konfederaliste me shtatore në kryeqytetin Uashington (Judiciary Square). Vdiq në vitin 1891; la pas shumë shkrime në fushën juridike; vazhdimisht shkroi poezi; Universiteti Harvard i dha titullin Ph.D, por Pike nuk e pranoi; kolegët e shihnin si rimishërim të Platonit, Homerit, Zoroasterit; ishte mason, ashtu si shumë personalitete të asaj kohe. Albert Pike shkruan se Shqiponja dykrerëshe përfaqëson fuqinë dhe aftësinë prodhuese të Natyrës, si figura e njeriut me dy koka, një mashkull tjetra femër - Perëndia dhe Natyra. Kjo shqiponjë dy krerëshe prej kohësh është përdorur si emblemë e ritit skocez Mason dhe mendohet të jetë emblema e më e vjetër ose shenja e parë heraldike në botë.

1918 - Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, nën kryesinë e Anastas Pandelit, zhvillon një konference për filluar krijimin e një Fond montar Kombëtar, për të mbështetur çështjen e të drejtave kombëtare në Konferencën e Paqes në Paris. Në përgjigje të thirrjes, emigrantet shqiptarë në Shtetet e Bashkuara mblodhën një shumë prej 150 mijë dollarësh, pjesa më e madhe e së cilës iu dërgua përfaqësuesve të Vatrës në Paris për të ndihmuar përpjekjet e tyre në mbrojte të pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë.
 
 
Mendim i ditës
"Sovraniteti i vetes mbi veten është quajtur Liri."
Albert Pike
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur me 28 dhjetor?1065 - NË LONDËR SHENJTËROHET MANASTIRI WESTMINSTER (12.29.2013)
INDIA - TREGU MË I MADH NË BOTË I BIZHUTERIVE TË ARIT (12.27.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 dhjetor?1831 - CHARLES DARWIN NISET NGA PLYMOUTH I AGLISË ME ANIJEN BEAGLE ME 73 VETA NË BORD (12.27.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 26 dhjetor?1799 - KATËR MIJË VETË PËRCJELLIN FUNERALIN E XHORXH UASHINGTONIT (12.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 25 dhjetor?1 - SHËNOHET KRISHTLINDJA E PARË, SIPAS KALENDARKRIJUESIT DIONIS EXIGUUS OSE DIONIS GUNGAÇI (12.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 dhjetor?563 - KISHA BIZANTINE HAGIA SOFIA NË KONSTANDINOPOJË U BEKUA PËR HERË TË DYTË PAS SHKATËRRIMIT NGA TËRMETET (12.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 dhjetor?910 - VDIQ SHËN NAUMI (I NJOHUR SI NAUMI I OHRIT) (12.23.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?1894 - ÇËSHTJA DREYFUS FILLON NË FRANCË (12.23.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 dhjetor?640 - ARABË MYSLIMANË MARRIN KËSHTJELLËN BABYLON NË DELTËN E NILIT (12.21.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor?1192 - RIÇARDI I I ANGLISË KAPET DHE BURGOSET NGA LEOPOLDI V I AUSTRISË (12.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]