VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 31 dhjetor?1695 - TAKSA E DRITARES VENDOSET NË ANGLI

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 05:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 31 dhjetor?
1695 - TAKSA E DRITARES VENDOSET NË ANGLI

E Mërkurë, 01.01.2014, 12:08am (GMT+1)


1695 - Taksa e dritares vendoset në Angli, duke shkaktuar që shumë pronarë shtëpish t'i mbyllnin dritaret me tulla për të shmangur taksën.
 
1790 - Del numri i parë i gazetës Efimeris, gazeta më e vjetër greke e cila vazhdon të botohet.
 
1857 - Mbretëresha Viktoria e Britanisë zgjedh Ottawan, atëherë një qytet i vogël, si kryeqytetin e Kanadasë.
 
1862 - Presidenti Abraham Lincoln nënshkruan një akt që pranon West Virginian në Bashkim, duke e ndarë Virginian në dy shtete. Gjatë Luftës Civile, banorët e Virxhinias Perëndore donin të qëndronin pjesë e Shteteve të Bashkuara, ndërsa pjesa lindore kërkonte shkëputjen nga Unioni; kjo e shtyu presidentin Linkoln të merrte një vendim të tillë. West Virginia ose Virxhinia Perëndimore është një nga dy shteteve amerikane të formuara gjatë Luftës Civile (1861-1865), së bashku me Nevadën, dhe është shteti i vetmi i krijuar nga ndarja e një shteti. West Virginia dallohet për terrenet malore, luginat dhe lumenj piktoresk, si dhe burimet e pasura natyrore; faktorë që drejtojnë ekonominë dhe jetesën e banorëve, si dhe tërheqin vizitorë të shumtë në çdo stinë të vitit.
 
1907 - Festimi i parë i Vitit të Ri u zhvillua në Times Square (atëherë e njohur si Sheshi Longacre) në New York. Times Square është një qendër e madhe tregtare dhe një lagje në Midtown Manhattan, në kryqëzimin e Broadwayt (tani kthyer në një shesh vetëm për këmbësorët). Times Square i cilësuar si "udhëkryq i Botës" ose "Qendra e Universit" - është një nga kryqëzimet më të ngarkuara në botë për këmbësorë, dhe një qendër e madhe e industrisë së botës argëtuese. Sipas një studimi të revistës Travel, Sheshi Times është më i vizituari në botë; pret mbi 40 milion vizitorë në vit.; dhe rreth 350 mijë njerëz kalojnë aty çdo ditë, shumë prej të cilëve turistë apo njerëz që punojnë në këtë zonë. Sheshi Longacre u riemërua Sheshi Times në prill 1904, pasi gazeta the New York Times zhvendosi selinë e saj në ndërtesën e sapo ngritur në këtë shesh. Ndërtesa - tani quhet One Times Square vendi i rënies vjetore të topit  të kristaltë në prag të Vitit të Ri, traditë që filloi më 31 dhjetor, 1907.
 
1923 - Në Londër, tingujt e këmbanës Big Ben transmetohen në radio për herë të parë nga BBC-ja. Që nga ajo kohë programet e BBC-së në krye të çdo ore lajmesh fillojnë me tingujt e Big Benit.
 
1951 - Plani amerikan Marshall përfundon pas shpërndarjes së më shumë se 13 miliardë dollarëve ndihma për të rindërtuar Evropën. 1951 - Plani amerikan Marshall përfundon pas shpërndarjes së më shumë se 13 miliardë dollarëve ndihma për të rindërtuar Evropën. Në vitin 1946, Shqipëria u shpall Republikë Popullore. Pas kësaj, Tirana zyrtare prish marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe refuzon të përfshihet në Planin Marshall në vitin 1947.
 
1992 - Çekosllovakia shpërbëhet në mënyrë paqësore në atë që është quajtur si Divorci Kadife, duke rezultuar në krijimin e Republikës Çeke dhe Sllovakisë.
 
1999 - Qeveria amerikane i dorëzon Panamasë kontrollin e Kanalit, përfshi të gjithë truallin e njohur si Zona e Kanalit të Panamasë.
 
Mendim i ditës
"Liria: Një nga gjërat më të çmuara të imagjinatës."
Ambrose Bierce
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur me 30 dhjetor?1622 - ROBERT GORGES EMËROHET GUVERNATOR I PËRGJITHSHËM I NJU ENGLAND (12.30.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 29 dhjetor?1809 - NË BOSTON LINDI ALBERT PIKE, STUDIUES I FEVE, QYTETËRIMEVE DHE FILOZOFIVE TË BOTËS (12.29.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 28 dhjetor?1065 - NË LONDËR SHENJTËROHET MANASTIRI WESTMINSTER (12.29.2013)
INDIA - TREGU MË I MADH NË BOTË I BIZHUTERIVE TË ARIT (12.27.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 dhjetor?1831 - CHARLES DARWIN NISET NGA PLYMOUTH I AGLISË ME ANIJEN BEAGLE ME 73 VETA NË BORD (12.27.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 26 dhjetor?1799 - KATËR MIJË VETË PËRCJELLIN FUNERALIN E XHORXH UASHINGTONIT (12.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 25 dhjetor?1 - SHËNOHET KRISHTLINDJA E PARË, SIPAS KALENDARKRIJUESIT DIONIS EXIGUUS OSE DIONIS GUNGAÇI (12.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 dhjetor?563 - KISHA BIZANTINE HAGIA SOFIA NË KONSTANDINOPOJË U BEKUA PËR HERË TË DYTË PAS SHKATËRRIMIT NGA TËRMETET (12.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 dhjetor?910 - VDIQ SHËN NAUMI (I NJOHUR SI NAUMI I OHRIT) (12.23.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?1894 - ÇËSHTJA DREYFUS FILLON NË FRANCË (12.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]