VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HEBRENJTË NË SHTETET E BASHKUARA

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 10:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
HEBRENJTË NË SHTETET E BASHKUARA

E Hënë, 01.06.2014, 06:05pm (GMT+1)


Një anketë e fundit e hebrenjve amerikanë tregon se ata janë në rënie si përqindje e popullsisë dhe nuk po i ndjekin ritet fetare në mënyrë strikte. Ndërkohë që disa hebrenj shqetësohen rreth asimilimit, kultura e tyre respektohet shumë në Shtetet e Bashkuara.

Këta rabij ndezën një menorah pranë Shtëpisë së Bardhë gjatë Hanukkahs kohët e fundit. Një grup i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara interpretoi një këngë për festën dhe një anëtar hebre i kabinetit përcolli përshëndetje nga presidenti.
 
 "Shumë urime juve dhe familjeve, dhe Gëzuar Hanukkah."
 
Moti i akullt nuk e shuajti dëshirën e hebrenjve të cilët besojnë se ky vend i ka trajtuar më mirë se shumica e të tjerëve, që nga kohërat e lashta. Ky simbol hebre pas Shtëpisë së Bardhë është edhe një tregues i pranimit në Amerikë të këtij besimi të persekutuar për kohëra të gjata. Por shumë hebrenj ende kanë ndjenjën e dobësisë, dhe një sondazh i fundit ka ndezur shumë debate.
 
Në një qendër komuniteti lokal, drejtori i sondazhit të Qendrës Kërkimore Pew tha se ka më të ngjarë që pjesëmarrësit e rinj ta konsiderojnë judaizmin si identitet kulturor dhe nuk janë aq të gatshëm të shkojnë në tempuj ose të përkrahin Izraelin.
 
"Sondazhet nuk parashikojnë të ardhmen, por shtrojnë pyetjen, a do të ndihen më të lidhur me Izraelin hebrenjtë e rinj në moshë? Apo popullsia amerikane hebraike do të bëhet më pak e lidhur me Izraelin?"
 
Ai tha gjithashtu se më shumë se gjysma e hebrenjve në Amerikë po martohen me njerëz të besimeve të tjera.
 
 "...dhe këto martesa lidhen me rënien e besimit."
 
Zoti Cooperman tha se rezultatet kanë alarmuar shumë hebrenj.
 
"Niveli i interesit në këtë lloj forme nga komuniteti hebraik është më i madhi që kemi parë, në krahasim me reagimet e sondazheve të mëparshëm."
 
Por edhe pse hebrenjtë përbëjnë vetëm dy përqind të popullsisë, nënpresidenti Joe Biden vetë katolik i përgëzoi ata kohët e fundit sepse përbëjnë një të tretën e fituesve amerikanë të çmimit Nobel.
Zoti Copperman thotë se ata admirohen nga pothuajse të gjithë grupet fetare në Shtetet e Bashkuara.
 
"Dhe shumë grupe të krishtera tregojnë ndjenjat më të ngrohta ndaj hebrenjve në krahasim me grupet e tjera fetare në Shtetet e Bashkuara."
 
Megjithatë, prezantime si ky e frikësojnë Heidi Lamar-in. Ajo beson se degët liberale të fesë së saj nuk kanë të ardhme.
 
"Numri i lindjeve dhe martesave jashtë fesë do të ndikojë më shumë tek hebrenjtë që e praktikojnë fenë, sepse besoj se Judaizmi Konservator dhe Reformues do të zhduken."
 
Sondazhi i jep një mësim të ndryshëm rabiut konservator Marvin Bash.
 
"Ai tregon se sa shumë përpjekje duhet për të rritur hebrenj të dhënë pas fesë".
 
Violinistja Miri Ben-Ari mund të jetë një shembull tjetër i arritjes së hebrenjve në amerikë, por këta rabinë besojnë se feja, dhe jo kultura, do ta ruajnë besimin e tij.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 janar?1913 - LUFTA E PARË BALLKANIKE, BETEJA E LEMNOS (01.05.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 4 janar?46 para erës së re - JUL QEZARI MPOSHT TITI LABIENUS NË BETEJËN E RUSPINAS (01.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 janar?1431 - ZHANË D'ARK I DORËZOHET PESHKOPIT PIERRE CAUCHON (01.03.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 janar?366 - FISI ALEMANI KALON LUMIN E NGRIRË RIN DUKE PUSHTUAR TERRITORE ROMAKE (01.03.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 1 janar?45 para erës së re - KALENDARI JULIAN FILLON TË PËRDORET PËR HERË TË PARË (01.01.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 31 dhjetor?1695 - TAKSA E DRITARES VENDOSET NË ANGLI (01.01.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 30 dhjetor?1622 - ROBERT GORGES EMËROHET GUVERNATOR I PËRGJITHSHËM I NJU ENGLAND (12.30.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 29 dhjetor?1809 - NË BOSTON LINDI ALBERT PIKE, STUDIUES I FEVE, QYTETËRIMEVE DHE FILOZOFIVE TË BOTËS (12.29.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 28 dhjetor?1065 - NË LONDËR SHENJTËROHET MANASTIRI WESTMINSTER (12.29.2013)
INDIA - TREGU MË I MADH NË BOTË I BIZHUTERIVE TË ARIT (12.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]