VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Një alarm i mirë nga NASA për vitin 2012

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 05:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Një alarm i mirë nga NASA për vitin 2012
E Martë, 12.01.2009, 05:13pm (GMT+1)

 

Pak më shumë se tri vjet na ndajnë nga fundi i profetizuar i botës së njohur, ai ndryshim drastik që duhet të pësojë qytetërimi aktual. Deri NASA ka lëshuar alarmin, duke përqendruar vëmendjen lidhur me një furtunë diellore të parashikuar për vitin 2012, kur aktiviteti diellor do të arrijë pikun më të lartë. Mjetet teknologjike që disponon shkenca moderne kanë evidentuar fenomene fizike dhe qiellore që mund të kenë ndonjë lidhje me profeci të lashta dhe, ndërkohë, nxjerrin në pah nivelin e dijes së qytetërimit që na ka paraprirë. Ky qytetërim ishte zhdukur nga fenomeni ciklik profetik që do të përsëritet më 2012? Kush ka gdhendur në gurë një mesazh për të na paralajmëruar nga një rrezik i tillë, me shpresën se do ta kishim gjetur mënyrën për t'i mbijetuar? Mund edhe mos t'u besojmë gjithë këtyre profetëve. Shumë herë është ulëritur për fundin e botës.

 

Praktikisht në fund të çdo mijëvjeçari; por jemi gjithmonë këtu, në këtë planet që çdo ditë, me një tërbim të dëshpëruar, punojmë që ta shkatërrojmë. Ndoshta është kjo katastrofa. 2012 përfaqëson pikën e moskthimit. Nëqoftëse e kalojmë, nuk do të mund ta shpëtojmë planetin nga veprimi ynë shkatërrimtar i përgatitur në emër të zhvillimit e të progresit... nëqoftëse ky stil jetese mund të quhet progres. Por gjëja e habitshme është se çdo popull, çdo qytetërim që na ka paraprirë ka luajtur të njëjtën muzikë, ka folur të njëjtën gjuhë. Qytetërime që, sipas datimeve historike, nuk kanë pasur kontakte midis tyre. Popuj të ndodhur në katër anët e botës, në pika gjeografike të ndryshme. Një koinçidencë? Ndoshta trashëgimia e një populli të mëparshëm dhe shumë më i lashtë? Populli legjendar i Atlantidës? Për këtë arsye po kërkohet të kuptohet se çfarë fenomenesh mund t'i vërtetojnë profeci të tilla në vitin 2012.

 

Kemi studiuar libra, dokumenta, monumente, për të zbuluar nëse 21 dhjetori 2012 është vërtet data në të cilën do të përballojmë rrezikun profetik dhe do të kuptojmë se në çfarë mënyre është llogaritur koha nga kush na ka paraprirë; çfarë ore kanë përdorur për llogaritjen: spostimin e ekuinokseve. Pavarësisht kësaj, nuk është e thjeshtë që të individualizohet momenti i saktë i ngjarjeve që do të duhej të verifikohej. Shumë popuj e kanë treguar 2012 si vitin e evenimenteve të mëdha.

 

Torahu hebraik parashikon se në vitin 5776, Toka do të goditet nga një kometë. Aktualisht, sipas kalendarit hebraik, jemi në vitin 5773. Për inkasit, rikthimi i Inkas nënkupton rikthimin në një epokë të artë. Një erë e re paqeje e paraprirë nga tri faza. Duket se faza e parë ka filluar në vitin 1990, e dyta, e quajtur "e përgatitjes", e filluar më 1993 dhe e përfunduar në 2000 dhe, së fundi i treta, e quajtur "e manifestimit", që do të përfundojë më 2012, kur do të shfaqet çifti mbretëror që do t'i japë jetë epokës së re të floririt. Për majat, 21 dhjetori 2012 shënon mbarimin e kalendarit dhe momentin e kthimit të 90 hyjnive. Në mënyrë të ganuar, dikush ka pohuar se nuk është e njohur, pasi ky popull nuk ka vazhduar në llogaritjen e kohës, nuk ka formuluar parashikime përtej një date të tillë. Nuk ka gjë më false! Nga mbishkrimi i gjetur në monumentin 6 të vendit maja në Tortugero të shtetit meksikan të Tabasco nxirret data e 20 dhjetorit 2012. Sipas mbishkrimit, në një datë të tillë do të verifikohej një eveniment me përfshirjen e hyjnisë meksikane të luftës dhe të krijimit, Bolon Yokte. Nga këtu profecia. Por, rezulton ekzistenca e mbishkrimeve me data përtej datës 2012, kështu që majat nuk e kanë 21 dhjetorin 2012 si ditën e fundit, por vetëm si fundin e një cikli kalendaresk, një rast të një periudhe të re të celeberuar me festime të mëdha. Majat kanë parashikuar se kthimi i Zotave do të shënojë fillimin e një ndryshimi rrënjësor që do ta çojë njerëzimin në një periudhë të gjatë paqeje dhe qetësie. Si është përcaktuar që viti i këtyre ndryshimeve apo i katastrofave është praktikisht 2012? Shënuesi i vetëm universal dhe real i kohës është preçesioni e ekuinoksëve; lëvizja e përcaktuar nga rrotullimi rreth Diellit, domethënë lëkundja e lehtë e aksit polar tokësor përreth polit të rrotullimit të Diellit.

 

Me fjalë të thjeshta, ndodhja e ekuinokseve është ajo lëvizje që kryen Toka për të ruajtur prirjen e aksit, duke kundërshtuar tërheqjen gravitacionale të ushtruar nga Dielli dhe nga Hëna, ndaj zgjerimit ekuatorial që tenton ta drejtojë aksin, duke e detyruar që të përshkuajë një rreth - aktualisht me 23.5 gradë, i cili plotësohet çdo 25776 vjet, duke origjinuar lëvizjen rrotulluese aksiale. Gjatë një lëvizjeje të tillë të Tokës vërehet një ndryshim i qiejve, i pozicionit të yjeve dhe i konstelacioneve. Një prej efekteve është zëvendësimi i stinëve me një afrim të caktuar çdo vit, në mënyrë që kur Dielli të kthehet në pikën fillestare do të rezultojë i spostuar ndaj yjeve me rreth 1 gradë çdo rreth 72 vjet. Lëvizja që na mundëson të kemi meridianin qiellor... Në fakt, nëqoftëse marrim në konsideratë një meridian imagjinar që lidh Polin e Veriut dhe Polin e Jugut, mund të gjehet pika kulmore e yjeve kur këto të fundit, duke përshkuar këtë vijë imagjinare, arrijnë ngritjen maksimale sipër horizontit.

 

Tekste të lashta na tregojnë se Zotave ju caktuan 12 periudha mbretërimi, secila me nga 2160 vjet, korresponduese me 12 shenjat zodiakale, duke e mbuluar në këtë mënyrë të gjithë ciklin rrotullues rreth aksit me 25920 vjet. Llogaritjet e fundit shkencore kanë propozuar se, praktikisht çdo shenjë zodiakale ka 2148 vjet dhe jo 2160, duke e çuar kështu ciklin në një zgjatje prej 25776 vitesh. Shkenca zyrtare ka përcaktuar se një gradë rrotulluese aksiale korrespondon me 71.6 vjet; duke qenë se çdo Erë e Madhe ka 30 gradë, do të kishim 2148 vite për çdo shenjë zodiakale. Sipas llogarive të tjera, një gradë rrotulluese aksiale do të kishte 71.47 vjet dhe në këtë rast do të kishim një cikël prej 25790.20 vjet. Rrumbullakimi në 72 vjet është kryer për arsye matematikore; të parët që e adoptuan qenë sumerët. Kështu, duke pasur parasysh se pas përmbytjes u verifikua fillimi i një ere të re preçesionale me një diferencë prej 1 gradë e gjysëm, domethënë 108 vjet dhe se kanë kaluar 6 erëra nga 2148 vjet (aktualisht jemi në të gjashtën), tjetra duhet të fillojë në vitin 2012. Sikur erërat të qenë përbëra nga 2160 vjet, ajo e reja duhet të fillojë në 2036. Duhet edhe të konsiderojmë se tregohet një zodiak sideral, jo vetëm një astronomik, për të cilin kemi të dhëna të ndryshme për çdo konstelacion. Përtej llogaritjeve që derivojnë, shënojmë se kalendari maja parashikon cikle prej 52 vjetësh; 100 cikle të tilla i korrespondojnë një Cikli të Madh, i njohur si 13 Baktun me 1872000 ditë. Duke marrë në konsideratë vitet e përbëra nga 360 ditë, nëqoftëse fillimi i Ciklit të Madh të fundit i përket 11 gushtit të vitit 3113 B.C., parashikohet që do të përfundojë në vitin 2087; por nëqoftëse i konsiderojmë vitet e formuara me 365.25 ditë, atëhere Cikli i Madh do të jetë me 5125 vjet dhe do të përfundojë më 2012. 100 cikle, domethënë 5200 vjet, me 365.25 ditë bëjnë 1899300 ditë, jo 1872000. Ashtu si 5200 vjet me 365 ditë janë të barabarta me 1898000 ditë. 100 herë numri 18980, me domethënie të veçantë për popullin maja. Respektivisht 1872000, do të kemi një Cikël të Madh prej 5128.76 vitesh dhe fundi i tij do të ndodhë në vitin 2015.76. Por nuk është gjithçka.

 

Kemi parë se preçesioni, për arsye matematikore, është llogaritur me 25920 vjet, nëqoftëse formohet nga 12 erëra prej 2160 vjetësh, por në realitet bëhet fjalë për 12 erëra me nga 2148 vjet secila, duke dhënë një preçesion prej 25776 vjetësh, duke mbajtur kështu parasysh se për majat Cikli i Madh është vetëm një e pesta e të gjithë preçesionit, duke i ndarë me 5 të dy të dhënat e reja do të kemi 13 Baktun apo një Baktun 13 prej 5184 vjetësh dhe një prej 5155. Për pasojë, përtej 2012 do të kemi dy data të tjera për mbarimin e ciklit: respektivisht vitet 2071 dhe 2042. 2012 duket se shënon kalimin nga një konstelacion tek tjetri; saktësisht nga ai aktual i Peshqve tek ai i Ujorit. Pse një fakt i tillë është aq i rëndësishëm sa t'i shtyjë të lashtit që të lënë një mesazh lidhur me të ardhmen tonë që të mund të arrinte deri tek ne?

 

Sumerët e kanë bërë të parët, duke paraqitur sipër një tabele, që i përket vitit 4200 B.C., kalimin e 3 erërave dhe të 3 të mëpasmeve që akoma duhej të kalonin. Në vitin 4200 B.C. ekuinoksi i pranverës shënohej nga konstelacioni i Demit; duke llogaritur 3 kalime të tjera arrihet në fundin e erës së Peshqve. Mesazhi më domethënës vjen nga trualli i Egjiptit. Në "Librin e të Vdekurve" është shkruar: "Duke llogaritur dhe duke mbajtur parasysh ditët dhe orët e përshtatshme të yjeve të Orionit dhe të 12 Hyjnive që i mbajnë, e gjashta midis tyre ndodhet në pragun e humnerës në orën e disfatës së djallit. Ja që unë arrij si triumfator përpara një hapësire të gjerë të botës inferiore. I jap ofertat e mia Zotit Shu... Kur të pushojnë maskrat, gjaku i të papastërve do të ftohet dhe Toka, sërish e formuar në tërësinë e saj, do të vishet me lule dhe me fruta të reja...". Një referim ndaj preçesionit dhe alternimit të konstelacioneve. Por cila është e gjashta? Referimi ndaj Orionit nuk është i rastësishëm.

 

Duke qenë se preçesioni mundëson që të kthehet prapa në kohë për të eksploruar qiejt e lashtë, është vërejtur se vendosja e 3 piramidave në fushën e Gizës do të paraqisnin të tri yjet e brezit të Orionit siç dukeshin në qiellin e vitit 10450 B.C.. Në një datë të tillë, konstelacioni që shënonte pikën qendrore ishte Luani dhe monumenti për trupin luanor e pranishëm në fushën egjiptiane është Sfinksi, që paraqet konstelacionin kur në atë kohë ngrihej në lindje mbi horizont. Kështu, në fushën e Gizës është paraqitur konstelacioni i Luanit, piramidat në jug drejt Orionit. Duke e kqyrur, përsa i përket aspekteve gjeologjike të vendit dhe të vetë monumentit, që do të sinjalizonin një datim të përfshirë midis 10000 dhe 36000 viteve - për sa erozionet vertikale e pranishme i detyrohen ekskluzivisht veprimit të ujit dhe në vend nuk janë manifestuar reshje të bollshme prej të paktën 10000 vjetësh - pyetja nuk është se çfarë ndodhi atë vit, por çfarë ndodhi përpara asaj date apo se çfarë ishte parashikuar. Një eveniment aq i rëndësishëm sa të bëjë të nevojshëm një tregues për brezat e ardhshëm, një mesazh që koha nuk mund ta fshinte. Një paralajmërim lidhur me një fenomen që manifestohet në mënyrë ciklike, i të cilit qytetërimi i pranishëm në territor i kish qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë? Ai popull nuk ka qenë i vetmi që ka dashur të riprodhojë në Tokë qiellin ashtu siç ishte në vitin 10450 B.C.

 

30 kilometra larg nga Titicaca gjenden rrënojat e "Tiahuanaco", dikur port në brigjet e liqenit. I ndërtuar, tregohet, brenda një nate nga qenie të quajtur Viracocha të ardhur nga qielli "mbi pjata të florinjta". Në qendër të tempullit katërkëndor 3 (Al centro del tempio rettangolare) 3 shtylla rezultojnë të vendosura si yjet e brezit të Orionit dhe, për pasojë, si 3 piramidat e Gizës. Edhe në këtë vend një piramidë: Akapana e prientuar drejt pikave kardinale, në një linjë me konstelacionin e Ujorit siç shikohej në qiell në vitin 10450 B.C.. Në Kamboxhia, populli kmer ngriti një qytet të madh, Angkor, të pajisur me një sistem kompleks ujitjeje. Tempujt e ngritur do të paraqisnin në detaje formimin e dragoit siç dukej në horizontin e ekuinoksit të pranverës të 10450 B.C.. Angkor përmbledh një mesazh simbolik, i evidentuar nga 72 struktura, në një vend ku shpesh gjenden numrat e lidhura me preçesionin, sikur të ishte pjesë e një projekti global të lashtë. Është riprodhuar mbi Tokë pika më e lartë e trajektores së dragoit dhe ajo më e ulët e Orionit, domethënë momenti i saktë që përfaqëson gjysmën e ciklit preçesional, që ndodhi në vitin 10450 B.C..

 

Vedat flasin për 6 yje që do të bien nga qielli: "Do të transformohen në një yll të vetëm errësire që do t'i kundërvihet vullnetit të Zotave. Por do të jetë i nevojshëm një yll tjetër me qëllim që fati të plotësohet. Familja e Ashura është shfarosur dhe do të jesh ti që do ta rrisësh. Së bashku, ju sorollateni nëpër botë me qëllim që të bashkoni të 6 yjet që do të përzejnë të keqen nga qiejt. Por do të jetë dikur i ardhur nga errësiara që mund të kontrollojë lëvizjen e kohës qiellore dhe të yjeve të errësuar. Ju do të rriteni në flakën e purpurt dhe do ta mundni të keqen. Fitorja që do të arrini do të bëjë që qielli të mos shkatërrohet. Fati juaj tashmë është shënuar: duhet të bashkoni të 6 yjet".

Në mitologjinë kamboxhiane përmendet "një gjarpër me krahë që ditën e shtatë do të zbresë nga qielli dhe do të godasë Tokën". Ai gjarpër me 7 koka, kobra Ananta, i paraqitur në muret e tempujve të Angkor i simbolizuar nga numri 72? E njëjta vlerë e gradës preçesionale dhe, gjë akoma më shumë e veçantë, masa që ndaj vendit nga Giza e konsideruar prej kohësh meridiani "zero" (sot Greenwich). 7 na çon në 7 spiralet e gjarprit që zbret nga pika më e lartë e piramidave Kukulcan në Chichen Itza, të konceptuara në mënyrë që çdo vit, gjatë ekuinoksit të pranverës, Dielli në perëndim pikturon brenda shkallëve të saj pikërisht një gjarpër, shtatë spiralet e të cilit tregojnë se pas shtatë erërash, Toka do të kalojë një rrezik. Nëqoftëse nisemi nga data e 10450 B.C. arrijmë në erën e Ujorit. 7 na çon në 7 vulat, në 7 engjëjt, në 7 fyejt, në 7 brirët, në 7 atributet e dhëna atij qengji që hapi vulën e 7-të. Dhe përpara kësaj të 6-ën: "Qëngji hapi vulën e 6-të dhe ndodhi një tërmet i madh. Dielli u bë i zi si një thes me qime kali dhe e gjithë Hëna u bë si gjaku; yjet e qiellit ranë mbi Tokë, ashtu si një fik le të bien frutat e papjekura kur tundet nga një erë e furishme. Qielli u mblodh si një rrotull që shpërdridhet; të gjithë malet dhe të gjithë ishujt u lëvizën nga vendi. Dhe mbretërit e Tokës, të dhenjtë dhe tribunët, të pasurit dhe të fuqishmit, skllevër dhe të lirë, u fshehën nëpër shpella ose midis shkëmbenjve të maleve". 7 përmendet shpesh tek Apokalipsi. "Misteri i 7 yjeve që ke parë në të djathtën ditë dhe 7 shandanët e artë. 7 yjet janë engjëjt e 7 kishave dhe 7 shandanet janë 7 kishat". "Pastaj, në mes të fronit, të katër krijesave të gjalla dhe në mes të pleqve, pashë një Qengj në këmbë, që dukej se ishte bërë kurban, dhe kishte 7 brirë e 7 sy që janë 7 shpirtrat e Zotit, të shpërndarë nëpër të gjithë Tokën. Dhe ai erdhi e mori librin nga e djathta e Atij që ulej mbi fron".

"Këtu qëndron mendja që ka dituri. 7 kokat janë 7 malet, mbi të cilët ulet gruaja dhe janë edhe 7 mbretërit: 5 kanë vdekur, njëri është dhe tjetri akoma nuk ka ardhur. Kur do të vijë, ka për të zgjatur pak". Duket i qartë referimi i erërave preçesionale. 5 erëra kanë kaluar, njëra është kjo e tanishmja, tjetra akoma nuk ka ardhur. Do të vijë, por duket se jetëgjatësia e saj nuk do të jetë e gjatë. Çfarë do të thotë? Do të jetë fundi i kohës, i kohërave? Për këtë majat nuk i kanë vazhduar llogaritjet e tyre? Shprehje enigmatike dhe domethënie ezoterike. Duke ju përmbajtur llogaritjeve shkencore dimë se lëvizja preçesionale nuk është konstante dhe konstelacionet nuk zgjerohen të gjitha me 30 gradë. Për shembull, Virgjëresha zgjerohet me 43.5 gradë, Akrepi me 7.25°, Peshqit me 36.87 gradë baraz me 2638.80 vjet dhe Ujori pak më shumë se 24 gradë baraz me 1719.67 vjet. Kështu, për kë tejkalon ngjarjen profetike, duket se do të ketë vërtet 1000 vjet paqe dhe qetësi. Gjë që ndoshta ka ndodhur në të kaluarën, siç lexohet tek Timeu: "Për ju dhe popuj të tjerë vetëm së fundmi jeta është pasuruar me shkronjat dhe me nevojat e tjera kulturore, pasi që, edhe njëherë akoma, shtrëngatat qiellore janë derdhur si epidemitë, duke lënë të gjallë vetëm njerëzit më të trashë dhe analfabetë. Kështu, se është dashur që të rifilloni si fëmijët, injorantë nga gjithçka ekzistonte në kohërat e lashta, këtu ose në vendin tuaj". Por mund të ndodhë që mos të ketë kometa që bien, gjarpërinj apo evenimente të tjera katastrofike dhe se evenimenti është i lidhur me ciklin e njollave diellore apo me ndryshimin e polariteteve. Fusha manjetike tokësore nuk ka ruajtur të njëjtin polaritet në kohë, por ka pësuar përmbysje. Këto në fakt janë të çrregullta dhe pa një kohëzgjatje fikse. Përmbysja e fundit duket se i takon rreth 780000 viteve më parë. Vlerësohet se në 20 milion vitet e fundit fusha manjetike tokësore e ka përmbysur polaritetin e saj 50 herë, rreth 10 herë në 4 milion vitet e fundit. Në vitet e fundit është vërejtur një dobësim i fushës manjetike tokësore, një sinjal që shumë e tregojnë si një ndryshim të mundshëm të poleve manjetike. Dobësimi i fushës kompletohet në harkun e disa mijëvjeçarëve përpara se të arrihet në përmbysje. Moment në të cilin duket se Toka ndalet për 72 orë përpara se të fillojë të rrotullohet në të kundërt, duke e përmbysur lëvizjen e saj. Një fenomen që sipas thënies së shkencëtarëve nuk do ta shikojmë përderisa zvogëlimi aktual në veprim do të vazhdojë deri në vitin 3400. Një fenomen që sikur të ndodhte shpejt do të ishte hera e parë që do të verifikohej me një Tokë të populluar nga 6 miliard individë. Gjatë tranzicionit midis polaritetit aktual dhe atij të mëpasëm, Toka do të ishte përkohësisht pa ekranin mbrojtës të saj. Kështu që do të ishim të ekspozuar në mënyrë të rrezikshme ndaj rrezatimve kozmike dhe diellore. Nëpërmjet mijëra provash simulimi është sqaruar se përmbysjet kërkojnë disa mijëra vjet për t'u kompletuar dhe nuk kërkojnë zerimin e fushës manjetike, por një modifikim të saj që e çon në një gjendje më komplekse. Përmbysjet mund të varen edhe nga aktiviteti diellor që do të arrijë pikun në vitin 2012, pas ciklit të zakonshëm të njollave diellore prej 11.1 vitesh dhe, në fund të një Cikli të Madh njollash!, të llogaritur edhe nga majat, prej 18980 vitesh. Pikërisht shifra që tregon fundin e Llogaritjes së Madhe. Domethënë 52x365 ekuivalent me 18980 vjet.

Por, referimi ndaj njollave vjen edhe nga Egjipti. Nëqoftëse marrim në konsideratë datën 10450 B.C. dhe atë të treguar nga vënia në linjë e kanaleve, që na sinjalizon 2450 B.C., do të gjejmë një diferencë prej 8000 vjetësh, që të pjesëtuar me gradën preçesionale me 72 (gjithmonë, duke mbajtur parasysh vlerën reale të gradës me 71.6), do të japë vlerën 111.111; referim i qartë ndaj njollave diellore dhe aktivitetit të Diellit. Njerëz që vërejnë riprodhimin në Tokë të pozicionit të tri yjeve të brezit të Orionit do të deduktojnë se në vitin 10450 B.C., rezultonte i spostuar më nga lart me 111.111 gradë respektivisht pozicionit të tij, pasi do të kalojnë 5 faza dhe do të afrohet kompletimi i ciklit relativ prej 18980 vitesh diellorë. Koincidenca? Vetëm numra? Po, numra... Me matematikën mund të luajmë gjatë; të nxjerrim të njëjtat shifra me llogaritje të tjera, kështu çdo shifër bëhet e dyshimtë. Edhe pse të dhënat e sipërpërmendura janë nxjerrë, duke e konsideruar ciklin preçesional me 26000 vjet; por, siç e kemi shkruar, është një vlerë e adoptuar për motive matematikore. E dhëna reale është 25776. Kësaj i shtojmë që në vitin 2012 të gjithë planetet do të vihen në një linjë, duke e influencuar fushën manjetike tokësore, që Toka dhe Dielli do të jenë nga ana e tyre në një linjë me qendrën e galaktikës; fakt që duket se ka ndodhur edhe 13000 vjet më parë, por nga ana e kundërt. Veç kësaj, të pohosh se epoka e ndërtimit të tri piramidave në fushën e Gizës ishte viti 10450 B.C. duket një pasaktësi, pasi në atë kohë monumentet ishin tashmë në vend, duhet të kenë qenë ndërtuar vite më parë. E pamendueshme që gjithçka të zhvillohej në një "natë të vetme". Për pasojë, kur është manifestuar ngjarja ciklike? Cilën datë duhet të marrim si fillim të llogaritjeve tona për matjen e kohës? Veç në mos e gjitha kjo është parashikuar 200 vjet më parë dhe është furnizuar me ndërtimin e "mesazhit" duke i pasur frikën më së keqes.

 

Dhe, duke luajtur me numrat, arrijmë në 11 ciklet në sekondë të arritura nga rezonanca në brendësi të boshllëkut të Schumann, ku nëpërmjet shkarkesave të rrufeve kondensohen valët elektromagnetike në bandën ELF; një boshllëk i ndodhur midis sipërfaqes tokësore dhe limitit të brendshëm të jonosferës në 55 kilometra lartësi. Frekuenca themelore e rezonancës së Schumann është një valë stacionare në boshllëkun Tokë - jonosferë me gjatësi vale të barabartë me perimetrin e Tokës. Në çdo moment, ngarkesa në brendësi të boshllëkut është konstante, domethënë 500000 kulon. Toka posedon një frekuencë zanore bazë që nga momenti i zbulimit të saj ka mbetur e pandryshuar në rreth 7.8 herc. Mund të lëkundet midis 6 dhe 50 cikleve në sekondë, midis 7, 8, 14, 20, 33, 39 dhe 45 herc. Aktualisht, sipas vlerësimeve të fundit, vlera e rezonancës së boshllëkut Schumann duhet t'i kishte kaluar tashmë 11 hercët dhe do të vazhdonte të rritej më tej. Intensiteti i fushës manjetike është proporcionale me shpejtësinë e rrotullimit të planetit. Rritja e rezonancave duket e shoqëruar me zvogëlimin e fushës manjetike. Sipas gjeologut Gregg Braden, shumë kohë më parë majat mendonin se kulmi i transformimit mund të arrihej më 2012, kur rezonanca manjetike mund të prekte 13 ciklet në sekondë dhe fusha manjetike mund të vlerësohej deri rreth zeros. Profesor Bamerjee i Universitetit të New Mexico pohon se fusha ka humbur gjysmën e intensitetit të saj në 4000 vitet e fundit dhe parashikon një përmbysje. Një mekanizëm krejtësisht natyral. Çdo herë që intensiteti i fushës manjetike të planetit tonë është zvogëluar, kjo i ka korresponduar përmbysjes së nordit dhe jugut manjetik. Kur? Pas 4000 vjetësh? Pas 1500 vjetësh? Mendimet janë kontradiktore. Të tjerë tregojnë një ulje prej 50 përqind të fushës, por respektivisht 1500 viteve më parë. Gjithmonë sipas Braden, rezonanca do të prekë 13 ciklet në sekondë dhe, njëkohësisht, fusha manjetike do të arrijë pikën zero në 2012. Kur Schumann e zbuloi në vitin 1898, rezonanca ishte në vlerën 7.8 herc; në vitin 2002 ka rezultuar në 11.9 cikle. Me logjikë, vlera 13 do të arrihet pas 104 vjetësh. Do të jetë viti 2112. Dikush i ka gabuar llogaritjet me 100 vjet? Doktor Brian Desborough thekson se, mediat tentojnë që të minimizojnë dhe, në rastin më të keq, t'i injorojnë shumë evenimente gjeofizike dhe konfirmon zvogëlimin e fushës manjetike tokësore që së shpejti do të arrijë zeron. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thekson se, çdo 500 mijë vjet fusha manjetike tokësore arrin zeron, për t'u rritur më pas me ngadalësi. Majat flasin për një periudhë të mungesës së kohës. Shkenca nuk është në gjendje të shpjegojë motivin e ndryshimit të boshllëkut Schumann, ndoshta i detyrohet ciklit të njollave diellore, duke qenë se jonosfera ndryshon me një cikël për çdo 11 vjet të aktivitetit diellor.

Lojërat matematikore vazhdojnë me numrin maja që tregon datën e inaugurimit të Tempullit të Kryqit të Palenque: 1359340. I pjestuar me 18980 jep 71.619, vlerën e konsideruar të saktë të gradës preçesionale. Majat kishin edhe një numër të shenjtë: 1366560; një numër i tillë i pjestuar me 72, vlerës e gradës preçesionale, na jep vlerën 18980. Numër i viteve që duhen në mënyrë që dy kalendarët majat të përkojnë: 52x365 = 18980 dhe 73x260 = 18980. Në harkun e 18139 verifikohen 5 përmbysje të fushës manjetike diellore me gjatësi prej 374 vitesh secila. Majat llogarisnin 187 vjet për një cikël njollash dhe 20 prej këtyre cikleve janë të barabarta me 1366040 ditë. Sistemi numerik maja ishte i lidhur me ciklet e manjetizmit diellor; çdo 260 ditë ndodhte ndërveprimi midis fushave manjetike polare dhe ekuatoriale të Diellit. Të dy numrat, 1366040 dhe 1366560, rezultojnë të pjestueshëm me 260, duke na dhënë respektivisht 5254 dhe 5256. Duke qenë se, siç ka pohuar dikush, matematika "nuk njeh opinion". Duke bërë pak llogari zbulojmë se numrat e mëdhenj janë vlera të referuara të njëjtës gjë. Zyrtarisht një cikël njollash zgjat 187 vjet. Çdo vit numëron 365 ditë, kështu që do të kemi 68255 ditë, por jo 68302. Pse një diferencë e tillë?

 

Në llogaritje është konsideruar një vit me 365.25, në fakt, 365.25x187 = 68.301.75, e rrumbullakosur në 68.302. Vlera 1366650 : 365.25 na jep 3741.68, që e pjestuar me 20 (cikle) jep 187.08. Kështu që 187x20 = 3740x365,25 = 1366035 (në vend të 1366040). Megjithatë, rezultati final nuk ndryshon.

 

Majat ndiqnin edhe rrotullimin e Afërditës prej 584 ditësh për një kontroll të mëtejshëm të ciklit të njollave diellore, duke verifikuar një periudhë prej 68328 ditësh (117 herë 584). 20 prej këtyre kalimeve janë ekuivalente me 1336560 ditë; nga të cilat: 1336560:365,25 = 3659.30 dhe jo 3756 vjet, shifër që për disa tregon se pas sa kohe ndryshon fusha manjetike diellore. Diferenca llogaritjeje që mund të rezultojnë influencuese në llogaritjen për të përcaktuar datën profetike. Llogaritja e ciklit të njollave diellore shërbente për të njohur se kur fusha manjetike e shtresës së brendshme të Diellit prirej, duke e shtrënguar Tokën që prirej drejt aksit të saj manjetik, që t'i kundërshonte efektin. Njollat diellore na tregojnë edhe vlerën 111.111 dhe Papa i 111-të i profecisë së Malachia identifikohet me Benediktin e XVI-të, i konsideruar Ati i Shenjtë i parafundit. Por, Malachia nuk e ka treguar një Papë të 112-të, ka profetizuar vetëm se i fundit do të jetë Pjetër romani. Sa papë do të pasojnë njëri-tjetrin midis të 111-it dhe të fundit?

Duke u kthyer në funksionin e Piramidës së Madhe me Zedin e saj, kolonën e Osirisit, ishte ai i kundërbalancimit të forcës së fushës manjetike? Nëqoftëse ishte kështu, koha dhe njeriu kanë shkatërruar mekanizmin dhe humbur udhëzimet e funksionimit të tij. Po lundrojmë për qejf drejt një katastrofe profetike, ciklike? Ne, të mallkuar dhe të dënuar, të pajisur me Nobel për egoizmin. Ne, që jemi quajtur një qytetërim më i avancuar dhe teknologjikisht më i lartë se ato që na kanë paraprirë. Ne, që në vend të ndërtojmë kemi qenë të aftë vetëm të shkatërrojmë, përfshi planetin... Ne, që respektivisht ndërtuesve të monumenteve megalitike të gurta, që na shikojnë prej mijëra vjetësh, nuk kemi të drejtë të quhemi qytetërim. Sepse nuk jemi. Sepse e kemi harruar domethënien e vërtetë të kësaj fjalë. Jemi vërtet "virusi vdekjeprurës" për t'u asgjësuar. Jemi "joqytetërimi".

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

 

Sekrete nga thellësia

 

Jo Marchant

 

Ideja që qytete të mëdhenj, të pasur me dije dhe thesarë të harruar qëndrojnë të fshehur në thellësitë e deteve josh shumëkënd. Rrallë ndodh që të kalojë një vit pa dalë dikush që të pretendojë se ka gjetur Atlantidën. Po çfarë ka në të vërtetë atje, poshtë dallgëve? Një vështrim në disa prej qyteteve të fundosur që janë zbuluar anembanë botës, si dhe një përpjekje për të ndarë faktet nga sajesat

 

Heraklioni dhe Kanopusi Lindor, Egjipt

 

Në bregun verior të Egjiptit, aty ku delta e Nilit takon detin, qëndronin një herë e një kohë dy qytete me një pasuri dhe madhështi të tillë, saqë ishin shumë të famshëm në të gjithë botën e lashtë. Sot, ajo çfarë ka mbetur prej tyre qëndron e varrosur poshtë një cekëtine.

 

Rreth vitit 500 para Krishtit, portet e Heraklionit dhe Kanopusit Lindor ishin qendra tregtare të lulëzuara, portat hyrëse për në Egjipt për anijet greke që kalonin teposhtë Nilit. Këta qytete ishin gjithashtu qendra shumë të rëndësishme fetare, me tempujt e tyre që joshnin mijëra pelegrinë çdo vit. Megjithatë, deri kohët e fundit, pothuajse çdo gjë që dihej në lidhje me ta vinte prej teksteve të lashtë. Historiani grek, herodoti shkruante në shekullin e pestë Para Krishtit, se ata dukeshin si ishujt e Egjeut, por ishin ngritur në mes të një kënete.

 

I frymëzuar nga këto rrëfime, biznesmeni francez dhe arkeologu Franck Goddio nisi të vëzhgojë zonën disa pak kilometra në perëndim të Deltës së Nilit, e quajtur gjiri i Abu Kir. Goddio ka kryer gërmime nënujorë në Aleksandrinë aty pranë që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë. Por Abu Kir mund të sjellë rezultate edhe më entuziasmues.

 

Në vitin 2000, Goddio bëri të ditur zbulimin e dy grupeve rrënojash, duke përfshirë mure, tempuj etj. Ekipi identifikoi gjithashtu dy tempuj, që i dedikoheshin heroit grek, Herakliut si dhe perëndisë Amon (versioni grek i hyjit egjiptian, Amun). Pak më në veri të tempullit të Herakliut, zhytësit zbuluan shumë objekte bronzi, të cilët me siguri janë hedhur si dhurata në një lumë të lashtë. "Kemi gjetur depozita ritualësh që ishin bërë prej priftërinjve në vende që vetëm ata vetë i dinin", thotë Goddio. "Ndihemi sikur jemi, duke penetruar në zemër të liturgjisë së lashtësisë".

 

Disa kilometra më tutje, grupi i dytë i rrënojave janë identifikuar si Kanopusi Lindor. Aty, zhytësit kanë zbuluar qeramikë, pjesë dyersh të tempujve, monedha me profilin e Kleopatrës, e cila sundoi Egjiptin në shekullin e parë para Krishtit si dhe një faltore graniti ngjyrë të zezë nga shekulli 4 para Krishtit, dedikuar nga Nektanebo I, e cila përmban një seri mbishkrimesh astronomikë dhe kalendarikë.

 

Të dy qytetet ishin të lidhur nga një rrjet kanalesh dhe lumenjsh me një degëzim sot të palundrueshëm të Nilit. Ndërtesat e mëdha prej guri të qytetit kishin zënë vend në mbetjet e lumit, të varrosura nën rërë, të ndërtuara mbi baltë dhe rërë, pa patur një themel solid. Kur Nili kishte përmbytje shumë të mëdha, pesha e shtuar e ujit do të ketë shkaktuar shembjen e terrenti nën ndërtesa. Dëmi mund të mos kish qenë kaq i rëndë në fillim. Të çara të mëdha nën disa prej ndërtesave në Kanopusin Lindor ishin mbushur qëllimisht me rërë, dhe sendet e gjetura si dhe monedhat e gjetura në këtë vend datojnë që nga viti 740.

 

Megjithatë, kolona dhe statuja të shembura, si dhe skelete njerëzore bashkë me sende të vyera të gjetura nën muret e shembur, tregojnë se fundi ka ardhur shumë shpejt. Pas vitesh të tërë përpjekjesh me rrëshkitjen, një vërshim shumë drmamatik që mendohet të ketë ndodhur në 741 apo 742 solli fundin e qytetit. Gjatë po këtij vërshimi, kjo degë e Nilit mund të jetë zhvendosur në lindje. Për banorët e qyteteve, avantazhet ekonomikë të ndërtimit në një vend kaq me rrezik ndoshta kanë eklipsuar gjykimet afatgjatë mbi sigurinë, një paralajmërim ky për qytetet bregdetarë të kohëve të sotme.

 

PORT ROJAL, XHAMAJKE

 

I njohur si një shtrat i nxehtë piraterie dhe prostitucioni, qyteti i shekullit të 17 në Karaibe, Port Rojal njihej si "qyteti më i ligë në botë". Më pas, një ditë, ai u gllabërua prej detit.

 

Port Rojal, me vendndodhje në qendrën e Portit Kingston, në Xhamajkë ishte dikur kolonia më e madhe angleze në Botën e Re, me një popullsi prej afro 10 000 banorë. Pjesa më e madhe e pasurisë vinte prej piratëve dhe anijeve pirate që sulmonin anijet me thesarë që riktheheshin në Evropë nga kolonitë spanjolle. Rënia e qytetit nuk erdhi prej shthurjes morale, por nga fakti se ai qe ndërtuar në një gjuhë toke mbi rërë, më pak se një metër mbi shtratn e ujit. Kur një tërmet goditi zonën pak përpara drekës së 7 qershorit 1692, lëkundjet shkaktuan lëngëzimin e rërës.

 

"Ndërtesa që dikur ishin mbi themele solidë, tashmë qëndronin mbi ujë", thotë Donny Hamilton, një arkeolog në Universitetin e Teksasit. "Një ndërtesë mund të bjerë 500 cm poshtë pa u zhvendosur as edhe një tullë në themel". Dy të tretat e qytetit u fundos në port, duke shkaktuar vdekjen e 2000 vetëve atë ditë. Hamilton udhëhoqi në seri gërmimesh në këtë vend mes viteve 1981 dhe 1990.

 

Bimësia nënujore ka mbuluar tashmë shtratin e portit, duke mbivendosur një shtresë të trashë koralesh të vdekur të depozituar nga një uragan në 1744. Kjo mbuloi ndërtesat, duke i lënë shumë prej tyre të paprekura - shtëpi shumëkatëshe me tullë dhe dyqane të ndodhur pranë ndërtimeve më të këqia. Përmbajtja e tyre zbulon jetën si ka qenë në momentin kur goditi fatkeqësia. Në një shtëpi, "ne gjetëm pjata dhe enë kallaji, tiganë prej hekuri, qymyr druri në vatra, thika, lugë pirunj", thotë Hamilton. "Dhe ne gjetëm tre fëmijë poshtë mureve". Ndoshta zbulimi më dramatik në Port Rojal i takon një ekspedite të viteve gjashtëdhjetë: një orë xhepi, me akrepat të ndalur pikërisht në 11:43 të mëngjesit.

 

ATLIT-JAM, IZRAEL

 

Një kilometër në brendësi të Detit të Mesdheut, pranë Haifas, Izrael një fshat i lashtë qëndron poshtë dallgëve. Ai është ruajtur aq mirë nga shtrati me rërë i detit, saqë mizat e grurit vazhdojnë të qëndrojnë në dyqanët e drithit, skeletë njerëzish prehen të pashqetësuar në varret e tyre, dhe një rreth misterioz prej guri vazhdon të qëndrojë aty ku ka qenë ngritur fillimisht.

 

Ky është Atlit-Jam. Sipërfaqja prej 40 mijë metrash katrorë i përket vitit 7000 para Krishtit, që e bën atë një prej vendbanimeve më të hershëm - dhe të mëdhenj - që janë fundosur. Nuk ka patur rrugë të organizuara, kështu që ai përshkruhet më shpesh si një fshat se sa një qytet, por banorët e tij jetonin në shtëpi të mëdha prej guri, të kompletuara me dysheme, oborrë, vatra zjarri, bodrume dhe puse.

 

Vendi mbeti i varrosur nën ujë për 9000 vite, deri kur gërmimet për rërë zbuluan disa prej rrënojave të lashta. Ato u pikasën në vitin 1984 nga Ehud Galili, një arkeolog detar dhe pjesëtar i Shoqërisë Prehistorike të Izraelit, në kohën kur ishte duke vëzhguar hapësirën për anije të mbytura. Megjithatë, ekspozimi ka vënë në rrezik shumë prej sendeve të gjetura.

 

Që nga viti 1984, Galili është zhytur në këtë vend çdo dimër. Ai pret që stuhitë të zhvendosin rërat, më pas nxiton që të skicojë zonat që bëhen të dukshme dhe të largojë objekte që mund të dëmtohen nga deti. "Ne gërmojmë vetëm atje ku ka rreziqe të afërt për shkatërrim të kësaj pasurie nënujore", thotë ai.

 

Ky vend ofron informacion shumë të madh në lidhje me jetën në kohërat Neolitike - kur nejrëzit sapo kishin zbuluar se si bënin shtëpiakë kafshët dhe bimët. "Ishte revolucioni më i madh në historinë e njerëzimit", thotë Galili. Kockat e kafshëve tregojnë se, banorët e Atlit-Jam gjuanin kafshë të egra, por gjithashtu mbanin dele, dhi, derra, qenë dhe bagëti. Vitin e kaluar, skeletët e një gruaje dhe një fëmie zbuluan madje rastet më të hershëm që njihen të sëmundjes së tuberkulozit. Varre njerëzish janë të shpërndarë nëpër shtëpi dhe nuk janë në një varrezë të veçantë, dhe fshati kishte shumë burime dhe puse të shtruar me gurë. Por më intrigues është një gjysmërreth prej guri i përbërë nga shtatë megalite 600 kilogramësh. "Tamam si Stonehenge, por më i vogël", thotë Galili. Kishte një burim me ujë të freskët m'u në mes të tij, kështu që mendohet se monumenti mund të jetë përdorur për ndonjë lloj rituali.

 

Në të njëjtën kohë, nivelet e deteve kanë vazhduar të rriten pas epokës së fundit të akullnajave. Galili beson se, puset e atlit-Jam u kontaminuan gradualisht me ujë me kripë - ai buloi se në kohë të mëvonshme njëri prej tyre është përdorur për të hedhur mbeturina. Kjo gjë do të ketë detyruar njerëzit të braktisin shtëpitë e tyre, dhe fshati më pas u gllabërua prej dunave të rërës e më vonë u fundos.

 

JONAGUNI, JAPONI

 

Ishulli i vogël japonez i Jonagunit, pranë Taivanit është bërë i famshëm për strukturat shumë të mëdha shkëmbore të fundosura që janë gjetur pranë brigjeve të tij - qytet i lashtë i një qytetërimi të humbur, pretendojnë disa. Seri shkallësh dhe terracash ngjiten mespërmes ujit të pastër nga një thellësi 25 metra. Strukturat, me sipërfaqet e tyre të sheshta dhe me këndet thuajse të drejtë, sigurisht që duken të formësuara apostafat. Masaaki Kimura, një gjeolog në Universitetin e Riukiusit në Okinava, pretendon se ka identifikuar një piramidë shumë të madhe, bashkë me kështjella, monumente dhe një stadium të madh, të gjitha të lidhura me rrugë mes tyre.

 

Ai thotë se, ka gjetur gjithashtu mure dhe kanale uji, si dhe shenja gërmimesh, mjete guri dhe një pllakë guri me mbishkrime të lashtë. Ndonëse shumë të përhapura, pretendimet e Kimuras në lidhje me Jonagunin janë të shumë diskutuara. Robert Schoch, një gjeolog në Universitetin e Bostonit që është zhytur shumë herë në Jonaguni, mendon se formacionet janë kryesisht natyrorë. Ata janë të pandarë dhe Schoch pretendon se, shkëmbinjtë janë sedimentarë, me shtresa horizontale që thyhen në vija paralele teksa gërryhen. Veprimtaria tektonike e rajonit e ndan gjithashtu shkëmbin përgjatë vijave vertikale. Kështu që rrymat e fuqishme që përshkojnë këtë zonë do ta kishin gërryer shkëmbin përgjatë këtyre linjave, duke krijuar kështu platforma dhe shkallë, thotë ai. "Kështu e përfton në mënyrë thuajse natyrore një strukturë me blloqe".

Muret e Kimuras mund të jenë platforma horizontale që kanë rënë në një pozicion vertikal kur shkëmbi poshtë tyre pësoi gërryerje. Dhe Schoch thotë se, "rrugët" janë thjeshtë kanale që janë pastruar prej rrymave. Për më tepër, Kimura pretendon se strukturat janë krijuar më shumë se 6000 vite më parë, atëherë kur zona mendohet të ketë qenë mbi nivelin e detit. Por në punimet e tij më të fundit, të raportuara në Kongresin e Shkencave të Paqësorit në 2007, tregohet se ata mund të jenë ndërtuar vetëm mes viteve 3000 dhe 2000, atëherë kur niveli i deteve ishte afërsisht sa ai i shekullit 20.

 

Kimura spekulon se, veprimtaria tektonike ka shkaktuar fundosjen e tokës me dhjetëra metra pas kësaj kohe, por nëse ka ndodhur kështu kjo do të kish qenë shumë e habitshme, thotë Richard Pearson, një specialist në arkeologjinë e Azisë Lindore, që e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Universitetin e Kolumbisë Britanike, në Vankuver, Kanada.

 

Në Ishullin Jonaguni, arkeologët kanë zbuluar rënojat e kampeve të vegjël prapa dunave të rërës, duke përfshirë vatra të mëdha, mjete guri dhe qeramika që i përkasin viteve 2000 - 2500 para Krishtit. Por, komunitetet në ishull ishin të vegjël. "Nuk ka gjasa që të kenë patur energji shtesë për të ndërtuar monumente guri", thotë Pearson. Dhe, ndërkohë që njerëzit në Taivanin aty pranë në këtë kohë ndërtonin me gurë, nuk ka prova për gjëra si monolitet me shkallë në Jonaguni.

 

Megjithatë, formacionet e shkëmbinjve, të cilët janë të dukshëm pa pajisje të specializuara zhytjeje edhe sot, mund të kenë qenë gjithsesi të rëndësishme për vendasit. Ka gjasa që ata të kenë "prekur" pjesë të shkëmbinjve pranë bregut, thotë Schoch, duke i bërë të duken si artificialë.

 

Atlantis

 

Të gjithë kanë dëgjuar për qytetin e humbur të Atlantisit. Legjenda filloi me filozofin grek, Platonin. Në vitin 360 para Krishtit, ai shkroi një libër personazhet e të cilit e përshkruanin Atlantidën si një ishull më të madh se Libia dhe Azia të marra bashkë, që kish ekzistuar 9000 vite më herët m'u përpara "Kolonave të Herkulit", që ndodheshin në hyrjen për në Detin Mesdhe.

 

Atlantidasit ishin një fuqi e madhe detare, por ata u bënë shumë makutër dhe pësuan një prishje morale sipas rrëfimit të Platonit. Pasi kryen një sulm të dështuar kundër Athinës, një fatkeqësi natyrore e fundosi ishullin brenda një dite dhe një nate dhe vendi aty u shndërrua në një cekëtin balte, duke e bërë të pakalueshme dhe të pakërkueshme. Ka shumë teori për vendet që mund të kenë frymëzuar Platonin. Për shembull, fizikani gjerman Rainer Kuhne mendon se ka qenë një rajon në bregun jugor të Spanjës i shkatërruar nga një përmbytje mes viteve 800 dhe 500 para Krishtit. Fotografi satelitore tregojnë struktura katërkëndore në baltë, që Kuhne mendon se mund të jenë rrënojat e tempujve të përshkruar nga Platoni.

 

Gjeografi suedez, Ulf Erlingson thotë se vetëm Irlanda i shkon për shtat përshkrimit të Platonit. Të tjerë mendojnë se, Atlantida është Ishulli spartel, një kënetë në Ngushticën e Gjibraltarit që u fundos nën det 11500 vite më parë.

 

Megjithatë, studiues klasikë nxjerrin në dukje faktin, se shumë pak e merrnin për të drejtpërdrejtë rrëfimin e Platonit përpara kohërave moderne. "Ideja ishte se ne duhej ta përdornim këtë histori për të ekzaminuar idetë tona të qeverisjes dhe pushtetit. Nuk e kemi kuptuar fare, nëse në vend që të mendojmë për këto gjëra, ne shkojmë dhe kërkojmë në shtratin e deteve", shkruan filozofja Julia Annas tek: "Platoni: një hyrje shumë e shkurtër".

 

PAVLOPETRI, GREQI

 

Kur flota aniijesh që transportonin luftëtarë nga e gjithë Greqia, u nisën për luftë me qytetin e madh të Trojës, ndoshta disa prej tyre kishin lundruar nga Pavlopetri, qyteti më i vjetër në botë që është fundosur. "Kish patur një vendndodhje të përsosur, si një vend ndalesash", thotë Nicholas Flemming, një gjeolog detar në Universitetin e Sauthemptonit, në Britani, i cili e zbuloi këtë vendbanim kur kryente zhytje në këtë zonë në vitin 1967.

 

Dikur një port i tejmbushur i Epokës së Bronzit, Pavlopetri ndodhet sot nën katër metra ujë, në një gji plot rërë në Lakoni. Flemming e vëzhgoi këtë vend në vitin 1968, me ndihmën e një grupi studentësh. Ai zbuloi një rrjet të organizuar rrugësh dhe oborresh të radhitura me shtëpi gurësh të pathyer, si dhe varre të shpërndarë dhe sende të thyera qeramike që e kishin origjinën nga periudha Mikeniane, nga viti 1600 deri në 1100 para Krishtit.

 

Nuk ka shenja dokësh lundrues apo strukturash porti në Pavlopetri. Në vend të kësaj, studiuesit mendojnë se mjetet lundruese dhe tregtare, 10-20 metra të gjata, do të jenë ankoruar në ujërat e cekët të gjirit dhe ngarkesa më pas shkarkohej në kuaj apo bankina druri.

 

Për 30 vite, nuk u krye punë e mëtejshme në Pavlopetri. Por në verën e vitit 2009, arkeologu Jon Henderson nga Universiteti i Notingamit kreu një vëzhgim të detajuar dixhital. U zbulua se sipërfaqja është shumë më e madhe nga sa mendohej fillimisht - që në vitin 1968, zhvendosja e rërave ka ekspozuar 150 metra të tjera katrorë. Ata zbuluan gjithashtu edhe dy varre me gur të papunuar, një holl të madh ceremonial si dhe sende që i përkasin vitit 2800 para Krishtit.

 

"E gjithë kjo fillon ta bëjë Pavlopetrin shumë më të rëndësishëm nga sa mendohej më parë", thotë Henderson. "Ka qenë ndoshta një prej vendeve kryesorë në lakoni, me personazhe të rëndësishëm mbretërorë që jetonin atje". Kjo ngre mundësinë që qyteti mund të ketë luajtur rolin e tij në aventurat e përjetësuara prej Homerit. "Eshtë e mundur që njerëzit që u larguan drejt Trojës nga Lakonia, janë nisur nga ky port", thotë Henderson. "Do të doja shumë të mendoja se ka qenë një port i rëndësishëm në kohën e Homerit", thotë Flemming.

 

Ndërkohë, Flemming është duke studiuar bregdetin për të gjetur me saktësi se si Pavlopetri përfundoi nën ujë. Shpjegimi më i mundshëm është veprimtaria tektonike. Qyteti u braktis rreth vitit 100 para Krishtit, por a mori fund për shkak të disa tërmeteve të vegjël, apo për shkak të një ngjarjeje katastrofike, kjo mbetet një pikëpyetje e madhe.

 

 

Pilotë, UFO dhe kuti të zeza

 

Objekte Fluturues të Paidentifikuar. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë rritur në mënyrë të ndjeshme rrëfimet për shfaqje të fenomeneve të tillë, ndoshta një rritje që ka ardhur edhe për shkak të shtimit të telefonave celularë dhe të telekamerave në gjendje që të filmojnë. Por nga ana tjetër, edhe qeveri të vendeve të ndryshme kanë vendosur tashmë që të hapin arkivat e tyre sekretë.

 

Po çfarë mund të thuhet për shfaqjet e ndryshme që janë rregjistruar në kutitë e zeza të avionëve civilë të linjave ajrore, të pjesëtarëve të ekuipazhit që vetëm tani kanë vendosur të rrëfejnë përvojat e tyre.

 

Që nga fillimet e fluturimeve të njeriut, pilotë dhe astronomë nga të katër anët e botës kanë ndeshur në objekte të paidentifikuar. Këto rregjistrime, sëbashku me shumë filmime mbërrijnë prej kutive të zeza të avionëve të linjës. Raportet e pilotëve të avionëve në lidhje me shfaqjet e UFO-ve konsiderohen si më të mirët dhe nga ana tjetër më të besueshmit, duke patur parasysh njohjen e madhe që ata kanë për qiejt. Rregjistrime të kutive të zeza dhe të kullave të kontrollit në fluturimet e linjave civile ajrore, por edhe konkluzionet e komunikimeve të astronautëve në hapësirën kozmike në vitin 2005 konsideroheshin sekret shtetëror.

 

Shumë astronautë të NASA-s kanë dëshmuar tashmë se kanë ndeshur në shfaqje UFO-sh gjatë fluturimeve të tyre. Numri i astronautëve dhe pilotëve që dëshmojnë për një nivel të lartë të aktivitetit të pazakontë në qiejt tanë është në rritje të vazhdueshme. Por ata që fluturojnë dhe vijnë vërdallë qiejve tanë, janë me të vërtetë objekte jashtëtokësorë?

 

Në 17 nëntor të vitit 1986, fluturimi JL 1628 ishte duke fluturuar sipër tundrës së Alaskës. Ngjarjet e asaj nate u rregjistruan të gjitha. Ngarkesa sipër avionit të tipit Boeing 747 ishte duke ndjekur një rrugë rutinë ndërmjet Parisit dhe Tokios dhe kishte arritur shpejtësinë 750 kilometra në orë, në një lartësi 10 mijë metra. Avioni ishte drejtuar për në Anchorage, në Alaskë, për t'u furnizuar. Krejt papritur, në orën 17:11 minuta, kapiteni i avionit, një pilot me 29 vite eksperiencë vuri re tre objekte të mëdhenj fluturues, të paidentifikuar e që fluturonin me shpejtësi të lartë 600 metra poshtë lartësisë në të cilën po fluturonte avioni i tij. Sipas pilotit të avionit, më i madhi prej objekteve fluturues i ngjante një lëvozhge lajthie, por ishte më shumë se dy herë më i madh se sa një aeroplanmbajtëse ushtarake amerikane.

 

Pikërisht në atë moment, kontakti në radio me kullën në Anchorage u zhduk, duke e lënë avionin në fluturim instrumental. Pastaj, krejt papritur, objektet u ngjitën edhe më lart dhe u zhvendosën në të majtë, duke u larguar në horizont. Në raportin e tij zyrtar, kapiteni shkruante në atë kohë se "na u desh që të shmangnim atë objekt". Mbulimi i gjerë mediatik që iu bë në gazetat dhe televizionet e të gjithë botës e bëri këtë rast të shfaqjes së objekteve të paidentifikuar një prej më të dokumentuarve në të gjithë historinë e botës.

 

Një prej rasteve më intrigues është ai i fluturimit LH 405, kur në 18 nëntor të vitit 1985, një UFO u shfaq mbi Long Island.

 

18 nëntor, 1985. Kulla e kontrollit e Bostonit mori një thirrje nga avioni i fluturimit LH 405 që nga Nju Jorku kishte për destinacion Frankfurtin, dhe që për momentin ndodhej në Long Island. Pilotët flisnin për një objekt fluturues të paidentifikuar që kishte kaluar në një distancë vetëm 100 metra larg nga avioni i tyre.

 

UFO u përshkrua prej pilotëve si një objekt cilindrik me një dritë shumë të fortë në pjesën e përparme si dhe një bisht të gjatë e të shndritshëm me ngjyrë të gjelbërt. Objekti i çuditshëm u vërejt edhe nga avioni i fluturimit BA 226 që ndodhej pak më në veri.

 

Të dy pilotët pohuan më vonë, se objekti fluturues emetonte një dritë të çuditshme si dhe në pjesën e prapme nxirrte një vizë të gjatë tymi të gjelbërt, një lloj tymi që ata nuk e kishin parë asnjëherë më parë. Shpjegimi që u ofrua menjëherë ishte se bëhej fjalë për një meteorit të vogël, i cili kishte hyrë në atmosferën tokësore, ishte duke u konsumuar në vetvete përpara se të mbërrinte në sipërfaqen e tokës. Megjithatë, të dy komandantët vunë menjëherë dyshime mbi këtë hipotezë, duke e hedhur poshtë atë.

Jo, thoshte njëri prej pilotëve, nuk ka aspak gjasa që të ketë qenë një meteor, pasi ishte duke udhëtuar në kuotë, dhe lëvizte me një shpejtësi të madhe, shumë më të madhe se sa avionët normalë. Po lëvizte në një vijë të drejtë në një nivel preciz fluturimi.

 

Edhe pse autenticiteti i këtyre regjistrimeve të kutive të zeza të pilotëve është i sigurtë, Shoqata amerikane e Fluturimeve, si dhe kompanitë ajrore të përfshira në këtë incident nuk i kanë komentuar asnjëherë këta incidente të ndodhur në qiejt e New England.

 

Dy vjet më vonë, Bostoni do të bëhej epiqendra e një tjetër takimi të çuditshëm mes pilotëve dhe UFO-ve, por këtë herë, më shumë se sa një takim, bëhej fjalë për në përplasje, e cila u shmang vetëm për një fije. Episodi u regjistrua në shiritat e kutisë së zezë të avionit.

 

9 gusht, 1997. Avioni i fluturimit LX 128 ishte në rrugën e tij drejt Zyrihut. Në komandë ishin piloti Filip Bobe dhe Kurt Glunder. Në kuotën e 7 mijë metrave, Bobe do të lajmëronte kullën e vrojtimit se tashmë kishte një vizibiltet absolut, me një qiell shumë të pastër, kur një objekt ajror i paidentifikuar hyri në hapësirën e tij ajrore. Piloti hyn menjëherë në kontakt me kullën e kontrollit të Bostonit. "Nuk e di se çfarë ishte ajo që sapo më kaloi sipër avionit, një objekt që fluturonte me shpejtësi shumë të madhe, diku 700 metra mbi lartësinë time 7000 metra mbi nivelin e detit. Ishte shumë i shpejtë dhe nuk mendoj se ka qenë një avion". Më vonë, në raportin e tij zyrtar, Bobe do ta përshkruante UFO-n si një objekt me një ngjyrë të bardhë të shndritshme, cilindrik dhe pa krahë, i ngjashëm me një peshkaqen të bardhë.

 

Rasti i Bostonit ishte shumë i rëndësishëm, sepse objekti ishte shumë i pazakontë dhe personat që e përshkruan atë kishin kredenciale shumë të mira. Ishin pilotë ekspertë të linjave civile të fluturimit, me më shumë se 19 mijë orë fluturime mbi shpatulla. Raporti zyrtar i pilotit e klasifikoi objektin si UFO, duke e përcaktuar formën, ngjyrën dhe shpejtësinë e tij. Megjithatë, shoqata amerikane e fluturimeve civile bëri të ditur se, ndoshta ka qenë thjeshtë një sondë e lëshuar nga ana e ushtarakëve pak a shumë në të njëjtën orë.

 

Por, këta nuk janë persona që mund të zihen në befasi apo që mund të mos njohin një sondë të tillë, pasi ata shohin të tilla në mënyrë të shpeshtë, është e vështirë që ta ngatërrosh atë me objekte të tjerë. Një tjetër shfaqje e fenomenit të UFO ka ndodhur sipër ishullit të Zelandës së Re në vitin 1979. Në 21 dhjetor të vitit 1978, pilotët e një avioni neozelandez, Xhon Randëll dhe Kith Hain vërejtën një fenomen shumë të çuditshëm sipër detit në lindje të ishullit meridional neozelandez. Të njëjtët objekte u kapën edhe nga radarët e Kullës së Kontrollit të Uellingtonit. Raportet mbërritën shumë shpejt në media.

 

Dhjetë ditë më vonë, në 31 dhjetor, televizioni australian dërgon në të njëjtën gjurmë ajrore një gazetar të tijin, bashkë me telekamerën për të raportuar në lidhje me objektin e paidentifikuar. Dhe në mënyrë të pabesueshme, kështu ndodhi. Personeli i kontrollit vërejti sinjale të çuditshëm në radiot e tyre. Ja çfarë kishte referuar gazetari i televizionit australian pak përpara se të hipte në avionin që një muaj më herët kishte vërejtur fenomenin e çuditshëm: "Jemi në sallën e radarëve të aeroportit. Eshtë ora dy pa një çerek dhe pas pothuajse njëzetë minutash do të fluturojmë me një avion me katër motorë dhe do të ndjeki edhe një herë rrugën që bëmë vetëm disa minuta më parë. Nga Kulla e Kontrollit e Uellingtonit thuhet se, ka ende gjurmë në hapësirën e Kajukrës. Shpresojmë që të realizojmë filmime më të mirë se sa ata paraardhës dhe mund të them që, kush do të jetojë do të shikojë".

 

Ky rast, ka në fakt një farë lidhjeje me historinë e ufologjisë. Kjo, për arsye se sasia dhe cilësia e informacioneve që janë siguruar është shumë e madhe dhe e jashtëzakonshme. Kemi një filmim të vërtetë si dhe rregjistrime që janë kryer nga ana e gazetarit në avion. Por gjëja më e rëndësishme është se kemi rregjistrimet e kryera nga Kulla e Kontrollit e aeroportit të Uellingtonit. Një gjë e tillë na lejon që të rikonstruktojmë me precizion fazat e ndryshme të kësaj ngjarjeje.

 

"Aktualisht jemi duke fluturuar vetëm tre minuta larg nga aeroporti dhe nga krahu ynë i djathtë shohim dy drita shumë të fuqishme, njëra më intense dhe e shndritshme se sa tjetra, është si një yll shumë i shndritshëm, dhe m'u poshtë saj është një tjetër dritë, më pak e fortë. Pak përpara mesnatës, avioni nis uljen me pilotin e avionit të mallrave. Fluturimi vazhdon në mënyrë të qetë. Pastaj, në orën dymbëdhjetë e pesë të natës, piloti dhe pjesëtarët e ekuipazhit vërejnë disa drita të çuditshme dhe shumë të fuqishme që i afrohen avionit të tyre nga krahu i djathtë i aeroplanit. Operatori rrëmben kamerën për të rregjistruar skenën: "ato dy drita duket sikur janë duke udhëtuar bashkë me ne, janë ende në krahun tonë të djathtë me dritën më të shndritshme që është sipër asaj më të dobët. Eshtë jashtëzakonisht shumë e fuqishme, më shumë e fuqishme se çdo lloj ylli që shohim në qiell".

 

Edhe radari në tokë i kap objektet. Kulla e kontrollit e konfirmoi dhe e rregjistroi bashkëbisedimin. Ai që vijon është zbardhja e regjistrimit origjinal të një ngjarjeje pazakonshmërisht shumë mirë të dokumentuar. "Eshtë dalluar një gjurmë e madhe ora 11.00, 5 kilometra larg. Faleminderit, ende nuk kemi asnjë kontakt. Në të majtë ora 09.00, tre kilometra".

 

Kapiteni referon se objekti është fillimisht m'u përpara tyre dhe më pas spostohet me shpejtësi shumë të madhe në krahun e majtë të avionit. Dhe piloti e kthen avionin në mënyrë të menjëhershme nga i njëjti krah, në përpjekje për të hyrë në kontakt me të. Në tokë, kulla e kontrollit e Uellingtonit ka komunikuar se është pikasur një tjetër objekt në krahun e majtë. Edhe ai është duke iu afruar avionit. "Drejtimi i orës 12.00, 5 kilometra larg. Tani jam duke parë në krahun e djathtë të avionit, dhe kemi një objekt që është konfirmuar edhe nga radari i Uellingotnit, është duke na ndjekur prej pak momentesh dhe është diku rreth 6 kilometra larg. Lëviz me shpejtësi dhe herë pas here lëshon një dritë të gjelbër dhe të bardhë.

 

Iloti afrohet aq shumë sa për të kuptuar se, objekti është në fakt një spektër dritash blu shumë intensive që pulsojnë me shpejtësi shumë të madhe. Dhe vëren për habinë e tij se, objekti është zmadhuar. Objekti qëndron në ekranin e radarëve për 36 sekonda, dhe më pas rikthehet në dimensionet e tij të mëparshëm. Ishte kjo dritë blu, që dukej se ishte duke fluturuar bashkë me avioni dhe ajo u kap nga ana e radarëve të bordit të avionit.

 

Gazetari i televizionit australian ka transmetuar në mënryë direkte regjistrimin 17 milimetërsh të kësaj shfaqjeje të objekteve të paidentifikuar. Regjistrimet integralë janë të pabesueshëm. Ekspertët besojnë se, këto pamje janë provat më ezauruese dhe të frikshme për ekzistencën e UFO-ve që janë rregjistruar ndonjëherë në film. Ky është filmi i famshëm neozelandez i 31 dhjetorit të vitit 1978. Kameramani ishte vendosur ndërmjet komandantit dhe pilotit shoqërues. Sekuenca është disi e lëvizshme, pasi ajo është realizuar me kamera në shpatull, por ata kanë vërejtur dritën në të djathtën e tyre, e cila shfaqej dhe zhdukej. Për të kuptuar atë që ka ndodhur, ekspertët e kanë ngadalësuar filmin, duke shkuar fotogramë pas fotograme. Objekti kalon nga një ngjyrë shumë e shndritshme në një ngjyrë portokalli të errët. Imazhi është shtrembëruar në momentin që kameramani është përpjekur ta vendosë dritën në qendër të objektivit.

 

Shfaqet e objekteve fluturues të paidentifikuar nuk kanë ardhur vetëm në atmosferën e tokës. Në fillimin e viteve gjashtëdhjetë, ndërmjet garës për pushtimin e hapësirës mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, astronautë dhe kozmonautë u bënë dëshmitarë të objekteve të çuditshëm dhe të ngjarjeve të pashpjegueshme në hapësirë. Në vitin 1958, atëherë kur lindi NASA, të gjithë prisnin që të hyhej në kontakt me forma jete jashtëtokësore.

 

4 dhjetor 1965. Kanë kaluar 4 orë dhe 24 minuta që nga nisja e misionit historik të katërmbëdhetë ditëve. Astronautët e Gemini 7, Frenk Borman dhe Xhejms Louell, të dy pilotë ushtarakë janë duke kryer misione dhe detyra rutinë. Kur në 22:34, ora universale, teksa kapsula e tyre ishte duke fluturuar mbi Hauai, vërejnë një objekt që duket se kalon sipër kapsulës. Objekti është i shndritshëm.

 

Bormani kontakton menjëherë bazën në kullën e kontrollit në Hjuston. Ajo që vjen më pas është zbardhja e regjistrimit origjinal: ka një prani të një objekti në drejtimin e orës 10.00 pak më lartë. Mund ta përsëritësh të lutem. Thashë se ka një prani të një objekti në drejtimin e orës 10.00 pak më lartë. Regjistrimi ndërpritet në mënyrë të menjëhershme. NASA komunikon menjëherë se objekti është rrezja e vektorit Titan të Geminit. Por Louell përgjigjet se e sheh shumë mirë rrezen, por edhe shumë objekte të tjerë.

 

Ekspertët e kujtojnë mirë përsëritjen e atij regjistrimi nga NASA si dhe faktin që është përdorur fjala prani e çuditshme. Në raportin zyrtar të NASA mbi misionin Gemini 7, të publikuar në janar të vitit 1966, nuk ka asnjë gjurmë të bashkëbisedimit në lidhje me praninë e objektit. As Borman dhe as Louell, nuk kanë komunikuar asnjëherë me publikun në lidhje me këta komunikime.

 

Në deklaratat e saj publike, NASA mohon vetë ekzistencën e takimeve me UFO një qëndrim që e ka mbajtur që nga fillimet e fluturimeve hapësinore. Që nga vitet e parë të programit hapësinor ka patur raporte të ndryshëm në lidhje me shfaqje të objekteve të paidentifikuar nga ana e astronomëve dhe kozmonautëve.

 

13 shtator 1966. Astronautët Ricard Gordon dhe Carls Konrad vërejnë diçka të çuditshme gjatë rrotullimit të tyre të gjashtëmbëdhjetë përreth Tokës, 27 orë dhe 48 minuta pas ngritjes nga toka. Konrad vihet menjëherë në kontakt me bazën dhe transmeton se, sapo ka vënë re një objekt të paidentifikuar 8000 metra më poshtë. Eshtë një objekt metalik dhe rrotullohet me një ritëm marramendës. Më pas, merr një aparat fotografik dhe shkrep tre fotografi. Objekti fillimisht afrohet dhe më pas zhduket.

 

Atëherë u deklarua se mund të ishte vetëm një rreze e lëshuar nga ndonjë satelit rus. Tek NASA ndoqën të njëjtën strategji, ndonëse objekti i pikasur nga Gemini është i vetmi që NASA e ka pranuar si të paidentifikuar. Megjithatë, Gemini 11 nuk ishte i vetmi mision i NASA që kish ndeshur në UFO. Në të vërtetë, që nga fillimi i prigramit Apollo, shfaqje të tilla janë shumëfishuar. Në mënyrë të veçantë astronautët e Apollo u ndoqën nga disa UFO.

 

Mendohet që, Nil Armstrong vetë ka parë disa UFO, zyrtarisht nuk flitet, por kjo është e vërteta. Nga misioni i famshëm i Apollo 11 u mësua për objekte që kishin ndjekur kapsulën si dhe për objekte të vërejtur në hapësirën dhe në sipërfaqen hënore.

 

4 muaj më vonë, në 14 nëntor 1969, komandanti i Apollo 12, Fil Korrad i referoi NASA-s se, kishte parë disa objekte që nga dritarëzja e tij. Në vitin 1981, NASA inauguroi programin Space Shuttle, dhe bashkë me të erdhi dhe një valë e paprecedentë rrëfimesh për takime me UFO në hapësirë, si dhe një seri e gjatë dhe e pabesueshme dokumentash audio dhe video.

 

Në 13 mnars të vitit 1989, astronauti Xhon Blar vuri re diçka të pazakontë. Një prej astronautëve në bordin e Space Shuttle, gjatë atij misioni tha në mënyrë të qartë: jemi ende në kërkim të alienëve. Gjatë këtij misioni, një amator rregjistroi me radion e tij po amatore bisedën që kryhej me qendrën: "Houston. Këtu Discovery, kemi ende nën vëzhgim atë objektin alien". Deri sot, NASA as e ka konfirmuar dhe as e ka hedhur poshtë vlefshmërinë e këtij transmetimi.

 

Space Shuttle, ka dy kanale radio. Njëri prej tyre është publik dhe mund ta dëgjojmë të gjithë. I dyti, është një kanal sekret dhe i koduar i Ministrisë së Mbrojtjes, dhe pikërisht aty ndodhin pjesa më e madhe e bashkëbisedimeve.

 

Një prej provave më shokuese të pikasjes së UFO-ve në hapësirë u sigurua në 6 gusht të vitit 2005, nga fluturimi STS 114 i Space Shuttle. Anija kozmike ishte duke ardhur përreth Tokës me një shpejtësi 29 mijë kilometra në orë. Objekti duhej që të udhëtonte me një shpejtësi më të madhe për ta arritur për të fluturuar në të njëjtën shpejtësi me të dhe më pas për të fluturuar në drejtim të kundërt. Objekti u afrua me shpejtësi, ndryshoi me shpejtësi të madhe shpejtësinë dhe drejtimin dhe më pas u largua sërish nga fushëpamja. Trajektorja dhe shpejtësia e tij sfidojnë të gjithë ligjet e fizikës, duke lënë si gjithmonë një mal me pyetje për studiuesit.

Që nga fillimi i fluturimeve të njeriut, ka patur një mal me raporte të pilotëve ekspertë mbi fenomene të pashpjegueshëm dhe takime me UFO. Ndërkohë, që pilotët tanë fluturojnë në atmosferën tokësore, dhe drejt hapësirës së pafundme, shumëkush ngre pyetjen: qielli është i okupuar vetëm nga mjete fluturues tokësorë?

 

 

Pasojat e universeve paralelë

 

Anthony Aguirre imagjinon fatkeqësinë më të rëndë të ndryshme: përplasjen me një tjetër univers. Nëse një univers i huaj do të përplasej me tonin, pjesa e tij e jashtme do të ishte si një mur që rend pak a shumë me shpejtësinë e dritës, pas të cilit duhet të ketë ligje fizikë krejtësisht të ndryshëm nga tanët, e që do të ishte në gjendje të shkatërronte çdo lloj gjëje që do të prekte në kozmosin tonë.

 

"Nëse do të mundnim të shihnim gjërat me një ngadalësues shumë të madh e të fuqishëm, do të shihnim në qiell një pasqyrë shumë të madhe, e cila na bie mbi kokë, për arsye se drita do të reflektohej prej murit", këmbëngul aguirre, një fizikan i Universitetit të Kalifornisë në Santa Kruz. "Pas kësaj nuk do të shohim më asgjë, sepse do të jemi të gjithë të vdekur".

 

Aguirre bën pjesë në një grup kozmologësh, sipas të cilit ky i yni është vetëm një prej shumë universeve në multivers. Në tentativën për të kuptuar pasojat e kësaj teorie, ata janë duke përllogaritur mundësitë që universet të ndërveprojnë me njëri-tjetrin apo që madje të përfundojnë njëri kundër tjetrit. Një pjesë e madhe e interesit për universet e shumtë lind nga konceptet e zhvilluar në fillimin e viteve tetëdhjetë nga kozmologët Alan Guth, i MIT dhe Andrei Linde, që punonte në Institutin e Fizikës Lebedev të Moskës.

Guth ka hedhur hipotezën që në 10-30 sekondat e para pas Big Bangut, universi ynë pësoi një ekspansion shumë të shpejtë i quajtur inflacion. Ky ekspansion zgjidh shumë mistere. Në mënyrë të veçantë mund të shpjegojë përse kozmosi ashtu si e shohim ne sot është kaq uniform në të gjithë drejtimet. Nëse në ata momente të parë të ekzistencës hapësira do të zgjerohej në mënyrë jopërpjestimore, të gjithë pikat e nxehta dhe të ftohta pësuan shumë shpejt një uniformitet. Kjo histori është modifikuar nga Linde, duke arritur në një konkluzion të ngjashëm.

 

Teoria e inflacionit është kaq e bazuar saqë shumë shpejt ajo u bë pjesë e modelit dominues kozmologjik. Pak më pas, Linde dhe Aleks Vilenkin i Universitetit Tufts, patën idenë sensacionale që ndoshta inflacioni nuk ka qenë një ngjarje unike. Nëse ka ndodhur një herë, mundet - madje duhet - të ndodhë sërish, në përjetësi. Çdo inflacion do të rriste nga ana e tij një fluskë të re hapësire dhe energjie. Rezultati: një seri infinitetesh universesh të rinj, secili me ligjet e tij fizike.

 

Në një multivers kaq shpërthyes, duket e pashmangshme që ndonjëherë universet të përplasen. Megjithatë, për disa dekada kozmologët kanë neglizhuar këtë ide, duke e konsideruar shumë të pamundur dhe duke menduar që, nëse do të ndodhte, rezultatet do të ishin pa lidhje për arsye se kushdo dhe çdo gjë që do të ishte në afërsi të përplasjes do të ishte asgjësuar.

 

Por kërkimet e reja kanë nisur të sugjerojnë se, universi ynë mund të mbijetojë një përplasje me një univers tjetër, madje ka mundësi që një përplasje e ngjashme të ketë ndodhur tashmë.

 

"A mund të duken shenjat e përplasjeve të kaluara?" pyet Vilenkin. Sipas kozmologjisë standarde, universi duhet të shfaqet i ngjashëm nga cilado anë që e sheh. Një përplasje me një tjetër univers që nga ana e tij është infiltruar në atë tonin për t'u larguar më pas, do të trazonte këtë simetri, duke lënë një shenjë në pamjen qiellore, thotë Aguirre.

 

Për të gjetur këtë shenjë duhet të kërkosh në rrezatimin kozmik të thellë, rrezatimin me mikrovalë të kudogjendura në univers të lëna nga Big Bang. Matjet më të mira të këtij rrezatimi kanë prodhuar një hartë të detajuar të pikave të ftohta dhe të nxehta të universit të parë. Edhe pse skema e pikave përkon me shpërndarjen rastësore të parashikuar nga kozmologjia standarde, harta tregon disa aspekte të paparashikuar. Një anomali çan mikrovalët e qiellit, duke treguar një renditje të çuditshme të disa pikave të ftohta dhe të nxehta.

 

Anoomalia, thotë Aguirre, mund të jetë mbetje e diçkaje që ka ndodhur para inflacionit. Edhe pse pjesa më e madhe e detajeve të aspektit të origjinës së kozmosit duhet të jetë eleminuar nga inflacioni, ndoshta jo gjithçka është eleminuar. Mund të jetë pra gjurmë e diçkaje të madhe dhe të fuqishme që trazoi universin sapo lindi, menjëherë para inflacionit. "Një përplasje universesh e ndodhur para inflacionit do të ishte një shpjegim bindës", këmbëngul Aguirre.

 

Megjithatë, ai pranon që sigurisht nuk është i vetmi shpjegim i mundshëm dhe që nevojiten më shumë prova që universi ynë ka qenë viktimë e një sulmi nga brenda multiversit.

 

 

Nibiru/Planeti i Armagedonit apo gjepur astronomike

 

Ata që merren me teori konspirative janë të bindur se një planet "i ligë" do të shkatërrojë Tokën në vitin 2012, dhe teksa përgatitemi të shohim një film të Hollivudit në lidhje me këtë temë, histeria me shumë gjasa do të rritet. David Morrison, një shkencëtar astrobiolog që punon për faqen e NASA, "Pyet një ekspert", bën thirrje për një kthim në realitet.

 

Të panjohur për shumicën prej nesh, një grup i vogël, por i zëshëm teoricienësh komploti është i bindur se një planet i ligë është gati për të hyrë në sistemin diellor dhe për t'i sjellë kështu fundin Tokës.

 

Ata thonë se, ky planet kërcënues, në një orbitë 3.600-vjeçare u zbulua nga Mesopotamianët e lashtë, të cilët i vunë emrin Nibiru, dhe ai ishte i njohur edhe nga Majat, të cilët nga ana e tyre e lidhën me fundin e "numërimit të gjatë" të kalendarit të tyre, pikërisht në dhjetor 2012. Në faqet e internetit, në forume dhe emisione radiofonikë, ata ngulin këmbë se NASA është vënë prej kohësh në gjurmim të Nibiru - por që ky informacion është duke u mbajtur i fshehtë nga publiku si pjesë e një komploti mbarëbotëror.

 

Ata thonë se, heshtja zyrtare nuk mund të ruhet edhe për shumë gjatë, megjithatë, për shkak se nga 2009, Nibiru do të jetë i dukshëm për syrin, pa teleskop, në hemisferën jugore. Ata gjithashtu thonë se boshti i tokës është tashmë duke u luhatur dhe gjatësia e ditës po ndryshon nën ndikimin e kësaj. Mua vetë më shkruante kohët e fundit një besimtar "Pse po gënjen. Është duke ardhur, dhe të gjithë e dinë".

 

Filluan të më mbërrijnë pyetje në lidhje me këtë tregim fantastik në dhjetor 2007 përmes faqes së NASA: "Pyesni një Astrobiolog". Normalisht marr deri në dhjetëra pyetje në javë nga publiku, që kanë të bëjnë kryesisht me jetën në univers - por në 6 muajt e kaluar, vetëm trafiku për Nibirun është rritur në 20-25 mesazhet një javë, duke filluar nga "Unë nuk mund të vë gjumë në sy", apo "Unë jam vërtetë i frikësuar", ose "Unë nuk dua të vdes", e deri tek më abuzivët, "ju jeni duke vënë familjen time në rrezik" dhe "në qoftë se NASA e mohon, atëherë ajo duhet të jetë e vërtetë".

 

Si një shkencëtar, unë jam i magjepsur, por dhe i habitur nga lumi i pyetjeve nga njerëzit, të cilët janë të frikësuar me të vërtetë dhe, me sa duket, të paaftë për të dalluar faktet astronomike nga sajesat. Ata shikojnë video në YouTube dhe vizitojnë faqe interneti Ëeb pa patur asgjë në kutinë e tyre të veglave të skepticizmit, ose thënë sipas Carl Saganit, nuk kanë asnjë detektor "marrëzirash". Tani, një film që po ka shitje të jashtëzakonshme biletash, i quajtur "2012" ka dalë dhe është shumë e qartë një dëshirë e etshme për të bërë biznes dhe fituar para mbi frikërat e njerëzve (ndoshta për të kontribuar gjithashtu për të rritur frikërat e tyre).

 

Mendimi im është se vetëm një pjesë të vogël e njerëzve besojnë vërtetë se, Armagedoni po vjen në dhjetor të vitit 2012. Por, pranimi pa asnjë kritikë që ata i bëjnë kësaj historie më shqetëson shumë, si një paralajmërim për rreziqet e analfabetizmit tonë shkencor.

 

Ne po përballemi me probleme monumentale me ngrohjen globale dhe humbjen e habitatit, e megjithatë një pakicë e konsiderueshme e amerikanëve mendon se bota u formua më pak se 10.000 vjet më parë dhe mohon se evolucioni është i mundur.

 

Pavarësisht gjithë irritimit që shkakton, gjithnjë besoj se, Nibiru do të kthehet në një moment shumë domethënës. Ata që e mbështesin teorinë janë të bindur se do të jetë i dukshëm për syrin pa teleskop dhe efektet e tij në rrotullimin dhe orbitën e tokës do të jenë gjithashtu të ndjeshëm. Kur asgjë nga këto të mos ketë ndodhur, shpresoj se do ta kuptojnë se u duhen mjete më të mira për të dalluar faktet nga sajimet. (http://www.rilindjademokratike.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit/Dy gabimet e mrekullueshme të Nënë TerezësNga David Van Biema, TIME MAGAZINE (11.28.2009)
Medvedevi para pasqyrës, sheh në të Putinin (III)Nga Teodo LAÇO (11.27.2009)
Si i përballoi Putini prapaskenat e oligarkëve të padëshirueshëm (II)Nga Teodor LAÇO (11.26.2009)
Si erdhi Putini në krye të RusisëNga Teodor Laço (11.24.2009)
Ismail Kadare: Letërsia dhe jeta, dy botë në luftë (11.23.2009)
POPULLI I ËNDËRRAVE (11.20.2009)
Revolucioni i mëndafshtë në Çekosllovaki - Figura kyçe Vaslav Havel (11.18.2009)
Numra & simbole (Triptik) (11.14.2009)
Miti Shiler - Si u nderua, tabuizua dhe instrumentalizua (11.12.2009)
9 Nëntori - Dita e Fatit të Gjermanëve (11.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]