VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 korrik?1608 - FRANCEZI SAMUEL DE CHAMPLAIN THEMELON QYTETIN QUEBEC

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 01:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 korrik?
1608 - FRANCEZI SAMUEL DE CHAMPLAIN THEMELON QYTETIN QUEBEC

E Enjte, 07.03.2014, 02:55pm (GMT+1)


1608 - Francezi Samuel de Champlain themelon qytetin Quebec, Nju Francë (Kanada). Në vitin 1612, Champlain u kthye në Francë, ku mori një leje për monopolin e tregtisë. Gjatë Revolucionit Amerikan (1775-1776) gjeneralët Richard Montgomeri dhe Benedict Arnold dështuan për ta marrë qytetin. Quebec është sot qyteti më i madh dhe kryeqyteti i Montrealit, me popullsi prej 7.5 milionë banërosh.

1790 Francë; Markezi Kondorcet propozon që grave t'u jepen të drejta civile. Condorcet ishte shkencëtar, matematicien; ai ushtroi ndikim në shkencat sociale duke aplikuar idetë matematikore për zgjidhjen e problemeve shoqërore dhe politike. Kondorcet u bë i famshëm për atë që njihet  si paradoksi Condorcet mbi probabilitetin e vendimeve të shumicës. Sipas tij, zgjedhja mund të bëhet edhe kur nuk ka një kandidat të qartë; në një situatë të tillë, kur shumica preferon kandidatin A kundrejt B, një tjetër shumicë kandidatin B mbi C, dhe shumica C preferon kandidatin A. Për të thyer një cikël të tillë, Condorcet shpiku metodën sipas së cilës kandidatët radhiten sipas preferencës. Condorcet luajti rol kryesor në Revolucionin Francez të vitit1789. Në vitin 1791 ai u zgjodh për të përfaqësuar Parisin në Kuvendin Legjislativ.
 
1863 Në ditën e tretë të Betejës në Gettysburg, përpjekja e gjeneralit të Konfederatës, Rober E. Lee, për të thyer vijën e frontit të forcave të Unionit përfundoi në disfatë, duke sjellë fundin e betejës më vendimtare të luftës civile amerikane.
 
1928 Londër, Angli; John Logie Baird demonstron në studion e tij transmetimin e parë televiziv me ngjyra në botë.
 
1954 Thuajse 9 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Britania i jep fund racionimit të ushqimeve.
 
1957 Nikita Krushchev merr kontrollin në Bashkimin Sovjetik, duke larguar nga pushteti kundërshtarët e tij më seriozë. Veprimet e Krushchevit u pritën me kënaqësi në Perëndim ku ai u pa si një udhëheqës komunist i moderuar.
 
1962 Presidenti francez Charles de Gaulle e shpall Algjerinë shtet të pavarur, pas 132 vjetësh nën sundimin e Francës.

Mendim i ditës
"Nëse historia mësohet në formën e tregimeve, ajo kurrë nuk harrohet."
Rudyard Kipling (za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?437 - VALENTINIAN III FILLON MBRETËRIMIN MBI PERANDORINË ROMAKE TË PERËNDIMIT (07.03.2014)
BRENDA TOKËS NDOSHTA EDHE NJË TOKË? (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 1 korrik?552 - BETEJA E TAGINAES (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 qershor?1422 - ZHVILLOHET BETEJA E ARBEDOS MIDIS DUKËS SË MILANOS DHE KANTONEVE ZVICERANE (06.30.2014)
KËPUCËT LOUBOUTIN - SA DO TË PAGUANIT PËR TË PASUR NË KËMBËT TUAJA NJË VEPËR ARTISTIKE? (06.29.2014)
ZBULIME TË REJA PËR PLUHURIN E HËNËS (06.28.2014)
QENDRA QË PËRKUJDESET PËR ZOGJTË E RRALLË (06.28.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 qershor?1712 - LINDI NË ZVICËR JEAN-JEACQUES ROUSSEAU, I QUAJTUR 'FILOZOFI I GJENEVËS' (06.28.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 qershor?1358 - THEMELOHET REPUBLIKA E DUBROVNIKUT (06.27.2014)
'HOTEL EVROPA' - SHFAQJA QË DO TA NDIHMOJË BOSNJËN DREJT BE-së (06.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]