VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 qershor?1422 - ZHVILLOHET BETEJA E ARBEDOS MIDIS DUKËS SË MILANOS DHE KANTONEVE ZVICERANE

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 05:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 qershor?
1422 - ZHVILLOHET BETEJA E ARBEDOS MIDIS DUKËS SË MILANOS DHE KANTONEVE ZVICERANE

E Hënë, 06.30.2014, 04:25pm (GMT+1)


1422 Zhvillohet Beteja e Arbedos midis Dukës së Milanos dhe kantoneve zvicerane -  shkaku ishte hedhja poshtë e propozimit milanez për të blerë qytetin e fortifikuar zviceran Bellinzona. Beteja u zhvillua në Arbedo, fshat 3 km në veri të Bellinzonas. Milano doli fitues. Humbja shkurajoi qëllimet për zgjerim drejt Liqenit të Madh; dhe i shtyu zviceranët për të rritur numrin e ushtarëve me shtiza të gjata armë e përdorur për here të parë nga Filipi i Maqedonisë dhe Aleksandri i madh (falanga maqedonase). Shtizat si armë filluan të mos përdoreshin, duke u zevendësuar nga pushkët me bajoneta në vitet 1700.

1559 - Mbreti Henry II i Francës plagoset për vdekje në një garë kalorsiake me skocezim Gabriel de Montgomeri. Henri u pasua në fron nga tre bijtë e tij mbretërimi i tyre i dobët ndikoi në pasojat e përgjakshme të luftërave mes protestantëve dhe katolikëve në Francë.

1792 Paris; Këndohet për herë të parë Marsejeza, si këngë lufte. Konventa e miratoi atë si himnin kombëtar më 14 korrik 1795; e humbi këtë status nga Napoleon Bonaparti, vetëm për t'iu rikthyer pak kohë pas Revolucionit të korrikut të vitit 1830. Pastaj "Marsejeza" u njoh si himn i lëvizjes revolucionare ndërkombëtare nga Komuna e Parisit në vitin 1871. Tetë vjet më vonë u rishpall himn kombëtar i Francës, dhe vazhdon të jetë.

1859 - AkrobatI francez Charles Blondin kalon Ujëvara e Niagarës duke ecur në një litar të tendosur.

1864 - Presidenti amerikan Abraham Lincoln jep Luginën Yosemite për "përdorim turistik dhe shlodhje publike". Ishte hera e parë që qeveria federale vinte mënjanë toka thjesht për t'i mbrojtur dhe për të lejuar njerëzit të shijonin bukuritë e tyre natyrore.

1882 - Charles J. Guiteau ekzekutohet me varrje në Uashington, DC për vrasjen e presidentit James Garfield.

1905 - Albert Einstein boton artikullin shkencor mbi elektrodinamikën e objekteve në lëvizje me titull "Relativiteti: Teoria e Veçantë dhe e Përgjithshme." Në artikull, Einstein parashtron dy parimet  kundërta: parimin e relativitetit dhe parimin e dritës dhe propozon gjetjen e një mënyre për t'i bërë ato të punojnë në harmoni. Albert Einstein është i njohur mirë për punën e tij në teorinë e relativitetit, duke fituar titullin e "Atit të fizikës moderne", si dhe çmimin Nobel në Fizikë më 1921. Pas emigrimit nga Gjermania në Amerikë, Einstein paralajmëroi qeverinë amerikane se Hitleri ishte duke planifikuar krijimin e një arme atomike. Einstein vdiq më 1955, në moshën 76 vjeçare, dhe la pas qindra shkrime dhe libra të mbushura me ide origjinale, duke e bërë atë një nga mendjet intelektuale më të ndritura dhe më të respektuara të shekullit XX.

1906 - Kongresi amerikan miraton legjislacionin mbi inspektimin e mishit dhe cilësinë e ushqimeve dhe barnave.

1908 - Në Tunguska të Siberisë së largët ndodh një shërthim; zhurma u shoqërua nga një valë tronditëse që rrëzoi përtokë njerëzit dhe theu dritaret qindra kilometra larg. Shpjegimi shkencor për shpërthimin është rënia e një asteroidi. Por deri sot askush nuk e di saktësisht se çfarë e shkaktoi shpërthimin....Një vizitor jashtëtokësor? Një kometë? Një meteor? Një vrimë e zezë? Apo shpërthim atomik? Një shpërthim i ngjashëm shumë më pak i fuqishëm ndodhi në Rusi më 15 shkurt 2013 në qiell mbi Chelyabinsk që shkaktoi mbi 1,200 të plagosur, kryesisht nga xhamat e thyera të dritareve.

1917 - Lufta e Parë Botërore: Greqia i shpall luftë Fuqive Qendrore (Gjermani, Austro-Hungari, Perandori Osmane dhe Bullgari.) Fuqitë Qendrore e konsideruan vrasjen e arkidukës austro-hungarez Franc Ferdinand nga disa militantë si një akt i mbështetur nga Mbretëria e Serbisë, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e Serbisë për të hetuar vrasjen. Kjo rezultoi në luftë me Rusinë, e cila kundërshtoi ndërhyrjen e Austro-Hungarisë dhe mbështeti Serbinë, duke nxitur  disa lloj aleancash që sollën në skenë fuqitë evropiane në një luftë të madhe.

1921 - Presidenti amerikan Warren G. Harding emëron ish presidentin William Howard Taft si krye- gjykatës të lartë të Shteteve të Bashkuara.

1934 Ndodh Nata e thikave të gjata, spastrim i dhunshëm i rivalëve politikë në Gjermani nga ana e Adolf Hitlerit.

1971 - Ekuipazhi sovjetik i anijes hapsinore Soyuz 11 humbet jetën, kur furnizimi i tyre me oksigjen bllokohet gjatë fluturimit në orbitë, si pasojë e një difekti në anije.

1971 - Ohio ratifikon Amendamentin 26 të Kushtetutës së SHBA, për uljen e moshës së votimit në 18 vjeç, duke bërë të hyjë në fuqi në mbarë vendin.

1990 - Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore bashkojnë ekonomitë e tyre me markën perëndimore si monedhë të vetme gjermane.

Mendim i ditës
"Shkenca pa fenë është e çalë, feja pa shkencën është e verbër."
Albert Einstein (za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËPUCËT LOUBOUTIN - SA DO TË PAGUANIT PËR TË PASUR NË KËMBËT TUAJA NJË VEPËR ARTISTIKE? (06.29.2014)
ZBULIME TË REJA PËR PLUHURIN E HËNËS (06.28.2014)
QENDRA QË PËRKUJDESET PËR ZOGJTË E RRALLË (06.28.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 qershor?1712 - LINDI NË ZVICËR JEAN-JEACQUES ROUSSEAU, I QUAJTUR 'FILOZOFI I GJENEVËS' (06.28.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 qershor?1358 - THEMELOHET REPUBLIKA E DUBROVNIKUT (06.27.2014)
'HOTEL EVROPA' - SHFAQJA QË DO TA NDIHMOJË BOSNJËN DREJT BE-së (06.27.2014)
BOSNJA DHE 100 VJETORI I FRANC FERDINANDIT (06.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 qershor?363 - PERANDORI ROMAK JULIAN VRITET GJATË TËRHEQJES NGA PERANDORIA SASSANID (06.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 qershor?1678 - ELENA PISKOPIA BËHET GRUAJA E PARË NË BOTË ME DOKTORATURË NË FILOZOFI (06.26.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 qershor?109 - PERANDORI ROMAK TRAJAN PËRURON AQUA TRAIANA (06.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]