VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - IMITUESIT E STATUJËS SË LIRISË

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 08:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
IMITUESIT E STATUJËS SË LIRISË

E Premte, 07.04.2014, 04:09pm (GMT+1)



Qyteti i Nju Jorkut do të mirëprese më shumë se 50 milionë turistë për vitin 2014, sipas departamentit të turizmit të qytetit. Shumë nga vizitorët bëjnë foto me imituesit e Statujës së Lirisë, të cilët veshin kostumet e famshme jeshile dhe mbajnë pishtarin për një fotografi mbresëlënëse. Daniela Schrier raporton për Zërin e Amerikës rreth këtij fenomeni të Nju Jorkut.

Vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë dynden në Nju Jork gjatë muajve më të ngrohtë të vitit për të vizituar vendet e famshme, duke përfshirë Statujën e Lirisë - një statujë të madhe prej bakri, dhuruar nga francezët në vitin 1886.

Kolosi prej 93 metrash që simbolizon lirinë amerikane është aq tërheqës saqë turistët shpenzojnë 5-10 dollarë për të bërë fotografi me versionin e vogël.

Monica dhe familja e saj erdhën nga Uashingtoni për një ditë dhe nuk kishin kohë të vizitonin statujën e vërtetë.
 
"E di se nuk është e vërteta, por të jeshs ka pranë, kjo ka rëndësi për ta që po vijnë për herë të parë këtu në Nju Jork."
 

Alberto është një imitues i statujës. Ai është një nga të shumtët që Zëri i Amerikës takoi dhe të gjithë ata janë me origjinë nga Amerika Latine. Ai është me origjinë nga Kolumbia dhe bisedoi me ne pa e hequr maskën.

"Unë i bëj njerëzit të lumtur, në qoftë se dikush është trishtuar i bëj të qeshin, fëmijët e pëlqejnë shumë dhe kjo më bën ta dua punën time."
 

Alberto është veshur si Statuja e Lirisë për katër vjet. Ai e quan punën e tij një formë arti dhe një mënyrë për të mbijetuar në këtë vend. Edhe pse ai nuk të detyron të pagush, ai kërkon t'i jaapësh diçka.  Shpesh i duhen rreth 14 orë për të fituar 100 dollarë.

"Disa njerëz japin më shumë se të tjerët, por ne bëjmë punën tonë, me gjithë zemër dhe i mirëpresim të gjithë turistët në Nju Jork, Statuja e Lirisë do t'ju mirëpresë!"
 

Ashtu si vetë Statuja e Lirisë mirëpret emigrantët me pishtarin e saj dhe mbishkrimin e njohur: "Më jepni të lodhurit, të varfrit, turmat e kruspulluara, ata që dëshirojnë të marrin frymë të lirë..." Një thënie po aq e vlefshme sot, sa ç'ishte para 120 vjetësh.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPJEKJE PËR MBROJTJEN E PINGUINËVE (07.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 korrik?1456 - LUFTËRAT OSMANE NË EUROPË (07.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 korrik?1608 - FRANCEZI SAMUEL DE CHAMPLAIN THEMELON QYTETIN QUEBEC (07.03.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?437 - VALENTINIAN III FILLON MBRETËRIMIN MBI PERANDORINË ROMAKE TË PERËNDIMIT (07.03.2014)
BRENDA TOKËS NDOSHTA EDHE NJË TOKË? (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 1 korrik?552 - BETEJA E TAGINAES (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 qershor?1422 - ZHVILLOHET BETEJA E ARBEDOS MIDIS DUKËS SË MILANOS DHE KANTONEVE ZVICERANE (06.30.2014)
KËPUCËT LOUBOUTIN - SA DO TË PAGUANIT PËR TË PASUR NË KËMBËT TUAJA NJË VEPËR ARTISTIKE? (06.29.2014)
ZBULIME TË REJA PËR PLUHURIN E HËNËS (06.28.2014)
QENDRA QË PËRKUJDESET PËR ZOGJTË E RRALLË (06.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]