VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 6 korrik?1535 - THOMAS MOORE EKZEKUTOHET PËR TRADHTI NDAJ MBRETIT

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 07:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 6 korrik?
1535 - THOMAS MOORE EKZEKUTOHET PËR TRADHTI NDAJ MBRETIT

E Djelë, 07.06.2014, 05:48pm (GMT+1)



1535 - Thomas More ekzekutohet për tradhti ndaj Mbretit Henri VIII, Angli. Ai kishte qenë këshilltar i rëndësishëm i Henrit, dhe autor i librit Utopia, botuar në 1516, ku përshkruan sistemin politik të një vendi ideal në një ishull imagjinar. More e këshilloi mbretin kundër ndarjes nga Kisha Katolike dhe kur mbreti nuk e pranoi këshillën, More refuzoi ta njohë atë si shef Suprem të Kishës së Anglisë. More gjithashtu kundërshtoi martesën e Henrit me Katherinën e Aragonit. Për këto, ai u gjykua për tradhëti, u dënua nën dëshmi të reme, dhe u ekzekutua me  prerje të kokës. Papa Pius XI e kanonizoi Thomas Morin 400 vjet më vonë në vitin 1935, duke e shpallur "Martir të Kishës"; në vitin 2000, Papa Gjon Pali II  e shpalli Morin "Padron (mbrojtës) hyjnor të shtetit dhe politikanëve". Që nga viti 1980, Kisha e Anglisë e ka përfshirë Thomas Morin në  shumë liturgji si Martir të Reformimit. Në vitin 2002, në një sondazh nga BBC, More u rendit në vendin e 37-të mes 100 britanikëve më të mëdhenj në të gjitha kohërat.

1557 - Mbreti Filipi II i Spanjës, bashkëshort i Mbretëreshës Mary të Anglisë, niset me anije nga Dover në luftë me Francën, sulm që përfundimisht çoi në humbjen e qytetit të Kalesë (Calais), zotërimi i fundit anglez në kontinent - Mary kurrë nuk e pa më burrin e saj, por ajo fitoi emër si përndjekëse e rreptë e protestantëve, duke duke u quajtur "Bloody Mary", sot një lloj pije e kuqe si gjaku, në kujtim të bëmave të saj.  

1614 - Qyteti maltez Zejtun dhe fshatrat përreth përballen me një bastisje nga forcat osmane. Kjo ishte përpjekja e fundit e pasuksesshme nga osmanët për të pushtuar ishullin e Maltës.

1785 - Dollari zgjidhet pa asnjë kundërshtim si njësia monetare e Shteteve të Bashkuara.

1854 - Në Jackson, Michigan, zhvillohet kuvendi i parë i Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara.

1885 - Shkencëtari francez Louis Pasteur provon me sukses vaksinën e tij kundër tërbimit për Joseph Meister, një fëmijë i cili ishte kafshuar nga një qen tërbuar.

1887 - David Kalakaua, mbreti i Hawait, detyrohet nga amerikanët për të nënshkruar Kushtetutën që u quajt Kushtetuta Bajonet (nga mënyra e detyrimit që u përdor) - kushtetuta u jepte amerikanëve më shumë pushtet në ishujt Hawaii pikërisht pas dy vjetësh, më 6 korrik 1898, Hawai u shpall territor i Shteteve të Bashkuara dhe më 21 gusht 1959, u bë shtet anëtar.

1923 Krijohet Bashkimi i Republikave Sovjetike, shtet një-partiak komunist - do të shpërbëhej pas 68 vjetësh.

1939 - Holokausti: Mbyllen bizneset e fundit të mbetura hebraike në Gjermani.

1942 - Anne Frank dhe familja e saj shkojnë të fshihen në "Anksin Sekret", mbi zyrën e babait të saj në një depo të Amsterdamit.

1995 - Gjatë Luftës së Bosnjës, gjenerali serb Ratko Mlladiç fillon sulmin në qytetin boshnjak të Srebrenicës, dhe metrupat e tij vret më shumë se 8.000 boshnjakë - atëherë-Sekretar i përgjithshëm i OKB- së, Boutros Boutros-Ghali, i quajti këto vrasje si krimin më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore - krahasim me krimet naziste

Mendim i ditës
"Krenaria mendon se lumturia e saj shkëlqen më shumë duke u krahasuar me fatkeqësitë e të tjerëve."
Thomas More (za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HEQJA E MBETJEVE HAPËSINORE (07.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?328 - HAPET ZYRTARISHT URA E KONSTANDINIT E NDËRTUAR MBI DANUB (07.06.2014)
IMITUESIT E STATUJËS SË LIRISË (07.04.2014)
PËRPJEKJE PËR MBROJTJEN E PINGUINËVE (07.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 korrik?1456 - LUFTËRAT OSMANE NË EUROPË (07.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 korrik?1608 - FRANCEZI SAMUEL DE CHAMPLAIN THEMELON QYTETIN QUEBEC (07.03.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?437 - VALENTINIAN III FILLON MBRETËRIMIN MBI PERANDORINË ROMAKE TË PERËNDIMIT (07.03.2014)
BRENDA TOKËS NDOSHTA EDHE NJË TOKË? (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 1 korrik?552 - BETEJA E TAGINAES (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 qershor?1422 - ZHVILLOHET BETEJA E ARBEDOS MIDIS DUKËS SË MILANOS DHE KANTONEVE ZVICERANE (06.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]