VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HEQJA E MBETJEVE HAPËSINORE

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 10:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
HEQJA E MBETJEVE HAPËSINORE

E Djelë, 07.06.2014, 05:01pm (GMT+1)


Çdo gjë që ne hedhim në orbitën rreth tokës pas një kohe bëhet mbetje hapësinore. Shkencëtarët thonë se rritja e numrit të objekteve të papërdorshme që sillen rreth tokës po kërcënon funksionimin satelitëve si dhe fluturimet në hapësirë"‹"‹. Agjencia Evropiane e Hapësirë"‹"‹s, ESA, ka në plan ta zgjidhë këtë problem.

Siç përshkruhet në filmin Gravity, fitues i çmimit Oskar, mbetetjet hapësinore "‹"‹mund të jenë vdekjeprurëse.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA thotë se 500 mijë objekte ndodhen në hapësirë"‹"‹ dhe më shumë se 20 mijë prej tyre janë më të mëdha se sa një mollë. Shumica e këtyre mbetjeve lëvizin me një shpejtësi prej më shumë se 25 mijë kilometra në orë.

Me këtë shpejtësi, madje edhe një copë metali e madhësisë së një qershie mund të shkaktojë dëme të mëdha, thotë zëvendës kreu i ESA-s për mbetjet hapësinore"‹"‹, Holger Krag.

"Me këtë shpejtësi të dy objektet do të thyheshin në copëza, kjo do të ishte keq për objektin e goditur dhe për mjedisin sepse më pas do të shtoheshin fragmente të tjera të cilat përsëri do të mund të përplaseshin me objekte të tjera".

Shkencëtarët monitorojnë rrugën e mbetjeve hapësinore "‹"‹dhe nganjëherë ripozicionojnë satelitët apo edhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës "‹"‹për të shmangur përplasjet. Por Holger Krag thotë se për vëzhgimin e mbetjeve orbitale në hapësirë duhen sensorë të fuqishëm.

"Komanda strategjike e NASA-s i ka këta sensorë, që janë relike të Luftës së Ftohtë dhe përdoreshin për të diktuar afrimin e raketave. Është një rrjet global i radarëve dhe stacioneve të teleskopëve në tokë të cilët vazhdimisht vezhgojnë lëvizjet në hapësirë".

Humbja e komunikimit, sistemit satelitor të navigimit, GPS ose një sateliti shkencor mund të kenë efekte shkatërruese, kështu që shkencëtarët po shqyrtojnë mundësinë e heqjes së mbetjeve të rrezikshme hapësinore.

"Kjo kërkon planifikimin e një misioni për heqjen e mbetjeve orbitale në hapësirë. Për realizimin e një misioni të këtij lloji nevojitet një teknologji shumë komplekse".
Disa modele janë në shqyrtim, përfshirë përdorimin e një sateliti që mund t'i godasë me rreze mbetjet në lëvizje për të ngadalësuar shpejtësinë e tyre dhe për t'i tërhequr ato në atmosferën e tokës ku ato do të digjeshin.

Objektet më të vogla mund të goditen me lazer nga një bazë tokësore, ndërsa objektet e mëdha që mund të thyhen deri në mijëra copra të vogla mund të ulen me satelitë të veçantë robotikë.

Edhe pse misione të tilla mund të kushtojnë deri në 200 milionë dollarë, zoti Krag thotë se ato duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të parandaluar mundësinë e përplasjeve më të mëdha që mund të shkaktojnë fluturimin e mijëra copave të tjera vdekjeprurëse rreth tokës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?328 - HAPET ZYRTARISHT URA E KONSTANDINIT E NDËRTUAR MBI DANUB (07.06.2014)
IMITUESIT E STATUJËS SË LIRISË (07.04.2014)
PËRPJEKJE PËR MBROJTJEN E PINGUINËVE (07.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 korrik?1456 - LUFTËRAT OSMANE NË EUROPË (07.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 korrik?1608 - FRANCEZI SAMUEL DE CHAMPLAIN THEMELON QYTETIN QUEBEC (07.03.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?437 - VALENTINIAN III FILLON MBRETËRIMIN MBI PERANDORINË ROMAKE TË PERËNDIMIT (07.03.2014)
BRENDA TOKËS NDOSHTA EDHE NJË TOKË? (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 1 korrik?552 - BETEJA E TAGINAES (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 qershor?1422 - ZHVILLOHET BETEJA E ARBEDOS MIDIS DUKËS SË MILANOS DHE KANTONEVE ZVICERANE (06.30.2014)
KËPUCËT LOUBOUTIN - SA DO TË PAGUANIT PËR TË PASUR NË KËMBËT TUAJA NJË VEPËR ARTISTIKE? (06.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]