VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?328 - HAPET ZYRTARISHT URA E KONSTANDINIT E NDËRTUAR MBI DANUB

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 06:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?
328 - HAPET ZYRTARISHT URA E KONSTANDINIT E NDËRTUAR MBI DANUB

E Djelë, 07.06.2014, 08:56am (GMT+1)



328 - Hapet zyrtarisht Ura e Konstandinit e ndërtuar mbi Danub midis Korabit, Rumani dhe Gigen, Bullgari, nga arkitekti romak Theophilus Patricius. Ura, kryesisht prej druri, u përurua në praninë e perandorit Konstandini i Madh. Me një gjatësi prej 2437 metrash, Ura e Konstandinit është konsideruar si ura e lashtë më e gjatë në botë, dhe një nga urat më të gjata në të gjitha kohërat që lidh dy brigjet e një lumi. Ura mbeti në përdorim për katër dekada, pastaj nuk përmendet më. Përpjekjet për të gjetur vendodhjen e urës filluan në shekullin e 17-të, dhe u ndërprenë për të rifilluar në fund të shekullit të 19-të. Në vitin 1934, Dumitru Tudor botoi veprën e parë të plotë, duke përcaktuar vendin e saktë të saj.  

1295 - Skocia dhe Franca formojnë një aleancë kundër Anglisë. Kushtet e traktatit përcaktonin se nëse një prej dy vendeve sulmohej nga Anglia, vendi tjetër do të pushtonte territorin angleze. Në 1429, skocezët i shkuan në ndihmë Zhan D'Arkës në betejën e famshme të Orleanit ndërsa Anglia kishte pushtuar Francën.

1610 - John Guy niset për lundrim nga Bristol i Anglisë me 39 emigrantë për në ishullin Newfoundland, afër Kanadasë, ku krijoi një koloni. Guy u kthye në Angli në prill 1613 për të mbledhur ndihma për koloninë e re, por pa sukses; pas kësaj ai u dha pas tregëtisë e politikës, dhe nuk u kthye më në Newfoundland. Emri zyrtar i ishullit ishte "Newfoundland" deri në vitin 2001, kur ndryshoi në "Newfoundland & Labrador"

1687 - Shkencëtari Isak Njuton boton "Philosophiae Naturalis Principia Mathematica". Në vitin 1747, fizikani francez Alexis Clairaut e vlerësoi veprën e Njutonit si fillimin e epokës së një revolucioni të madh në fizikë që nxorri në dritë matematikën, shkencë e cila deri atëherë kishte mbetur vetëm hipotetike.

1934 - "E enjtja e Përgjakshme" - Policia hap zjarr mbi marinarët në San Francisko, të cilët ishin hedhur në grevë prej 83 ditësh - ata kërkonin sindikalizmin e gjitha porteve të bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

1943 - Lufta e Dytë Botërore: Flota aleate fillon pushtimin e Sicilisë; ndërkohë që forcat gjermane fillojnë një ofensivë masive kundër Bashkimit Sovjetik në betejën e Kurskut, e njohur gjithashtu e njohur si Operacioni Citadel.

1946 - Bikinit dalin për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Paris, Francë. Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listen e mëkateve. Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 u bënë të zakonshme në plazhe. Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti  "bikini", duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor; katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini. Reard shpresoi se duke përdorur emrin "bikini", do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore.

1950 - Knesseti (Parlamenti izraelit) miraton Ligjin e Kthimit, që u  jep të gjithë hebrenjve të drejtën të emigrojnë në Izrael.

1954 - BBC (British Broadcasting Corporation) transmeton buletinin e saj të parë të lajmeve televizive.

1971 - E drejta e votës: amendamenti njëzet e gjashtë i Kushtetutës së Shtetet e Bashkuara për uljen e moshës së votimit nga 21-18 vjeç vërtetohet zyrtarisht nga presidenti Richard Nixon.

2012 - Londër, Angli; Kryehet përurimi i "˜Shard of Glass' - ndërtesa më e lartë në Evropë, afërsisht 310 metra e lartë; ndërtimi kishte filluar në mars 2009; përfundoi në mars 2012, u përurua në korrik 2012, dhe u hap për publikun më 1 shkurt 2013

Mendim i ditës
"Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është oqean. "
Isak Njuton (za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IMITUESIT E STATUJËS SË LIRISË (07.04.2014)
PËRPJEKJE PËR MBROJTJEN E PINGUINËVE (07.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 korrik?1456 - LUFTËRAT OSMANE NË EUROPË (07.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 korrik?1608 - FRANCEZI SAMUEL DE CHAMPLAIN THEMELON QYTETIN QUEBEC (07.03.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?437 - VALENTINIAN III FILLON MBRETËRIMIN MBI PERANDORINË ROMAKE TË PERËNDIMIT (07.03.2014)
BRENDA TOKËS NDOSHTA EDHE NJË TOKË? (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 1 korrik?552 - BETEJA E TAGINAES (07.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 qershor?1422 - ZHVILLOHET BETEJA E ARBEDOS MIDIS DUKËS SË MILANOS DHE KANTONEVE ZVICERANE (06.30.2014)
KËPUCËT LOUBOUTIN - SA DO TË PAGUANIT PËR TË PASUR NË KËMBËT TUAJA NJË VEPËR ARTISTIKE? (06.29.2014)
ZBULIME TË REJA PËR PLUHURIN E HËNËS (06.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]