VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Atentatori lirohet, misteri mbetet

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 11:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Atentatori lirohet, misteri mbetet
E Hënë, 01.18.2010, 07:38pm (GMT+1)

 

 

 

Mehmet Ali Ahxha, tash 52 vjeç, i cili e plagosi seriozisht Papa Gjon Palin e Dytë në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, rreth 30 vjet më parë, u lirua nga burgu. Ahxha thuhej se ishte militant që kishte lidhje me organizatën e djathtë ekstreme Ujqit Gri të Turqisë, por asnjëherë nuk u zbulua motivi i qartë për sulmin ndaj Papës.



Ishte 13 maji i vitit 1981. Ora ishte pesë pasdite. Vendi ishte Sheshi i Shën Pjetrit në Romë.

Papa Gjon Pali II, me origjinë polake, ishte shfaqur në shesh mbi një xhip të zbuluar. Makina u ndal në mesin e turmës dhe Papa ngriti në duar një vogëlushe.

Në çastin kur ia ktheu prindërve të saj, nga turma u shfaq një dorë që mbante pistoletën automatike Brauning.

U dëgjuan të shtënat dhe Papa u përmbys anash në xhip, me dy plumba në zorrë dhe me plagë në dorën e majtë dhe krahun e djathtë.

Kështu e përshkroi këtë çast Piter Xhenings, lexues i lajmeve nga rrjeti televiziv amerikan ABC.

"Papritmas, të shtëna u dëgjuan nga turma. Sipas dëshmitarëve okularë, Papa mbeti i ngirë për një çast dhe pastaj ra përmbys në ulësen e tij", njoftoi ABC.


Kjo ishte vepër e turkut Mehmet Ali Ahxha, asokohe një 23-vjeçar, i përzier me organizatat e djathta ekstreme dhe me një histori krimesh të dhunshme përkundër moshës së re.

Ai nuk mundi të shkrepë më shumë plumba nga një murgeshë, e cila ia kapi dorën dhe menjëherë personeli i sigurisë e dërgoi në paraburgim, meqë nuk mundi të arratiset për shkak të turmës së madhe.

Pra, atentatori dihej, por motivi ishte i paqartë dhe ende mbetet i tillë, pas gjithë këtyre viteve.

Në gjykimin e tij në Itali, Ahxha tha se kishte vepruar nën urdhrin e atasheut ushtarak të Bullgarisë në Romë, Zilo Vasilev.

Kështu, ai drejtpërdrejt e implikoi botën komuniste në atentatin ndaj pontifikatit polak, i cili ishte simbol i lirisë dhe rezistencës ndaj marksizmit në gjithë Evropën lindore, sidomos në sytë e bashkëkombësve polakë.

Në Poloni, sindikata "Solidariteti" e Leh Valesës ishte themeluar vetëm tetë muaj para atentatit ndaj Papës dhe historia tregon se Moska kishte të drejtë të frikësohet nga prania e një pape polak në Romë, sepse "Solidariteti" dhe Gjon Pali u bënë pyka që e shkundën komunizmin në Evropë.

Por, lidhjet e Ahxhas me shërbimin sekret bullgar, ose me KGB-në sovjetike, asnjëherë nuk u dëshmuan.

Dolën edhe teori të tjera, siç ishte ajo se Perëndimi kishte urdhëruar vrasjen e Papës që pastaj të akuzojë Moskën.

Por, sot Ahxha është i lirë dhe ka premtuar t'u tregojë gazetarëve më shumë javën e ardhshme. Avokati i tij, Gokaj Gyltekin, i tha agjencisë Reuters se nuk duhet të ketë frikë nga lirimi i tij.

"Ai e vuajti dënimin. Nuk ka problem me sistemin gjyqësor. Ai ishte në burg 19 vjet e 11 muaj në Itali për atentatin ndaj Papës dhe 10 vjet në Turqi për ngjarjet e këtushme. Tash ai është i lirë. Nuk ka logjikë që të shfaqet ndonjë reagim ndaj lirimit të tij", tha Gyltekin.

Çfarë do që Mehmet Ali Ahxha eventualisht të pretendojë rreth rastit misterioz, i cili ndodhi 30 vjet më parë, ai me siguri që do të nxisë më shumë pyetje sesa që do të japë përgjigje. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fundi i një shërbimi sekret - Para 20 vjetësh qytetarët e RDGJ sulmuan qendrën e STAS-it (01.16.2010)
Thirrja e kryqëzataveNga Jonathan Philips (01.15.2010)
I ftohti i madh është për faj të njollave diellore? (01.11.2010)
Tri fytyrat e RomësNga Andrew McCarthy (01.11.2010)
El Dorado vërtetë ekziston (01.08.2010)
Google nxjerr në treg supertelefonin (01.06.2010)
Shanse të vogla për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndalimin e Armëve Bërthamore (01.06.2010)
Bashkimi Evropian (BE) i ri duhet të merret më 2010 me probleme të vërteta (01.05.2010)
Gjykata Supreme e Malajzisë lejon fjalën Allah për të krishterët (01.04.2010)
Shkenca që ndryshoi botën në vitin 2009Nga Richard Solash (01.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]