VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vizitorë nga shumë vende te memoriali për hebrenjtë në Berlin

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 10:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Vizitorë nga shumë vende te memoriali për hebrenjtë në Berlin
E Hënë, 05.10.2010, 05:08pm (GMT+1)

Memoriali për hebrenjtë në Berlin

 

 Para 5 vjetësh, në maj të vitit 2005, u përurua në Berlin monumenti për hebrenjtë e vrarë në Evropë. Që prej kësaj kohe ky vend përkujtimor për holokaustin është pjesë përbërëse e një vizite në Berlin.

"Ne hapim në orën 10 dhe në këtë kohë ka shumë njerëz që janë ndërkohë këtu".

Thotë një prej kujdestarëve të monumentit, i cili u shpërndan personave të interesuar broshura me informacione rreth monumentit për hebrejtë e vrarë të Evropës.

Memoriali për hebrenjtë - pjesë e vizitave në Berlin

Çdo vit ky monument vizitohet prej disa miliona njerëzish që vizitojnë Berlinin.

"Unë sjell turistë nga e gjithë bota këtu, sidomos nga vendet anglishtfolëse. Këtë e bëj prej dy vjetësh dhe vij thuajse çdo ditë këtu" - thotë Ben, një i ri amerikan i veshur sportiv. Jashtëzakonisht i arritur, thotë ai, pa ndonjë interpretim të paracaktuar, por me shumë vend për ndjenjat individuale.

"Mbresëlënës", "E dhimbshme". "E pazakonshme. E ndjen veten ngushtë, të vogël, dhe nuk e di". "Të vijnë sërish në mendje të gjitha ato që kemi mësuar në histori, vërtet e fortë".

Kështu mendojnë këta nxënës dhe nxënëse 15-16 vjeçarë nga rrethinat e Shtutgartit. Ata kanë ardhur për ekskursion në Berlin dhe po vizitojnë edhe monumentin. Mësuesja e tyre thotë se ishin vetë të rinjtë, që kishin propozuar për të vizituar monumentin. Edhe vetë mësueses, monumenti i Peter Eisenmanit i duket shumë i efektshëm:

"Kur isha për herë të parë këtu u shokova dhe thashë o Zot ç'paska bërë ky kështu. Pastaj hyra nëpër shtyllat e monumentit dhe pata një ndjenjë të fuqishme, sikur dikush po më shtrëngonte fytin me forcë."

Shoferi i autobusit, që ka sjellë nxënësit në Berlin tregon se shpesh sjell këtu të moshuar, që e kanë përjetuar vetë terrorin nazist dhe Luftën e II Botërore.

"Ata janë fillimisht të heshtur, ndoshta sepse u kujtohen gjëra të ndryshme, dhe flasin rrallë".

'Më pëlqen që ngrenë monumente'

Fëmijët dhe të rinjtë janë ndryshe, ata bëjnë shpesh zhurmë, qeshin e bërtasin dhe thirrjet e tyre bashkohen me zhurmën e makinave, që kalojnë në rrugët përreth.

Përpara monumentit qëndron një grup tjetër turistësh dhe sërish fillojnë të dëgjohen shkrepjet e aparateve fotografikë. Amerikanë, italianë, spanjollë, francezë, secili me mbresat e veta:

"Më pëlqen që ngrenë monumente". "Impressing. Very, very impressing". (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tradhtar dhe i tradhtuarNga Fidelius Schmidt dhe Andreas Ulrich, "Der Spiegel" (05.09.2010)
Njëqindvjetori i lindjes së Presidentit Ronald Regan dhe miqësia e tij me Nënë TerezënNga Frank SHKRELI (05.01.2010)
Ministrja e parë me origjinë turke - Politikanët gjermanë me origjinë të huaj janë raste të rralla (04.30.2010)
EVA BRAUN - GJYSMA TJETËR E QIELLIT TË ZI (04.28.2010)
Timoshenko: Ukraina nuk është në shitje (II) (04.27.2010)
PËRLESHJE NË PARLAMENTIN UKRAINAS (04.27.2010)
Leman Mal'osmani: Jeta ime me Ismailin në vitet e mjerimitNga Fatmira Nikolli (04.24.2010)
Olimpiada e gjermanishtes - traditë e gjallë në Shqipëri (04.22.2010)
QINDRA MIJËRA PELEGRINË SHKOJNË NË TORINO TË SHOHIN PËLHURËN E QEFINIT TË JEZUIT (04.20.2010)
Vendlindja e Mark Tuenit kujton shkrimtarin e madh amerikan (04.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]