VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "MURMANSKI DUHEJ PUSHTUAR!", HITLERI E KUPTOI TEPËR VONË

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 12:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
"MURMANSKI DUHEJ PUSHTUAR!", HITLERI E KUPTOI TEPËR VONË
E Premte, 06.18.2010, 11:18am (GMT+1)

"Murmansku duhet të pushtohet". Kështu kishte vendosur në Strofullën e Ujkut Fyhreri i Rajhut të Tretë dhe kështu duhej të ndodhte. Asnjë gjeneral nuk kishte guxuar t'i kritikonte vendimet e tij, por kësaj radhe urdhri konsiderohej i pazakontë

Beteja e Stalingradit dhe asgjësimi pasues i Armatës së VI-të të von Paulus janë konsideruar si shkaku kryesor i disfatës së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Mungesa e mjeteve, njerëzve, furnizimeve dhe strategjia ushtarake e paqartë e dëshiruar nga Adolf Hitler i shuan përgjithmonë shpresat për ta përfunduar me sukses Operacionin Barbarossa. Nga janari 1943 Ushtria e Kuqe kaloi në sulm dhe brenda një viti e gjysëm arriti që ta zmbrapsë pushtuesin gjerman në brendësi të kufijve të tij. Kujt i detyrohet ky ndryshim kursi i papritur? Cili qe deus ex machina që përmbysi përgjithmonë rrjedhën e historisë? Përgjigjja duhet kërkuar në një qytet të zhytur në stepën e Laponisë ruse: Murmanskun.

"Murmansku duhet të pushtohet". Kështu kishte vendosur në Strofullën e Ujkut Fyhreri i Rajhut të Tretë dhe kështu duhej të ndodhte. Asnjë gjeneral nuk kishte guxuar ndonjëherë t'i kritikonte vendimet e tij, por kësaj radhe urdhri konsiderohej, nga pikëpamja strategjike, i pazakontë. Çfarë rëndësie mund të kishte një vend me 100 mijë banorë (për më tepër, peshkatarë) i ndodhur në veri të rrethit polar arktik ku 8 muaj në vit nuk arrin as edhe një rreze e vetme drite dhe që ishte 1000 kilometra larg nga qytetërimi? Shpjegimin këtyre pikëpyetjeve mund t'ia jepte Gjenerali Eduard Dietl, komandant i korparmatës alpine Norvegia. Qe ai që i listoi Hitlerit masën e mallrave, armëve dhe ushtarëve që mund të arrinte nga Moska në stacionin hekurudhor të Murmanskut, duke vënë kështu në rrezik kufirin ruso-finlandez në Detin Arktik. Në fakt, nga aty rusët do të mund të shtinin në dorë minierat e nikelit të Petsamos dhe mineralet e Narvikut, me rëndësi jetike për ekonominë gjermane të luftës. Hitleri ishte aq i obsesionuar nga rreziqet në të cilat mund të zhytej makina e tij e luftës, aq që qëndroi krejtësisht i cerber përballë objektivave me rëndësi të madhe, si pushtimi i menjëhershëm i Moskës dhe i Leningradit. Në fakt, pushtimi i tyre do t'i jepte një kthesë Operacionit Barbarossa dhe ndoshta të gjithë konfliktit. Por, në vigjilje të luftës Fyhreri nuk kuptoi një rrezik tjetër shumë më të rëndë që vinte nga Murmansku: porti i kësaj qyteze të vogël do të bëhej tash e prapa pika kryesore e zbarkimit të furnizimeve të destinuara për përpjekjen luftarake sovjetike. Qysh gjatë Luftës së Parë Botërore Cari kish filluar punimet për ndërtimin e hekurudhës, duke përdorur në të mijëra të burgosur gjermanë. Llogaritet që nga viti 1915 deri më 1917 për çdo kilometër hekurudhë të gjatë 1400 kilometra vdiqën 17 të burgosur, të prekur nga tifoja, nga i ftohti dhe nga uria. Qëllimi i kësaj vepre madhështore dhe të tmerrshme nuk qenë minierat e veriut, por përdorimi i portit të vetëm të perandorisë, i cili gjatë periudhës dimërore nuk bllokohej nga akujt, duke u mundësuar kështu anijeve ruse eksesin në Atlantik. Portet e Arhangelskut në Detin Balltik dhe Vladivostokut në Lindjen e Largme në fakt bllokohen për 3 muaj, ndërsa ato në Detin e Zi bllokohen nga Bosfori në duart turke dhe ato në Detin Balltik nga Ketagti, ngushtica midis Danimarkës dhe Suedisë. Është korenti i Golfstrimit që e bën Murmanskun portën e vetme të aksesit në Rusi. Uji i ngrohtë kalon hapësirën 1200 kilometra të gjatë midis Groenlandës e Norvegjisë dhe kryen mrekullinë, edhe pse temperatura e atmosferës zbret deri në 50 gradë nën zero gjatë dimrit polar. Kur më 21 prill 1941 Dietl u paraqit tek Hitleri për të diskutuar planin, e gjeti këtë fundit të impenjuar duke lexuar buletinet e luftës. Gjermania po fitonte. Fitore kudo, në Jugosllavi, Greqi, Egjipt dhe asgjë nuk linte të mendohej për pamundësi fitoreje edhe në veriun ekstrem të Evropës. Për këtë Hitleri i tha haptazi Dietl se duhet sulmuar nga kufiri i aleates Finlandë dhe mbuluar ato "100 kilometra qesharake", që i ndanin nga hekurudha shumë e frikshme. Rreziku që kërcënonte prodhimin e çelikut e nikelit, pse jo dhe të gjithë fushatën e Rusisë, ishte një ankth tepër i madh. Pavarësisht aftësisë dialektike magjepsëse të bashkëbiseduesit, Dietl u përgjigj se sipas mendimit të tij ato 100 kilometra nuk qenë aspak qesharake siç tregonin fashikujt e përgatitur nga oficerët e tij lidhur me këtë rajon. Skenari ishte prej ankthi. Ushtarët do të gjendeshin duke luftuar në një terren absolutisht të vështirë, pa rrugë, banesa dhe strehime natyrore, duke qenë zona e privuar nga pemët dhe kaçubet. Një truall i vërtetë i izoluar i mbuluar me borë e akuj ku temperatura i bën të pamundura spostimet. Sipas tij, të luftoje në tundër ishte e pamundur pa rrugë komunikimi të denja për këtë emër, kështu që këshilla e tij ishte që të hiqej dorë nga sulmimi drejtpërsëdrejti i Murmanskut. Aksioni depërtues duhej të ndodhte më në jug, ku peizazhi ishte më i favorshëm për ta ndërprerë në çfarëdo pike hekurudhën. Në këtë rast ruset do të kishin të njëjtat vështirësi transporti të mallrave dhe të ushtarëve si gjermanët. Hitleri mbeti tejet i impresionuar nga argumentimet e Dietl dhe jo vetëm prej theksimit, tonin të thatë, por prej zgjuarësisë së tij. Atëhere Fyhreri vendosi që ta rimendonte dhe e la të lirë gjeneralin. Tri javë më vonë, vendimi i Hitlerit i jepet Dietl nëpërmjet Gjeneralit von Falkenhorst. Ishte një kompromis midis dy pozicioneve. Armata Norvegia duhej të sulmonte në tri pika: alpinët e Dietl duhej të niseshin nga Petsamo kundër qytetit dhe portit të Murmanskut; dy divizione të Korparmatës së XXVI-të duhet të sulmonte më në jug ndaj Kandalakshias dhe akoma 150 kilometra më në jug Korparmata e III-të finlandeze duhej të arrinte Louhin. Një total prej 6 divizionesh. Operacioni "Dhelpra e platintë" (kështu u quajt sulmi kundër Murmanskut) duhej të fillonte 7 ditë pas nisjes së luftimeve, domethënë më 22 qershor. Së bashku me urdhrin, u dorëzuan edhe harta topografike, nga të cilat terreni nuk dukej aq armiqësor sa frikësohej. Vetëm një pjesë e vogël përballë zonës së sulmit ishte e privuar nga rrugët e komunikimit, ndërsa pak më përpara harta sinjalizonte rrugë dhe shtigje. Më 22 qershor 3 milionë ushtarë gjermanë prisnin në errësirë urdhrin e sulmit gjatë 3000 kilometrave front për t'i dhënë jetë pushtimit. Por, e ndryshme ishte atmosfera në Murmansk, ku në orën 2 të mëngjesit shkëlqente dielli. Befasia do të kishte qenë më e paktë nëqoftëse finlandezët nuk do të kishin autorizuar kalimin e një kompanie xheniere gjermane (të veshur me rroba civile) për të përgatitur kalimet mbi lumin Petsamo. Pikërisht në këtë qytet finlandez banonte një konsull rus, i cili, nëqoftëse do t'i kishte kapur lëvizjet në zhvillim, mund ta kishte dhënë alarmin duke e kompromentuar kështu të gjithë pushtimin. Objektivi i parë i Divizionit të II-të Alpin ishte mbrojtja e anës, domethënë të pushtonte gjuhën e tokës që bashkonte "Gadishullin e Peshkatarëve" me tokën për të shmangur surpriza të pakëndshme, ndërsa Regjimenti i 136-të duhej ta kalonte lumin në urën Titovka. Me të kaluar kufirin, pararojat e Regjimentit të 137-të i gjendën përballë mbrojtjeve sovjetike dhe filluan problemet e para. Pozicionet qenë zënë nga siberianë e mongolë që bënë të kuptohej menjëherë se me çfarë do të ndesheshin më pas gjermanët. Qenë njerëz të gatshëm për gjithçka dhe sidomos për të rezistuar deri në fund. Dhe kështu ndodhi. Bunkerët ku qenë vendosur u morën vetëm pas luftimesh të ashpra dhe as zjarrlëshueset nuk i shtynë që të kapitullonin. Vazhduan të luftojnë deri kur u eliminuan nga të shtëna prapa koke. Në këtë pikë gjermanët bënë vetëm 100 robër. Përtej rrjedhës së dytë të ujit, lumit Liza, do të duhej të fillonin rrugët e kalueshme, por shumë shpejt ushtarët kuptuan se nuk kishte asnjë gjurmë të tyre. Çfarë kishte ndodhur? Hartografët e komandës gjermane i kishin interpretuar si rrugë natyrore vijat e dyfishta të hequra në hartat ruse, në realitet, këto paraqisnin linjat telegrafike dhe rrugëtimet e ndjekura nga laponët nomadë. Në këtë mënyrë, mungonte elementi themelor për të vazhduar sulmin e parashikuar nga plani fillestar, i cili në këtë mënyrë duhej të ndryshonte. Kështu u desh të pritej që njerëzit e shërbimit të punës të ndërtonin shtigje për pajimet dhe aksioni drejt Murmanskut mundi të fillonte vetëm më 6 korrik. Ndërkohë, sovjetikët e patën të gjithë kohën që të organizoheshin dhe të përgatisnin kundërmasat e tyre, nëpërmjet një përdorimi të gjerë të artilerisë dhe të avionëve bombardues. Kurse aviacioni gjerman mungonte, pasi Skuadra e V-të Ajrore ishte e impenjuar në sulmin më në jug drejt hekurudhës. Megjithatë, në fund të luginës pas lumit ekzistonte rruga për Murmansk, por gjuajtësit alpinë të Regjimentit të 138-të, megjithëse e kishin në pëllëmbë të dorës, nuk mundën ta arrinin për arsye materiale. Faktikisht, ushtarët gjermanë kishin në dispozicion vetëm artileri jo të përshtatshme (e pamundësuar që të ecte përpara në këtë terren) në vend të tankeve dhe baterive të rënda siç do të duhej të kishte për të mposhtur pengesën ruse. Për më tepër, mungonin përforcimet, duke qenë se dy të tretat e ushtarëve duhej të përdoreshin për të sjellë furnizimet nga prapavijat, në ndryshim nga rusët që nëpërmjet Murmanskut, falë hekurudhës, sollën kolona të mëdha ushtarësh.

Por edhe fati ua ktheu krahët gjermanëve. Komanda e korparmatës ua kishte dërguar urdhrin e operacioneve të hollësishme regjimenteve. Korrieri i Regjimentit të 136-të ishte nisur me gjithë shpejtësinë me motoçikletën e tij drejt komandës së vet taktike për të referuar dokumentin. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe e shenjave rrugore i bënë një shaka të hidhur ushtarit, i cili humbi rrugën dhe shkoi e përfundoi afër pozicioneve ruse. E kotë qe tentativa për ta paralajmëruar me të shtëna dhe ulërima. U kap nga sovjetikët dhe u tërhoq zvarrë në prapavijat ku dhe iu morën dokumenta sekrete të komandës. E kotë qe edhe tentativa e gjermanëve për t'i rikuperuar trupin me një sulm i cili i thye. Më 13 korrik Dietl vendosi që t'i ndryshojë planet në një kohë të shkurtër. Forcat alpine arritën që të penetrojnë në radhët sovjetike, por nuk arritën që t'i çajnë ato. Rusët, në pjesën më të madhe siberianë e mongolë, qëndruan fort dhe arritën që të mbajnë dy kodrina të rëndësishme pranë liqenit Lungo. Kodrina pa asnjë emër, të panjohura e pa histori, vetëm 300 metra të larta. Kodrina sigurisht të mallkuara nga gjermanët, por që qenë vendimtare dhe nuk u pushtuan dot. Sipërfaqësia me të cilën Hitleri mendoi që të mbulonte ato 100 kilometra qesharake doli menjëherë në dritën e diellit. Mungonte gjithçka: artileria, ushqime, por sidomos avionë dhe mjete transporti. Elokuente historia e shërbimit të transportit që kreu shërbim 24 orë radhazi pa fjetur. Për të transportuar një të plagosur në vendin e mjekimit duheshin 4 persona për 10 kilometra ecje. Reparte të tëra u tretën si bora në diell në këtë mënyrë. Më 17 korrik Gjenerali Dietl vendosi që ta ndërpresë sulmin dhe të qëndrojë në pozita mbrojtëse. Murmansku ishte akoma 45 kilometra larg. Cilat qenë gabimet kryesore? Dhe i kujt qe faji? Sigurisht që sulmi nuk duhej të zhvillohej në tri vende kaq të largët midis tyre. Tri pyka në po aq pika të ndryshme qenë kundra edhe rregullave themelore taktike, sipas të cilave, përhapja e forcave është kundërprodhuese. Mjafton të mendosh për aviacionin e pakët që u përdor një herë në veri dhe një herë në jug. Por, fajet nuk duhet t'i vihen tërësisht Fyhrerit, por finlandezëve. Qenë ata që i këshilluan keq gjermanët. Mareshali finlandez Mannerheim i kish bërë të pranishme komandës gjermane se sipas mendimit të tij ishte e pamundur të përdoreshin dhe furnizoheshin njëkohëësisht më shumë se 2 divizione për sektor, siç i ishte këshilluar dhe për këtë gjermanët nuk arritën që të çajnë në asnjërën prej tri pikave. Të dy divizionet e Korparmatës së 26-të që shpërtheu 4 kilometra në jug të alpinëve të Dietl dhe që duhej të arrinte e të ndërpriste hekurudhën në Kandalakshia, arriti në 36 kilometra larg objektivit, duke iu dashur më pas që të ndalej.

I njëjti fat për Korparmatën e 3-të finlandeze që ngeci 70 kilometra larg nga hekurudha. Një këshillë domethënë e gabuar, por sigurisht e kuptueshme po të kesh parasysh pajisjen e dobët dhe të vjetruar të ushtrisë finlandeze. Sulmi mund të kryhej me 5-6 divizione ndoshta nëpërmjet furnizimit ajror dhe sidomos me përdorimin masiv të njerëzve dhe mjeteve për ndërtimin e rrugëve. Por, Hitleri dhe Vermahti nuk e kuptuan rëndësinë e objektivit dhe vazhduan që ta konsiderojnë këtë front si dytësor respektivisht betejave që po bëheshin më në jug, për të arritur Moskën dhe Leningradin. Gjithsesi, dështimi fillestar nuk bëri të kuptoheshin vështirësitë operative dhe sulmi u ritentua më 8 shtator. Por, shumë vonë. Rusët kishin sjellë përforcime të reja që arritën ta frenonin avancimin gjerman që fillimisht kishte arritur t'i mbante larg sovjetikët nga kodrat pranë liqenit Lungo. Nuk kishte asnjë çast të lirë. Gjermanët hidheshin në sulm, pushtonin pozicionet armike dhe menjëherë fillonte kundërsulmi i siberianëve. Mitralozët gjermanë i kosisnin, por më pas mbërrinin të tjerë. Më 19 shtator njerëzit e Dietl u desh që të pozicionoheshin në bregun lindor të lumit Liza. Në tri tentativat për ta marrë atë "lumë të mallkuar" kishte gllabëruar deri në atë moment 2211 të vdekur, 7854 të plagosur dhe 425 të humbur. Më 23 shtator filloi që të bjerë dëbora e parë. Po fillonte dimri arktik, domethënë akull dhe errësirë. Por, aktivitetet në portin e Murmanskut nuk reshtën. Çdo ditë vinin anije të shumta amerikane që shkarkonin masën e madhe të materialeve që vendosi fatin e luftës. Ja prova, domethënë shifrat, që e provojnë një pohim të tillë. Vetëm gjatë vitit të parë të parë pas hyrjes në fuqi të programit të ndihmave u zbarkuan:

3052 avionë (Gjermania e përballoi fushatën e Rusisë me 1830 avionë)

4048 tanke (Vermahti posedonte me 22 qershor të vitit 1941 3580 tanke)

520000 automojete të çdo lloji (Gjermania kishte hyrë në luftë me 600000 automjete)

Beteja vazhdoi edhe gjatë dimrit. Përvjetori 24 i Revolucionit të Tetorit, që sipas kalendarit gregorian, bie më 7 nëntor, qe për Stalinin një ditë e mallkuar. Jo vetëm Moska sulmohej nga shumë pika prej gjermanëve, por pranë Murmanskut, 2600 kilometra më në veri, komandanti i Divizionit të X-të sovjetik vendosi që të sulmojë si dhuratë për t'ia ofruar tribunit të tij. Operacioni që u zgjat për 5 ditë nuk arriti asnjë rezultat, megjithëse sovjetikët kishin pajime më të mira dhe qenë numerikisht më të shumtë. Disfata demonstroi se terreni dhe kushtet atmosferike përbënin një pengesë të pakapërcyeshme për çdo sulmues. Por, Stalini i frikësohej më shumë se çdo gjëje tjetër faktit se mos hekurudha mund të ndërpritej dhe çdo çmim njerëzor për ta mbrojtur nuk ju duk asnjëherë i lartë. Nga ana tjetër, Hitleri ishte i bindur se humbjet e pafundme njerëzore dhe materiale të Ushtrisë së Kuqe nuk mund të zëvendësoheshin.

Në vjeshtë, në Kiev, gjermanët kishin kapur apo shkatërruar 900 topa, 3000 topa dhe 15000 automjete, ndërsa në Viazma-Briansk sovjetikët kishin humbur 1250 tanke. Por, Fyhreri arsyetonte me njësi matëse perëndimore dhe nuk mund ta kuptonte pafundësinë e rezervave ruse dhe të ndihmave amerikane, aq sa arriti të thotë: "Ky kundërshtar nuk do të ringrihet më". Në realitet, ndihmat gjatë vitit 1942 i mbushën humbjet e pësuara. Një herë të vetme aleatët nuk arritën ta ankoronin karvanin e tyre. Bëhet fjalë për karvanin PQ17 që kalonte nëpër Detin e Veriut. Anijet tregtare mbroheshin nga luftanije dhe nga aeroplanmbajtëse të ndryshme. Kur arritën në afërsi të Detit Barenc, Admirali anglez Jan Mayen mori një mesazh alarmues, domethënë se karvani po përgatitej të sulmohej nga forca shumë më të mëdha. Anijet e luftës atëherë u tërhoqën dhe anijet tregtare kërkuan që të arrijnë Murmanskun me thonj e me dhëmbë. Por, këto të fundit nuk u sulmuan nga anijet gjermane (prej frikës se mos nga ana e tyre goditeshin prej avionëve anglezë), por nga nëndetëset e Admiralit Donitz. Mbytja qe një katastrofë për aleatët. U humbën 3350 automjete, 430 tanke, 210 avionë dhe 100000 tonelata të tjera në materiale. Megjithatë qe një leksion i vështirë, por i drejtë. Prej asaj dite asnjë karvan aleat nuk u la pa mbrojtjen e duhur dhe kjo i dha frytet e saj. Prej 16 milionë e gjysëm tonelatave të furnizuara Bashkimit Sovjetik nga Amerika, 14 milionë e arritën destinacionin e tyre, pothuajse të gjitha nëpërmjet Murmanskut. Këto furnizime përfshinin: 13000 tanke, 135000 mitralozë, 90 milionë metër stof për uniforma dhe 11 milionë palë çizme për ushtarët. Në fund të prillit, pas muajsh ngrirjeje, Armata 14 sovjetike u kthye në sulm me një ofensivë të madhe që përmblidhte një aksion në formë pince dhe përdorimin e forcave ajrore e tokësore, me objektiv pushtimin e Finlandës së veriut. Luftimet e ashpra zgjatën deri më 10 maj, por pa mundur rusët të depërtonin në mënyrë vendimtare në rreshtimin gjerman. Këta të fundit qenë pozicionuar tashmë në mbrojtje dhe qëndruan fort pa e lëshuar atë terren, humbja e të cilit do të nënkuptonte një shembje të frontit. Por, kësaj radhe rusët kryen një gabim shumë të rëndë. Divizioni i 155-të, karta e fundit për t'u luajtur që t'i jepej goditja finale gjermanëve, nuk e kishte marrë pajimin e nevojshëm për të përballuar temperaturat e tundrës. Rezultati qe që kompani të tëra mbetën të ngrira nën centimetra të tërë dëbore, përpara se të mund të sulmonin gjermanët. Nga 6000 rusë, vetëm 500 arritën zonën e luftimit.

Në përgjithësi, mund të thuhet se me përjashtim të fitoreve të arritura gjatë fazës mbrojtëse, fushata qe për gjermanët një mossukses i vërtetë. Korparmata alpine, e cila duhet të mbulonte ato 100 kilometra qesharake u ndal menjëherë pas lumit Liza dhe hekurudha e Murmanskut nuk u arrit asnjëherë. Edhe bombardimet sporadike të aviacionit nuk arritën të bllokojnë për periudha të gjata trafikun hekurudhor dhe Bashkimi Sovjetik mundi të vazhdojë t'i përfitojë pa shumë probleme furnizimet amerikane.

Pas muajsh beteje, fronti tashmë kishte ndaluar. Do të lëvizte vetëm dy vjet më vonë drejt perëndimit, kur gjermanët filluan të mbrojnë vetëm vetveten nga katastrofa iminente e një lufte tashmë të humbur.

 

Përgatiti ARMIN TIRANA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MADOFF, I BURGOSURI MË I FAMSHËM NË AMERIKË (06.15.2010)
GRIMCA BOTËRORËSH, REKORDI I HIDHUR I BELGJIKËS (06.13.2010)
KOSOVA DHE FUTBOLLI SIPAS FADIL VOKRRIT (06.12.2010)
MIGRACIONI NUK ËSHTË SHKAK PËR POPULIZMIN E DJATHTË (06.09.2010)
FAJDEXHINJTË DHE BORXHLINJTË (06.08.2010)
BIZNESI QË LULËZON! TREGTIA ME NJERËZIT DHE VIKTIMAT E HARRUARA (06.07.2010)
FRANCESCO COSSIGA: POLITIKANËT JANË TASHMË MARIONETA NË DUART E BANKIERËVE DHE NË LUMIN E PARASË KORRUPSION LUNDROJNË KARRIERAT DHE PASURITË PERSONALE (06.06.2010)
MASAKRA E TIVARIT, SI U VRANË 8 MIJË SHQIPTARË (06.02.2010)
KRIZA MORALE MË E RËNDË SE KRIZA EKONOMIKE - SKANDALI I MITMARRJES NË GREQI (06.01.2010)
TË KRIJOSH JETËN, A NUK ËSHTË PUNA E ZOTIT? (05.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]