E Mërkurë, 05.01.2024, 02:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
KOREJA E JUGUT VENDI MË I VARUR NGA INTERNETI
E Shtunë, 03.06.2010, 08:26am

Familja Kim ka pranuar të bëhet pjesë e eksperimentit. Por si do t'ia dalë?

 

Koreja e Jugut shpesh herë quhet "shoqëria më e lidhur në internet".

 

 

Ajo ka një prej lidhjeve më të shpejta me internet dhe numrin më të madh të shtëpive të lidhura me informacionet në internet kudo qofshin në botë.

Në fakt, interneti është kaq pjesë integrale e jetës së përditshme të Koresë së Jugut sa që disa njerëz kanë sugjeruar që është e pamundur të fuksionosh pa të. Apo mundesh?

 

Si pjesë një serie programesh të BBC-së kushtuar internetit, që përpiqen të hedhin dritë mbi mënyrën se si interneti e ka ndryshuar botën, korrespodenti i BBC-së, John Sudworth u përpoq të bind koreanoveriorët të jetojnë një javë të tërë pa internet.

 

Fillimi

 

Nuk ishte e lehtë. Fillimisht u thirr një takim i komunitetit të lagjes për banorët e një blloku banimi në qendër të Seulit.

Më tej ngjitje e vështirë nëpër shkallë dhe trokitje në dyer.

Pavarësisht nga moti, u ngjitën postera që i tregonin banorëve të bllokut se kërkonin vullnetarë për eksperimentin.

 

Familja Yang lexoi më shumë libra në javën pa internet

 

Ka një arsye përse koreanojugorët nuk dua të heqin dorë lehtësisht.

Ata janë pjesë e një prej shoqërive më të lidhura në internet.

Ajo karakterizohet nga lidhjet me shpejtësinë më të madhe në botën, dy herë më e shpejtë se në Japoninë fqinje rivale.

Shpeherë qytetarëve të saj u referohet si netizens, një kombinim i fjalëve në anglisht internet plus qytetarë.

Koreanojugorët janë të lidhur me një rrjet masiv informacioni që e transformon mënyrën se si ata mësojnë, konsumojnë, shoqërohen dhe shprehin vetveten.

 

Familjet

MALI I ZI MULTILINGUAL
E Mërkurë, 03.03.2010, 12:18pm

 

Si qëndron puna me të ashtuquajturat gjuhë të reja që po zhvillohen? Njërën prej tyre e gjen në shtetin e vogël ballkanik të Malit të Zi, i cili u shkëput nga Serbia në vitin 2006.

 

Mali i Zi e ka rishkruar kushtetutën e tij, duke e zëvendësuar serbishten me gjuhën malazeze, si gjuhë zyrtare. Dhe në këtë shtet, konceptin e gjuhës amtare e kuptojnë shumë drejtpërdrejt.

 

Ž dhe Z janë të ndryshme

 

Në zyrën e saj në qendër të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë, Jelena Å uÅ¡anj po më mëson si t'i lëvizë buzët për të artikuluar në një mënyrë të re dhe të mprehtë.

 

JELENA: Ne kemi ž dhe z.

 

MARK: E kam të vështirë ta dalloj diferencën.

 

JELENA: Epo, ja që janë të ndryshme.

 

Jelena është njëra prej atyre që bën publicitet për gjuhën malazeze. Kjo gjuhë u bë gjuhë zyrtare në vitin 2007, një vit pasi ky vend shumë i vogël u shkëput nga Serbia, motra më e madhe. Mbështetësit e gjuhës malazeze thonë se ka disa dallime me leksikun dhe shqiptimin e serbishtes. Fjala për qumështin në serbisht për shembull është 'mleko', kurse në malazishte 'mlijeko'. Por dallimi më i fortë, thonë ata, konsiston në dy gërma dhe tinguj të rinj. Pas një mësimi intensiv, unë jam dakord që t'i provoj këta tinguj.

 

Serbishte dhe malazishte

 

 

MARK: “Pra në serbishte dhe malazishte ka Å¡ dhe ž, por vetëm në malazishte ka s dhe z. E saktë?"

 

JELENA: “Po, pak a shumë. Je shumë i aftë.”

 

MARK: “A përfaqësojnë këto dallime vërtet një gjuhë të re, apo kemi të bëjmë vetëm me dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë?”

 

JELENA: “Kur kemi gjuhën serbe dhe gjuhën kroate, pse të mos kemi edhe gjuhën malazeze? Ti ke një komb, dhe kombi zakonisht ka kishën e tij, kulturën e tij, traditën dhe në kulturën, traditën malazeze ne kemi një diçka specifike... le ta quajmë gjuhë.”

VLORË '97: FJALËT E FUNDIT TË LEKË QOKUT

Nga KOSTANDIN KOLIQI


E Martë, 03.02.2010, 11:43am

Dëshmia e oficerit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Kostandin Koliqi: Ja si u vranë oficerët e SHIK-ut në Vlorë, më 28 shkurt 1997


Dëshmia e rrallë e oficerit të Shërbimit Sekret të Ushtrisë, njeriut që pa me sytë e tij masakrën ndaj oficerëve të SHIK-ut në Vlorë dhe ishte i fundit që mundi të komunikonte me ta. Kostandin Koliqi, oficer karriere i specializuar në shërbimet sekrete amerikane, turke dhe gjermane, rrëfen ditën e 28 shkurtit, tmerrin e përjetuar para dhe gjatë sulmit në godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar, ekzekutimin pa mëshirë të punonjësve të SHIK-ut dhe mënyrën si rrodhën ngjarjet. Në një rrëfim të rrallë dhe kontrovers, Koliqi tregon me gisht edhe njerëzit që ai thotë se janë përgjegjës për ato që ndodhën. Dëshmitari okular i historisë së errët të ‘97-ës, oficeri i Shërbimit Informativ të Ushtrisë rrëfen komunikimin e fundit me Lekë Qokun, oficer i SHIK-ut i masakruar në Vlorë, tentativën e dështuar për të shpëtuar Besnik Hidrin dhe detaje të tjera rrëqethëse për sulmin mbi godinën e SHIK-ut

 Të nesërmen, më 28 shkurt, vjen nga Tirana, shefi im, S.K. për të diskutuar me mua për një përplasje informacioni, midis atyre që dërgoja unë dhe atyre që dërgonin oficerët e dërguar nga ministri, me detyrën e marrjes së masave për të mbrojtur Repartet Ushtarake, z. P.L. dhe V.B. Përplasja kishte të bënte me atë që informacionet që dërgoja unë, e paraqisnin të ardhmen shumë të zezë dhe ato që dërgonin ata, e shpjegonin si një gjë që do të kalonte shpejt dhe pa pasoja. Disa orë, pasi S.K. u largua nga Vlora, ndodhi ajo që veç të zezës nuk mund ta quash me ngjyrë tjetër.

Më datë 28 shkurt, ora 18:30, isha në trotuarin e godinës së grevës, lulishten afër godinës nuk mund ta shkelte askush, që nuk njihej nga rojet. Në këtë moment, në rrugë, afër godinës, ndalojnë një furgon dhe një veturë, me targa të Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 veta. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një grindje. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet. Tjetri që u “godit”, bie në tokë. Tre të tjerët, iu hipin makinave dhe nisen në drejtim të SHIK-ut. Personi që ra në tokë, ngrihet dhe bërtet, «me vranë SHIK-asit». «Tek SHIK». Unë shpejtova për në zyrë, në Kuz Baba. Lidhem me godinën, ku ishin në shërbim 16 veta. Lekë Qoku m’u prezantua si përgjegjës. I them se turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se çfarë po bëjnë. Leka më thotë se turma po vendoste një makinë, riportabël, me kazan të ngritur, në hyrje të portës së oborrit, si duket për t’u mbrojtur nga kundërgoditja që mund të merrnin nga godina. Raportoj lart për situatën e krijuar. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 deri 100 veta të armatosur. Kishin edhe granatahedhës. Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve, qëllohet me mitraloz dhe bëhet zjarr thikë. Qëllohej edhe nga një godinë tjetër, në krahun tjetër të godinës së SHIK-ut, njerëzit që ishin brenda, qëllonin në ajër. Nga turma nuk u vra apo plagos asnjë që ishte aty atë natë. Nga turma qëllohej nga 20 metra larg godinës. Pyes Lekën se çfarë shihte dhe a i shihte ata që hapnin zjarr apo jo? Ai më përgjigjet «Në dhomë shoh vetëm tym e flakë, jashtë shoh vetëm gra dhe fëmijë. Ata që na qëllojnë, janë fshehur pas grave dhe fëmijëve dhe nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre.

1000 FAMILJE SHQIPTARE NGA MAQEDONIA KËRKOJNË AZIL NË BELGJIKË
E Hënë, 03.01.2010, 02:52pm

 

Dy muajt e fundit mbi 1000 familje shqiptare nga Likova dhe Kumanova, kanë aplikuar për azil në Belgjikë. Ministria e Jashtme e Maqedonisë, thotë se qytetarët janë manipuluar. Gjasat për të marrë azil në BE janë zero.

 

Vetëm tre muaj pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të regjimit të vizave, në Maqedoni ka dalë në sipërfaqe keqpërdorimi i saj. Familje shqiptare nga komuna e Likovës dhe Kumanovës po udhëtojnë drejtë Belgjikës, ku me të arritur aplikojnë për të fituar statusin e azilkërkuesit. "Më vjen shumë keq kur shikoj pleq, gra, fëmijë duke bredhur rrugëve të Belgjikës, në Namyr, Liezh, Bruksel, të humbur krejtësisht, nuk dinë nga t`ia mbajnë," thotë Abim Neziri, administrator në kryqin e kuq të Belgjikës.

 

Dukuria ka marrë hov

 

Që kjo dukuri ka marrë hov të madh e tregon edhe fakti se shumë nxënës të shkollave në Kumanovë dhe Likovë kërkojnë fletëshpërngulje nga shkollat. "Shpresa dhe dëshira jonë është që ata nxënës të kthehen përsëri në bankat shkollore," thotë Emri Rexhepi drejtor i shkollës "Naim Frashëri" në Kumanovë. Ata që kanë marrë vendim për të udhëtuar drejt Belgjikës nuk parapëlqejnë të flasin në mikrofon për arsyet e ikjes. Por, ata thonë se arsyeja kryesore është kriza ekonomike. "Secili ka hallet e veta dhe kushtet ekonomike që mbretërojnë këtu na detyrojnë të marrim këtë rrugë," thotë një banor i Likovës.

 

Kërkohet durim

 

Sadulla Duraku, në cilësinë e kryetarit të komunës së Likovës, i drejton një apel bashkëqytetarëve të tij, që të mos bien pre e manipulatorëve të cilët keqpërdorin gjendjen e vështirë ekonomike të këtij rajoni, duke premtuar parajsën në Belgjikë. "Unë mendoj se qytetarët tonë do të jenë të durueshëm, sepse çdo krizë ekonomike do të tejkalohet, sikurse e kanë tejkaluar edhe baballarët tanë," thotë Sadulla Duraku.

 

Fluksi i madh i shkuarjes së qytetarëve nga Maqedonia në Belgjikë ka detyruar autoritetet belge që të sinjalizojnë qeverinë e Shkupit. "Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia vetëm gjatë muajit shkurt ka arritur në 349 persona dhe kjo është 50 përqind më shumë se tërë vitin e kaluar," ka deklaruar ambasadori i Belgjikës në Shkup, Mark Mishellson..

FILOZOFI I SHQUAR SHQIPTAR PROFESOR ISUF LUZAJ, QË U DIPLOMUA NË SORBONË DHE U DEKORUA NGA PRESIDENTI REGAN
E Djelë, 02.28.2010, 01:29pm



Marre nga libri : “Shqiptarët e Amerikës”  me autor botuesin e gazetës “Illyria” Vehbi Bajramin

Bisede me Profesor Isuf Luzaj
: “Historine e vertete nuk e shkruan as komunistet, nuk e shkruaj as une, por do te kalojne shume e shume vjet, kur te shuhen inatet dhe merite, te qetesohet deti dhe te dalin nje apo me shume historiane qe te shkruajne historine”.


Vitet 1936-1938 qene vite te zeza, - thote ai. – Kane vdekur fshataret ne Vlore me bar ne goje, ua shoi jeten uria.  Atehere ra dhe termeti qe rrenoi çdo gje. Studentet ishin shume te pakenaqur me gjendjen e krijuar.  Me 28 nentor te vitit 1938, nje mije e teteqind studente te Liceut te Korces bene nje demonstrate te madhe. “Duam buke, populli po vdes”, therritnin ata. Erdhi urdheri per arrestime. I futen studentet ne oborin e liceut dhe ua mbyllen dyert. Tri dite studentet qendruan te mbyllur, pa buke e pa uje. Pas disa ditesh erdhi Harilla Teodosi, inspektor I pergjithshem i pallatit mbreteror, per te inspektuar gjendjen. Ai ishte shqiptar nga Bullgaria qe e fliste dobet shqipen. Dha udher te liroheshin studentet. Liceu i Korçes ishte lice francez. Ishim vetem tre profesore shqiptare: une, Enver Hoxha, qe e emeroi kunati i tij edhe pse nuk kishte diplome dhe Sotir Kozmo. Te tjeret ishin nga Franca. Drejtori i liceut, De Kurvil, mblodhi te gjithe profesoret dhe filloi te pyeste:

KRIJUES ME BIOGRAFI TË PASUR - LETËRSIA DHE BURGJET E PETRO MARKOS

Nga AGIM VINCA


E Djelë, 02.28.2010, 01:09pm

 

Ditët e fundit të vitit 1991, në Tiranë, në moshën 78-vjeçare,vdiq shkrimtari i njohur bashkëkohor shqiptar, Petro Marko. U varros pa bujë, në prag të festës së Vitit të Ri, sipas amanetit të tij, në vendlindje, në fshatin Dhërmi të Himarës. Në këtë fshat të bukur buzë Jonit, më të bukurin në botë, siç e kishte zakon të thoshte vetë, e filloi jetën më 25 nëntor të vitit 1913 Petro Marko.

 

Jeta e Petro Markos-shkruante Filip Ndocaj në vitin 1973,me rastim e 60- vjetorit të lindjes së shkrimtarit-është shumë e gjallë, jashtëzakonisht dinamike, e hequr dhe e vuajtur, endacake e plot peripeti, një roman më vete. Ai është krijues që përjetoi mjerimin e varfërinë; kurbetin dhe mërgimin; burgjet e internimin; ndjekjet dhe persekutimin; që mori pjesë në dy revolucione dhe që, pavarësisht nga mynxyrat e dënimet që pësoi, mbeti tërë jetën idealist i devotshëm.

 

 

I kishte kapërcyer kufijtë e vendlindjes, Dhërmiut, qysh kur ishte djalosh. Tërë jetën ishte përpjekur me vetëdije ta njihte botën e madhe në plotësinë e saj. Dhe t’i kapërcente kufijtë izolues të shteteve, monarkive, diktaturave. E kishte njohur botën jo në hotele komode dhe as me mjete udhëtimi të rehatshme, por në luftëra, beteja, çadra ushtarësh, burgje, biruca, internime, kamionë vullnetarësh a karvane të burgosurish, që i shpinin për t’i ekzekutuar

KONTRABANDË DROGE DHE TREGTI ARMËSH - PAZARLLËQE TEK KONTRAKTUESIT E NATO-s
E Shtunë, 02.27.2010, 05:19pm

 

 

Kontrabandë droge nën çatinë e NATO-s? Këtë dyshim ka aktualisht një gjeneral gjerman kundër një firme kontraktuese të trupës ndërkombëtare mbrojtëse në Afganistan.

Jo cilido, që lan uniformat për ushtrinë gjermane dhe NATO-n duhet të jetë i pastër (i panjollosur). Kjo përshtypje sa vjen e po i krijohet kreut të NATO-s.Pas hulumtimeve të reporterëve të programit radiofonik NDRInfo, kryekomandanti i misionit ISAF në Afganistan, ka urdhëruar të verifikohet nëse porosi të dhëna firmës nga Dyseldorfi Ecolog AG, për lavanderi dhe për heqje plehrash janë keqpërdorur për veprimtari të paligjshme. Për kontrabandë të mundshme droge bëhet fjalë në shtabin ushtarak qendror të NATO-s.

 

Dyshime për vepra penale

 

Urdhrat për misionin ISAF në Afganistan vijnë nga Brunssumi në Holandë, në afërsi të kufirit gjerman. Këtu, në Komandën e Forcave të Bashkuara Aleate (Allied Joint Forces Command), planifikohet logjistika e misionit të Afganistanit. Dhe këtu u negociuan që prej 2003-it edhe kontratat me ofruesin e shërbimeve nga Dyseldorfi, Ecolog. Për shembull për livrim nafte, për lavanderi dhe për heqje plehrash të shtabit qendror të ISAF-it. Dhe prej dy javësh këtu po verifikohen informacione të vetë NATO-s, sipas të cilave punonjës të Ecologut dhe familja shqiptare nga Maqedonia, që qëndron pas Ecologut, dyshohet të jenë të përfshira në vepra penale.

 

Komandanti në Brunssum, gjenerali gjerman me katër yje Egon Ramms i tha NDRInfos: "Në bazë të informacioneve që kam tani në dispozicion jam i interesuar të verifikoj nëse firma Ecolog i shfrytëzon ndoshta kontratat që ka lidhur me ne, po e them shumë thjesht, për të kryer veprime të paligjshme, që nuk mund të jenë në interes të NATO-s, as të ISAF-it dhe as të vendeve të përfshira. Në bazë të asaj që di, ekziston rreziku që të jetë kontrabanduar drogë dhe gjëra të të ngjashme. Dhe këtu do të nisë puna ime sqaruese."

 

Familja Destani është mbrapa Ecolog-ut

RASTE TË VËSHTIRA, NDIKIM I KUFIZUAR - GJYKATA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
E Djelë, 02.21.2010, 12:23pm

 

 

Procese të stërzgjatura gjyqësore, tortura apo trajtime çnjerëzore, shkelje të së drejtës së pronësisë - rastet, me të cilat merret Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Por si punon kjo gjykatë?

 

30.000 ankesa të reja i mbërrijnë gjykatës çdo vit, rreth 10.000 raste janë ndërkohë në proces.  Persona privatë, organizata jo qeveritare apo shtete ankohen në të për shkeljen nga ndonjë shtet anëtar i Këshillit të Evropës, i të drejtave të njeriut që garantohen prej Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në Këshillin e Evropës ndërkohë janë bashkuar 47 shtete evropiane, në mënyrë që edhe përmes marrëveshjeve të përbashkëta, siç është Konventa e të Drejtave të Njeriut, të forcojnë  parimet e përbashkëta evropiane si dhe përparimin ekonomik e social të Evropës.  

 

                                                                           

Punë voluminoze seleksionimi dhe përpunimi

 

KATE MOSS QAN ME LOTË NË KUJTIMIN E ALEXANDER MCQUEEN (Fotogaleri)
E Shtunë, 02.20.2010, 10:40am

Voal-online –Në pasrelen e sfilatës së organizuar në Londër nga Naomi Campbell për të mbledhur fonde në favor të viktimave të tërmetit të Haitit, Kate Moss ka zgjedhur të sfilojë me një veshje të koleksionit pranverë/verë 2010 të Alexander McQueen, e fundmja e dizajnuar nga stilisti që vdiq para disa ditësh.

KA VDEKUR ABDULKHAKIM ISMAILOV, USHTARI QË U PAVDEKËSUA DUKE NGRITUR FLAMURIN MBI REICHSTAG (Fotogaleri)
E Enjte, 02.18.2010, 05:07pm

Voal-online –Abdulkhakim Ismailov, njëri prej tre ushtarëve sovjetikë të pavdekësuar në një fotografit të famshme tek ngrinin flamurin e kuq mbi Reichstag (Rajhshtag) të Berlini në majin e vitit 1945, ka vdekur dje në moshën 93 vjeçare në Khassaviourt, në Daghestan, Republikë ruse e Kaukazit.

  » HISTORI ROMANTIKE DASHURIE NGA SHAH JAHAN DHE TAXH MAHALLI DERI TEK EDITH PIAF E LIZ TAYLOR
  » ZJARR NËN ÇATI: A DO TA NDIHMOJË BASHKIMI EVROPIAN GREQINË?
  » Rënia e Twin Towers parë nga lart (Fotogaleri)
  » Berlusconi dhe bijtë, dreka e "shquar"
  » Shkodra qyteti im: Këngët shkodrane dhe historia e tyreNga ISA ALIBALI
  » Greqia ka dëmtuar klubin e Europës
  » Brandenburgu thyen "kartelin e heshtjes"
  » Sot Rumania kampione e spiunazhit - as Çaushesku nuk kishte aq shumë 007
  »   ZJARRE DHE KAMABANANga MIHAIL ANTONESCU*
  » Shpëtim nga Holokausti



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]