E Premte, 04.26.2024, 10:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

Shkenca që ndryshoi botën në vitin 2009

Nga Richard Solash


E Premte, 01.01.2010, 10:49am

Këtë vit, shkenca dhe teknologjia na kanë ndihmuar që botën ta kuptojmë në mënyrë krejtësisht të re: hulumtuesit i kanë shkatërruar protonet së bashku dhe i janë afruar zbulimit të sekrtetit të kësaj çështjeje. Në Iran dhe në Moldavi, ku kanalet e mediave konvencionale ishin të mbyllura, lëvizjet protestuese u dërguan nëpër botë nëpërmjet Tviterit në internet. Nga ana tjetër, me gjithë financimet ndonjëherë të vogla për hulumtime, nuk kanë munguar as zbulimet në mjekësi, përfshirë edhe testin premtues të vaksinës kundër sëmundjes SIDA.


Depërtimi i thellë në brendi të atomit dukej sikur një fiksion shkencor, apo edhe endërr e shkencëtarëve, por, në dhjetor të vitit 2009, u ndërmor një hap gjigand drejt arritjes së këtij depërtimi.

Me zgjidhjen e problemeve teknike, ky projekt e dërgoi shtyllën e protoneve në udhëtim, me një shpejtësi rekorde prej 1,200 miliardë volt elektron të energjisë nëpër një gyp nën kufirin Francë – Zvicër.

Me këtë sukes të madh në fillim, është përgatitur shkalla për zbulimin e grimcave misterioze subatomike dhe me gjasë disa nga çelësat për vetë universin.

Ja se ç’thotë për projektin LHC (Large Hadron Collider), Rolf Hojer, drejtor i përgjithshëm i Organizatës evropiane për kërkime borthamore.

“LHC mendoj se na sjell shumë afër për kuptimin e shkallës së hershme të universit: si u zhvillua universi? Pra, shumë pyetje ngacmuese. Po ashtu, afro 95% të universit ne nuk e njohim, nuk e kuptojmë të ashtuquajturin univers të errët. Personalisht, shpresoj se projekti LHC do të hedhë dritën e parë në këtë univers të errët”, thotë Ralf Hojer.

Derisa protonet po gumëzhinin në tokë, ka pasur shumë të arritura teknologjike edhe mbi tokë.

Faqja shoqërore e re në internet Tviter, që shfrytëzuesve u mundëson të gjurmojnë çdo gjë, prej planeve për drekë të shokëve e deri te lëvizjet protestuese, ka pasur efekt të madh në vitin 2009.

Jo vetëm që është bërë fenomen global, me afro 60 milionë shfrytëzues për një muaj, në fund të vitit, por kjo adresë në internet, së bashku me rrjetet tjera shoqërore, ka luajtur një rol të rëndësishëm politik.

Ajo i ka ndihmuar demonstruesit që t’i organizojnë protestat pas zgjedhore në Moldavi në muajin prill 2009 dhe në qershor protestat në Iran. Shumë e kanë përdorur rrjetin Tviter për ta thyer bllokadën e mediave, të imponuar nga shteti.

Brajan Çen është ekspert për çështje të teknologjisë.

“Tviter tash është trevjeçar, por përfundimisht në sipërfaqe ka shpërthyer këtë vit. Ne shohim njerëz duke bërë gazetari qytetare në nivele shumë të larta. Aplikimet politike definitivisht janë më interesantet, pasi më në fund ne u japim zë njerëzve, të cilët, në kushte normale, janë të shtypur. Kjo është gjithë ideja e demokracisë digjitale, që secili që ka qasje në internet dhe në Tviter, të jetë në gjendje të shkëmbejë informacione, duke e kundërshtuar shtypjen”, thotë eksperti Çen.

Në vitin 2009, miliona Tviter mesazhe ishin dërguar nëpërmjet të të ashtuquajturëve telefona të zgjuar, një pajisje që e plotëson boshllëkun ndërmjet telefonave e kompjuterëve.

Në këtë vit është shënuar një rritje e aplikimeve për këtë lloj të telefonave dhe e programeve që mund të shkarkohen.

Kompoania Ejpël (Apple) ka regjistruar 1 miliard të aplikacioneve të shkarkuara këtë vit dhe tash ofron më se 100 mijë sosh.

Analisti për teknologji, Brajan Çen, thotë:

Burj Dubai, kulla rekord botëror e cila ka me e përzënë krizën botërore
E Martë, 12.29.2009, 09:23pm

 

 

Më 4 janar përurimi i koloses 160 katëshe, që lë poshtë vetes rrokaqiellet e Azisë dhe të SHBA

 

 

Tetëqind metra xham, çelik dhe beton, për një rekord botëror të përthyer në grimca dhe thërrime të pafundme, midis mijëra kundërthëniesh. Burj Dubai, rrokaqiella 160 katesh arrin pikërisht në mesin e tronditjes imobiliare-financiare që ka goditur emiratin, dhe epilogu i të cilit është krejt i kundërti, duke shklasifikuar kundërshtarë të vet në Azi dhe në Amerikë. Ndërtimi ka filluar më  2004, ka arritur rekordet e veta të parë në pranverën e vitit 2007, duke mundur të gjitha ndërtimet e banuara e të banueshme, Sears Tower të Çikagos, Petronas të Kuala Lumpurit, kullën e komunikacionit të Torontos e duke vazhduar me të tjera e të tjera që kanë pasur dikur lavdinë dhe sot nuk përmenden as me emra të përveçëm më. E fundmja që do të binte do të ishte në prillin e vitit 2008, pikërisht kulla e antenës së Radio Varshavës, e lartë 646 metra.

 

Në Dubai tashmë është gati gjithçka. Takimi është për 4 janar kur Lartësia e Tij Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, nënpresident e kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, pra sovran i Dubai, do ta përurojë zyrtarisht mrekullinë e inxhinierisë që hyn drejtpërdrejt në guinness. Një ditë feste për Dubain e për krejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

"The American Interest": Dy shtyllat e "shekullit të ri" amerikan. Sekreti i vogël i modelit amerikan të luftës
E Martë, 12.29.2009, 02:56pm

 

Shekulli XX ka qenë i njohur si "shekulli amerikan". Koncepti u përdor vetëm pasi botuesi i revistës "Time", Henry Luce, e krijoi si term në një numër special të revistës "Life" në vitin 1941 - kur 40 përqind e shekullit tashmë kishte kaluar. Sekreti i vogël i ndyrë i modelit amerikan të luftës qëndron në faktin, që aleatët e Amerikës zakonisht kanë bërë pjesën më të madhe të punës së pisët

 

Shekulli i Njëzet ka qenë i njohur si "shekulli amerikan", megjithëse kjo shprehje erdhi në mënyrë të habitshme. Në të vërtetë, koncepti u përdor vetëm pasi botuesi i revistës "Time", Henry Luce, e krijoi si term në një numër special të revistës "Life" në vitin 1941 - kur 40 përqind e shekullit tashmë kishte kaluar. Për më tepër, 1941 qe një vit në të cilin superioriteti i Amerikës dhe e mënyrës amerikane të jetesës dukeshin goxha problematike. Vetëm një vit më parë, Shtetet e Bashkuara siç e tregonin statistikat, kishin dalë përfundimisht nga dhjetëvjeçari i Depresionit të Madh. Armatat e Gjermanisë naziste pushtonin pjesën më të madhe të Europës, duke u shtrirë nga bregu Atlantik i Francës deri në zemrën e Bashkimit Sovjetik. Në të njëjtin moment, ushtria e Japonisë perandorake pushtonte pothuajse të gjithë Azinë Lindore, nga Mançuria në Kinë dhe deri në Indokinë. Asnjë vëzhgues objektiv nuk mund të fajësohej se ushqente një dozë të caktuar pesimizmi lidhur me të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

 

Pavarësisht kësaj, Luce qe vërtet parashikues. Nga fundi i shekullit të XX-të, pothuajse të gjithë e kanë pranuar gjerësisht se është bërë vërtet fjalë për shekullin amerikan. Sigurisht, asnjë fuqi dhe mënyrë jetese tjetër nuk mund ta meritonte këtë titull. Veç kësaj, në kalimin midis shekullit të XX-të dhe atij të XXI-të është dukur e arsyeshme dhe me vend që të pohohet edhe se i XXI-i do të ishte një shekull amerikan. Në vitet e para të këtij shekulli ka pasur një bum të vogël në botimin e librave dhe të artikujve - disa me tone admiruese, të tjerë përçmues - që janë shtyrë shumë më tej sa të shpallin një perandori amerikane.

 

 

).

Intervistë me Henry Kissinger dhe Hillary Clinton

Nga Jon Meacham


E Hënë, 12.28.2009, 07:23pm

Takim diplomatësh: Hilari Klinton dhe Henri Kisinger flasin për presidentët, prioritetet - si dhe vështirësinë e zbutjes së luftërave

 

-Çfarë ju ka befasuar më shumë që kur keni marrë detyrën e Sekretarit të Shtetit?

Klinton: Ndoshta intensiteti i punës. Eshtë një punë 24 orë në ditë, 7 ditënë javë. Tingëllon thuajse banale, por është një botë shumë e madhe kjo e jona dhe SHBA kanë përgjegjësi pothuajse kudo. Dhe natyra e sfidave që hasim nuk është vetëm dypalëshe apo shumëpalëshe, por janë transnacionale. Një prej sfidave më të mëdha për mua personalisht është të vazhdoj të paraqes një axhendë pohuese, dhe jo reaguese, pasi mund të përfundosh si një sekretare shteti e izoluar në një kuti. Nuk je asnjëherë jashtë pune. Zbret nga avioni, nis punën, më pas shkon diku tjetër, zbret nga avioni, vazhdon punën.

Kisinger: Eshtë e krahasueshme me përvojën time. Kisha qenë këshilltar për sigurinë kombëtare para se të bëhesha sekretar shteti. Kështu që shihja problemet që mbërrinin në Shtëpinë e Bardhë dhe problemet që mbërrinin tek Sekretari i Shtetit. Problemet që mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë janë më shpesh strategjikë, ndërkohë që si sekretar shteti, siç e tha edhe Hilari, ka shumë specifika të tjera, pasi ka kaq shumë vende, me të cilët kemi marrëdhënie. Kështu, në fund të ditës të duhet pothuajse të marrësh vendim - kë do të fyesh, duke mos u marrë me problemet e tij apo të saj? Sepse nuk ka asnjë mundësi të ecësh përpara ndryshe. Eshtë një punë që kërkon vëmendje 24 orëshe. Një prej problemeve të qeverisë është që të ndajë urgjenten nga e rëndësishmja dhe të sigurohesh që po merresh me të rëndësishmen dhe nuk po lejon që urgjentja të të largojë nga vëmendja të rëndësishmen. Një tjetër sfidë që ka një sekretar është se ka stafin më të mirë, por njëkohësisht edhe atë më individualist...

 

Klinton: Ehe.

Kisinger: Me kaq shumë probleme nga të katër anët, ti vësh në punë për një qëllim koherent është një detyrë shumë e vështirë.

Si u bë 25 dhjetori Krishtlindje/A është e vërtetë ditëlindja e Krishtit?
E Premte, 12.25.2009, 09:19am

 

Më 25 dhjetor, kristianët anembanë botës mblidhen për të festuar ditëlindjen e Jezusit. Këngë të gëzueshme, liturgji speciale, dhurata të mbledhura me letra të shkëlqyeshme, ushqime festive: të gjitha këto karakterizojnë ditën e festimit sot, të paktën në hemisferën veriore. Por nga erdhi festivali i Krishtlindjes? Si u bë 25 dhjetori i lidhur me ditëlindjen e Jezusit?

 

Bible ofron pak të dhëna: Festimet e lindjes së Jezusit nuk përmenden në Ungjijtë apo Aktet: nuk jepen as data, bile as dhe koha e vitit. Referenca biblike për barinj që janë duke u kujdesur për kopetë e tyre natën kur mësuan lajmin e lindjes së Jezusit (Luka 2:8) mund të sugjerojnë sezonin pranveror të qengjave; nga ana tjetër, në muajin e ftohtë të dhjetorit delet fare mirë mund të kenë qenë në stane. Megjithatë, shumica e studiuesve do të kërkonin maturi rreth nxjerrjes të një detaji të tillë të saktë, por të rastësishëm, nga një narrativë fokusi i së cilës është teologjik më shumë sesa kalendarik.

 

Dëshmia ekstrabiblike nga shekulli i I-rë dhe i II-të është njëlloj e pakët: Nuk ka asnjë përmendje të festimit të ditëlindjes në shkrimet e shkrimtarëve të hershëm kristianë si Irenaeusi (rreth. 130-200) apo Tertuliani (rreth 160-225). Origeni i Aleksandrisë (rreth 165-264) shkon aq larg sa të përqeshë festimet romake të ditëlindjeve, duke i damkosur ato si praktika "pagane" - një tregues i fortë se lindja e Jezusit nuk u shënua me festime të ngjashme në atë vend dhe kohë. Për aq sa mund të tregoj, Krishlindja nuk festohej aspak në atë kohë.

 

Kjo gjë është në kontrast të fortë me shumë tradita të hershme që rrethojnë ditët e fundit të Jezusit. Secili prej Katër Ungjijve na jep informacion të detajuar rreth kohës së vdekjes së Jezusit. Sipas Gjonit, Jezusi është kryqëzuar sapo qengjat e Pashkës hebraike qenë sakrifikuar. Kjo duhet të ketë ndodhur me 14 të muajit hebre Nisan, pak përpara se dita e pushimit hebraike të fillonte në perëndim të diellit (duke pasur parasysh fillimin e datës 15, pasi në kalendarin hebraik ditët fillojnë në perëndimin e diellit. Megjithatë, tek Mateo, Marku dhe Luka, Darka e Fundit është mbajtur pas perëndimit të diellit, në fillimin e datës 15. Jezusi është kryqëzuar mëngjesin tjetër, akoma në datën 15.

Dëshmi e humanizmit mes popujve - varreza e ushtarëve gjermanë në Tiranë
E Enjte, 12.24.2009, 04:31pm
 

 

 

 

Pllaka memoriale në hyrje të varrezës

 

VOLKSBUND, organizata gjermane që kujdeset për gjetjen e ushtarëve gjermanë, të rënë gjatë luftrave, përkujtoi 90 vjetorin e krijimit. Nën kujdesin e saj në Tiranë është ngritur varreza e ushtarëve gjermanë.

 

Çfarë mesazhi u jep qytetareve shqiptarë kjo varrezë dhe çfarë mendojnë ata për të?

 

Një memorial prej graniti, ku janë gdhendur disa kryqe dhe një tekst përkujtimor është në qendër të varrezës së ushtarëve gjermanë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth memorialit ngrihen tetë kolana ku janë vendosur, sipas rendit alfabetik, emrat e ushtarëve gjermanë, që prehen në këtë varrezë, viti i lindjes dhe i vdekjes. 

 

Dera e ulët e varrezës është e mbyllur me dryn. Afrohem dhe lexoj: Ferdinand Abdinghoff 1915 – 1944, Anton  Ahber 1919-1944, Karl Aich 1916- 1944, Sebastian Aigner 1916- 1943….. dhe kështu me rradhë emrat e gjermanëve të rënë në Shqipëri. 

 

 

Kjo është një varrezë dinjitoze, në mes të një sipërfaqjeje prej 150 metrash katrorë, në zemër të parkut të Tiranës, park që njihet më shumë si ”tek liqeni ”, ngaqë ndodhet buzë liqenit artificial të Tiranës. Ngritja e saj  si u bë e mundur në sajë të VOLKSBUND, në shqip “Lidhja Popullore”, një organizatë kjo jofitimrurësë gjermane, që ditët e fundit festoi 90 vjetorin e saj. Misioni i VOLKSBUND është gjetja e ushtarëve gjermanë të rënë në luftë, mirëmbajtja e varreve të tyre dhe promovimi i paqes në të gjithë botën.

 

Nisma fisnike e kësaj organizate nisi më 1919-ën, pak vite pas Luftës së Parë Botërore dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, përmes donacioneve dhe financimeve nga filantropë apo shteti gjerman. Në Shqipëri lidhjet me këtë organizatë mbahen përmes ambasadës gjermane në Tiranë.

 

Sa ushtarë gjermanë kanë rënë në Shqipëri dhe ku ndodhen ata?

Rrëzimi i Çausheskut - kthesa politike në Rumani 20 vjet më parë
E Martë, 12.22.2009, 11:16am

 

Diktatori rumun Çaushesku -udhëheqës komunist që u ekzekutua më 1989

 

Nga të gjitha vendet e dikurshme të ish-bllokut sovjetik në Evropën e Mesme dhe Juglindore Rumania ka një histori postkomuniste me shumë peripecira. Dhe përmbysja e diktaturës në Rumani u bë me dhunë dhe gjakderdhje.

 

Bukuresht, 21 dhjetor i vitit 1989. Nikolai Çaushesku mban fjalimin e tij të fundit. Diktatori fishkëllehet, i pafuqishëm ai provon të mbaj masën nën kontroll. 

Çaushesku: "Alo! Alo"!

 

Ky ishte sinjali përfundimtar për rrëzimin e diktaturës në ditën e ardhshme. Por është edhe fillimi i ngjarjeve të cilat edhe pas kaq shumë vitesh nuk janë sqaruar plotësisht. 

Pas 22 dhjetorit 1989. Diktatori është përmbysur praktikisht, por luftimet mes ushtrisë dhe të ashtuquajturëve terroristë vazhdojnë ende në rrugë. Të fundit mendohet të kenë qenë luftëtarë besnikë të Çauesheskut, anëtarë të shërbimit të fshehtë 'Securitate'. Shumë shpejt vendin e mbërthen konfuzioni, ushtarët qëllojnë ndaj civilëve dhe vriten me njëri-tjetrin, si pasojë humbin jetën rreth një mijë njerëz. Siç duket luftimet janë inskenuar për të legjitimuar ardhjen në pushtet të presidentit të ardhshëm të vendit, Ion Iliescu - të paktën kështu besojnë shumë rumunë. Në masë të madhe kjo temë është interesante ende për opinionin publik rumun. Kjo për faktin se edhe pas 20 vitesh shumica e përgjegjësve për vrasjet nuk janë identifikuar dhe dërguar para drejtësisë.

Marrëdhënie të vështira midis Kërtni Llav dhe së bijës Fransis Binsë
E Djelë, 12.20.2009, 09:47am

 

Në foto Kurt Cobain dhe Courtney Love me të bijën Fances Bean Cobain

 

 

Kur Courtney Love e humbi përkohësisht përkujdesjen e së bijës Frances Bean Cobain javën e shkuar, kjo ishte e fundmja në një varg të përpjetash dhe teposhëzash në marrëdhëniet nënë-bijë të cilat janë përjetuar me dramë qëkur Frances ishte fëmijë.

Tani, pavarësisht vetëvrasjes së babait të saj, Kurt Cobain, më 1994, dhe problemet me drogat e betejat e paprera të nënës së saj me ligjin, Frances është një 17 vjeçare „personalitet më vete“, tregoi për revistën People një mik i familjes në fillim të këtij viti. „Ajo është vërtetë me këmbë në tokë, e bukur dhe e ëmbël,“ shton i njëjti mik.“  "Courtney është tejet krenare për të dhe do të bënte gjithçka për të mirën e saj.“

për momentin një gjykatës në Los Anxhelos ka vendosur që Frances do të jetë në duar më të mira tek nëna e Kurtit, Wendy O’Connor, dhe të motrës më të vogël të këtij, Kimberly Cobain, të cilat u caktuan si përkudesëset e përkohëshme të Frances të premten. Një seancë tjetër dëgjimore është caktuar për datën 10 shkurt.

 

Më poshtë do të jepet një vështrim ndaj ngjitjeve dhe zbritjeve të duetit nënë-bijë.

Humbja e përkujdesjes

 

 Më 1992, kur Frances ishte vetëm disajavëshe, nëpunësit e zyrës së mirëqenies e muarën nga shtëpia e prindërve për një periudhë të shkurtër pas një artikulli të botuar në revistën Vanity Fair ku thuhej se Love përdorte droga gjatë shtatzanisë së saj. Hetimet nuk e provuan aspak këtë gjë dhe Frances u kthye në shtëpi.

Çfarë ndodh në botën e egër të Wall Street-it?
E Djelë, 12.20.2009, 08:21am

 

Një prej dyzimeve më të mëdha sot në Wall Street është midis mënyrës sesi Goldman Sachs shikon vetveten (ata janë më të zgjuarit) dhe mënyrës sesi kushdo tjetër e shikon Goldman (ata janë më të zgjuarit, më të pangopurit dhe më të rrezikshmit)

 

 

Një prej dyzimeve më të mëdha sot në Wall Street është midis mënyrës sesi Goldman Sachs shikon vetveten (ata janë më të zgjuarit) dhe mënyrës sesi kushdo tjetër e shikon Goldman (ata janë më të zgjuarit, më të pangopurit dhe më të rrezikshmit). Duke pyetur drejtuesin e përgjithshëm Lloyd Blankfein, drejtuesin operativ Gary Cohn dhe drejtuesin financiar David Viniar, midis të tjerëve, autori eksploron sesi kompania e tyre i shpëtoi kolapsit të shtatorit 2008, pse ka vënë tashmë menjanë 16.7 miliardë për kompensim këtë vit dhe për të cilat linja është akuzuar se ka shkelur.

 

Lloyd Blankfein, i cili u lind i varfër në South Bronx, e kaloi veten nëpërmjet Harvard dhe u bë drejtues i përgjithshëm i Goldman Sachs në vitin 2006, pas 24 vjetësh në kompani. Një të enjte tetori, tamam ditën kur kompania paralajmëroi se kish bërë 8.4 miliardë dollarë fitime deri më tani, ai spekuloi nëse Goldman do t'i mbijetonte eksplozionit financiar në vjeshtën e 2008 krejtësisht me forcat e veta, pa ndonjë lloj ndihme, implicite apo eksplicite, nga ana e qeverisë. "Mendoja se do të mundnim, por kishte shumë më tepër rrezik më të madh nga sa mendoja", thotë ai, i ulur në zyrën e tij në katin e 30-të në selinë e vjetër të Goldman, në 85 Broad Street në Lower Manhattan. "Si rezultat i aksioneve të ndërmarra [nga ana e qeverisë], qemë më mirë nga sa do të kishim qenë. Qe kjo përcaktuese? Nuk e di. Nuk mendoj kështu... por nuk e di". Ai shton: "Nëqoftëse pyesni, në thellësinë e zemrës time, a mendoj se do të kishim falimentuar…". Ai bën një pauzë dhe më pas nxjerr kartën e tij më të fortë: në kulmin e krizës, Warren Buffett pranoi të investojë 5 miliardë dollarë tek Goldman Sachs.

 

Buffett, investitori i adhuruar nga Nebraska, është në mënyrë të famshme ngurrues për të hedhur para në kompanitë e Wall Street, por ka një histori të gjatë me Goldman. Kur ishte 10 vjeç, ai shkoi në New York me babanë e tij, një ndërmjetës aksionesh në Omaha, dhe u ndalën tek Goldman Sachs për të vizituar Sidney Weinberg. Si drejtues i Goldman nga viti 1930 deri më 1969, Weinberg ndihmoi që të ngrihej kompania në atë kompani të fuqishme që u bë. "Për 45 minuta Weinberg foli me mua sikur të isha i rritur", pëlqen të kujtojë Buffett. "Kur po dilnim, më pyeti: "Cili titull të pëlqen, Warren?"". Në vitet e mëvonshme Buffett pëlqente të citonte Byron Trott, i cili deri kohët e fundit punoi në zyrën e Chicago të Goldman, si një prej të paktëve bankierë të investimeve të vlefshëm që meritonte vëmendje. Kështu, kur Trott e pyeti Buffett nëse do të ishte i interesuar që të investonte tek Goldman gjatë ditëve frenetike pas falimentimit të Lehman Brothers, Buffett mendoi lidhur me këtë dhe të martën, datë 23 shtator, ai dhe Trott bënë një marrëveshje.

Rruga e modernitetit dhe koha e artë e letërsisë shqiptare

Nga ROBERT ELSIE


E Shtunë, 12.19.2009, 06:32pm


1. Rruga e modernitetit

Për gati një gjysmë shekulli pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, shkrimtarë dhe intelektualë shqiptarë vazhduan të frymëzoheshin nga iderat dhe nga idealet e Rilindjes Kombëtare të shekullit nëntëmbëdhejtë. Rryma kryesore e letërsisë shqiptare deri në Luftën e Dytë Botërore ishte ajo e shkollës shkodrane të Gjergj Fishtës - një shkollë kreative, inovative por njëkohësisht tradicionale. Fishta solli në Shqipëri një rrafsh cilësor më të lartë, rrafshin e letërsisë të cilën vendet më të zhvilluara të Evropës kishin patur që nga gjysma e dytë e shekullit nëntëmbëdhjetë. Kjo ishte një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm duke marrë parasysh konsolidimin e vonuar të Shqipërisë si shtet dhe në zhvillimin e saj të ngadalshëm politik dhe kulturor.


Në vitet tridhjetë, kultura shqiptare hyri në një fazë tjetër. Rrymat kryesore të letërsisë shqiptare filluan me kohë të humbnin kontakt me realitetet e shtetit të pavarur shqiptar. Idera nga jashtë u futën në vend dhe një stad më i lartë i arësimimit të intelektualëve ia hapi derën zhvillimit kulturor më të shpejtë. Për një dhjetëvjetësh, letërsia dhe kultura shqiptare lulëzuan si kurrë më përpara, fillimisht në Shkodër, dhe më vonë në Tiranë dhe në mbarë vendin.


Rrugën e modernitetit, d.m.th. rrugën drejt Evropës morën dy poetë të brezit tjetër, dy njerëz nga jashtë rrethanave të njohura letrare që u shkëputën nga traditat e letërsisë shqiptare dhe që ia dhanë kulturës shqiptare vendin e saj në Evropën bashkëkohore: Migjeni dhe Lasgush Poradeci.

  » UNIVERS/"Duke pritur Teorinë e Madhe"
  » Misteret me sy mbyllur
  » "Ia ka vlejtur" - Disidenti i dikurshëm polak Leh Valesa rrëfen
  » Dhjetë apokalipse që nuk ndodhën
  » Déjà vu/E ardhmja në mendjen tonë
  » Ish oficeri i sigurimit që ka spiunuar Herta Mylerin thotë se nuk e ka terrorizuar atë
  » Lamtumirë dekadës së mallkuar, më në fund!Nga Andy Serwer
  » Ramiz Alia: Studentëve duhet t'ua këpusni dy gishtat
  » Kostot e papërgjegjshmërisë intelektuale të simpatizantëve sovjetikë
  » Londra qyteti i simboleveNga DAVID HAMBLING



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]