E Djelë, 04.28.2024, 05:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Shën Valentini: Google Earth porosit ta festojmë në ishullin që ka formën e zemrës
E Shtunë, 02.14.2009, 10:21am

Voal-online –Kush ka dëshirë ta festojë në mënyrë të veçantë e të paharrueshme sivjet Shën Valentinin, le ta dëgjojë këshillin e Google Earth, që sapo ka zbuluar një ishull të vogël në Kroaci me formën e zemrës. Bëhet fjalë për ishullin Galesnjak. Ishulli është i pabanueshëm. Google Earth e ka ripagëzuar me emin “Ishulli i të dashuruarve”, të cilët, nëse vërtetë janë të tillë aq sa thonë, duhet të vihen në garë për ta vizituar. Galesnjak është pronë e Vlado Juresko, që drejton një agjenci udhëtimesh dhe që ka deklaruar se kurrë nuk e ka përfytyruar që ishulli i tij ta ketë formën e zemrës, derisa i ka shikuar pamjet e publikuara nga pikërisht Google Earth. Juresko është duke vënë lidhje me ishuj të tjerë në formën e zemrës të cilët gjenden në arqipelagun Fixhi (Fiji), në Argjentinë dhe në Australi, ndoshta për të krijuar një paketë turistike të pushimeve me emrin “arqipelagu botëror i dashurisë”.

Shën Valentin: Kur dy shpirtëra e gjejnë njëri tjetrin lidhja e tyre fillon mbi tokë dhe vazhdon përherë në qiell


E Enjte, 02.12.2009, 04:25pm
Në rrjedhën e shekujve dashuria ka qenë vërtetë e rëndësishme për shumë burra të famshëm e të shquar. Ja disa prej letrave të dashurisë që ata kanë dërguar apo marrë:
Shën Valentini dhe Stina e Dashurisë
E Djelë, 02.08.2009, 10:18am
Festa e Shën Valentinit nuk është festa e fejesës me dikë, por e të qenurit i dashuruar, është kujtimi dhe falenderimi për perëndinë e Erosit, për plagët që na shëron ne të vdekshmëve, kur të tërhequr drejt një qenieje tjetër, biem në atë "maladie d'amour" (sëmundje dashurie) që na komplikon jetën, duke alternuar momente dalldie dhe ekstaze me kriza melankolie, ligështimi dhe vetmie, sapo i dashuri largohet nga horizonti ynë.
XHEJMS DIN OSE IKONA HOLLIVUDIANE E REBELIT
E Djelë, 02.01.2009, 05:35pm
James Byron Dean lindi më 8 shkurt të vitit 1931 në Marion, në Indiana, në shtetin që ishte asokohe ndër shtetet amerikane më të prekura nga kriza ekonomike dhe ndër më bujqësoret. Fëmijëria e tij e parë u shënua nha humbja shumë e shpejtë e nënës dhe nga raportet e vështira me babain. U rrit me një dashuri të madhe nga dajët dhe, i pasionuar që në moshë të vogël ndaj teatrit e veprimtarive të tjera krijuese, filloi të zhvillojë një personalitet të trazuar, egoist, ambicioz, dhe që do të ishte plot e përplot me konflikte adoleshente të cilat kurrë nuk u zgjidhën.
REKUIEM PËR MINO REITANON KALABREZIN QË KËNDOI ME BITËLLSAT
E Shtunë, 01.31.2009, 01:07pm

Beniamino Reitano, njohur si Mino lindi në Fiumara më 7 dhjetor 1944 dhe viq në Agrate Brianza më 27 janar 1999. Ai ishte një këngëtar, kantautor dhe kompozitor italian. Ai është autor i pothuaj të të gjitha këngëve që i ka regjistruar, shpesh edhe me të vëllain Franko (Franco), ka shkruar këngë edhe për artistë të tjerë, nga të cilat më e njohura është Una ragione di piu (Një arsye më shumë) për këngëtaren Ornella Vanoni, konsideruar si një evergreen, përherë e re, e muzikës së lehtë italiane. Mino Reitano, qysh prej lindjes, mbeti jetim nga nëna, e cila vdiq vetëm 27 vjeçe tek po sillte në jetë Minon. Familja e tij në Fiumara, një fshat i vogël afër Rexhio Kalbrias (Reggio Calabria), ishte një familje tejet e varfër. Në Rexhio Kalabria, prej nga kurrë nuk është shkëputur, ai studioi për 8 vjet në konservator, duke mësuar pianofort, violinë dhe trombë.

Fotografisë i mungon daltoniku gjenial Helmut Newton
E Martë, 01.27.2009, 04:31pm

Në nëntor të 2003 Helmut Njuton ia dhuroi më se 1000 foto një galerie në Berlin duke thënë se ai ishte “krenar” që vepra e tij do të prehej tani në qytetin e tij të lindjes. Kancelari gjerman i asaj kohe Gerhard Shrëdër e quajti vendimin e Njutonit “një shenjë të ripajtimit”. “Njeriun mund ta largosh nga shtëpia e tij, por njeriut nuk mund t’ia heqësh shtëpinë nga shpirti i tij,” tha Shrëdër atëhere. Helmut Njuton nuk la fëmijë, por vetëm artin e tij që e ka bërë të pavdekshëm.

Poetja që përuron Obamën
E Enjte, 12.25.2008, 11:43am

Voal-online - Presidenti i zgjedhur Barack Obama ka ngarkuar poeten Elizabet Aleksandër (Elizabeth Aexander) të shkruajë dhe ta recitojë një poezi për përurimin e tij. Është hera e katërt që një poet shkruan posaçërisht dhe e lexon një poezi në një përurim të tillë. Poetja është e përgatitur për sfidën. The New York Times shkruan këto ditë se ajo po kqyr në “Zana e Arteve të Bukura” të W. H. Auden dhe në veprën e Gwendolyn Brooks, e para nga afrikano-amerikanët që fitonte Çmimin Pulitzer në poezi. Auden, sipas saj, shtron shumë pyetje të thella rreth mënyrës si ne e kemi përballur historinë, ndërsa Brooks ka pasur shumë ndikim në poezinë e Alexander.

THOMAS WOODROW WILSON,GJENIU SHPËTIMTARI I SHQIPËRISË E KOMBIT SHQIPTAR&
E Djelë, 12.14.2008, 04:30pm

Më 8 janar 1918 Wilson paraqet të famshmet “14 pika” dhe propozimin për të ndërtuar Lidhjen e Kombeve e cila t’i paraprijë ndërtimit të një rendi më të drejtë ndërkombëtar.

Ai personalisht, bazuar në parimet e tij, i doli zot Shqipërisë duke mos lejuar që ajo të copëtohej midis vendeve fqinje, për çka kishin vendosur fuqitë e mëdha europiane dhe Rusia me traktatin e tyre famëkeq të Londrës të vitit 1914. Historia do të përsëritej në fund të shekullit, kur Bill Klinton do t’i dilte zot ushtarakisht Kosovës duke e shpëtuar ekzistencën e saj si popull dhe si vend.

Wilson prin delegacionin e SHBA në tratativat e paqes të Versajës ku arrin një sukses të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave demokratike të të drejtës së vetëvendosjes së popujve. Më 11 nëntor 1918 u nënshkrua paqja nga Wilson dhe nga alaeatët e tij të pakënaqur, të cilët donin një fitore totale ushtarake. Për veprimtarinë tij, në vitin 1919 Thomas Woodrow Wilson mori Çmimin Nobel për Paqe. Wilson u largua nga Shtëpia e Bardhë në mars 1921. Wilson vdiq në gjumë në shtëpinë e tij. Trupi i tij u varros në Katedralen e Kombëtare të sapondërtuar. Kombet e Bashkuara dhe traktatet e sigurisë kolektive janë parë si përmbushje e vizionit ndërkombëtar të tij./Voal-online

 




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]