VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DOSSIER

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 03:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
KRIZA MORALE MË E RËNDË SE KRIZA EKONOMIKE - SKANDALI I MITMARRJES NË GREQI
E Martë, 06.01.2010, 06:04pm
 

Pamje simbolike

Në Greqi, problem nuk janë vetëm borxhet, por edhe korrupsioni i thellë i klasës politike. Ish-ministri i Transporteve Tasos Mandelis pohoi para Komisionit Hetimor Parlamentar se ka marrë nga Siemens 425.000 marka.

AROCOS dhe Siemens-i

Ish-ministri socialist i Transporteve, Tasos Mandelis, i mandatit të parë të qeverisjes 7 vjeçare 1996-2004 të Kostas Simitis, pohoi para Komisionit Hetimor Parlamentar për "skandalin grek të Siemens" se më 2 nëntor të vitit 1998 në llogarinë e tij të hapur nga kumbari i tij në Zvicër me emrin e koduar AROCOS hynë 200.000 marka gjermane. Në shkurt të vitit 2000 në të njejtën llogari depozitohen 225.000 marka të tjera, që ashtu si edhe të parat ministri nuk i quan mitmarrje por "subvencionim elektoral". Deponimi i u përjetua si një shok i madh nga opinioni që ndjehet i "tradhtuar" nga korrupsioni i madh i politikës dhe kërkon shpagim.

Logoja e firmës

"I hëngri njeri, i hëngri tjetri dhe tani paguajmë haraçin ne të tjerët" thotë një qytetar për dimrin e madh që solli në buxhetet familjare borxhi financiar i më se 300 miliardë eurove. "Të shkojnë të gjithë në burg, por mbrojnë njeri-tjetrin dhe zor se i hyn gjemb në këmbë ndokujt" thotë një tjetër. Presioni i madh i opinionit publik bëri që kësaj radhe të reflektojë në kohë edhe Drejtësia, e cila i ndaloi largimin nga vendi ish-ministrit dhe evitoi kështu përsëritjen e fiaskos se një viti e gjysëm më parë. Atëherë kreu i Siemens-it Hellas Mihalis Kristoforakos që përllogaritet se ndante andej këndej partive dhe politikanëve 100 milionë marka për të bërë punët me sipërmarrje direkte dhe pa tenderime, u largua për në Gjermani për të mos u përballur kurrë me drejtësinë greke.

Pantullas: Të gjithë jemi vënë para një ventilatori që na hedh baltën e korrupsionit

Salla plenare e parlamentit grek

"Jam këtu për t'u dhënë çdo shpjegim të nevojshëm autoriteteve gjyqësore greke" deklaroi Mandelis, që nuk është aq i mbrojtur sa mendonte nga ligji grek, sipas të cilit nuk i njihet asnjë përgjegjësi ministrave 5 vjet pas shkeljes ligjore. Tanimë Mandelis përballet veç të tjerash dhe me krimin e rëndë të larjes së parave të llogarive të tij. "Nga foltorja e parlamentit kërkova që të ndërhyjë ministri i Financave me qëllim që të bëhet bllokimi i pasurisë së zotit Mandelis dhe me padinë e njëkohshme kundër tij të arrijmë në sekuestrimin përfundimtar të saj" thotë për Deutsche Welle deputeti i Partisë Socialiste në pushtet Mihalis Pantullas. Deponimin e Mandelis ai e cilëson "ofezë", ndaj parlamentit.

TË KRIJOSH JETËN, A NUK ËSHTË PUNA E ZOTIT?
E Shtunë, 05.29.2010, 12:16pm
 

Jeta është shumë më tepër se thjesht shuma e atomeve, është në mënyrë të paevitueshme e lidhur me frymën hyjnore. Për njerëzimin mund të jetë shok, fakti që shkencëtarët duan të krijojnë jetë artificiale

Krijimi i jetës është puna e Zotit. Thellë në psiqikën njerëzore, pavarësisht shpjegimit reacional fizik dhe kimik, ekziston një sens që thotë se biologjia është diçka më shumë. Është shumë më tepër se thjesht shuma e atomeve që lëvizin dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, është në mënyrë të paevitueshme e lidhur me frymën hyjnore, me esencën e jetës. Për njerëzimin mund të jetë shok fakti që shkencëtarët duan të krijojnë jetë artificiale.

 

Nëse do të uleshe në një tavolinë për të krijuar një jetë njerëzore nga zero, me shumë mundësi nuk do të merrje John Craig Venter si model. Nuk do të zgjidhje ta vendosje krijesën tende në rrezik për t'u prekur nga Alzajmeri, pasi Venter është i predispozuar të rrezikohet nga ai. Me siguri do të pëlqeje të zgjidhje sytë e tij të shndrritshëm bojëqielli, si për ngjyrën e mrekullueshme, ashtu edhe për largpamësinë e tyre. Patjetër që edhe truri gjenial do të ishte një zgjedhje mjaft e mirë edhe pse kolegët e tij e konsiderojnë arrogant.

Është ironike që një organizëm jo perfekt si Venter, t'ia ketë kushtuar karrierën e tij kuptimit të mekanizmit të organizmave të tjerë. Ai ka qenë lideri i një apo dy skuadrave që në vitin 2000 renditën genomën njerëzore, një "manual" prej 25.000 genesh që përcakton se jemi njerëz e jo zogj, kafshë apo pemë. Po të njëjtën punë më pas e kanë kryer me qindra organizma të tjerë. Por, 61-vjeçari Venter, ndoshta ka arritur të bëjë diçka më intriguese, më inovative dhe më shokuese se kaq. Sipas një artikulli të publikuar ditët e fundit nga gazeta "Science", ai ka shkuar përtej renditjes së thjesht të genomeve dhe ka dizenjuar, madje ka ndërtuar një të tillë. Me fjalë të tjera, ndoshta ka arritur të krijojë jetën.

TA NJOHËSH SHQIPËRINË NGA VALËT E RADIOS - PËRSHTYPJE TË NJË VIZITE
E Mërkurë, 05.26.2010, 07:03am
 

***

Së fundi në Shqipëri qëndroi një grup, pjesëtarët e të cilit kishin një shtysë të veçantë për ta vizituar: ishin të gjithë prej vitesh dëgjues të rregullt të programit në gjuhën gjermane të Radio Tiranës.

Pjesa më e madhe ishin shtetas gjermanë që e kishin për herë të parë ardhjen në Shqipëri. Për të prekur një realitet pas asaj që kanë dëgjuar prej transmetimeve radiofonike, apo informacioneve që kanë marrë nga botime të ndryshme, navigimi në internet etj.

Grupi i dëgjuesve të programit të gjuhës gjermane u organizua për vizitën në Shqipëri nga një ftesë që iu bëri nëpërmjet valëve të Radio Tiranës redaktori dhe moderatori, Astrit Ibro. Ai thotë se mjaft prej tyre në letrat apo mesazhet elektronike që dërgonin dukeshin që kishin informacion të bollshëm për Shqipërinë dhe kjo vinte kryesisht nga ndjekja e rregullt e programeve të radios. Pa qenë asnjëherë në Shqipëri.

"Njëri prej tyre para një muaji më thotë: unë e preva biletën, por mos jam i vetmi? Pastaj pasi bëra një program bazuar në dëshirat e tyre numri në grup arriti në 13. Pjesa më e madhe tyre janë nga Gjermania, por ka dhe nga Austria, një nga Çekia dhe një nga Danimarka. Në grup janë vetëm dy vetë që kanë ardhur më parë në Shqipëri. Të tjerët të gjithë përfytyrimin e kanë nëpërmjet Radio Tiranës, vetëm nëpërmjet emisioneve", - thotë Ibro për DW.

Fritz Andorf është në pension. Ai shprehet me bindje, se e ka bërë dallimin e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri vetëm nga ato që ka dëgjuar nga programi në gjuhën gjermane i Radio Tiranës.

"Nga kalimi i emisioneve të politizuara dhe plot slogane të para viteve '90, me influencë ruse e kineze, tek emisionet plot frymëmarrje pas viteve ‘90", - tregon Fritz Andorf për Deutsche Wellen. Ai thotë se vetëm nga ndryshimi i stilit të dhënies së lajmeve e informacioneve ka kuptuar shumë. Ai vjen në Shqipëri për herë të parë, pas më shumë se 35 viteve që ka dëgjuar aq shumë rreth saj.

Vizita e parë në Shqipëri pas 35 vitesh njohje përmes Radio Tiranës - Fritz Andorf.

"Tani vendi është anëtar i NATO-s dhe aspiron për t'u bërë anëtar në BE. Mendoj se akoma ka nevojë që të njihet nga të huajt, nga evropianët, por dhe nga pjesë të tjera të globit. Dhe kjo besoj se kjo do të ndodhë."

Klaus Winter është redaktor dhe gazetar në radion Donau 3 FM në Ulm. Ai tregon se i jati i tij është një ndjekës i hershëm i stacioneve në valë të mesme dhe të shkurtëra, mes tyre dhe të programit në gjuhë gjermane të Radio Tiranës.

"Ishte ai që si të thuash ma kaloi edhe mua këtë hobi" - tregon Klaus. Ai ka filluar ta dëgjojë programin që nga fillimi i viteve '90, në kohën e ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Nga kjo vizitë e parë ai mezi ka pritur të shikojë ambjentet nga emetohen programet në gjuhën gjermane.

"Isha shumë shumë i befasuar sepse ndesha me një kombinim mes pajisjeve të vjetra me ato moderne",

"DIELLI" DHE "VATRA" E SHQIPËRISË NË AMERIKË

Nga RAIMONDA MOISIU


E Hënë, 05.24.2010, 10:26am
 

Gjate tubimit Shkrimtarët Shqiptaro -Amerikanë, dëshmues dhe trashëgimtarë të veprës së ndritur dhe erudiciont të Fan Nolit

 

Adnan Mehmeti: "Në rast se Noli ynë i madh dje i mblodhi shqiptarët rreth "Vatrës", gazetës "Dielli" apo "Kombi" etj,- sot ne kemi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë, që merr shumë kuptim, jo vetëm në barasvlerën e vlerave sublime kombëtare, në krijimtarinë letrare në prozë, poezi publicistikë, në mbrojtjen dhe vazhdimësinë e përjetësimit të tyre, progresit e të traditës, kulturës, gjuhës shqipe, historisë, letrave shqipe, kombit tonë në përgjithësi kudo ndodhet brenda e jashtë trojeve etnike, për të njehsuar identitetin tonë kombëtar në formë e përmbajtje, ashtu si kanë bërë këta kolosë e dashamirës të shquar të Rilindjes Kombëtare".

 

Në mendjet dhe zemrat e kombit shqiptar, të njerëzve të penës e të dijes, që me punën e tyre krijuese nënkuptojnë të vërtetën e madhe, se brenda forcës së krahëve e duarve, mendjes dhe dijes ka shpresë, dashuri, dhimbje, mall, përjetësi, muzikë, gjeografi, histori, ka vizion, shprehi të një humanizmi thelbësor. Sikundër që ka edhe në mendjen e çdo individi krijues, intelektual, lider, individ i botës njerëzore dhe hyjnore, në mbarë botën shqiptare, si në kulturën dhe traditën e çdo kombi. Në mbarë komunitetin shqiptaro - amerikan, u përkujtua me madhështi e krenari kombëtare, ashtu si e meriton një kolos i letrave shqipe, i galaktikës intelektuale shqiptare, njeriu i idealeve, i besimit në drejtësinë e universit të të drejtave të kombit shqiptar, në një status të barabartë më botën e qytetëruar, shansin për të qenë të barabartë mes të barabartëve, figurës së shquar, eruditit e poliadrikut, njeriut që jetoi mes botës njerezore e hyjnore,- figura dhe kontributi i Theofan Stilian Nolit, në 45-vjetorin e vdekjes së tij.

Në këtë ditë përkujtimore, i gjithë potenciali i tij intelektual nxjerr në pah vlerat dhe virtytet e tij, si një figurë dominuese e Rilindjes Kombëtare, letrave shqipe, kishtar, politikan, përkthyes, diplomat, poet e shkrimtar, njeriu që bashkoi shqiptarët e Amerikës pa dallim feje e ideje, - njeriu i njerëzores e hyjnores, që karizma, aureola dhe erducioni i tij ndjehen eternalë në mbarë komunitetin shqiptaro – amerikan, kombin e trojet shqiptare. Shqiptarët e Amerikës, të vjetër e të rinj, valëvitin flamurin kuq e zi shqiptar, për më shumë se një shekull në tokën amerikane, duke patur mundësinë të integrojnë gjuhën e tyre, identitetin dhe vlerat kombëtare, kulturën, traditën, pavarësisht përballjes me sfidat e kohës, për mundësinë e ruajtjes së këtyre parimeve, tregojnë se edhe ata kanë të drejtën t’i quajnë tonat vlerat dhe parimet, si një domosdoshmëri, se ruajtja e tyre është antiasimilim – atë çka predikoi Noli i madh gjatë gjithë veprimtarisë së tij erudite e kombëtare. Arsyeja pse Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ndodhet këtu, është sepse në mars iu dha privilegji për të qenë pjesë, të ndajnë e te tregojnë historinë, për të lëvizur drejt një faze të re të bashkëpunimit, të natyrës universale, të së tashmes me të kaluarën. Perspektiva e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ndaj veprës së Fan Nolit dhe Rilindjes Kombëtare, në këtë vazhdimësi të nderimit të figurave, i ka shndërruar në pasardhës, studentë të tyre.

KLINTONI PROMOTOR PËR ORGANIZIMIN NË SHBA TË KAMPIONATIT BOTËROR TË FUTBOLLIT MË 2018

Nga BEQIR SINA, New York


E Djelë, 05.23.2010, 11:12am
 

Klintoni : Votoni edhe ju duke nenshkruar peticionin (Po! Klintoni), ajo do te jete me e rendesishme, qe te zgjidhem kryetar nderi i ofertes se SHBA, per Kupen e Botes 2018

HARLEM - NEW YORK CITY : Ish presidenti Amerikan, Bill Clinton eshte emeruar dje president i fushates qe Federata e Futbollit e SHBA do te mbaje gjate ketyre shtate muajve, per te fituar organzimin e Kampionatit Boteror ne Futboll ne vitet 2018 ose 2022.

Megjithse, kush do te jete organizator, do te vendoset ne muajin dhjetor, Clinton do te tentoje te rrise shansat qe Amerika te behet organizatore. Shtetet e tjera qe konkurojne me SHBA-se jane Australia, Anglia, Rusia, Holanda me Belgjiken, Portugalia me Spanjen kurse Japonia, Katari dhe Korea e Jugut jane paraqitur vetem per vitin 2022.

SHBA kane qene organizatore te Kupes se Botes ne Futboll ne vitin 1994.

SHANGAI, KRYEQYTETI I RI I BOTËS?

JESSIE JIANG, Shangai


E Shtunë, 05.22.2010, 09:47am
 

Për qytetin më dinamik, kosmopolitan dhe arrogant të Kinës, kjo është me të vërtetë një periudhë feste. Pas një dekade të ngrirë, Shangai po rikthehet fuqishëm si qendra botërore e tregtisë dhe kulturës

Spektakli i Zhou Libos, i mbajtur në një qendër nëntokësore "Shanghai International Gymnastics" ka aq shumë akses saqë biletat janë shitur tashmë prej ditës dhe pasi arrij më në fund të gjej një biletë arrij të kuptoj përse. I veshur me smoking të zi dhe një papion të bardhë, Zhou 43-vjeçar, një humorist tejmase i njohur në vend, fillon shoun e tij duke bërë batuta thumbuese të shkurtra veçanërisht për jetën në Shangai. Tema është "jam i cmendur pas parave" dhe Zhou fillon të ironizojë rreth çmimeve të shtëpive, se sa e vështirë është të rrisësh fëmijë madje edhe se sa i detyrohen Shtetet e Bashkuara Kinës. Audienca prej rreth 3700 njerëzish bërtasin për të miratuar fjalët e tij. Njerëzit duartrokasin, brohorasin duke i gjuajtur me këmbë dyshemesë. Arrij të bëj një buzëqeshje të sforcuar pasi edhe pse jam një folës i përkryer i gjuhës Mandarin, nuk arrij dot të kuptoj humorin dhe jam i bindur që shumica e miqve të mi kinezë do të ndiheshin njëlloj me mua. Ndërkohë që Zhou vazhdon me humorin e tij ironik, fjalët sa vijnë e kthehen më shumë në dialekt. Megjithatë kaq gjë arrij ta kuptoj: performanca është një festim krenar i jetës dhe qytetarëve të Shangait.

Për qytetin më dinamik, kosmopolitan dhe arrogant të Kinës, kjo është me të vëretetë një periudhë feste. Pas një dekade të ngrirë si pasojë e themelimit të Republikës së Popullit nga Mao Ceduni në vitin 1949, Shangai po rikthehet fuqishëm si qendra botërore e tregtisë dhe kulturës. Këtë vit Shangai si vendi mikpritës i Expo 2010 është në qendrën e vëmendjes së gjithë botës. Panairi i hap më 1 maj dhe pritet të ketë mbi 70 milionë vizitorë në gjashtë muajt e ardhshëm.

LETËRSI E SHKRUAR BRENDA TELAVE ME GJEMBA DHE PËRBALLË PLUMBAVE
E Premte, 05.21.2010, 06:32am
 

Ekspozita në muzeun kombëtar në Tiranë

Një fotoekspozite krejt të veçantë u hap këto ditë në Tiranë. Protagonistë të saj ishin shkrimtarë e poetë, që u ekzekutuan, u dënuan, u censuruan nga rregjimi komunist në Shqipëri në periudhën 1944-1990.

Në morinë e vizitorëve të fotoekspozitës ishin dhe një grup nga Gjermania me studiues e historianë të zbardhjes se diktaturave. Tani po shikohet mundësia që stendat e saj të udhëtojnë dhe drejt Berlinit, për të prezantuar për publikun gjerman këtë aspekt të krimeve të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Relikte e dorëshkrime origjinale

Përkujtim i të anatemuarve

Hapësira rreth 300 metra katrore e arreduar krejt thjesht të ngacmon. Në çdo faqe te mureve janë varur fotot bardh e zi të njerëzve me histori nga më të ndryshmet. Por që i bashkon fati i keq i ekzekutimit me pushkatim, apo me varje, me vuajtje e përndjekje, me damkën e mospublikimit dhe përhapjes së veprës së tyre letrare e filozofike. Brenda ambjenteve të fotoeskpozitës ka dhe inventar personal nga krijuesit, dorëshkrime origjinale, botime në kohë të ndryshme, deri dhe detaje, që të kthejnë disa dekada në kohë

Si në një galeri personazhesh parakalon tek portreti i At Gjergj Fishtës, të cilin rregjimi i Enver Hoxhës e rivrau duke ia hedhur eshtrat në lumin Drin, apo duke ia anatemuar krijmtarinë e aktivitetin. Të dalin përpara vargjet e Pader Anton Arapit, proza e Dom Lazër Shantojës, krijimtaria brilante e Vincens Prenushit, Ali Baba Tomorit, ish ministrit të Arsimit Mirash Ivanaj, avokatit Myzafer Pipa etj

Bedri Blloshmi ka sjellë në ekspozitë relike dhe sende personale nga i vëllai i tij, Vilsoni. Aty pranë është dhe poeti tjetër po nga Bërzezhda e Ligrazhdit, Genc Leka. Në kohën, kur ata u ekzekutuan, ishin shumë të rinj. Bedri Blloshmi më tregon një nga një sendet personale të të vëllait, ku nuk mungon mbeturina e plumbit, që mori jetën.

Reliktet personale të shkrimtarëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

5 BIZNESMENËT "MË TË FRIKSHËM" TË HISTORISË
E Martë, 05.18.2010, 02:57pm

Biznesmenët shpeshherë janë edhe të frikshëm. "Të frikshëm" për vetë ndryshimet që sjellin në botë. Duke ushtruar një kontroll absolut ndaj parasë arrijnë të ndryshojnë financat, madje edhe të gjithë historinë

Në vendin e pestë - Bill Gates

William Henry "Bill" Gates III, i lindur më 28 tetor 1955, është një nga pesë biznesmenët më të fuqishëm, një filantropist dhe themeluesi i kompanisë gjigante Microsoft, kompania e software, të cilën e bashkëthemeloi me Paul Allen. Është renditur në mënyrë të vazhdueshme ndër njerëzit më të pasur të botës dhe është vlerësuar si njeriu më i pasur i botës nga viti 1995 deri në vitin 2009, duke përjashtuar vetëm vitin 2008 kur u rendit i treti. Gjatë karrierës së tij tek Microsoft ka mbajtur pozicionin e drejtuesit ekzekutiv dhe arkitekt kryesor i software-it dhe vazhdon të mbetet aksioneri më i fuqishëm me më shumë se 8% të vlerës së stokut të përgjithshëm. Gjithashtu, ka qenë autor dhe bashkautor i shumë librave.

Gates është një nga sipërmarrësit më të famshëm përsa i përket revolucionit të fushës kompjuterike. Edhe pse është i admiruar nga shumë e shumë njerëz, një numër i madh pjesëtarësh të industrisë kritikojnë ashpër taktikën e tij të biznesit, të cilën e konsiderojnë antikompetitive dhe ky opinion në disa raste është mbështetur edhe nga gjykatat. Në stadet më të vona të karrierës së tij, Gates ka ndërrmarë disa përpjekje filantropike duke dhuruar shuma të mëdha parash organizatave të bamirësisë dhe kërkimeve shkencore me anë të Fondacionit Bill & Melinda Gates, të themeluar në vitin 2000.

Megjithatë, nuk ka qenë pikërisht teknologjia më e zhvilluar dhe suksesi i padiskutueshëm i kompanisë Microsoft ajo që e bëri Gatesin dominues në treg, por mendjemprehtësia e tij. Bill Gates formoi në treg një luftë të përmasave të mëdha. Të gjithë investitorët ngelën pa fjalë kur Bill Gates po ndërtonte kompaninë më të fuqishme në botë. Edhe sot ai ka në formë rezervash miliarda dollarë, për t'i përdorur ashtu siç t'ia thërrasë nevoja, në rastin e ndonjë konkurrence më të madhe në treg.

Në vendin e katërt - George Soros

KËMBËSORËT PRODHOJNË ENERGJI PËR TË NDRITUR RRUGËT - EKSPERIMENT SPEKTAKOLAR NË TULUZË
E Djelë, 05.16.2010, 09:39am
 

E pastër dhe e lirë - Energji nga hapat këmbësorëve

Në Tuluzë po bën bujë një shpikje spektakolare: këmbësorët e prodhojnë vetë energjinë për ndriçimin elektrik të rrugëve. Një këmbësor i vetëm prodhon 50 vat, premton firma prodhuese.

Këmbësorët përballë bashkisë së Tuluzës janë të entuziazmuar. Ndërsa gjatë blerjeve ecin si zakonisht nëpër kalimin në Cour Duranti, ata bëjnë në të njëjtën kohë edhe që llampat e rrugëve të ndriçojnë. Në tokë janë vendosur pllaka speciale prej pleksiglasi. Sapo një këmbësor shkel mbi to, ai i shtyp pllakat për poshtë dhe nëpërmjet kësaj prodhon rrymë elektrike.

„Gjithçka varet nga pesha. Sa më shumë që peshon njeriu, aq më shumë efekt ka" - thotë një burrë.

„Është edhe e pastër. Një mënyrë ekologjike për prodhimin e energjisë, pa gazra që shkaktojnë efektin serë. Kjo është shumë e mirë!" - thotë me entuziazëm një tjetër kalimtare.

„Kjo nuk i shkakton kosto njeriu. Ecën fare normal për pazar dhe gjatë kësaj kohe prodhon rrymë elektrike. Nuk mund të ankohesh." - thotë Julien dhe ecën mbi kalimin gati katër metra të gjatë prej pllakash pleksiglasi. Me çdo hap që bën, pllakat me format 65 me 65 centimetra zhyten me një centimetër dhe këtë energji të lëvizjes e shndërron në rrymë elektrike një gjenerator.

Karim Amamon, tekniku që kujdeset për pajisjen, shpjegon: „Në këtë ekran mund të shikoni se çfarë force mekanike vepron mbi pllakat. Natyrisht, varet se kush shkel mbi to, dhe ky aparati këtu tregon se sa energji prodhojmë me pajisjen tonë gjatë ditës, e treguar në zhul, njësinë e punës."

Pamje nga Tuluza.

5 VJET HISTORI SUKSESI E AEROPORTIT NËNË TEREZA
E Premte, 05.14.2010, 02:24pm

Drejtorja ekzekutive e TIA, Andrea Gebbeken shpjegon suksesin e aeroportit

5 vite pasi aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Shqipëri e ka marrë me koncesion një kompani gjermano-amerikane, ai ka pësuar ndryshime rrënjësore. Ka dyfishuar numrin e pasagjerëve e u shërben 1.8 milion udhëtarëve

Aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri është ndërtuar qysh në vitin 1957. Si aeroporti i një vendi të izoluar nga regjimi komunist, deri në vitin 1990 ai kishte një fluks shumë të kufizuar pasagjerësh dhe linjash ajrore që operonin në të. Fillimi i ndryshimeve demokratike, hapja e vendit ndaj pjesës tjetër të botës, emigrimi në shkallë të gjerë i shqiptarëve, si dhe mjaft zhvillime sociale, politike e ekonomike u shoqëruan me rritjen e fluksit të udhëtarëve, që kalonin në këtë portë ajrore të vetme të Shqipërisë. Kjo nxori në pah mungesën e kapaciteteve të aeroportit, treguesit e ulët në standardet e shërbimit dhe të sigurisë. Një prezantim jo dinjitoz të vendit që synonte integrimin euro atlantik

Hochtief AirPort, DEG dhe FSHAN kanë menaxhuar me sukses

Pamje e jashtme e Aeroportit "Nëna Terezë"

  » Mbijetesa e kroatëve kosovarë
  » Dosja hetimore e FBI ndaj Faik KonicësNga Agron Alibali
  » Vizitorë nga shumë vende te memoriali për hebrenjtë në Berlin
  » Tradhtar dhe i tradhtuarNga Fidelius Schmidt dhe Andreas Ulrich, "Der Spiegel"
  » Njëqindvjetori i lindjes së Presidentit Ronald Regan dhe miqësia e tij me Nënë TerezënNga Frank SHKRELI
  » Ministrja e parë me origjinë turke - Politikanët gjermanë me origjinë të huaj janë raste të rralla
  » EVA BRAUN - GJYSMA TJETËR E QIELLIT TË ZI
  » Timoshenko: Ukraina nuk është në shitje (II)
  » PËRLESHJE NË PARLAMENTIN UKRAINAS
  » Leman Mal'osmani: Jeta ime me Ismailin në vitet e mjerimitNga Fatmira Nikolli



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]