E Shtunë, 05.04.2024, 07:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Kate Winslet dhe Halle Berry kryesojnë listën e trupave më tundues
E Premte, 01.01.2010, 12:05pm

 

Voal-online –Ndërkohë që femrat yll të Hollywood-it kanë hequr dorë gjithnjë e më shumë nga veshjet e shtrënguara pas trupit, duket se gratë e zakonshme po e përvetësojnë gjithnjë e më shumë këtë modë, që nxjerr në pah sa më shumë format fizike.

 

Në një vëzhgim të fundit, ku kanë marrë pjesë 2 000 gra nga mosha 18 vjeç e lart, i gjen yjet hollywoodiane me forma të bukura e të shëndetëshme si më tundueset.

 

Kështu bën të ditur gazeta britanike Dayil Mail.

 

Klasifikimin e kryesojnë Kate Winslet, vijuar nga Halle Berry e Beyonce. Në listë janë edhe Magan Fox e Lilly Alen, ndërsa Victoria Beckham dhe Kate Moss zënë vendet  e fundit në klasifikim.
Paqe midis Charlie Sheen dhe së shoqes Brooke Mueller
E Enjte, 12.31.2009, 01:01pm

 

Aktori ishte arrestuar në Krishtlindje për keqtrajtim të të shoqes

 

 

Voal-online –Duket se ka kaluar përplasja e egër midis Charlie Sheen (Çarli Shinë), aktorit të arrestuar në Krishtlindje për keqtrajtim, dhe së shoqes Brooke Mueller (Bruk Myler).

 

Sheen i ka kërkuar një gjykate të Kolorados ta shfuqizojë urdhërin që e detyrën atë të qëndrojë alrg bashkëshortes.

 

Në kërkesë avokatët e tij argumentojnë se edhe e shoqja e ka shprehur këtë dëshirë.

 

Sipas burimeve afër çiftit, të dy kanë vendosur të ribashkohen.

 

Gruaja kishte treguar se kishte qenë kërcënuar me mjet të ftohtë.

Nena është bërë gjyshe (Fotoreportazh)
E Mërkurë, 12.30.2009, 06:18pm

Ajo ka tashmë një mbesë...

 

Voal-online –Është dhurata më e mirë për Krishtlindje, të cilën Nena (49 vjeçare) do të kishte dëshiruar ndonjëherë.

 

Në mëngjesin e datës 25 dhjetor ka ardhur në jetë fëmija e parë e vajzës së saj! „Është një femër dhe quhet Carla Maria,“ ka treguar gjyshja e re për gazetën „Bild“. Foshnja e sapolindur peshonte 4 000 gramë dhe ishte e gjatë 56 centimetër.

 

Foshnja nuk ka lindur në maternitet, por ka lindur në banesën aktuale të vajzës së Nenes, Larissa (18 vjeçe) dhe mikut të saj Nikolas. Çifti i ri e kishte planifikuar me kohë lindjen e foshnjës në shtëpi.

 

„Fëmija është shëndosh dhe ndien ngrohtësin e lindjes në shtëpi,“ thekson krenare gjyshe Nena. „Ne jemi të gjithë shumë të lumtur dhe gëzohemi pa masë për këtë dhuratë të Krishtlindjes.“

Prindërit më të këqinj të vitit 2009? David Hasselhoff e Courtney Love
E Mërkurë, 12.30.2009, 11:23am

 

 

Voal-online –Ish ylli i Baywatch vazhdon të ketë probleme me alkoolin dhe t’ua bëjë të vështirë jetën vajzave të tij. Në vitin 2007 u publikua një video e xhiruar prej së bijës Taylor Ann ku shihej aktori i dehur dhe i shtrirë për tokë, sivjet e bija Hayley ka qenë e detyruar të thërrasë 911-tën sepse babai në Ditën e Falënderimeve kishte pirë aq shumë sa nuk çohej dot në këmbë.

 

Në rrafshin femëror kreun e nënës më të keqe e mban Courtney Love. Rokstarja sivjet ka humbur përkujdesjen ndaj së bijës, Frances Bean Cobain, bijës së të ndjerit Kurt Cobain. Frances, e cila është 17 vjeçe, duke iu bsuar gjyshes dhe hallës.

 

Babai i Lindsay Lohan, Michael, kishte vënë në një telash të madh familjen e tij duke bërë që të arrestohet për ngarje të veturës në gjendje dehjeje dhe duke rrahur një kunat. Në nëntor pastaj ka publikuar disa telefonata private me ish të shoqen duke nxitur zemërimin e Lindsay-t.

 

Nuk është ende në sferën e yjeve, por dëshiron të arrijë. Nadya Suleman ka ngjizur me shtatzani të ndihmuar tetë binjakë për ta imituar të adhuruarën e saj, Angelina Jolie. Gruaja kaliforniane, e cila kishte tashmë edhe gjashtë fëmijë të tjerë dhe është e divorcuar dhe e papunë, ka mohuar të ketë marrë një vendim të tillë për të ngjasuar me divën e 'Tomb Raider' megjithëse e thotë të kundërtën pamja e saj është një pasion maniakal për botën e artit. Sipas disa burimeve ka firmosur me një reality show britanik për të dalë në televizor bashkë me fëmijët e saj.
Sarandon nuk ka filluar dashurinë me një djalosh
E Enjte, 12.24.2009, 07:27pm

Zëdhënësi i aktores e mohon historinë me Xhonatan Briklin

 

 

Voal-online –Susan Sarandon e Tim Robbins nuk janë ndarë për shak se ajo ka një të dashur tridhjetë vjet më të ri.

 

Teal Cannaday, zëdhënësi që mbrëmë kishte shpallur se ndarja e njërit prej çifteve në dukje më solide të Hollivudit, ka përgënjeshtruar tani që aktorja të ketë filluar dashurinë me Jonathan Bricjklin, regjisor i ardshëm.

 

„Janë zëra absolutisht të rremë. Lidhja e Susan (63 vjeçe) me Jonathan (31 vjeç) është vetëm lidhje pune.“

 

Kështu ka përfunduar përgënjeshtrimin zëdhënësi.
Suzanë Sarandon dhe Tim Robins ndahen
E Enjte, 12.24.2009, 05:28pm

 

Voal-online –Një nga marrëdhëniet më jetëgjata të Hollivudit ka mbaruar – Susan Sarandon dhe Tim Robbins janë ndarë pas më shumë se dy dekadash së bashkë. Ky lajm është bërë i ditur ekskluzivisht nga revista People.

 

„Aktorja Susan Sarandon dhe partneri i saj i 23 viteve, aktori Tim Robbins kanë shpallur se ata janë ndarë në verën e sivjetme,“ njoftoi zëdhënësi i saj Teal Cannaday në një deklaratë për revistën. „Nuk kemi komente të tjera për të bërë.“

 

Çifti u takua për herë të parë në sheshin e xhirimit të Bull Durham, dhe ata kanë dy djem së bashku, Jack, 20 vjeç dhe Miles, 17 vjeç.

 

Sarandon, 63 vjeçe, ishte martuar më parë me Chris Sarandon, me të cilin u njoh në kolegj. Aktorja gjithashtu ishte e fejuar me regjisorin Franco Amurri në mesin e viteve 1980. Këta të dy patën një vajzë, Eva Amurri, më 1985. (Amurri është gjithashtu aktore).

 

Sarandon dhe Robbins, 51 vjeç, ishin admiruar për marrëdhënien e gjatë duke u përballur me presionet e binzesit të artit, më e diskutuara në rastin e tyre ishte diferenca e madhe e moshës – ai është 12 vjet më i ri – dhe fakti që ata nuk u martuan asnjëherë.

 

„Unë nuk dua të martohem, sepse druaj shumë se e marrë atë si dhuratë ose ai mua si dhuratë – ndoshta do të gjejmë rast për një darkë kur unë të jem 80 vjeçe,“ kishte thënë dikur Susan Sarandon.

Julia Roberts pret fëmijën e katërt


E Hënë, 12.21.2009, 06:33pm

 

 

Dhe martesa e saj nuk është aspak në krizë

 

Voal-online –Aspak adoptime nga më të çuditëshmet aq në modë tashmë në Hollywood. Për të festuar 42 vitet e saj Julia Roberts ka vendosur të bëjë dhuratë një fëmijë të katërt në vend të diamantit të „zakonshëm“.

 

Duke shpalosur një nga buzëqeshjet më të famshme të saj, diva ka përgënjeshtruar zërat të cilët thonin se martesa e saj me kameramanin Daniel Moder është në krizë, duke bërë të ditur se është prapë shtatzënë.

 

Ndërkohë ajo sapo ka mbaruar punë në përkryerje e fundit të dy filmave të rinj: Valentin’s Day (Dita e Valentinit), komedi romantike e realizuar me një ekip aktorësh superyjorë dhe parashikuar të dalë në kinema më 12 shkurt, si dhe Eat, Pray, Love (Ha, lutu, dashuro).

 

Julia e Daniel kanë pasur bashkë binjakët Hazel e Phinnaeus në nëntor 2004, ndërsa Henry ka lindur më 18 qershor 2007. Duke se ishte kompletuar familja me një treshe fëmijëshj, por Julia ka vendosur të riprovojë. Të vetmit të cilëve iu ka ngelur hatri nga ky veprim I aktres ndoshta janë producentët e 8 filmave të cilat ajo i ka në proces.

 

Por vëmë bast se mitikja julia do t’ia arrijë t’i kënaqë edhe ata?
Princi Harri bën Krishtlindjet me Çelsi Deivin
E Premte, 12.18.2009, 07:13pm

 

Voal-online –Princ Harry dhe e dashura e tij Chelsy Davy iu kanë dërguar adhuruesve të tyre një kartolinë të veçantë ku nga e majta në të djathtë janë fytyrat e së dashurës së princit, vetë princit dhe shenjtores mbrojtëse të tyre.

 

Princi 25 vjeçar është parë pranë së dashurës Chelsy Davy nga miqtë e tyre dhe nga vëllai i saj Shaun të mërdhirë në borë si fantazma prej akulli. Kështu bën të ditur gazetat britanike të premten, pra sot.

 

Ndërkohë që iu ndodhet pranë adhuruesve me kartolinë e Krishtlindjeve, Princ Harry I njofton të gjithë se do të shkojë në Barbados në janar për të luajtur polo dhe për të mbledhur para për fondacionin bamirës që ka ngritur.
50 Cent ëndërron të bëjë dashuri me Anzhelinë Zholinë
E Mërkurë, 12.16.2009, 02:23pm

 

 

 

Raperi dëshiron ta ketë një ditë të tërë gruan e Brad Pitit

 

Voal-online –Kujdes, Brad ! Kush ka një grua se Angelina Jolie (34 vjeçe) pranë tij, duhet ta ketë të qartë se edhe konkurentët janë të shumë...Tani edhe raperi 50 Cent ka shpallur se ëndërron për aktoren e bukur.

 

Në një intervistë 34 vjeçari ka shpjeguar se do të dëshironte ta kishte një ditë të tërë për vete gruan e Brad Pitt (46 vjeç): „Do të doja me Aneglina Jolie të fle dhe pastaj le të shkojë në punë të saj.“ Kështu ka thënë ylli i muzikës në emisionin televiziv „Showbiz Spy“.

 

Dihet se nuk është i pari Curtis James Jackson III (emri i vërtetë i 50 Cent). Janë të shumë ata që mëtojnë për nënën e gjashtë fëmijëve, e cila është prej vitesh të tëra në krye të listës së "Sexiest Woman Alive“.

 

Duket se ëndërra do ta tmerrojë për një kohë të gjatë raperin 50 Cent. Sepse Angelina dhe Brad, të cilët jetojnë bashkë prej vitit 2005, pavarësisht thashethemeve të përhershme rreth mundësisë së ndarjes së tyre, duken gjithnjë e më të bashkuar.

 

Lidhur me pasionin e Jolie për të pasur sa më shumë fëmijë – tani ajo po adopton fëmijën e shtatë – raperi 50 Cent ka treguar respekt dhe simpati për aktoren.

Pink dëshiron të lindë fëmijë!
E Djelë, 12.13.2009, 02:08pm

 

 

Këngëtarja dëshiron që me të shoqin Carey Hart të prodhojë pasardhës

Voal-online -Tik, tak, tik, tak ... Bie ora biologjike e rokstares Pink (29vjeçare)!

 

Këngëtarja do të donte që me të shoqin Carey Hart (33 vjeç) sa më shpejt që të jetë e mundur ta realizojë projektin për pasardhës. Çifti i ribashkuar në janar dëshiron që dashurinë e vet fatlume ta kurorëzojë më në fund me një foshnje!

 

 

"Martesa e tyre është më e fortë se kurrë dhe ata janë gati të hedhin hapin tjetër të domosdoshëm,“ bën të ditur një mik i çiftit për tabloiden „In Touch“.

 

„Krishtlindjet e sivjetme do t’i kalojnë në mënyrën më romantik. Dhe mezi presin më kurresi që të bëhen më në fund prindër.“

 

Pink dhe Carey qenë ndarë më 2008 pas dy vjetësh çift konstant. Por edhe pas ndarjes kohën më të madhe e kalonin bashkë. Ai luante rolin kryesore në videon e saj hit “So What”, bashkë shkonin për jogo, bashkë e kalonin Vitin e Ri, duke i harruar dalëngadalë fjalët e këqija që kishin shkëmbyer mes tyre.

 

 

Pink do të deklaronte në atë kohë: “Ne dashurohemi pa masë!“ Edhe Carey nga ana e tij: „Ajo është dashuria e jetës sime.”

  » Gizele ende nuk ia ka vënë emrin foshnjës
  » Uma Thurman ndahet nga multimilionieri zviceran
  » Pit Doherti ndalur nga policia në Berlin
  » Bija e Bill Xhoelit tenton vetëvrasjen, shtruar në spital
  » Midis të dashurave të Taiger Udsit edhe një vejushë e 11 shtatorit
  » Rrah të fejuarën, arrestohet Ron Ud
  » Endi Mërein e lë e fejuara
  » Orlando Blum dhe Miranda Kerr e kaluan Ditën e Falënderimeve në Marok
  » Xhenifer Lopez rrëzohet në skenën e American Awards
  » Maili Sairës bëhet 17 vjeçe me një kremtim befasi



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]