E Shtunë, 08.08.2020, 03:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Kameron Diazi iu përgjigjej pyetjeve të lexuesve
E Enjte, 08.20.2009, 04:08pm (GMT+1)

 

 

 


Pyetje: Me trashëgiminë tuaj familjare, babain e keni kubanez, ndërsa nënën amerikane, cilat janë traditat tuaja të kremtimit të festave ?
Cameron Diaz : Krishtlindjet ne i festojmë me familjen dhe miqtë tanë, ndërsa nuk harrojmë të gatuajmë sipas traditës kubaneze. Ne gatuajmë të gjithë bashkë dhe dëndemi me të ngrëna deri në atë moment sa nuk mbajmë dot më. Sipas traditës sonë familjare për Krishtlindje ne gatuajmë mish të pjekur, zoçka të pjekura, fasule të zeza, oriz dhe sallatë me avokados – gjithçka sipas stilit kubanez – një mrekulli fare – gjithçka është shumë e shijshme dhe e hatashme !

Pyetje: Nëse do t’ju jepej mundësia që me një çelës magjik, të ndryshoni për një çast jetën tuaj, jetën e cilit aktori do të deshët të jetoni përkohësisht ?

Cameron Diaz : Unë jam shumë me fat dhe të them të drejtën nuk dua të ndryshoj jetën time me askënd, pasi profesioni që bëj më jep shans të të interpretoj jetë të ndryshme të personazheve të mi, e megjithatë meqë po ma kërkoni, unë do të kisha dashur që të bëhesha si Borati i  Sacha Baron Cohen. Do të desha ta shihja botën përmes syve të tij.


Pyetje: E çfarë preferoni ju më tepër që të bëni natën e së shtunës ?

Cameron Diaz : Netët e mia të preferuara lidhen gjithnjë me gatimin, kur unë marr rolin e shefit të kuzhinës dhe gatuaj për njerëzit e mi që dua. Në këtë natë ka shumë të qeshura, tepër hare. Kur unë gatuaj për një grup të madh miqsh, natyrisht nuk harroj që në meny të fus makaronat – që në këtë rast për mua janë shpëtuese, sepse cilët janë ata që nuk i preferojnë  makaronat të cilat i shërbej me salca nga më të ndryshmet.

 

Pyetje: Ju jeni një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it, e megjithatë dukeni sikur e keni situatën në dorë dhe jeni gjithnjë me këmbë në tokë, apo jo, dhe si ia dilni ?

Cameron Diaz : Familja ime është ajo që më mban mua gjithnjë me këmbë në tokë. Fama ndikon në jetën tënde, ta ndryshon ty jetën plotësisht, por në fund të fundit, nëse do të bësh një analizë të thjeshtë ti je ajo që je. E megjithatë që të mbetem me këmbë në tokë, edhe unë si njeri që jam kam nevojat e mia. Njëra prej tyre është që të mbush valixhet dhe të marr avionin, duke udhëtuar nga njëri vend tek tjetri. Unë ndihem kaq me fat që kam mundësi të marr valixhet dhe avionin e të shkoj ku të dua nëpër botë. Nuk më duket diçka ekstravagante, megjithëse po të medosh thellë, udhëtimet janë të kushtueshme, dhe një shans i tillë nuk i jepet kujdo. Por sa për udhëtimet e mia, unë ndihem mrekullisht, edhe kur bujt në hotelet me pesë yje, por edhe në ato ku egërsisht mungon drita elektrike.


Pyetje: A keni diçka që ju e vlerësoni veçanërisht, dhe që ju e doni veçanërisht?
Cameron Diaz : Familja për mua është më e rëndësishmja në të gjitha drejtimet dhe unë shpresoj që një ditë edhe unë një ditë ta kem këtë dhuratë dhe të krijoj familjen time.


Pyetje: Jo si aktore, por nëse do të jepej mundësia e ku do të deshe që të ndreqje difektet e tua, me qëllim që të perfeksionoheshe ?

Cameron Diaz : Mjeshtërimi dhe perfeksionimi vjen me kohë. Jam lindur 15 minuta me vonesë, dhe gjatë 34 viteve të jetës time jam përpjekur që ta ndreq këtë vonesë. Dhe jam ende në kërkim. Nuk heq dorë kurrë, jam e vendosur.

Pyetje: Ku është vendi jua i preferuar për pushime ?

Cameron Diaz : Për mua nuk ka rëndësi se ku jam, mjafton të jem me familjen time dhe me miqtë e mi, por që të jem e sinqertë unë kam rënë në dashuri me Hawaii. I love Hawaii. Për mua është një parajsë e vërtetë, atje është kaq qetësi, dhe ndihesh mrekullisht e rrethuar nga kjo qetësi në mesin e oqenit e rrethuar prej ujërave të tij të thellë blu.

 

Pyetje: Kur ju nuk jeni duke xhiruar, e cila është dita tipike juaja, që jetoni zakonisht ?
Cameron Diaz : Unë jam vazhdimisht në lëvizje, lëvizja për mua është një konstante e përherëshme. Udhëtoj shumë, kështu për mua është e vështirë të kem një ditë rutinë, pasi pothuaj gjithçka, pothuaj çdo ditë është ndryshe nga tjetra. Dhe mua më pëlqen kjo mënyrë të jetuari, unë e pëlqej këtë mënyrë jete, ku çdo gjë është spontane, duke ia lënë fillin spontanitetit, sepse kështu e shijoj jetën. Ndërsa kur jam në xhirime, unë thellohem dhe përqëndrohem në punë. Por kur nuk jam duke punuar, dhe nuk jam as nëpër botë duke udhëtuar atëhere jam në shtëpi duke e mbushur ditën, duke rendur pas familjes dhe miqve dhe duke u kujdesur për biznesin. Por kur jam në shtëpi, asnëherë nuk harroj që ta përgatis vetë mëngjesin. Unë asnjëherë nuk i ik sillës. Është më e rëndësishmja për mua, dhe kështu unë preferoj që ta përgatis vetë. Andaj më pëlqen që të krijoj një meny speciale, pjata speciale që nuk janë tipike për mëngjes. E pra nëse doni të dini diçka rutinë në jetën time, ky është mëngjesi që unë nuk e shmang kurrë, dhe është i përhershëm me mua.


Pyetje: Cila është dhurata juaj më e çmuar që ju keni dhënë ndonjëherë në jetën tuaj ?

Cameron Diaz :  Unë mendoj se është besnikëria, besnikëria është dhurata më e madhe që mund të japë një njeri, dhe që për mua ka një kuptim të madh./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Marlen Ditrih ishte bërë e "varfër", këndonte në telefon për të fituar para (08.20.2009)
Xhenifer Lopez: Amësia ndryshon gjithçka (08.18.2009)
Eva Longoria Parker shtrin biznesin e saj të restoranteve edhe në aeroporte (08.17.2009)
Jeta dhe vepra e këngëtarit amerikan Pit Siger (08.16.2009)
Kujtohet 40 vjetori i festivalit të Udstokut (08.16.2009)
Don't cry for Paula Abdul (08.12.2009)
Abdul lë reality shown American Idol, nuk arrin të gjejë pajtim për rrogën (08.10.2009)
Grupi Shugarland nis turneun në SHBA (08.03.2009)
Eliza Dushku femra e gjashtë më e bukur në botë (08.01.2009)
Flokët e Majkëll Xheksonit do të bëhen diamantë (07.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 

 
VOAL
[Shko lart]