VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË TEATËR NË UASHINGTON FESTON PËRVJETORIN E SHEKSPIRIT

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
NJË TEATËR NË UASHINGTON FESTON PËRVJETORIN E SHEKSPIRIT

E Hënë, 04.21.2014, 08:08pm (GMT+1)


Më 23 prill shënohet përvjetori i 450-të i lindjes së dramaturgut të famshëm Uilliam Shekspir. Një kompani teatrale e zonës së Uashingtonit kohët e fundit shënoi ditëlindjen e Shekspirit me një ri-interpretim të versionit origjinal pa fjalë të Hamletit nga seritë e tyre "Shekspiri i Heshtur." Çifti Paata dhe Irina Tsikurishvili nisën karrierën e tyre si kompani e pavarur me versionin e pafjalë të Hamletit, për të cilin fituan disa çmime lokale.

Kompania teatrale Synetic Theater Company, me qendër në periferi të Uashingtonit, është duke festuar ditëlindjen e 450-të të Shekspirit me një ri-interpretim të Hamletit.

Versioni i pafjalë i dramës klasike është shfaqja e një çifti emigrantësh nga Gjeorgjia dirigjentit Paata Tsikurishvili dhe koreografes Irina Tsikurishvili e para shfaqje e tyre kur themeluan kompaninë rreth 12 vjet më parë. Çifti interpretoi si Hamleti dhe Ofelia në atë dramatizim të parë. Zoti Paata Tsikurishvili thotë se ashtu filluan seritë e vlerësuara nga kritikët "Shekspiri i Heshtur."

"Hamleti hapi dyert për ne në një komunitet teatri dhe na solli shumë çmime dhe vlerësime. Ai ishte fillimi i Teatrit "˜Synetic' që përhapi fjalën rreth një kompanie teatrore e cila interpretonte Shekspirin pa fjalë një gjë e pazakontë dhe në të njëjtën kohë e kuptueshme."

Kompania përdor muzikë, kërcim dhe gjeste për të treguar historinë.
Kësaj radhe, Irina doli në skenë si Gertruda, mamaja e Hamletit. Ajo thotë se gjuha shekspiriane është universale dhe lë hapësirë për shumë krijimtari.

"E kemi interpretuar Shekspirin në mënyra të ndryshme, si Shekspiri i viteve 1920 në Natën e Dymbëdhjetë; Shekspirin në rërë me Mbretin Lir, dhe Furtunën në ujë."

Për aktorin veteran të teatrit Synetic, portretizimi i Hamletit ishte një eksperiencë sfiduese dhe një përgjegjësi e madhe.

"Fakti që Paata ma besoi mua rolin, një rol që e ka pasur vetë, është sikur po më pason stafetën dhe më ka besuar mua për të."

Roli i Ofelisë ishte një ëndërr e fëmijërisë për 20 vjeçaren Irina Kavsadze, e cila vjen nga një dinasti aktorësh të famshëm.

"Për herë të parë unë e kam interpretuar Shekspirin në variantin pa fjalë. Para se të filloja ta lexoja vetë ose në shkollë, pashë Hamletin për herë të parë kur isha nëntë vjeç, kur nuk kisha lexuar më parë ndonjë vepër të tij."

Deri tani, kompania teatrale Synetic ka fituar 24 çmime Helen Hayes çmime prestigjoze të zonës së Uashingtonit dhe 92 kandidime për to. Zoti Victor Shargai, i cili kryeson dhënien e çmimeve, ka qenë dëshmitar i suksesit të grupit që nga fillimi.

"Ajo që ata kanë bërë për teatrin në Uashington është me të vërtetë shumë, shumë e rëndësishme. Për teatrin kombëtar, për të gjithë vendin."

Dhe në janar të këtij viti, Paata dhe Irina Tsikurishvili u nderuan si "Uashingtonasit e Vitit" nga revista Washingtonian për kontributin e tyre në komunitetin lokal të teatrit.
za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PEMËT FLASIN PËR MBIJETESËN NË EKRANIN E MADH (04.21.2014)
FILMAT ME TEMË FETARE DHE SUKSESI I TYRE (04.20.2014)
ROCK 'N' ROLLI DHE LUFTA E FTOHTË - PËRBALLË SHPIFJEVE DHE TRILLIMEVE TË KREMLINIT TË SOTËM (04.18.2014)
FRANCË - GJYKATA KA HEDHUR POSHTË AKUZËN KUNDËR BOB DYLANIT (04.16.2014)
SHBA - KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (04.12.2014)
VDES YLLI I HOLLIVUDIT MICKEY ROONEY (04.07.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (04.06.2014)
JA SI E MBANTE TRUPIN NË FORMË MARILYN MONROE - FOTOGALERI (04.04.2014)
FILMI 'POPULATION BOOM', SKENARI I NJË KATASTROFE - CILI PREJ NESH ËSHTË I TEPËRT? (04.02.2014)
NDËRRON JETË YLLI I SERIALIT DYNASTY, KATE O'MARA (03.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]