VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Princi i paepur i kinematografisë Hamfri Bogart

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 10:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Princi i paepur i kinematografisë Hamfri Bogart
E Enjte, 12.24.2009, 06:17pm (GMT+1)

 

 

 

Nga një familje e pasur e Nju Jorkut, princi nga më të paepurit e kinematografisë, lindi më 25 dhjetor 1899. Pasi i kishte ndërprerë studimet dhe kishte shkuar në shërbim ushtarak në marinë, i përcakton interesat e tij në botën e artit duke punuar për sipërmarrësin teatror William Brady e duke debutuar si aktor në skenat e teatrove. Publku dhe kritika fillojnë të binden shpejt për talentin e tij kur ai interpreton Duke Mantee në përshtatjen për teatër të "Pylli i gurosur" (The Petrified Forest).

Para vitit 1941 merr pjesë në shumë prodhime kinematografike, sidomos të gjinisë policeske (por edhe në disa filma westernë e në një film fantahorror), pjesë të cilat mbahen mend për praninë e protagonistëve më prestigjiozë për interpretimet e tyre. Por kur John Huston le zgjedh në rolin e Sam Spade në filmin "Misteri i fajkoit" (The Maltese Falcon) suksesi do të ishte i papërfytyrueshëm. Aktori dhe regjisori krijonë personazhin Bogart, ironik dhe të vrazhdë, që pasurohet nga ngjyrime interesante introspektive në provat që do të vijonin.

 

Gjithsesi, siç e pohonte kritikai: "Ndryshe nga divat e mëdhenj të asaj epoke, Bogart është i vogël dhe normal, dhe madje nuk ka spiaktur të dhëna shprehëse, por njëfarë maske të veçantë, paska të vuajtur e cila funksionon... Duke u afirmuar me stërmundim përballë bashkëkohësve të mëdhenj të tij, ndonjëherë edhe më të talentuar se ai, Bogart ka pasur fat të madh. Maska e tij, "normale por e fortë", zotëronte njëlloj moderniteti të ngatërruar, të pavetëdijshëm, i cili ia ka dhënë një përfytyrim e sukses të veçantë pas vdekjes, përtej cilësive të tij reale."

 

 

Pavarësisht këtyre kufizimeve, mbetet i pavdekëshëm magnetizmi i tij. Klandestin i lodhur e i raskapitur me Raul Walsh të filmit "Një plumb për Roin" (A Bullet for Roy), aventurier romantik e gojëmbyllur në filmin "Casablanca" të Curtiz, ka interpretuar role nga më të ndryshmet. Me Howard Hawks është detektivi Marlowe i (Gjumit të madh) "The Great Sleep", prapë me Huston është luftëtari kokëfortë i The African Queen (Mbretëresha afrikane) apo veteran lufte i saporikthyer në "Ishulli i koraleve".

Nga fundi i viteve 1940, Bogart, idhull i kinemave dhe personazh publik i njohur për vendime antikonformiste, vazhdon të punojë me më pak shkëlqem dhe me më pak përkushtim duke e rigjetur magnetizmin e tij vetëm me rejgisorë të ndjeshëm të cilët i besojnë personazhe të vështirë e kundërthënës: "Shndërrimi i Kainit" (The Caine Mutiny) të cilët e katapultojnë me vërtik tek komedia ("Sabrina").

Njeri i pjekur, por ende pajisur me një magnetizëm të madh, i mbush rubrikat e skandaleve me dashurinë e tij për aktoren tejet të re Lauren Bacall, (e cila do të bëhej gruaja e katërt e tij) me pasionin për detin dhe për alkoolin, me karakterin e tij kokëmushkë dhe për ndjenjen e tij të papërballueshme të ironisë në përballjet me shytpin dhe me sistemin e yjeve, me sëmundjen e tij të gjatë e të dëshpëruar (do të vdiste më 14 janar 1957 për shkak të një tumori në mushkëri).

I adhuruar sa ishte gjallë dhe në legjendë pas vdekjes (Woody Allen e ringjall mitin e tij me "Provo përsëri Sam"), Bogart, në ekranin e madh është shikimi i thellë i zhytur në kujtime melankolike, shpirti individualist që nul lejon iluzuone mbi botën që e rrethon, burri delikat përtej dukjes së ashpër. Heroi klasik dhe njêkohësisht modern në mënyrën më të jashtëzakonshme. I pa imitueshëm, deri edhe në mënyrën si e ndize dhe si e tymoste cigaren që nuk i mungonte kurrë./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Elin Nordegren këshillohet me avokatin veteran të divorceve të Hollivudit (12.18.2009)
Ka vdekur aktorja Xhenifer Xhons (12.17.2009)
Mbi qilimin e kuq nëna dhe bija kush e kush më e bukur (12.16.2009)
Tejlor Suift bën një dhuratë të madhe në 20 vjetorin e saj (12.14.2009)
Nikolë Kidman iu përgjigjet pyetjeve të adhuruesve (12.07.2009)
Demi - Eshton, mbrëmja organizohet nëpërmjet Twitter (12.06.2009)
Anë Nikolë Smith - fletë pas flete kronika e një tragjedie hollivudiane (11.20.2009)
Anë Nikolë Smith - kush ishte? (11.20.2009)
Anne Nicole Smith 8 shkurt 2007 - 24 shkurt 2007 (11.20.2009)
Anne Nicole Smith 3 mars 2007 - 30 maj 2007 (11.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]