E Mërkurë, 07.24.2019, 03:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
NJË FILM I RI MBI INTEGRITETIN E MEDIAS

E Mërkurë, 10.22.2014, 03:38pm (GMT+1)



Liria e shtypit dhe përdorimi i parave të drogës për të financuar një luftë janë subjektet kryesore në filmin e Michael Cuesta-s “Kill the Messenger” (Vrit lajmëtarin). Ai është i bazuar në historinë e vërtetë të gazetarit Gary Webb, i cili u diskreditua pas shkrimit të disa artikujve lidhur me burimin e parave që Shtetet e Bashkuara përdorën për të financuar luftën kundër qeverisë komuniste të Nikaraguas.


Në filmin “Vrit lajmëtarin”, aktori i emëruar për Çmimin Oscar Jeremy Renner luan rolin e Gary Webb, një gazetar për gazetën lokale në Kaliforni, San Jose Mercury News. Filmi pasqyron atë në vitin 1996 kur gjen informacion se në vitet 1980, CIA mbylli një sy, ndërsa aleatët e saj të Nikaraguas, Contras-it, fusnin kokainë kontrabandë në Shtetet e Bashkuara për të financuar luftën e tyre kundër qeverisë komuniste Sandiniste të Nikaraguas. Gazetari Webb paralajmërohet që të mos publikojë zbulimet e tij.

Webb refuzon të tërhiqet. Ai publikon një seri me tre-pjesë të quajtur "Aleanca e errët," jo vetëm duke shkruar mbi lidhjen midis CIA-s dhe trafikantëve të drogës – që tashmë dihej, por duke pohuar se kontrabanda e tyre në shkallë të gjerë çoi në një epidemi të drogës në lagjet e afrikano-amerikanëve në Los Angeles dhe vende të tjera.

Që atëherë, thotë Jeremy Renner, jeta e Webb fillon të shthuret.

"Nga interesat e mëdha, nga mediat e mëdha, që e bënë Gary-in lajm ose e diskredituan, në vend që të vazhdonin më tej punën e tij gazetareske, veprim që për mendimin tim është turp."

Gazetat Washington Post, New York Times dhe Los Angeles Times, të cilat nuk kishin shkruar shumë mbi lidhjet mes CIA-s dhe kryengritësve Contra në vitet ‘80, i hodhën poshtë përfundimet e Webb-it në lidhje me epideminë si spekulative. Më vonë dhe gazeta e tij u tërhoq.

Jeremy Renner thotë se ishte një histori tipike e stilit Davidi kundër Golias... vetëm se këtë herë, Golia fitoi.

"Jo për të ofenduar gazetën San Jose Mercury News, por thjesht mendoj se ata artikuj u bënë një lajm shumë më i madh nga sa ata ishin mësuar dhe nuk ditën se si të trajtojnë situatën, me përjashtim të Gary-it, i cili kishte nevojë vetëm për pak më shumë mbështetje që të shkuante dhe të kërkonte më tej për të gjetur më shumë të vërteta."

Gazetari investigativ Robert Parry ishte i pari që dha lajmin mbi lidhjet CIA-Contra për Associated Press në vitin 1985. Ai është dakord me aktorin Renner.

"Webb bëri diçka që ishte shumë e rëndësishme dhe që ne të tjerët nuk e bëmë. Ne ishim përqendruar në lëvizjen e Contrave dhe importimin e drogës në Amerikën Qendrore dhe në Shtetet e Bashkuara. Ajo që Webb bëri ishte të shihte atë që ndodhi pasi droga mbërriti këtu."

Sipas regjisorit të filmit, Michael Cuesta, Webb-i nuk kishte prova të drejtpërdrejta që të lidhnin trafikimin e drogës nga kryengritësit Contra me epideminë.

"Nuk kishte nuanca të mjaftueshme. Kështu që ishte e lehtë për gazetat e tjera të dallonin probleme tek artikujt."

Por raportimi i Webb kishte merita të konsiderueshme, thotë Parry.

"Një nga gjërat e rëndësishme që Webb dhe grupet e afrikano-amerikanëve me ndikim arritën ishte që më në fund të detyronin CIA-n të bënte një hetim serioz mbi këtë problem real."

Por deri atëherë, karriera e gazetarit Webb ishte shkatërruar. Ai kreu vetëvrasje në vitin 2004 dhe regjisori Cuesta shpreson që filmi i tij të rindezë bisedën lidhur me integritetin e shtypit.

"Nëse e konsideroni si një film që akuzon një grup të veçantë si qeverinë, unë mendoj se është më tepër për mediat."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
10 FEMRAT MË JOSHËSE TË EKRANIT BOTËROR (10.22.2014)
ESQUIRE - PENELOPE CRUZ, FEMRA MË TUNDUESE NË BOTË (10.13.2014)
BEN AFFLECK NË MBROJTJE TË ISLAMIT (10.05.2014)
ASHTON KUTCHER, MILA KUNIS - EMRI I VAJZËS SONË ËSHTË WYATT ISABELLE (10.04.2014)
GEORGE CLOONEY-AMAL ALAMUDDIN U MARTUAN ME CEREMONI CIVILE NË BASHKINË E VENECIAS (09.29.2014)
GEORGE CLOONEY E AMAL ALAMUDDIN KANË THËNË 'PO' NË PRANI TË 200 MIQVE DHE TË AFËRMVE (09.27.2014)
GEORGE CLOONEY E AMAL ALAMMUDIN ARRIJNË NË VENECIA - NESËR MARTESA (09.26.2014)
DIVA E FUNDIT E FILMIT - SOFIA LOREN MBUSH SOT 80 VJEÇ (Portret dhe fotogaleri) (09.20.2014)
ALBUMI I U2 SHKARKOHET FALAS NGA 33 MILIONË PËRDORUES (09.16.2014)
PRODUCENTI AFRIKAN I FILMAVE EKSPLORON KULTURËN NË TEKSAS (09.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]