VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'AMERICAN SNIPER' NXIT POLEMIKA

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
'AMERICAN SNIPER' NXIT POLEMIKA

E Hënë, 01.26.2015, 01:05pm (GMT+1)



Publikimi i filmit "American Sniper" ka çuar në rritjen e kërcënimeve kundër myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ka thënë një grup arabo-amerikan për të drejtat civile.

Komiteti Amerikano-Arab kundër Diskriminimit, i ka shkruar letër regjisorit Clint Eastwood dhe aktorit Bradley Cooper.

Filmi i tyre bazohet në shërbimin e ushtarit amerikan, Chris Kyle, në Irak, nga viti 2003 deri më 2009.

Komiteti Amerikano-Arab kundër Diskriminimit ka thënë se "shumica e kërcënimeve të dhunshme që kemi parë gjatë disa ditëve të kaluara, janë rezultat i asaj se si janë përshkruar arabët dhe myslimanët në filmin American Sniper".

Organizata, e cila e përshkruan veten si organizata më e madhe e të drejtave të arabëve në SHBA, ka thënë se ka mbledhur qindra mesazhe të dhunshme kundër amerikanëve arabë dhe myslimnanë, shumicën e tyre nga Facebook-u dhe Twitter-i.

Regjisorit Eastwood dhe aktorit Cooper u është bërë thirrje që të flasin kundër mesazheve të tilla, në përpjekje për të reduktuar retorikën e urrejtjes.

Jack Horner, zëdhënës i studios filmike, Warner Bors, e cila ka publikuar filmin, i ka thënë agjencisë Reuters se kompania dënon çdo retorikë të dhunshme dhe anti-myslimane, ndërsa zëdhënësit e Eastwoodit dhe të Cooperit nuk u janë përgjigjur kërkesave të menjëhershme për komente.

"American Sniper" ka qenë hit i madh në Amerikën e Veriut, duke kaluar të gjitha parashikimet për shikueshmëri. Ai ka fituar 90 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes një shumë rekorde kjo për muajin janar. Filmi po ashtu ka gjashtë nominime për Çmimin Oscar.

Ai, megjithatë, ka shkaktuar polemika. Disa e kanë përshëndetur portretizimin e ushtarit Kyle si hero të luftës, por të tjerët e kanë kritikuar atë për lartësim të dhunës dhe për qëndrimin e Kyle ndaj viktimave.

Kyle ka shërbyer katër turne në Irak dhe ka vrarë mbi 160 njerëz, duke u bërë snajperisti më vdekjeprurës në historinë amerikane.

Filmi bazohet në librin e tij, i titulluar po ashtu "American Sniper", në të cilin ai ka thënë se nuk ndjen keqardhje, ndërsa atyre që ka vrarë, u është referuar si "egërsira".

Kyle është qëlluar dhe vrarë në shkurt të vitit 2013, në Teksas, nga Eddie Routh. Ky i fundit ka qenë veteran i luftës në Irak, të cilin Kyle ka bërë përpjekje të ndihmojë për t'u shëruar nga çrregullimet e stresit post-traumatik.

Premiera botërore e filmit "American Sniper" ka qenë më 11 nëntor të vitit 2014, në Festivalin e Institutit të Filmit Amerikan. (rel)

Marrë nga BBC
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FSHATARI AFGAN - I PËRNDJEKUR PSE SHPËTOI USHTARIN AMERIKAN (01.22.2015)
JA DHJETË FEMRAT MË TË BUKURA TË TË GJITHA KOHËVE (01.19.2015)
NDAHET NGA JETA AKTORJA FATEN HAMAMA - IKONË ARABE E FILMIT (01.18.2015)
FILMI 'SNAJPERI AMERIKAN' - KANDIDAT PËR OSKAR (01.17.2015)
KATY PERRY PËRGATITET PËR KONCERTIN E SUPERBOLLIT (01.14.2015)
CEREMONIA E 'GLOBIT TË ARTË' - PLATFORMË E SOLIDARIZIMIT ME FRANCEZËT DHE FJALËN E LIRË (01.13.2015)
GOLDEN GLOBE - FILMIT RUS 'LEVIATHAN' (01.12.2015)
NDËRRON JETË ANITA EKBERG - MUZA E FELLINIT -  E PAHARRUESHME NË SKENËN ME MASTROIANINProtagonistja e "Dolce vita" të Fellinit u shua në moshën 83 vjeçare në një spital të Romës (01.11.2015)
80 VJETORI I LINDJES SË LEGJENDËS SË MUZIKËS ELVIS PRESLEY (01.08.2015)
NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 71 VJEÇARE AKTORI EDWARD HERRMANN (01.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]