E Premte, 04.26.2024, 10:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Së shpejti martohen Rizë Uidhërspunë dhe Xheik Gylenhall
E Shtunë, 02.21.2009, 05:08pm
Voal-online – Mund të jetë shumë e afërt martesa midis  Jake Gyllenhaal e Reese Witherspoon. Për këtë martesë ka zëra prej kohësh, por duket se ata janë shpeshtuar prej kur aktori është parë në një dyqan stolish të qytetit New York. Pse? Sipas revistës amerikane “Ok!” ai ka bleë unazën e fejesës zyrtare. “Jake ka qëndruar për një kohë të gjatë në një dhumë të rezervuar për ata që zgjedhin unaza – i ka thënë një burim i brendshëm revistës -. Ishte shumë i përqëndruar në blerjen dhe, me të drejtë, ka kërkuar që t’i jepet kohë e konsiderueshme.” Çka bën të habitesh më shumë për këtë blerje është fakti se autori ka qëndruar në dhomën e rezervuar – sipas të të njëjtit burim – plot katër orë. Prandaj nuk mbetet gjë tjetër veçse të dëgjojmë datën e martesës së çiftit hollivudian.
Julia Roberts dëshiron të gatuajë për Barak Obamën
E Mërkurë, 02.18.2009, 07:17pm

Voal-online –Çfarë do të gatuanit për njeriun më të fuqishëm të botës? Fituesja e çmimit Oskar Julia Julia Roberts e ka pikërisht këtë problem, sepse ajo do të dëshironte që ta ftonte për darkë në shtëpinë e saj Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama.

Diva e Hollivudit ka pohuar se Obama është krejt në krye të listës për t’ia shtruar një darkë të paharrueshme në shtëpi. Mysafirë të tjerë të dëshiruar prej Julia Robertsit janë Diane Sawyer, Mike Nichols, Oprah Winfrey, Stedman Graham dhe Tina Fey. Në një intervistë dhënë revistës amerikane „Allure“ 41 vjeçarja tregon: „Natyrisht lista ime fillon me Obamën. Vajzat e tij do të luanin me fëmijët e mi.“

Të fejuarit e Titanikut pas 11 vjetësh 
E Martë, 12.16.2008, 05:09pm

11 VJET PAS TITANIKUT, DI KAPRIO DHE UINSLET PËRSËRI BASHKË

 

16 Dhjetor - Mbrëmë në LOS ANGELES u dha premiera e “Revolutionary Road” film me regji të Sam Mendes «Është e vërtetë” sulmon shpejt  Kate Winslet në takimin me gazetarët -, “se isha unë që i thashë tim shoqi, Sam Mendes, të lexonte “Revolutionary Road” (Rruga Revolucionare), romanin e  Richard Yates që më kishte pëlqyer aq tepër përmes historisë të April e Frank Wheeler, një rrëfim që tregon pa hipokrizi tensionin e brendshëm të një martese. Dhe isha përsëri unë, kur Sam vendosi që të jetë regjizori i filmit, që i sugjerova Leonardo Di Caprio që të luajë rolin e bashkëshorit tim. Dhe jam e lumtur, që 11 vjet pas Titanikut, na është dhënë përsëri mundësia ta rigjejmë njëri-tjetrin, dhe tashmë nuk jemi më një vajzë dhe një djalë i ri, por njëri është bërë burrë dhe tjetra grua”.Filmi i ri i Mendes është i destinuar që të jetë melodrama e këtij sezioni kinematografik, sepse lidhet me binomin më klasik, atë midis dashurisë dhe vdekjes. Filmi respekton me besnikëri romanin, për një kohë të gjatë i panjohur, dhe i zbuluar ashtu si dhe autori i tij Richard Yates (1926-1992), pas botimit të disa tregimeve tek New Yorker në 2001, që e kthyen në një kult.(Voal-online)




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]