E Premte, 04.26.2024, 10:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PSE PERËNDIMI DUHET T'I KUSHTOJË VËMENDJE KRIZËS NË MAQEDONI?
Nga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI dhe ROLAND GJONI*

E Martë, 09.30.2014, 09:16am (GMT+1)



Përderisa vëmendja e politikës ndërkombëtare është përqendruar në lajmet mbi masakrat e përditshme të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, si dhe konfliktet në Ukrainë, Izrael dhe Gaza, kriza që po shpaloset në Maqedoni nuk po merr vëmendjen e duhur të Uashingtonit dhe Brukselit zyrtar. Për shumë vite, Maqedonia ka përjetuar tensione ndëretnike që e kërcënojnë të ardhmen e saj si shtet i brishtë shumetnik, mirëpo, elita maqedonase ka arritur ta bindë vetveten, popullin maqedonas dhe një pjesë të diplomacisë perëndimore se pengesa kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE është bllokada greke. Tensionet e reja ndëretnike që pasuan dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve në rastin "Monstra" tregojnë se 13 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët ende ndihen të diskriminuar nga institucionet shtetërore të dominuara nga maqedonasit si drejtësia, policia shërbimet sekrete dhe ushtria.

Përderisa gjykatat më të larta e kanë mundësinë të korrigjojnë aspektet e dyshimta të gjykimit të rastit "˜Monstra', protestat paqësore në Shkup dhe protestat vijuese të mbajtura në Shqipëri, Kosovë dhe në komunitetet e tjera shqiptare në Europë dhe ShBA janë shenja paralajmëruese se pajtimi ndëretnik është punë e papërfunduar në Maqedoni. Protestat janë provë e freskët se shkaqet e konfliktit ndëretnik të 2001 që sollën Marrëveshjen e Ohrit ende nuk janë çrrënjosur dhe se burimi më i rrezikshëm i krizës së Maqedonisë nuk është bllokimi i Greqisë, por trajtimi i padrejtë që u bëhet shqiptarëve.

Rishikim i Marrëveshjes së Ohrit

Më 13 gusht të 2001, partitë politike kryesore maqedonase dhe shqiptare, në prani të negociatorëve perëndimorë nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur. Marrëveshja synonte t'i jepte fund diskriminimit të shqiptarëve në shtetin e dominuar nga maqedonasit, brutalitetit policor, përfaqësimit minimal të shqiptarëve në administratë, si dhe t'i hapte rrugë përdorimit të gjuhës dhe simboleve shqiptare në institucionet publike. Edhe pse 13 gushti 2004, si datë e caktuar për zbatimin e marrëveshjes nuk u respektua, një numër ndryshimesh ligjore dhe kushtetuese të kërkuara nga Marrëveshja e Ohrit tashmë janë miratuar. Përfaqësimi i shqiptarëve në qeveri dhe administratë publike është rritur ndjeshëm, nga 7% në rreth 29%; kufijtë e komunave janë riorganizuar duke e rritur numrin e njësive të qeverisjes lokale me shumicë shqiptare; përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe komunat me shumicë shqiptare garantohet me ligj dhe arsimi në gjuhën shqipe nga shkolla fillore në universitet financohet nga shteti.

Megjithatë, zbatimi i disa prej dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit nga elita maqedonase ka qenë i ngadaltë, i sforcuar dhe hera-herës ka shënuar kthim mbrapa. Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore vazhdon të shpërfillet në praktikë, ndërsa përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare është shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Qeveria qendrore vazhdon të diskriminojë komunat shqiptare, shpesh duke përdorur mungesën e fondeve apo teknikalitetet ligjore si arsye. Përfaqësimi i shqiptarëve në gjyqësor, si dhe në nivelet e larta të organeve të mbrojtjes, sigurisë, dhe forcave speciale policore vazhdon të jetë minimal, kinse për shkak të mungesës se "shqiptarëve profesionalisht të aftë dhe të kualifikuar".

Lidershipi i Dështuar

Jeta politike në Maqedoni prej thuajse një dekade dominohet nga VMRO-DPMNE, partia kryesore maqedonase e udhëhequr nga kryeministri Nikola Gruevski, dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), partia kryesore shqiptare e udhëhequr nga ish-lideri i UÇK-së, Ali Ahmeti dhe partner i koalicionit qeverisës. VMRO dhe BDI kanë fituar çdo zgjedhje lokale dhe qendrore në dhjetë vitet e fundit, duke përdorur privilegjet dhe të mirat e pushtetit për të zgjeruar mbështetjen e tyre elektorale. Partnerët qeverisës kanë arritur të margjinalizojnë opozitën në komunitetet përkatëse, frikësojnë mediat e pavarura, kontrollojnë dhe përdorin një sistem gjyqësor të korruptuar dhe ia kanë dalë me sukses të pasurohen për vete dhe familjet e tyre. Kur u nevojitet, të dyja partitë nxisin retorikën nacionaliste, përderisa përpiqen të mbajnë një fasadë të demokracisë dhe përdorin një fjalor demokratik sa për sy e faqe që u shkon për shtat diplomatëve perëndimorë. Në vend që ta përdorin Marrëveshjen e Ohrit për zhvillimin e një shoqërie shumetnike në Maqedoni, VMRO dhe BDI e kanë kthyer atë në një instrument për shtimin e militantëve, kapjen e burimeve shtetërore dhe krijimin e një oligarkie dy-kombëtare (bi-nacionale) e cila është vështirë të çmontohet.

Nga ana maqedonase, frustrimi me pengimin që Greqia i bën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe integrimit në BE po e shtyn një pjesë të elitës maqedonase ta projektojnë krizën e vet identitare tek të tjerët, duke e kërkuar "armikun e brendshëm" tek shqiptarët. Nga frika e pabesisë së shqiptarëve ndaj shtetit, politikanët maqedonas besojnë se rruga e duhur përpara nuk është ndërtimi i shoqërisë shumetnike, por stisja e një identiteti nacional përjashtues ndaj shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike jomaqedonase. Me një politikë dyfytyrëshe, VMRO nga njëra anë bashkëpunon me partitë shqiptare që janë gjithmonë të gatshme të ndajnë me të tortën e pushtetit dhe njëkohësisht përjashton çdo trashëgimi shqiptare dhe jo-maqedonase nga identiteti nacional. Synimet e elitës maqedonase për të shpikur një identitet ekskluzivisht maqedonas shpërfaqen qartë në projektin "Shkupi 2014", që e ka kthyer Shkupin një nga qytetet më multietnike të Ballkanit, në një paradë monumentesh e statujash që nuk kanë asgjë shqiptare. Në kohën kur sajohet një vazhdimësi e paqenë mes Maqedonisë antike dhe maqedonasve të sotëm, shqiptarëve u kërkohet të jenë besnikë ndaj shtetit maqedonas. Përjashtimi i shqiptarëve nga identiteti dhe trajtimi i tyre si "kolonë e pestë" është strategji kombëtare e destinuar për dështim.

Në anën shqiptare, protestat e fundit dëshmojnë se shumë shqiptarë ndihen të papërfaqësuar nga klasa politike. E lënë mënjanë, rinia e papunë po kthehet në shënjestër të lehtë për ekstremistët fetarë dhe aventurierët politikë që përpiqen të mbushin boshllëkun në lidershipin politik të shqiptarëve. Zhgënjimi në rritje me partitë politike shqiptare, bashkë me zbatimin shumë të ngadaltë të Marrëveshjes së Ohrit po i shtyn shumë shqiptarë drejt opsioneve radikale. Ndërsa ende nuk është e qartë shkalla e depërtimit të islamit radikal në shqiptarët e Maqedonisë, lidershipi i dështuar po ua mundëson grupimeve me frymëzime fetare të faktorizohen.

Si kurrë më parë, politika në Maqedoni është jofunksionale. Përpjekjet e VMRO dhe BDI për të ndarë të mirat e pushtetit në një shtet që sa vjen e bëhet më shumë maqedonas, shoqërohen me përplasje të vazhdueshme përbrenda kampeve politike përkatëse. LSDM, partia më e madhe opozitare maqedonase e ka bojkotuar Parlamentin që nga prilli 2014 dhe nuk pajtohet me VMRO për asnjë nga çështjet e mprehta me të cilat përballet vendi. Në anën shqiptare, BDI dhe PDSH e udhëhequr nga Menduh Thaçi, janë gjithashtu të mbërthyera prej vitesh në një politikë konfliktuale dhe joparimore. Prej kohësh, partitë shqiptare e interpretojnë rehatinë e tyre dhe të militantëve të tyre si mirëqenie e të gjithë shqiptarëve. Në vend që t'i bëjnë shqiptarët të ndihen komunitet shtetformues, ato i përdorin votuesit si numra për të forcuar pozitën e tyre në qeveritë me shumicë maqedonase. Dështimi i partive shqiptare që të artikulojnë një vizion të ri për shqiptarët në Maqedoni, po i largon votuesit nga klasa politike dhe nga institucionet e një shteti që vazhdon t'i trajtojë ata si qytetarë të dorës së dytë. Pavarësisht problemeve të mprehta, përplasjet joparimore po e pengojnë zhvillimin e debateve serioze mbi të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë.

Perëndimi ka pjesën e tij të fajit për dështimin 13-vjeçar të Maqedonisë. Edhe pse regresi i demokratik dhe tensionet etnike janë dokumentuar gjerësisht nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, Brukseli e Washingtoni duket se e kanë harruar se Marrëveshja e Ohrit është një plan paqeje i garantuar ndërkombëtarisht për ta shndërruar Maqedoninë në një shtet funksional në shekullin 21 dhe jo një instrument për pasurimin e elitave politike. Ndërsa Maqedonia po kthehet me shpejtësi në një demokraci joliberale dhe rrezikon gremisjen drejt konfliktit të armatosur, Uashingtoni dhe Brukseli duhet të mos mjaftohen me ruajtjen me çdo kusht të një stabiliteti sipërfaqësor në dëm të demokracisë funksionale dhe barazisë ndëretnike. SHBA dhe BE duhet ta ripërtërijnë zotimin e tyre si garantues të Marrëveshjes së Ohrit dhe ta lidhin perspektivën e anëtarësimit në BE jo thjesht me zhbllokimin nga ana e Greqisë, por me zbatimin e plotë të Marrëveshjes, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit qeveritar dhe dhënien fund të përqendrimit të pushtetit tek një grusht politikanësh.


Ky artikull u botua së pari në anglishtë në OpenDemocracy.net
Është përkthyer në shqip nga Luan Mazreku dhe mandej është publikuar nëpër disa portale e gazeta në gjuhën shqipe.

--
Shirley Cloyes DioGuardi, analiste e politikës së jashtme, e specializuar për konfliktet në Ballkan dhe Këshilltare për Çështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptare Amerikane..
Roland Gjoni kryen doktoraturën për Shkenca Politike në Kolegjin Universitar Dublin.
23 Shtator 2014


SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI dhe ROLAND GJONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË ZBULOJMË ZVICRËN: TIÇINO - OSE GJERDANI I PERLAVE TË ZVICRËS JUGALPINE (I)Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (09.30.2014)
LETER E HAPUR PRESIDENTES SE REPUBLIKES SE KOSOVES - VEPRONI VETËM NË INTERES TË POPULLIT, ME NDERSHMËRI, GUXIM DHE VENDOSMËRINga MEJREME AZEMI (09.30.2014)
AS. DR. LABINOT SHAHINI, SHEMBULL I ARDHMËRISË SHQIPTARENga AGIM GASHI (09.29.2014)
FANSAT E PUTINIT NË BE DHE NË NATONga PETRIT HALITI (09.29.2014)
FOTO E DITËS - BILL DHE HILLARY CLINTON, GJYSHËR PËR HERË TË PARË, I GËZOHEN MBESËS SË TYRE CHARLOTTE (09.29.2014)
PAPA FRANÇESKU NË SHQIPËRI - POROSI DHE TRASHËGIMI PËR NE (21 SHTATOR 2014)Nga Don LUSH GJERGJI (09.29.2014)
DEMOKRACIA E VETË PARTIVE - PASQYRË E SKAMJES SONË DEMOKRATIKENga BEN ANDONI (09.29.2014)
ÇFARË PAGUAN SERBËT PËR TË ZHDUKUR SHQIPËRINËGruaja e oratorit serb “tradhton” bashkëshortin e saj në Konferencën e Paqes, Paris 1919, duke u kthyer në anën e shqiptarëve (09.28.2014)
SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI SOT (X)Nga BRAHIM IBISH AVDYLI (09.28.2014)
LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT ËSHTË LUFTË KUNDËR APARATIT BUROKRATIKNga SKËNDER MULLIQI (09.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]