E Shtunë, 04.27.2024, 10:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT ËSHTË LUFTË KUNDËR APARATIT BUROKRATIK
Nga SKËNDER MULLIQI

E Djelë, 09.28.2014, 07:42am (GMT+1)


Korrupsioni është e keqe e madhe e cila e ka kapluar shoqërinë tonë . Ne vend që të luftohet korrupcioni  ai po shumfishohet, dhe vështirë është ti këputën rrenjët këtij fenomeni kriminal. Korrupsioni është bërë gangrenë e cila çdo shoqëri e degradon skajshmerisht.

Shteti i Kosovës e formoi Agjensionin Antikorrupcion, por nuk ndërmori plane zbatuese shumë konkrete, ose të këtë ndonjë strategji edhe kombëtare në luftë kunder kësaj të keqeje të madhe. Organet relevante për luftimin e krimit shumë pak bënë deri tash që ta fitojnë betejën kunder korrupcionit. Kur korrupsioni nisë e bëhet sistem, atëherë situata në këtë drejtim komplikohet edhe më shumë. Agjensioni Antikorrupcion i Hasan Pretenit ka paraqitur para organeve të drejtësisë deri tashë bukur shumë raste ku  në afera te korrupcionit  gjenden të përfshirë edhe njerëzit e politikës, të cilët sigurisht së pasurinë e krijuar e kan më shumë  të  paligjshme. Por, të cilat lëndë presin për shqyrtim ose nuk merren për bazë fare.  

Korrupcioni tek ne ka shtrirje duket në të gjitha sferat e jetës, dhe kjo e vështirëson luftën kunder tij.Korrupcioni nuk është diqka e thjeshtë. Tek ne  ka elemente kundershterore. Ligji këtu do të duhej të vepronte shumë ashpër kur mblidhen fakte se ka korrupsion në strukturat e larta  shtetërore. 

Lufta kunder korrupcionit është do të thotë edhe luftë kunder aparatit burakratik.Nese dëshirojmë të kemi shoqëri të shëndosh, duhet eliminuar këtë të keqe duke nisur nga kreu i organeve shtetërore, dhe kjo luftë të bëhët në mënyrë horizontale në mbarë sistemin aty ku hetohet se ka korrupsion. Secili njeri më ndërgjegje të paster as nuk korruptohet dhe as nuk e korrupton kënd. Por kjo vetëdije shumë po na mungon dhe po na kushton si shoqëri dhe si shtet. Ekzistojnë shumë organe shtetërore që janë të thirrura ta luftojnë korrupsionin, si Ministria e Drejtësisë, pastaj gjykatat të cilët duhet të jenë shumë më  efikase duke i dhënë secilit dënimin e merituar. Kur kësaj ia shtojmë edhe kriminalitetin ekonomik dhe politik, dihet se në çfarë gjendje jemi katandisur. Kur ka struktura të korruptuara edhe në krye të shtetit, atëherë vështirë  do të kemi përmirësim të shpejt të gjendjës  politike dhe të zhvillimit normal ekonomik.

    Që nga 8 qershori kemi mbetur peng i vetvetës. Gjithnjë e më shumë jemi duke dhënë shembull shumë të keq të shtetndërtimit. Jemi duke dhënë shëmbull të keq të proceseve demokratike. Dhe, pikërisht lakmia për të qenë i korruptuar, dhe për të përfituar në menyrë jashtë ligjore, do të thotë në menyrë kriminale kanë bërë që ky ngerç politik të vazhdon. Ata që po mundohen ti ruajnë pozicionet politike gadi që krejt pas luftën, nuk janë asgjë tjetër veq lakmitarë të pushtetit.

Që shumë kohë veç zënka po na ndëgjojnë veshet nga partitë më të mëdha politike, sidomos të krerëve të tyre , të cilët më tërë forcën që kan po bëjnë përpjekje që të përfitojnë përsonalisht. Edhe popullin gjithnjë e më shumë e kan prurë  para aktit të kryer.Nuk po mendohet me kokë esëll, por shumica prej tyre i kan kapluar emocionet dhe dëshirat që më çdo kusht me mbetur në pushtet.  Nuk i lejohet askujt që të bënë jetë  aq luksoze  në  shtetin më të varfër në Evropë.Kësaj Kosove edhe pak do ti mbesin vetëm kockat  thënë figurativisht, e asgjë më shumë. Po nashta kur fillojnë me i "hanger" edhe eshtrat shumë kujtë do të fillojnë edhe  ti thyhen dhembët...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FJALA E PLOTË E LULZIM BASHËS SOT NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PD (09.27.2014)
DRITARJA ME HEKRA...Nga FRITZ RADOVANI (09.27.2014)
CHELSEA CLINTON ËSHTË BËRË NËNË - E BIJA QUHET CHARLOTTE CLINTON MEZVINSKY -E shpall lajmin në Twitter - 'Unë dhe Marc jemi plot dashuri' (09.27.2014)
ENVERIZMI ANGLISHTFOLËS RREZIKSHMËRI PËR SHOQËRINË SHQIPTARE!Nga BESIM NDREGJONI, Studiues i krimeve të komunizmit (09.27.2014)
MAQEDONIA AS ME SERBINË, AS ME PERËNDIMINOpinion nga HADI OSMANI (09.26.2014)
16 VJET NGA MASAKRA E ABRISË SË EPËRME (09.26.2014)
NASER RUGOVA BOTON GJENEALOGJINË E TIJ DHE TË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA (09.26.2014)
MARIE SHLLAKUT PËRMENDORE NË PRIZREN - ATY KU U PUSHKATUA MË 1946Nga LEONORA LAÇI (09.26.2014)
MARK MARKU - DËSHTIMI I PD-së, FAJI I BASHËS DHE PËRGJEGJËSIA E BERISHËS (09.26.2014)
FATOS HOXHA - TA SHPËTOJMË PD-në NGA KTHETRAT E PENGMARRËSVE (Intervistë) (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]