LUMI QAN NË VETMI Poezi nga ZEF MULAJ
E Djelë, 02.22.2015, 08:17am (GMT+1)
Në foto: KULLA E THEPIT, NË MULAJ TË NIKAJ-MERTURIT, KU U LIND DHE U RRIT POETI ZEF MULAJ
Dera në shtegun e bjeshkës Rrethuar me ferra e gjarpërinj Lepujt tremben nga një dhelpër
Ujku trim e i lirë zbret ngadalë Te porta e bjeshkës me çelësa në dhëmbë Hap portën dhe bëhet padron i saj Tremben lepujt dhe zogjtë
Në sifonin e mbrëmjes Egërsirat bashkohen të gëzuara Varrezat ndezin dritat e mbrëmjes Me fosforin e kuq të kryqeve Gurgullima e lumit Kthehet në melodi ritmike Në gjumin e përjetshëm të kohës
Pranë portës së mbyllur të bjeshkës Mollën e gris malli te Shtegu i Dashit Te drumi i Krasniqes troku i kalit s'ndihet
Lumi qan në vetmi Për mungesën e njerëzve Që ikën ... ikin ... e ikin ...
ZEF MULAJ
|