E Premte, 05.17.2024, 02:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Bullgaria tërheq ambasadorët

DIPLOMATË TË RANGJEVE TË LARTA QË KANË PATUR LIDHJE ME TË KALUARËN KOMUNISTE THËRRITEN NË ATDHE


E Premte, 04.08.2011, 02:05pm (GMT+1)

Ministri i jashtëm i Bullgarisë, Nikolaj Mladenov tërhoqi 37 diplomatë të rangut të lartë nga bota e jashtme. Autoriteti për aktet e sigurimit të shtetit të Bullgarisë kishte zhvilluar hetime ndaj qindra bashkëpunëtorëve të ministrisë së Jashtme dhe konstatoi në dhjetor të vitit të kaluar, se shumë ambasadorë dhe diplomatë bullgarë kanë punuar më parë për shërbimin informativ komunist. Meqenëse tërheqjen e diplomatëve nuk e bëri presidenti Parvanov, siç e kërkon kushtetuta, ministri i jashtëm mori masat e tij.

Ministria e jashtme bullgare tërhoqi 37 diplomatë të rangut të lartë nga bota e jashtme. Për ta është vërtetuar bashkëpunimi me sigurimin komunist të shtetit në Bullgari, bëri të ditur të mërkurën në Sofje zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, Wesela Çerneva. Që në fund të vitit të kaluar, autoritetet e kontrollimit të dosjeve të sigurimit të shtetit verifikuan dosjet e 400 diplomatëve të lartë bullgarë dhe konstatuan se më shumë se gjysma e tyre, para kthesës politike patën punuar për shërbimin informativ, përkatësisht kundërzbulimin ushtarak komunist - midis tyre 37 ambasadorë aktivë.

Nikolai Mladenow, Ministri i jashtëm i Bullgarisë

Për këtë verifikim, ministria e Jashtme qe informuar, i tha Cerneva Deutsche Welles dhe shtoi: "Ne u çuditëm kur mësuam se me të vërtetë, deri 40 përqind e ambasadorëve tanë aktualë dhe përfaqësuesve të përhershëm vazhdojnë të jenë njerëz , të cilët kanë qenë të lidhur me ish-sigurimin e shtetit të regjimit komunist".

Që në janar 2011, Parlamenti i Sofjes pati vendosur që diplomatët me të kaluar bashkëpunëtori të sigurimit të shtetit nuk duhet ta përfaqësojnë më tej vendin e tyre në botën e jashtme. Por diplomatë bullgarë të rangut të lartë mund të tërhiqen vetëm nga presidenti i shtetit, por ai deri tani kishte refuzuar tërheqjen e tyre. Vetë presidenti Georgi Parvanov akuzohet për bashkëpunim me sigurimin komunist të shtetit - komisioni për verifikimin e dosjeve të sigurimit të shtetit e konfirmoi këtë në vitin 2007.

Anatoliy Stankulov- Komunizmi

13 ambasadorët e parë do të tërhiqen më 1 maj në Bullgari nga shërbimi i tyre në Berlin, Athinë, Pekin, Stokholm dhe te Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Një grup tjetër pritet të pasojë në 1 qershor. Ambasadorët e Sarajevës, Bernës dhe Vatikanit do të nxirren në pension para 30 qershorit, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Cerneva. Po kjo masë nuk ka lidhje me marrëdhëniet e Bullgarisë me vendet përkatëse, tha ajo.

Autor: Aleksander Andrejev/ Mirjana Dikic/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"AMBASADORI DELL KUMTOI LAJMIN E GËZUAR" -SHTYPI GJERMAN PËR PRESIDENTEN E KOSOVËS (04.08.2011)
KURT COBAIN, NJË QIELLOR I ISHTE RIKTHYER PËRFUNDIMISHT QIELLIT, PA MARRË LEJEN E ASKUJT NË TOKË (04.07.2011)
DASMËN MBRETËRORE DO TA SHIKOJNË 2 MILIARDË VETA (04.07.2011)
MADONNA NUK ËSHTË NËN HETIMET NGA FBI (04.06.2011)
PRESIDENTI BARAK OBAMA NË RRUGËN DREJT MANDATIT TË DYTË PRESIDENCIAL (04.05.2011)
KOMPENSIMI I DËMEVE TË LUFTËS (04.04.2011)
MUSTAFA: KOSOVA NË UDHËKRYQ - RRUGËDALJA NJË MARRËVESHJE MES PUSHTETIT DHE OPOZITËS (04.04.2011)
NUMËR REKORD VIZITORËSH NË FESTIVALIN E LULËZIMIT TË QERSHIVE (04.03.2011)
GJASHTË VJET MË PARË NDËRRONTE JETË KAROL VOJTILA, PAPA QË U LUT GJITHNJË PËR KOSOVËN DHE PËR TË ARDHMEN E KOMBIT SHQIPTAR (04.02.2011)
DEPUTETI I PARLAMENTIT TË KOSOVËS FLORIN KRASNIQI PËR VIZITË ZYRTARE NË SHBANga BEQIR SINA, Washington D.C. (04.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]