E Premte, 04.26.2024, 11:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

JAVA PËRKUJTIMORE E VIKTIMAVE TË KRIMIT E DHUNËS

Nga MIMOZA DAJÇI


E Martë, 04.19.2011, 08:42am (GMT+1)

Nje kujtim i Mimoza Dajçit me Senatoren Ruth Hasell Thompson

Me ftesë të Senatores Ruth Hasell Thompson një grup vajzash e grash të komunitetit tonë i u bashkua kauzës " Java përkujtimore për të drejtat e viktimave të krimit" që u mbajt pak ditë më parë në Muzeun e Galerisë së Arteve në Bronx. Takimi i cili u sponsoriazua nga zyra e Distriktit te Gjykatësve të Bronx-it e Komitetit Nacional në përkujtim të viktimave të krimit u nderua me pjesëmarrjen e Senatores Ruth Hasell Thompson, Komisionerit të Policisë së New York-ut Raymond Kelly, Presidentit të Bronx-it Ruben Diaz Jr., Honorable Robert T. Johnson, District Attorney, Dedektivë e Investigatorë si dhe Institucioneve që merren me parandalimin e dhunës etj.

Kjo padite përkujtimore u moderua nga znj. Beth Ann Holzhay, drejtoreshë e Distrikt Attornez në Bronx. Arsyeja që ky takim u mbajt pikërisht në ambjentet e Muzeut të Arteve ishte sepse, vetë të mbijetuarit e dhunës apo të afërm të viktimave kishin paraqitur punimet e tyre artistike si bluza, piktura, skulputra të ndryshme me mbishkrime kundër dhunës, pro jetës e paqes.

Mbi qindra bluza të vizatuara e të shkruara në kujtim të ngjarjeve të rënda që kishin përjetuar këta individë kishin mbushur shkallët përreth muzeut deri në Sallën ku u zhvillua kjo ceremoni përkujtimore. Foto e kujtime nga më të ndryshmet kishin sjellë edhe prindër të familjarëve që nuk jetonin më, apo që u ishte marrë jeta padrejtësisht nga krime e masakra prej njerëzve ordinerë, e keqëdashës. Brengë e dhimbje përcillnin ato pamje e piktura realizuar me aq mjeshtëri e profesionalizëm, e që aq bukur shprehnin jetën e vlerat e saj. Të gjithë e duan jetën, por kur vjen dikush e ta merr atë është e dënueshme.

"Dhuna është e papranueshme, e patolerueshme" tha Senatoraja Thompson, e cila është një nga politikanet më të suksesshme e të guximshme që nxori fonde e miratoi Ligje në Kongresin Amerikan për luftën kundra dhunës e krimit të çdo lloji. Sot vijoi ajo, kemi këtu dy përfaqësues të lartë të politikës e policisë së New York-ut, Komisionerin Kelly e Z. Ruben Diaz, të cilët na kanë mbështetur me të gjitha mënyrat për miratimin e këtij ligji, e na kanë ndihmuar për zbatimin e tij, e për të cilët dua të them se jemi me fat që kemi personalitete si ata në këto poste të lartë. Unë - vazhdoi ajo e ndjej veten pranë viktimave këtu në sallë pasi një traumë e tillë është përjetuar edhe në familjen time. Ime motër si dhe një kushërira ime janë abuzuar seksualisht kur kanë qenë më të reja. Kur ndërmora një iniciativë të tillë në Kongres, ime motër pa dyshim që më mbështeti duke më inkurajuar që ta çoja këtë nismë deri në fund. Ti duhet ta ngresh zërin më thoshte. Dhe unë vërtetë sot e kësaj dite nuk i ndala përpjekjet e mia për këtë kauzë të fuqishme.

Në këtë mbasdite folën disa të mbijetuara të dhunës, të moshave e komuniteteve të ndryshme. Zëri i tyre kundër dhunës e krimit ishte një apel për ndërgjegjësimin e shoqërisë, autorëve të krimit e dhunës, e për të gjithë ata/ato persona që janë duke e përjetuar akoma dhunën, por që nuk kanë kurajo të ngrenë zërin e të flasin. Sipas diskuantëve, të flasësh për dhunën, apo për abuzimet seksuale është njësoj sikur të kesh shpëtuar vetë - veten, e zbuluar vrasësin, kriminelin e autorin e dhunës. Sot - thanë ato - fëmijët kanë zë, flasin, lajmërojnë policinë në numrat 911, si dhe ka shumë organizata e institucione ndihme. Eshtë qeveria e policia, prandaj nuk duhet të kyçemi brenda vetes për asnjë lloj dhune e krimi që na kanoset. Me mijëra telefonata në ditë merr policia dhe organizatat në mbrojte të viktimës, por ka akoma punë për t'u bërë në këtë drejtim, pasi krimi gjithmonë është anonim e shumë i sofistikuar.

Më pas mbrëmja vazhdoi me krijime e lexime poezish. U kënduan këngë nga kori i të rinjve nga një shkollë muzike, si dhe e u ekzekuatuan valle e balet klasik dedikuar kësaj dite që flet e mbron të dhunuarit e përkujton të humburit nga dora e pamëshirshme e krimit. Në takim folën gjithashtu Komosari i Policisë së New York-ut Raymond Kelly, Ruben Diaz Jr., gjykatësi Robert T. Johnson etj.

Mimoza Dajci me Komisarin e Policise se New York-ut Raymond Kelly

MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALBAN DACI IU PARAQET LEXUESVE LIBRIN E TIJ "EUROPA DHE SHQIPTARËT" (04.18.2011)
PRESIDENTI FRANKLIN RUZVELT DHE "MARRËVESHJA E DYTË E RE" (04.17.2011)
"Financial Times": AMERIKA HEQ DORË NGA EVROPA (04.16.2011)
SHKOLLA MBAJTI ZI PËR SHOKUN E KLASËSNga BEQIR SINA, New York (04.15.2011)
KILI THOTË SE KLAUS E MORI STILOLAPSIN UNIKAL (04.14.2011)
SHKRIME TË WALT WHITMAN JANË GJETUR NË ARKIVAT E SHBA (04.14.2011)
Nju Jork: U kremtua dhe u përkujtua 5,7 dhe 9 Prilli, "Ditët e Prillit të Mbretërisë Shqiptare"PRILLI - KOHA QË NDODHËN SHUMË NGJARJE TË MBRETËRISË SHQIPTARENga BEQIR SINA, New York (04.12.2011)
UDHËHEQËSIT FETARË NË SHBA BËJNË THIRRJE PËR QETËSI PAS DJEGIES SË KURANIT (04.11.2011)
A E VRAU KGB GAGARININ?Nga CLAIRE BIGG (04.11.2011)
RUFI OSMANI: BDI DHE PDSH NUK LEJOJNË KOALICION PARAZGJEDHOR TË PARTIVE SHQIPTARE (04.10.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]