E Martë, 04.30.2024, 08:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHKRIME TË WALT WHITMAN JANË GJETUR NË ARKIVAT E SHBA
E Enjte, 04.14.2011, 11:04am (GMT+1)

Voal-online -WASHINGTON (Reuters) - Një kërkues duke qëmtuar në dokumentet e Luftës Civile Amerikane në Arkivat Kombëtare ka gjetur rreth 3000 letra dhe shkresa të shkruara nga njëri prej poetëve më të mëdhenj të Amerikës - Walt Whitman - kur ai punonte si nëpunës qeveritar, bënë të ditur zyrtarët.

Letrat e sapozbuluara, shumica të shkruara kur Whitman ishte një nëpunës me rrogë të vogël pranë Prokurorit të Përgjithshëm, prekin çështje që variojnë nga hetimi ndaj ish Presidentit të Konfederatës President Jefferson Davis tek një ankesë për copyright nga poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow.

"Whitman ishte një personazh i ndodhur pranë epiqendrës së përpjekjeve të qeverisë për të rimëkëmbur kombin në periudhën pas luftës. Tani ne mund të kemi datat e sakta të trajtimit të çështjeve të ndryshme," tha Kenneth Price, profesor letërsi në Universitetin e Nebraskës, i cili i zbuloi dokumentet.

"Disa nga këto dokumente trajtojnë çështje rutinë administrative, për shembull emërimin e zyrtarëve, rrogat dhe dietat e shërbimit, por të tjera trajtojnë të drejtat civile, krimet e luftës, thesarin, zgjerimin perëndimor, rritjen e Ku Klux Klan dhe një mori incidentesh ndërkombëtare," tha Price.

Shpallja e zvullimit të letrave të Whitman përkon me 150-vjetorin e filmit të Luftës Civile Amerikane. Më 12 prill 1861 forcat rebele bombarduan Fort Sumter të Federatës në portin Charleston, Karolina e Jugut.

Dokumentet hedhin dritë mbi çështjet që përballoi vendi në periudhën e Rindërtimit pas luftës si dhe në mjedisin ku Whitman punoi në kohën kur shkroi poemat e tij të përzishme për vrasjen më 1865 të Presidentit Abraham Linkoln.

Whitman, një njujorkas i njohur për librin poetik "Leaves of Grass" (Fijet e barit) ishte në të 40-tat kur filloi lufta dhe asnjëherë nuk ishte regjistruar në ushtri. Në dhjetor 1862, pasi mësoi se vëllai i tij George ishte plagosur në Betejën e Fredericksburg, ai udhëtoi në fushën e betejës në Virgjinia për ta parë vëllain.

Ai më vonë shkoi në Washington dhe e filloi punën si nëpunës part-time në zyrën Ushtarake dhe i vizitoi rregullisht ushtarët e plagosur në spitalet e qytetit.

Whitman vizitoi mijëra ushtarë gjatë atyre viteve, duke përdorur rrogën e tij për t'iu blerë ushqime. Ai iu shkruante letra atyre që kishin humbur duart dhe mbante shënime për hallet e ushtarëve, në bllokun e tij të shënimeve "Walt Whitman, Soldiers' Missionary" (Uollt Uitman misionar tek ushtarët).

"Ai iu jepte ndihmë shumë ushtarëve që vuanin nga humbjet e gjymtyrëve, dizenteria dhe probleme të tjera," tha Price, duke shtuar e disa ushtarë ia dedikonin atij shpëtimin e jetës.

Whitman punoi shkurtimisht si nëpunës në Zyrën e Problemeve Indiane, por u pushua pasi libri i tij poetik u gjykua nga Sekretari i Brendshëm James Harlan si imoral. Ai pastaj u bë nëpunës në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ku punoi për zbatimin e vendimeve të zyrtarëve më të lartë të drejtësisë.

Price, bashkëdrejtor i Walt Whitman Archive në www.whitmanarchive.org, tha se puna e poetit si nëpunës njihej mirë. Një kërkues në vitet 1950 i vizitoi National Archives (Arkivat Kombëtare) dhe shkroi për dokumentet e Whitman që ai gjeti në atë kohë.

"Ai gjeti atje nja gjashtë apo 10 dokumente," tha Price. "Por nuk të jepte idenë se mund të ketë mijëra dokumente të tilla."

Price tha se në shumë raste nuk mund ta kuptosh rolin e Whitman në ato dokumente, nëse ai vetëm kopjoi fjalë për fjalë apo i formuloi vetë idetë.

 

Whitman dihet se ka pasur autorësi në disa shkrime. Në një rast Prokurori i Përgjithshëm James Speed i shkroi duke i kërkuar atij të përfundoi dorën e parë të një fjalimi.

"Unë mendoj se ai nëse e kishte kohën e duhur dhe është në formë, mund ta ketë bëjë këtë më mirë se kushdo tjetër," shkruante Speed wrote.

Price tha se zbulimi mundëson për të studiuar kontaktet e Whitman me rrjetin në Washington për të pasur një kuptim më të mirë të mjedisit të tij intelektual.

"Sipas meje, kjo na mundëson ta kuptojmë Whitmanin si bashkëpunëtor shumë më mirë se më parë," tha Price. "Ne do ta njohim Whitmanin më mirë dhe do të shkëputemi nga miti i vetmitarit nga pikëpamja e bashkëpunimit."/Elida Buçpapaj

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nju Jork: U kremtua dhe u përkujtua 5,7 dhe 9 Prilli, "Ditët e Prillit të Mbretërisë Shqiptare"PRILLI - KOHA QË NDODHËN SHUMË NGJARJE TË MBRETËRISË SHQIPTARENga BEQIR SINA, New York (04.12.2011)
UDHËHEQËSIT FETARË NË SHBA BËJNË THIRRJE PËR QETËSI PAS DJEGIES SË KURANIT (04.11.2011)
A E VRAU KGB GAGARININ?Nga CLAIRE BIGG (04.11.2011)
RUFI OSMANI: BDI DHE PDSH NUK LEJOJNË KOALICION PARAZGJEDHOR TË PARTIVE SHQIPTARE (04.10.2011)
KOSOVA NË TREVJETORIN E KUSHTETUTËS - PËRGATIT NDRYSHIMIN E SAJ (04.09.2011)
BEOGRADI IU JEP MEDALJE USHTARËVE SERBË TË LUFTËRAVE TË VITEVE 1990 NË ISH JUGOSLLAVI (04.09.2011)
NJË KAFE ME PRODUCENTET SUSAN E GRETA"Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe" (Nënë Tereza)Nga MIMOZA DAJÇI  (04.08.2011)
Bullgaria tërheq ambasadorëtDIPLOMATË TË RANGJEVE TË LARTA QË KANË PATUR LIDHJE ME TË KALUARËN KOMUNISTE THËRRITEN NË ATDHE (04.08.2011)
"AMBASADORI DELL KUMTOI LAJMIN E GËZUAR" -SHTYPI GJERMAN PËR PRESIDENTEN E KOSOVËS (04.08.2011)
KURT COBAIN, NJË QIELLOR I ISHTE RIKTHYER PËRFUNDIMISHT QIELLIT, PA MARRË LEJEN E ASKUJT NË TOKË (04.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]