E Martë, 04.30.2024, 03:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
UDHËHEQËSIT FETARË NË SHBA BËJNË THIRRJE PËR QETËSI PAS DJEGIES SË KURANIT
E Hënë, 04.11.2011, 05:30pm (GMT+1)

Xherom Sokolovski | Uashington E hënë, 11 Prill 2011

Udhëheqësit e të krishterëve dhe myslimanëve në Amerikë kanë dënuar djegien e një kurani nga një pastor në Florida dhe dhunën vdekjeprurëse që një akti i tillë nxiti në Pakistan dhe Afganistan. Ata gjithashtu kanë bërë thirrje për moderim ndërsa pastori ka në plan të shkallëzojë veprimtarinë e tij anti-myslimane.

Vjeshtën e kaluar, kur pastori nga Florida, Teri Xhons, kërcënoi për të parën herë se do ta digjte një kopje të librit të shenjtë të fesë islame, disa priftërinj të krishterë u takuan me të dhe i kërkuan të ndërronte mendje. Xhef Tuniklif ishte njëri prej tyre. Ai është drejtor i Aleancës Evangjelike Botërore me seli në Nju Jork, e cila e përfaqëson 600 milion të krishterë evangjelikë në mbarë botën. Ja si kujton ai se çfarë i ka thënë pastorit Xhons në atë kohë:

"Nëse vazhdoni me veprimin tuaj dhe shpërthen dhuna, vriten pastorë, digjen kisha, a do të vinit me mua e të takoheshit me të veja për t'ua shpjeguar se përse iu desh të vepronit ashtu?"

Kjo deklaratë mendohet se ndihmoi për ta bindur pastorin Xhons që të hiqte dorë nga planet e tij vitin e kaluar. Por kur pastori Xhons njoftoi sivjet se megjithatë do të vepronte, zoti Tuniklif u përpoq ta ndalte sërish, por dështoi. Pastori Xhons e dogji një kopje të Kuranit më 20 mars. Dhe përkundër dënimeve nga Presidenti amerikan Barak Obama dhe gjenerali Dejvid Petreas, komandant i forcave të koalicionit në Afganistan, turmat e zemëruara kanë zhvilluar protesta vdekjeprurëse, përfshirë një sulm ndaj një kompleksi të Kombeve të Bashkuara, me ç'rast u vranë shtatë punëtorë të organizatës. Zoti Tuniklif thotë kisha e vogël e pastorit Xhons "nuk është madje as anëtare e Aleancës Evangjelike Botërore".

"Mesazhi që po përpiqemi të dërgojmë është se Teri Xhons drejton një kongregacion të vogël dhe që nuk përfaqëson besimet e zakonta të Kishës Evangjelike apo të të krishterëve në përgjithësi".

Ndërsa udhëheqësit e krishterë dënojnë përdhosjen e shkrimeve të shenjta myslimane, një numër udhëheqësish myslimanë në Amerikë kanë dënuar reagimin e dhunshëm. Dejzi Khan është drejtore ekzekutive e Shoqërisë Amerikane për Përparimin e Myslimanëve. Ajo është edhe gruaja e Imam Abdul Rauf Feisalit, propozimi i të cilit për ngritjen e një xhamie pranë vendngjarjes së sulmeve të 11 shtatorit ngjalli polemika vitin e kaluar. Zonja Khan thotë se pastori Xhons nuk mund të akuzohet për kryerjen e një krimi.

"Djegia e Kuranit nuk është krim sepse Zoti nuk ka nevojë për mbrojtje. Kurani është fjala e Perëndisë. Kjo është si të thuash se kur pastori Teri vë Kuranin në gjyq, a e ka ftuar ai Perëndinë të zbresë në tokë e të mbrojë veten?"

Zonja Khan thotë se myslimanët kudo duhet të mbajnë në mend se besimi i tyre ka të bëjë me moderimin. Robert Xhons i Institutit Kërkimor Publik për Fenë në Uashington thotë se shumica e amerikanëve janë të moderuar në pikëpamjet e tyre rreth islamit. Në një anketë të zhvilluar në muajin shkurt nga instituti i tij, 62 përqind e të intervistuarve thanë se myslimanët amerikanë janë pjesë e rëndësishme e komunitetit fetar të Shteteve të Bashkuara. Ai thotë se amerikanët kanë gjithashtu respekt të thellë për shkrimet e shenjta.

"Pra, ka respekt të thellë për fenë në publikun e gjerë që domethënë se këto veprime nuk janë të pranueshme nga shumica e qytetarëve".

Vizitorët në kryeqytetin e vendit, të ardhur nga mbarë Shtetet e Bashkuara, thonë se veprimi i pastorit nga Florida ishte i pafalshëm. Merilin Pol është nga Virxhinia.

"Unë nuk e kuptoj cila është arësyeja për të djegur një një libër të shenjtë".

Xhejms Gibson nga Xhorxhia pajtohet, por me disa vërejtje shtesë.

"Më duket disi ironike që ata të mund të bërtasin "˜vdekje të pafeve', por nëse ne bëjmë diçka, jemi sërish djalli".

Sa i përket pastorit nga Florida, Teri Xhons, faqja e tij elektronike thotë se ai po planifikon një protestë përpara një xhamie në Diërborn të Miçigenit, ndër më të mëdhatë në Amerikë. Ai po ashtu citohet të ketë thënë se dëshiron ta sjellë para gjyqit profetin e islamit, Muhamed.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A E VRAU KGB GAGARININ?Nga CLAIRE BIGG (04.11.2011)
RUFI OSMANI: BDI DHE PDSH NUK LEJOJNË KOALICION PARAZGJEDHOR TË PARTIVE SHQIPTARE (04.10.2011)
KOSOVA NË TREVJETORIN E KUSHTETUTËS - PËRGATIT NDRYSHIMIN E SAJ (04.09.2011)
BEOGRADI IU JEP MEDALJE USHTARËVE SERBË TË LUFTËRAVE TË VITEVE 1990 NË ISH JUGOSLLAVI (04.09.2011)
NJË KAFE ME PRODUCENTET SUSAN E GRETA"Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe" (Nënë Tereza)Nga MIMOZA DAJÇI  (04.08.2011)
Bullgaria tërheq ambasadorëtDIPLOMATË TË RANGJEVE TË LARTA QË KANË PATUR LIDHJE ME TË KALUARËN KOMUNISTE THËRRITEN NË ATDHE (04.08.2011)
"AMBASADORI DELL KUMTOI LAJMIN E GËZUAR" -SHTYPI GJERMAN PËR PRESIDENTEN E KOSOVËS (04.08.2011)
KURT COBAIN, NJË QIELLOR I ISHTE RIKTHYER PËRFUNDIMISHT QIELLIT, PA MARRË LEJEN E ASKUJT NË TOKË (04.07.2011)
DASMËN MBRETËRORE DO TA SHIKOJNË 2 MILIARDË VETA (04.07.2011)
MADONNA NUK ËSHTË NËN HETIMET NGA FBI (04.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]