E Martë, 04.30.2024, 08:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Nju Jork: U kremtua dhe u përkujtua 5,7 dhe 9 Prilli, "Ditët e Prillit të Mbretërisë Shqiptare"

PRILLI - KOHA QË NDODHËN SHUMË NGJARJE TË MBRETËRISË SHQIPTARE

Nga BEQIR SINA, New York
E Martë, 04.12.2011, 12:54pm (GMT+1)

Me 5 prill të vitit 1939 lindi Princ Leka, sot Mbreti Leka I. Më 7 prill po të vitit 1939 okupimi fashist, prishja e shtetit Shqiptar, vendosja e diktaturës fashiste. Fillimi i Luftës së Dytë Botërore që u bë shkak i vendosjes së rregjimit të terrorrit komunist, rregjimit më të egër që ka njohtur historia e gjithë kohëve në gjithë boten. 9 prill i vitit 1961 është ditë zie, Ahmet Zogu, Mbreti i Shqipetarëve vdes jashtë vendit të Tij në Kanë të Francës.

EAST ELMHURST - QUEENS NY : Legalistet, mbreteroret, demokratet, miq dhe simpatizante te saj, ashtu siç kane vepruar ne me shume se shtate dekada, me radhe ne mergim, u mblodhen perseri, ne Nju Jork, ne javen e pare te prillit, qe te kremtojne e perkujtojne, tre nga ngjarjet me te rendesishme, te mbreterise shqiptare. Edhe, kete vite ashtu si per çdo vjet tjeter, se bashku ata u mblodhen te kremtoje dhe perkujtoje datat historike te prillit, ato data qe lidhen me jeten e mbreterise shqiptare: 5 prillin 1939 ; 72 vjetorin e ditelindjes se N.M.T. Leka i I - Mbreti i Shqiptareve, 7 prill 1939; 72 vjetorin e okupimit te Shqiperise nga Italia fashiste, 9 prillin 1961 , 50 vjetorin e dites kur mbylli syte nje here e pergjithmon ne Parise, larg atdheut te tij te dashur, Mbreti i Shqiptareve Ahmet Zogu i I.

Takimi tradicional - i cili thirret ne komunitet ; "Ditet e Mbreterise Shqiptare, ne Amerike", u mbajt diten e shtune, ne njerin nga mjediset e hotelit, ne afersi te aeoroportit te Nju Jorkut, La Guardia: Hotel Courtyard by Marriott ne lagjen East Elmhurst-Queens. Ne kete tubim qe nuk munguan simbolet kombetare dhe ato mbreterore, oratoret qe moren fjalen dhe drejtuesit e ketij tubimi, e pershkuan mbreterine shqiptare te atyre viteve, me ndjenjat e thella te respektit e dashurise, vlerave dhe principeve mbreterore, qe i ruajne dhe i mbajne ende te gjalla keta legaliste e mbreteror, per familjen Mbreterore Shqiptare ; Mbretin e Shqiptareve Ahmet Zogu i I. N.M.T. Leka i I - Mbreti i Shqiptareve.

Kremtimi dhe perkujtimi i ketyre datave, filloi me intonimin e hymnyve kombetare, te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Shqiperise, me nderimin e bere nga te pranishmit, duke shenuar dhe hapjen solmne te kremtimit e perkujtimit tradicional, "Ditet e Monarkise Shqiptare ne Amerike" .

Drejtuesi i ketij tubimi, zoteri Ahmet Hoti , kerkoi nga te pranishmit, qe me nji minute heshtje te kujtohen te gjithe heronjet dhe deshmoret e kombit Shqiptare, te, te gjitha koherave, te gjithe ata te cilet dhane jeten e tyre per çlirimin, liri, demokraci, e mireqenie kombetare, dhe per nje Shqiperi Etnike. Apostulatin qe la pase Mbreti i Shqiptareve Ahmet Zogu i I

Nenkryetari i deges Partia Levizja e Legalitetit per trishtetin Nju Jork - Nju Xhersi - Kenektiket, zoti Ahmet Hoti, duke hapur tubimin perkujtimor, dhe kremtimit te ketyre datave, u tha pjesmarresve se jemi mbledhur sot, ketu, ashtu siç u mblodhem se bashku, per vite te tera, legalistet, mbreteroret, miq dhe simpatizantet tane, ne perkujtim te datave hsitorike, kushtuar njeres prej faqeve me te lavdishme te kombit tone, Mbreterise Shqiptare. Asaj, tha ai qe i zbardhi faqen kombit tone, me vepren dhe punen e bere nder vite.

"Vete fakti, qe mbeti gjalle ne kete perkujtim, tregon edhe nje here se sa me vlera te rendesishme jane keto data, per te gjithe shqiptaret, duke kujtuar se ne kohen e Mbretit Zogut, shqiptaret kishin nje levizje te lire ne gjithe boten me pashaporte shqiptare, pa viza. Monedha shqiptare ishte e vlefshme dhe konvertohej me te gjitha monedhat e botes, ndersa vendi nisi rrugen e rindertimit dhe zhvillmit te asaj kohe, siguria dhe qetesia ishte shume e madhe"

Hoti ftoi me kete rast nji perfaqesi nderi, e cila do te kryesonte kremtimin dhe perkujtimoren ; anetarin e senatit zotin Enver Shaskajn, zonjen Merita Shkupi, z. Ramadan Gashi, Dr. Gjon Buçaj, zotin Sali Bollati dhe zonjen Mimoza Dajçi.

Fjalen kryesore e mbajti sekretari i deges se PLL, per SHBA-es, zoti Sokol Kupi

"Ne 7 Prill 1939, theksoje Kupi, zhvillimi qe kishte filluar Shqiperia, nisi t'i behej hale ne sy fqinjeve tone, ziliqare, u nderpre menjihere. Keshtuqe, tha ai nji kombi qe padrejtesisht i ishte mohuar e drejta per te jetuar ne paqe e i lire per 500 vjet, u sulmua nga nji nga fuqite me te medha te asaj kohe. Ndersa, me urdher te Mbretit Zog, shqiptaret dolen ne shesh te betejes, per te mos pranuar pushtimin. Edhe pse te pakte ne numer, edhe pse te pa armatosur, kunder nji ushtrie nga me modernet te asaj kohe, shume shiptare e bene detyren dhe e merituan emrin shqiptar, megjithese "Shqiptaret vertet nuk fituan, por edhe nuk humben."

Por, vuri ne pah ai edhe njehere, u pa se disuniteti mbizoteroi, dhe ato pak shqiptar qe dolen per te mbrojtur vatanin, u persekutuan me vone nga ato shqiptare qe e sunduan vendin per 50 vjet diktature.

"Disuniteti, i hapi rrugen nji mortaje tjeter, ka nenvizuar Kupi, qe do t'a pllakoste vendin tone per me teper se 65 vjet. Tashme edhe koha e luftes nuk mund te krahasohej me mizerjen e nji Shqiperie, ku ne mes te saj ishte ngulur flamuri Bolshevik i shkaterrimit. Kjo, metode shkaterrimi nuk kurseu asgje qe ishte me e larta dhe me e vlefshmja. Duke filluar me familjen, bazat e moralit dhe besimit, kulturen dhe pronen, fene, atdheun dhe kombin, drejtesine dhe nderin. Mijra vete u pushkatuan, dhjetra mijra u burgosen dhe interrnuan., ndersa Partia Komuniste i shpalli lufte ne çdo front Inteligjences dhe asrsyes. Krijimi i njeriut te ri, ishte shkaterrimi me i madh qe mund t'i behet nji kombi, teksa dhe ideologia komuniste ju injektua nji populli te tere me çdo menyre te mundshme, me propaganda apo me force." theksoi Kupi.

Sekretari i deges se Partise Levizja e Legalitetit, zoti Sokol Kupi, pyeti se " A mund te behen shoket Skender Gjinushi, Arben Imami apo Gramoz Ruci demokrate? ashtu si "A mund te behet zoti Enver Shaska, apo zoti Ndrec Gjergji komuniste?"

Nje vend te veçante ne fjalen e tij zoti Kupi, i kushtoje asaj qe edhe sot ne Shqiperi, pra prona private nuk respektohet, korrupsioni kontrollon çdo gje, idea se puna e ndershme nuk te ben te pasur e ka infektuar nji popull te tere, u shpreh ai.

" Po, per kete duhet te sakrifikohen interesat kombetare, bile edhe trojet shqiptare, nenvizoje Kupi, duke thene se kjo eshte tradhetia me e madhe qe nji bashkekombas mund t'i beje kombit te tij. Armiqte shekullore te Shqiperise, pohoje ai jane ulur kembekryq ne mes te vendit. Tek - tuk, dikush e ngre zerin por edhe njihere injoranca dhe jo arsya mbizoteron." tha ai ndersa pyet perseri se "Kush mund t'a justifikoje ndertimin e varrezave greke ne troje shqipetare, kush mund t'a justifikoje ndertimin e shkollave greke ne fshatra apo qytete shqiptare pa greker? Kush mund te thote se Janullatosi, eshte ne Shqiperi, vetem te perhapi fjalen e Zotit ? "

Dr. Gjon Buçaj, kryetari i shoates Fedrata VATRA, u shprehu kenaqesine tij qe ne emer te kesaj shoqate qe ai drejton, do te pershendeste ne kete tubim kushtuar kremtimit dhe perkujtimit te datave te prillit. "Kombi yne thote zoti Buçaj, ka kaluar shume ngjarje dhe ndodhi, te cilat, nuk mund te harrohen, si 5 prilli ditelindja e Mbretit Leka, 7 prilli dita e okupimit fashist, dhe vdekja e Mbretit Zog, Keshtu qe ne sot duhet te vlersojme te kaluaren tone, te shikojme e te analizojme dhe te sotmen, dhe te projektojme te ardhmen tone.

Dite e prillit, kryetari i Vatres, Dr. Gjon Buçaj i pershkroi ne fjalen e tij si dite: hidherimi, gezimi por edhe si do te jene ato data, sipas tij ato jane data krenarie, dhe merite per kete keni ju qe keni ditur te mbani gjalle ende ne diaspore kujtimin e ketyre datave te rendesishme - ka theksuar dr Buçaj duke ju faleminderuar per kete legalisteve dhe mbreterove "

Ndersa, zoti Ramadan Gashi , kryetar i deges se Lidhjes Demokratike te Kosoves, solli pershendetjen e tij kushtuar ketyre datave te shenuara historike per shqiptaret. Me pase per te pershendetur kete tubim, foli zonja Merita Shkupi, e cila solli disa kujtime te prinderve te saj te cilat kishin lidhje me kohen e Mbreterise shqiptare, duke e pershkruar ate si nje nga kohet me te lavdishme te kombit tone. Pershendeti ish i burgosuri politik Muharrem Hudinishti dhe shkrimtari Tom Paloka.

Nderkohe, perfaqesuesi i çameve te Amerikes, zoti Sali Bollati, veprimtar i dalluar i çeshtjes çame ne SHBA-es, shprehu kenaqesin e pjesmarrjes ne nji veprimtari te till - i cili, te bene edhe me krenar qe jemi shqiptare, tha ai duke kujtur ditet e prillit qe lidhen me jeten dhe vepren e Mbretit te shqiptareve - Mbretin Zog. "Te jeshe mes atdhetareve te vertet dhe t'a ndjesh veten tamam shqiptare eshte nder e kenaqesi tha Bollati, - megjithese eshte "fakeqesi" nga nje ane tjeter jemi pak. Por, kujtoje ai as zoti Enver Shaska apo zoti Musli Mulosmani dhe as zoti Fatbardh Kupi, nuk zvendesohen me te tjeret - nuk zvendesohen se jane rritur dhe edukur ne nje kohe tamam me shqiptarizmin dhe per nje Shqiperi me dinjitet . Prandaj, edhe sot ne kujtojme Mbretin Zogu i Pare, ne 50 vjetorin e vdekjes se tij - kujtojme sipas tij ate "Diell" i Shqiperise, te cilen nga nji Shqiperi feduale dhe bajraktare e mblodhi dhe e beri nji shtet me plote kuptimin e fjales - shtet ne ate kohe qe kishte nder dhe dinjitet te ishe shqiptare"

"Fakeqesia, jone tha Bollati, ishte se kete "Diell", e mbuloje reja e zeze e fashizmit dhe me pas e komunizmit, dhe fakeqesia me e madhe eshte se ende nuk ka Shqiperia jone edhe 20 vjete mbai komunizmi ra, nuk po duket ai dielli i nderit dhe i dinjitetit tone kombetar."

Ne fjalen e saj znj. Mimoza Djaçi kryetaria dhe themeluesja e Organizates se Gruas Shqiptare - Amerikane "Hope & Peace", si dhe anetaret e tjere te kesaj partie, ka pershendetur mbreteroret , simpatizantet e te tjeer, te cilet me ane te ketyre tubimeve mbjane gjalle frymen patriotike e atdhetare ne emigracion e ua transmetojne brezave te ardhshem.

" Arsyeja qe me sjell ne keto data e takime te rendesishme historike, eshte sepse une kam patur edhe nje xhaxha te pushkatuar pa gjyq, si antikomunist e legalist, ne dhjetor te vitit 1944 nga forcat sllavo komuniste me ne krye Shefqet Peçin ne Prizren tha ajo . Nderkohe, ndersa ne daten 7 prill, ashtu si figura te ndritura te kombit Abaz Kupi etj, edhe im ate ka qene me arme ne dore ne aviacionin e Tiranes, per te zmbrapsur armikun, megjithese ishte shume i ri."

Me tej zonja Dajçi , theksoje se keto fakte qe po paraqes sot ketu si une, ashtu edhe pjesemarresit e tjere, nuk i sherbejne unit personal, por frocojne ngjarjet e historise tone, qe akoma nuk ka pesuar ndryshimet e duhuara neper tekstet shkollore, si nje domosdoshmeri per te hedhur drite e per te paraqitur me realitet krimet e asaj diktature te eger, qe nxiti vellavrasjen e luften e klasave.

Ndersa, fjalen e tij intelektuali i njohur nga Shkodra, legalisti veteran z. Enver Ramadani, ne nje kumtese te gjate, foli per jeten dhe vepren e Mbretit Zogu i Pare, e pare ne ato çfare kane shkruar diplomate, politikane, shkrimtare dhe historiane te njohur boterore, si dhe te atyre qe jane konsideruar si "kundershtaret" e mbretit te shqiptareve, si Konica dhe Noli. Por, edhe Zavalanin dhe Kadarene e tjere.

"Persa u perket meritave te Zogut, ato jane te pa diskuteshme per ata qe e dijne. Per t'a konkretizuar, do te citoj kundershtarin me te madh politik te Tij, vete Fan S. Nolin, ne nje telegram qe i dergoji ministrit te jashtem te SHBA, Gordell Hullit me 1941, ku thote:

"Eshte deklarate e bukur parimore qe neneshkruhet ne mbledhjen e Atllantikut, por do te mbetet nji leter e vdekur, n.q.s. nuk i sigurohet nji garanci tokesore Shqiperise duke e njoht Mbretin e Shqipetarve Zogun e I, si kryetar llogjik dhe legjitim per Shqiperine, i cili te marre pjese ne Konferencen e Paqes..."

Zoti Ramadani me pase permendi disa vlersime dhe thenje per Mbretin Zogu i Pare - Ahmetin Zogun, te Herman Bernsterin dhe Hugh G. Grant, dy ish-ministra te Jashtem te SHBA-se ne Shqiperi, qe ne shkrimet dhe shenimet e tyre, kane ruajtur me kujdes çdo detaj nga takimet e tyre me Mbretin Zog.

Si dhe nuk ka la pa permendur edhe shkrimtaret Tajar Zavalani dhe shkrimtarin tone te madh Ismail Kadare. "Ne kemi pasur thote Kadare nje periudhe te shkurter ajo qe quhet Republike e pare, pastaj Mbreteri dhe me pase erdhi diktatura komuniste, kohe kur dhe lirite civile dhe jeta u zhduken perseri" - "Trysnija e jashteme e çdo lloj integrimi permon nji rrezik te mundeshem per Shqiperine, ndaj edhe politika e Mbretit Zog me çeshtjen e besimeve fetare, politke qe ndalonte nderhyrjet e huaja kan qene deri me sot me realiste dhe me dobiprurese per Shqiperine".

Hakik Mena, kreu i legalisteve ne SHBA-es, ju falimeniderua, mbreterorve, miq dhe dashamireve, te mbreterise dhe te legalitetit, perfaqesuesve te partive politike, shoqatave dhe organizatve te komunitetit, vellezerve tane nga Kosova e Çameria, e viset e tjera shqiptare, qe sebashku kremtuan dhe perkujtuan ditet e prillit ne vite. "Ne te frymezuar dhe prire nga principet mbreterore kemi qene dhe jemi vetem per nje Shqiperi Etnike." tha Mena pinjolli i njeres nga familjet me te njohura patrotike e atdhetare.

Ai kujtoje me pase nje thenje te paharrueshme per Mbretin Zog, qe perkufizon ne menyre te shkelqyer figuren e Mbretit te Shqiptareve Ahmet Zogun. "Deshimtaret e kohes, tregojne, tha kryetari i legalisteve ne Amerike, zoti Mena, se kur e pyeten Mbretin Zog - se si do te reagonte populli shqiptare, per Mbretin, ai tha " Njerezit qe me kan dashte me te vertete do te me qajne ! kurse ata qe nuk me kan dashte - kundershtaret e mi, do te me kerkojne !".

Poeti anti komunist, z.Tahir Hysa, recitoi vargje poetike, shkruar enkas per dite e Mbreterise shqiptare, duke fituar admirimin e te pranishmeve. Tubimi - koktej kaloi kendshem me pershendetje dhe urime te tjera per Mbretin Leka I-re, Princin Zog dhe Familjen Mbreterore nga te gjithe pjesemarresit.

Ne fund te ketij tubmi ne shenje nderi i biri i gjeneral Abaz Kupit, Fatbardh Kupi, preu kekun tradicional i punuar me mjeshteri nga specialistet e guzhines, me te gjitha ngjyrat e simboleve kombetare dhe mbreterore, ku shkruhej kuq e zi " 100 vjete! Gezuar ditelindjen Mbretit Leka I !"

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UDHËHEQËSIT FETARË NË SHBA BËJNË THIRRJE PËR QETËSI PAS DJEGIES SË KURANIT (04.11.2011)
A E VRAU KGB GAGARININ?Nga CLAIRE BIGG (04.11.2011)
RUFI OSMANI: BDI DHE PDSH NUK LEJOJNË KOALICION PARAZGJEDHOR TË PARTIVE SHQIPTARE (04.10.2011)
KOSOVA NË TREVJETORIN E KUSHTETUTËS - PËRGATIT NDRYSHIMIN E SAJ (04.09.2011)
BEOGRADI IU JEP MEDALJE USHTARËVE SERBË TË LUFTËRAVE TË VITEVE 1990 NË ISH JUGOSLLAVI (04.09.2011)
NJË KAFE ME PRODUCENTET SUSAN E GRETA"Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe" (Nënë Tereza)Nga MIMOZA DAJÇI  (04.08.2011)
Bullgaria tërheq ambasadorëtDIPLOMATË TË RANGJEVE TË LARTA QË KANË PATUR LIDHJE ME TË KALUARËN KOMUNISTE THËRRITEN NË ATDHE (04.08.2011)
"AMBASADORI DELL KUMTOI LAJMIN E GËZUAR" -SHTYPI GJERMAN PËR PRESIDENTEN E KOSOVËS (04.08.2011)
KURT COBAIN, NJË QIELLOR I ISHTE RIKTHYER PËRFUNDIMISHT QIELLIT, PA MARRË LEJEN E ASKUJT NË TOKË (04.07.2011)
DASMËN MBRETËRORE DO TA SHIKOJNË 2 MILIARDË VETA (04.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]