E Martë, 04.30.2024, 10:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KILI THOTË SE KLAUS E MORI STILOLAPSIN UNIKAL
E Enjte, 04.14.2011, 12:59pm (GMT+1)

14.04.2011

Pamjet televizive ku shihet presidenti i Çekisë Vaclav Klaus gjatë vizitës shtetërore në Kili duke "vjedhur" një stilolaps, kanë rezultuar me aksionin "T'i dërgojmë presidentit tonë stilolapse që të mos detyrohet të vjedhë".

Në Kili janë shprehur të fyer për shkak se Klaus ishte arsyetuar duke thënë se e mori një stilolaps të thjeshtë, i cili edhe ashtu ishte dedikuar si dhuratë.

"Stilolapsi protokollar ishte vepër unikale nga punëtoria e mjeshtrëve kilianë. Stilolapsi i gravuar ishte punuar nga guri gjysmë i çmuar lapis lazuli", ka thënë për të përditshmen çeke "Pravo" Paola Elbjet, nga zyra e presidentit kilian.

Pyetjen e gazetarit se çfarë bëhet me ato stilolapsa pas nënshkrimit të marrëveshjeve, dhe a thua ato jepen si dhurata, zëdhënësja e presidentit kilian e ka injoruar me heshtje të gjatë.

Më shumë se 1.5 milionë njerëz e kanë parë videon në faqen YouTube, në të cilën shihet presidenti çek në konferencën për shtyp me presidentin Sebastian Piniera, se si e hap kutinë, e merr stilolapsin, i vë duart nën tavolinë dhe pastaj stilolapsi përfundon në xhepin e tij.

Zëdhënësi i Klausit, Radim Ohvat, ka reaguar menjëherë duke sqaruar se stilolapsi edhe ashtu do t'i jepej Klausit si dhuratë.

Pas kthimit në Pragë, kur gazetarët çekë e pyetën Klausin për "videon kleptomane", ai u përgjigj se ishte vetëm një stilolaps i thjeshtë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKRIME TË WALT WHITMAN JANË GJETUR NË ARKIVAT E SHBA (04.14.2011)
Nju Jork: U kremtua dhe u përkujtua 5,7 dhe 9 Prilli, "Ditët e Prillit të Mbretërisë Shqiptare"PRILLI - KOHA QË NDODHËN SHUMË NGJARJE TË MBRETËRISË SHQIPTARENga BEQIR SINA, New York (04.12.2011)
UDHËHEQËSIT FETARË NË SHBA BËJNË THIRRJE PËR QETËSI PAS DJEGIES SË KURANIT (04.11.2011)
A E VRAU KGB GAGARININ?Nga CLAIRE BIGG (04.11.2011)
RUFI OSMANI: BDI DHE PDSH NUK LEJOJNË KOALICION PARAZGJEDHOR TË PARTIVE SHQIPTARE (04.10.2011)
KOSOVA NË TREVJETORIN E KUSHTETUTËS - PËRGATIT NDRYSHIMIN E SAJ (04.09.2011)
BEOGRADI IU JEP MEDALJE USHTARËVE SERBË TË LUFTËRAVE TË VITEVE 1990 NË ISH JUGOSLLAVI (04.09.2011)
NJË KAFE ME PRODUCENTET SUSAN E GRETA"Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe" (Nënë Tereza)Nga MIMOZA DAJÇI  (04.08.2011)
Bullgaria tërheq ambasadorëtDIPLOMATË TË RANGJEVE TË LARTA QË KANË PATUR LIDHJE ME TË KALUARËN KOMUNISTE THËRRITEN NË ATDHE (04.08.2011)
"AMBASADORI DELL KUMTOI LAJMIN E GËZUAR" -SHTYPI GJERMAN PËR PRESIDENTEN E KOSOVËS (04.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]