E Martë, 05.14.2024, 09:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MAJLINDA MBETET E KOSOVËS
E Mërkurë, 05.25.2011, 10:35am (GMT+1)

Publikuar: Sot, më 25 maj 2011

Prishtinë, 25 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, është bërë "sebep" që xhudistja më e mirë kosovare, Majlinda Kelmendi, të marrë vendim për të refuzuar çdo ofertë nga jashtë, përfshirë edhe atë joshëse të Azerbajxhanit, për t'i mbetur besnike Kosovës. Kështu ka deklaruar 20-vjeçarja pas takimit me ministrin Krasniqi, që e pati të martën në Prishtinë. Ministri Krasniqi bëri të ditur se së bashku me institucionet shtetërore dhe me sektorin privat është arritur të sigurohen kushtet e nevojshme që Kelmendi të garojë për Kosovën në të gjitha garat ndërkombëtare.
"Faleminderit shumë, jo vetëm për fjalët e mira, por në përgjithësi edhe për punën, sepse deri tash kam pasur shumë premtime nga ministrat dhe nga shumë politikanë të tjerë, jo vetëm për Majlindën, por në përgjithësi për sportin, mirëpo këto kanë mbetur vetëm fjalë", tha Majlinda Kelmendi.
Sipas "marrëveshjes" së zbuluar nga të dyja palët, ministria që udhëheq Krasniqi do të bartë barrën e çdo shpenzimi për çdo aktivitet të Majlinda Kelmendit deri në përfundim të këtij cikli olimpik, ku kosovarja është shumë pranë të fitojë normën. Me pikët e fituara deri më tash, ajo është ndër tetë xhudistet më të mira në botë në kategorinë e saj (52 kg) në ranglistën olimpike.
Me këtë premtim Kelmendi i ka dhënë fund çdo dileme rreth të ardhmes së saj. Në fakt, ishte oferta "tunduese" e Azerbajxhanit që nxiti gjithë këtë "hallakamë", ku përmendeshin edhe milionat në rast të ndonjë medaljeje të artë olimpike dhe paga mujore prej pesë mijë eurosh.
"Ne nuk mund të ofrojmë kushtet e Azerbajxhanit, por atë qe ia ofron Kosova nuk mund t'ia ofrojë askush. Të gjitha shpenzimet e garave dhe të përgatitjeve, përfshirë edhe ato të stafit të saj, do të mbulohen nga institucionet shtetërore", ka thënë Krasniqi. Kjo është barra që do të bartë shteti, ndërkohë që nga biznesi privat përmes sponsorëve Majlinda do të ketë edhe një burim tjetër.
"E dini që është folur shumë për qëndrimin ose shkuarjen e Majlindës. Unë edhe në takimet që kemi pasur më herët kam thënë që Majlinda qëndron në Kosovë, sepse ky ka qenë edhe vullnet imi, vullnet i Majlindës dhe i të gjithëve", ka thënë Krasniqi. "Personalisht jam angazhuar që nga dita ime e parë si ministër për të gjetur mirëkuptim, jo vetëm nga institucionet shtetërore, por edhe nga sektori privat për të krijuar mundësi më të mira edhe për kompensim financiar të Majlindës, trajnerit të saj, një kompensim meritor, për të krijuar mundësi më të mira për gara dhe suksese".
Majlinda këtë fundjavë do të vazhdojë të ndjekë plotësimin e normës olimpike. Gara e radhës është Grand Slami i Moksës.
Gjatë vitit të parë të ciklit olimpik maj 2010 - maj 2011, ajo ka fituar shumë pikë që e rangojnë në mesin e tetë më të mirave në botë. Tani ka nisur viti i dytë dhe i fundit i këtij cikli. Dhe, Moska është rasti i parë për të fituar pikët e reja.
E më i kënaquri nga të gjithë për qartësimin e të ardhmes së Majlindës ishte trajneri i saj, Driton Kuka.
"Më në fund dilemat u shuan. Falënderoj ministrin Krasniqi që ka bërë të pamundurën për të gjetur përkrahje që Majlinda të vazhdojë programin e saj olimpik", tha Kuka.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
50 VJETORI I FJALIMIT TË PRESIDENTIT KENEDI PËR HAPËSIRËN (05.25.2011)
OBAMA E MICHELLE TAKOHEN ME WILLIAM E CATHERINE (05.24.2011)
MAFIA, "BREND" EKSPORTUES I SERBISË (05.24.2011)
ISH PJESËTARË TË UÇK VAZHDOJNË GREVËN E URISË (05.24.2011)
DËME MË TË MËDHA NGA SHIU NË SHKABAJ, HAJVALI DHE NË KODRËN E TRIMAVE (05.23.2011)
TURNEU I OBAMËS: RIAFIRMIM I ALEANCËS ME EVROPËN (05.23.2011)
OBAMA NË EVROPË - NË KËRKIM TË ALEATËVE STRATEGJIKË (05.22.2011)
PROMOVIMI I LIBRIT "AGIMI I LIRISË" NGA IBRAHIM KADRIU KUSHTUAR HEROIT TË KOMBIT AGIM RAMADANI - KATANAORGANIZUAR NË BERNË NGA BASHKIMI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË TË ZVICRËS MË 13 MAJ 2011 (05.22.2011)
MASAKRA E DUBRAVËS, KRIM I PANDËSHKUAR (05.19.2011)
MAGJISTARI I FJALËVENga UK LUSHI (05.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]