E Mërkurë, 05.15.2024, 05:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

PRESIDENTI OBAMA NJOFTON ARRITJEN E MARRËVESHJES PËR DEFICITIN DHE BORXHIN

Obama: Nuk kemi mbaruar ende!


E Hënë, 08.01.2011, 11:19am (GMT+1)

E hënë, 01 Gusht 2011

Dan Robinson | Uashington

Presidenti Barak Obama dhe udhëheqësit e Kongresit njoftuan mbrëmë vonë se ranë dakord të shkurtojnë fillimisht një trilion dollarë nga buxheti i shpenzimeve federale dhe mbi dy trilionë gjatë 10 vjetëve të ardhshëm, ndërkohë që lejuan ngritjen e tavanit të borxhit para skadimit të afatit të martën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Dan Robinson, na informon se

Presidenti Barak Obama shkoi mbrëmë vonë në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë dhe paraqiti në vija të përgjithëshme marrëveshjen që ende ka nevojë për disa vota të rëndërishme në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Faza e parë e planit parashikon shkurtimin e fillestar prej një trilionë dollarësh, por duke ruajtur investimet për krijimin e vendeve të punës në arsim dhe kërkime. Shkurtimi i shpenzimeve gjatë një dekade do t'i kalojë dy trilionë dollarët.

Presidenti vuri në dukje se procesi i arritjes së marrëveshjes ka qënë i vështirë dhe nuk ishte ai që do të preferonte, por ai i vuri theksin aspektit kryesor të saj, krijimit të një komisioni dy-partiak që do të bënte rekomandime për shkurtime të ndjeshme shtesë për të cilat do të votonte më pas Kongresi.

"Në këtë fazë çdo gjë do të jetë në tavolinë. Të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm për këto reforma, shkurtime të mëdha që të dy partitë mund t'i konsiderojnë të papranueshme do të hynë automatikisht në fuqi, në qoftë se ne nuk veprojmë".

Komisioni do t'i bëjë rekomandimet në muajin nëntor dhe propozimet do t'i paraqiten Kongresit për votim.

"Zgjidhja përfundimtare" për problemin e deficitit, tha zoti Obama, duhet të jetë e balancuar dhe shtoi se amerikanët më të pasur duhet të heqin dorë nga shkurtimet dhe zbritjet e taksave. Ai tha se "ndryshime modeste" duhen bërë edhe në programe të tilla si Medikeri për të siguruar stabilitetin e tyre, qendrim që ai e ka mbajtur gjatë gjithë negociatave për borxhin dhe buxhetin.

Zoti Obama tha se marrëveshja në fjalë i krijon mundësi vendit të shmangë mospagimin e kësteve të borxhit dhe i hap rrugën një "plani të balancuar" para fudit të vitit.

"Më e rëndësishme është se ai na krijon mundësi të shmangim mospagimin e kësteve dhe i jep fund krizës që Uashingtoni i ka shkaktuar pjesës tjetër të Amerikës. Ai siguron githashtu se ne nuk do të jemi në të njejtën situatë krize pas gjashtë, tetë apo 12 muajsh. Madje, ai do të fillojë të largojë renë e borxhit dhe të pasigurisë mbi ekonominë tonë ".

Udhëheqësit demokratë dhe republikanë Heri Rid dhe Miç Mekonëll pranuan se marrëvesha ishte një kompromis i vështirë për anëtarët e partive të tyre, por ajo shmang mospagimin e kësteve të borxhit.

Rid: "E di se kjo marrëveshje nuk do t'u pëlqejë të gjithë republikanëve. Sigurisht që ajo nuk do t'i kënaqë as të gjithë demokratët. Të dy partitë bënë më shumë lëshime nga sa do të dëshironin dhe asnjera palë nuk ariti gjithëçka që shpresonte. Por ky është thelbi i kompromisit".

Mekonëll: "Ne mund ta garantojmë popullin amerikan sonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë në historinë tonë, nuk do të dështojnë në përmbushjen e detyrimeve".

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati do të duhet të votojnë për marrëveshjen që ajo të marrë formën e projekt-ligjit para se t'i paraqitet për firmë presidentit. Zoti Obama u bëri thirrje të gjithë ligjvënësve të votojnë për të.

Propozimi ende ka pengesa si nga Republikanët ashtu edhe nga demokratët. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Boiner, informoi anëtarët e grupit të tij mbrëmë vonë. Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të bëjë të njejtën gjë sot.

(http://www.voanews.com/albanian)

--

Obama: Nuk kemi mbaruar ende!

01.08.2011

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se demokratët dhe republikanët në Kongres kanë arritur marrëveshjen për të parandaluar moslikuidimin e borxhit.

Megjithatë, marrëveshja duhet të miratohet nga ligjvënësit në të dyja dhomat e Kongresit Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Obama u bëri thirrje ligjvënësve të të dyja partive të mbështesin marrëveshjen për të rritur në 14.3 trilionë dollarë kufirin e borxhit një hap ky që do t'i lejonte qeverisë të paguajë faturat e saj dhe të shmangë moslikuidimin.

"Nuk kemi mbrauar ende. Dua të nxis anëtarët e të dyja partive të bëjnë gjënë e duhur dhe ta mbështesin këtë marrëveshje me votat e tyre gjatë ditëve të ardhshme. Kjo do të na lejonte të shmangim moslikuidimin. Kjo do të na lejonte të paguanim faturat. Kjo do të na lejonte të fillojmë reduktimin e deficitit tonë në mënyrë të duhur. Dhe, kjo do të na lejonte të kthehemi te një biznes shumë i rëndësishëm i të bërit gjithçka për krijimin e vendeve të punës, rritjen e pagave dhe rritjen e kësaj ekonomie më shpejt se që po rritet aktualisht", tha Obama.

Ligjvënësit janë përballë afatit të fundit, që është mesnata e dy gushtit. Në të kundërtën, Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të paguajnë të gjitha faturat, çfarë do të ndikonte edhe në tregjet globale.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ELIZA I KUNDËRPËRGJIGJET "PATRIOTIZMIT" TË BLEONËS: "UNË SË SHPEJTI NË KOSOVË"ELIZA DUSHKU SHUMË MË PATRIOTE SE BLEONA QERRETINga BEQIR SINA, New York (07.30.2011)
WATERGATE, NUK ËSHTË MË SEKRETE DËSHMIA E NIKSONIT (07.30.2011)
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E KOSOVËS: LEJLA SELACI REZULTON E VRARË (07.29.2011)
ÇFARË FSHIHET BRENDA THEMELEVE TË PIRAMIDËS?Nga HYQMET ZANE (07.29.2011)
ASNJË MALL SERB NUK PO HYN NË KOSOVË (07.28.2011)
JAMES HOOPER: DIALOGU MBASE KA VDEKUR (07.28.2011)
BUJAR KALOSHI NDEROHET ME TITULLIN "DËSHMORI I ATDHEUT" (07.28.2011)
EMI UAJNHAUS, E GJASHTA E KLUBIT TRAGJIK 27 (07.27.2011)
IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT KËNGËTARES EMI UAJNHAUS, TË GJASHTËS NË KLUBIN TRAGJIK 27 (07.27.2011)
BUJAR KALOSHI 15 VJET PAS VRASJES...Krimi ende i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!Nga BEQIR SINA, New York (07.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]