E Hënë, 04.29.2024, 01:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FALËNDEROJNË BURRËSHTETASIN
E Hënë, 12.19.2011, 03:49pm (GMT+1)

Praga mban zi për ish presidentin e ndjerë Vaclav Havel

19.12.2011

Radio Evropa e Lirë

Mijëra çekë vërshuan të hënën për të shkruar ngushëllime dhe për të ndezur qirinj në kujtim të Vaclav Havelit, dramaturgut që u bë president pasi që udhëhoqi Revolucionin e Kadifenjtë, i cili rrëzoi komunizmin.

Një ditë pasi që vdiq në moshën 75 vjeçare nga një sëmundje e frymëmarrjes, qeveria pritet të takohet për t'u pajtuar me planet për një funeral shtetëror, që pritet të sjellë liderë dhe burrështetas nga tërë Evropa dhe bota. Mediat çeke raportojnë se varrimi do të mbahet të premten, para Krishtlindjeve.

Radhë të gjata për t'u nënshkruar në librin e ngushëllimeve janë bërë para Kështjellës së Pragës, në vendin ku Haveli hyri si president më 1989, vetëm disa javë pas revoltës pa gjakderdhje në Çekosllovaki dhe pas rënies së Murit të Berlinit, që i dha fund ndasisë së Luftës së Ftohtë të Evropës.

 

Nënshkrimi i Vaclav Havelit"‹"‹


Libra të tjerë të zisë pritet të hapen në ndërtesa publike në Republikën Çeke, por edhe në Sllovaki, e cila u nda në vitin 1993.

"‹"‹Në Bruksel dhe në vendet tjera, takimet e Bashkimit Evropian kanë nisur me një minutë heshtjeje për të nderuar njeriun, dramat e të cilit qenë ndaluar për kohë të gjatë, dhe i cili ishte burgosur në mënyrë të vazhdueshme pas lansimit të Kapitullit 77, i cili në vitin 1977, kërkonte nga qeveria çeke që t'u bindet përkushtimeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Nderime për Havelin


Arkivoli me trupin e Havelit do të ekspozohet sot në një ish kishë të Pragës, të cilën Havel e pat kthyer në një qendër kulturore.

Nga e mërkura trupi i tij do të shtrihet në mjedis më formal në Kështjellën e Pragës- formalitete më të cilat ai kurrë nuk u mësua plotësisht dhe ku mjedisin e rreptë mesjetar kërkoi ta gjallërojë ndërsa ishte në krye të shtetit duke i ftuar të performojnë aty artistët, përfshirë edhe Rolling Stones.

Një ndihmës i Havelit tha se nga ata që pritet të marrin pjesë në funeral, është sekretarja e Shtetit Hillari Klinton. Burri i saj, atëherë president i SHBA-së, Bill Klinton, iu pat bashkuar Havelit në një klub xhezi në Pragë për të luajtur me saksofon gjatë një vizite zyrtare në vitin 1994.

Praga ndezë qirinj për ish presidentin e ndjerë..."‹"‹

"Hero". "I jashtëzkonshëm". "I pakorruptueshëm".

Këto janë vetëm disa nga nderimet që i bëhen nga figura të shquara botërore ish presidentit çek.

Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë përmes një deklarate se Haveli paraqet "rezistencën paqësore që tronditi themelet e një perandorie dhe vuri në pah zbrazëtinë e një ideologjie shtypëse, dhe dëshmoi se lidershipi moral është më i fuqishëm se çdo armë".

Pasardhësi i tij, presidenti çek Vaclav Klaus lavdëroi Havelin në një deklarate televizive.

"Vaclav Havel u bë simbol i shtetit modern çek. Ai luajti rol në themelimin e tij, përmes një luftë te pafrikë kundër totalitarizmit komunist dhe si një figurë udhëheqëse në Revolucionin e Kadifenjtë dhe si president i parë i shtetit tonë të lirë", tha Klaus.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj ishte duke mbajtur zi për humbjen e "një evropiani të madh".

Nga ana e tij, ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e vlerësoi Havelin si "shpirtin e revolucionit çek".

"Ai ishte një burrështetas i madh dhe një kampion në të drejtat civile. Neve do të na mungojë Vaclav Haveli. Në veçanti ne gjermanëve, meqë i kemi shumë borxh, sepse bashkimi gjerman dhe ribashkimi everopian janë dy anë të së njëjtës monedhë", ka thënë Vestervele.

Pragë..."‹"‹

Në Austrinë fqinje, presidenti Hajnc Fisher e quajti Havelin "një evropian të madh, shkrimtar dhe humanist".

Ndërsa, ministri i jashtëm, Majkell Spindeleger, e përshkroi presidentin e ndjerë çek si një "figurë të jashtëzakonshme dhe një intelektual të pakorruptueshëm".

Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, tha se "Vaclav Haveli ishte dhe do të mbetet një hero".

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt ka shkruar në rrjetin social Twitter se Haveli ishte "një prej evropianëve më të mëdhenj të kohës sonë".

Ndërsa, ish-kreu i shtetit polka, Leh Valesa, tha se ai besonte që Haveli do të duhej të ishte nderuar me Çmimin Nobel.

Fjalë ndër më të mirat nuk munguan as nga qytetarët që mbushën shehsin kryesor të Pragës me të dëgjuar për vdekjen e tij.

"Një mike imja ka shkruar një gjë të bukur. Ajo tha se duke iu falënderuar Vaclav Havelit, të rinjtë mund të flasin për komunizmin si për një të kaluar. Për këtë arsye jam këtu, sepse më pëlqeu ajo fjali, sepse i jam mirënjohëse. Ai ishte shkrimtar i madh, dramaturg i madh. Puna e tij është me vlerë", tha një qytetare e quajtur Hanka.

"Gjithmonë kam menduar se është tmerrësisht jokorrekte kur disa njerëz kanë bërë shaka me të, kur ai fliste për të vërtetën dhe dashurinë, sepse mendoj se kjo është me rëndësi dhe njerëzit duhet të mendojnë për këtë gjë. Ky është një çast vendimmarrës. Një pjesë e madhe e një epoke tashmë iku", tha Eva Svoboda.

"Kam ardhur ta nderoj presidentin, sepse një pjesë e madhe e jetës sime ka qenë e lidhur me të. Ai ishte njeri me përmasa historike, i cili i solli lirinë vendit tim", tha Daniel Sërç. (a.i.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RADIO EVROPA E LIRË NË PËRKUJTIM TË HAVELIT (12.19.2011)
ÇEKËT NDEROJNË HAVELIN ME LULE E QIRINJ (12.19.2011)
Obama shpreh ngushllime për vdekjen e Havelit"HAVEL KA FRYMËZUAR BREZAT PËR TË ARRITUR VETËVENDOSJE DHE DINJITET NË TË GJITHA PJESËT E BOTËS" (12.19.2011)
NGUSHLLIME PËR VDEKJEN E HAVELIT NGA MBARË EVROPA (12.19.2011)
DALJA E FUNDIT E VACLAV HAVELIT NË PUBLIK: TAKIMI ME DALAI LAMËN MË 10 DHJETORHaveli e priti liderin shpirtëror tibetian duke i uruar mirëseardhjen në "vendin që të do, por ku politikanët ta kanë frikën"< (12.18.2011)
BURIM RAMADANI: CARLA DEL PONTE E BËRI KRYEMINISTËR THAÇIN (12.18.2011)
MAJLINDA KELMENDI, FËMIJA I PËLQYER I KOSOVËS (12.17.2011)
A ËSHTË ZBULUAR "GRIMCA E ZOTIT"? (12.16.2011)
Presidentja Jahjaga takoi sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton (tekst dhe fotogaleri)HILLARY CLINTON: E ARDHMJA E KOSOVËS JASHTËZAKONISHT E RËNDËSISHME PËR NJERËZIT E KOSOVËS DHE NJERËZIT E RAJONIT (12.15.2011)
RRËFIM MBI GENOCIDIN GREK të Qershorit 1944 NË PARAMITHINga SALI BOLLATI, New York  (12.15.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]