E Premte, 04.26.2024, 07:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VERI: DIMRI NË BARRIKADA
E Hënë, 12.26.2011, 05:32pm (GMT+1)

26.12.2011

Bekim Bislimi

Situata e sigurisë së përgjithshme dhe liria e lëvizjes në veriun e Kosovës janë të paqëndrueshme, për shkak se rrugët që qojnë nga ana jugore e Mitrovicës drejt komunave në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të barrikaduara nga serbët lokalë, vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj policie, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se përveç barrikadës në Jagnjenicë, e cila ishte larguar nga KFOR-i javë më parë, të tjerat vazhdojnë të qëndrojnë.

"‹"‹"Barrikadat tjera vazhdojnë të jenë të pranishme në terren, e në veçanti ato të cilat i bllokojnë rrugët kryesore, përmes të cilave lidhen rrugët magjistrale në drejtim të veriut të Kosovës, si dhe kjo (barrikada) mbi urën kryesore mbi lumin Ibër".

"Të dyja situatat, çështja e lëvizjes së lirë, por edhe situata e sigurisë së përgjithshme, janë situata të luhatshme, varësisht nga rrethanat, të cilat paraqiten në terren
", shprehet Hoti.

Hoti ka shtuar se pranë disa barrikadave qëndrojnë grupe të caktuara të serbëve, për të cilat besohet se janë të koordinuara me strukturat ilegale në veri të vendit.

Ndërkaq, Shef i zyrës për informim në KFOR , Uve Novicki, e ka përshkruar situatën e qetë në veri të Kosovës.

Ai nuk ka dhënë hollësi nëse KFOR-i planifikon ndonjë aksion për largimin e barrikadave.

"Ajo çka mund të them për situatën në veri të Kosovës është se situata është e qetë dhe paqësore. Ndërsa sa u takon planeve për të ardhmen, ne asnjëherë nuk flasim për to", tha Novicki.

Por, përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, në vazhdimësi kanë theksuar se serbët lokalë do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë barrikadave, për ta kundërshtuar, siç thonë ata, instalimin e shtetit të Kosovës edhe në pjesën veriore të vendit.

Millan Ivanoviq nga Këshilli Kombëtar Serb, thotë se serbët tashmë janë adaptuar edhe me qëndrimin pranë barrikadave në kushte të ftohta klimatike.

Ai thekson se pranë shumicës së barrikadave, që sipas tij janë rreth 14, serbët lokalë kanë organizuar jetën dhe qëndrimin e tyre, duke llogaritur, siç thotë ai, se kjo situatë mund të zgjasë gjatë tërë dimrit.

"Ekzistojnë disa kushte, duke pasur parasysh këto ditë të ftohta dimri. Janë aty disa tenda, pranë barrikadave, sikurse në urën kryesore në Mitrovicë, pastaj edhe pranë barrikadës në fshatin Rudarë në Zveçan, si dhe pranë disa barrikadave tjera".

"Njerëzit që qëndrojnë pranë barrikadave, kryesisht ngrohen me zjarr, me drunj. Në disa raste, në vend të hapur, drunjtë i ndezin në disa fuqi të metalit, të improvizuara për ngrohje. Kujdestaria bëhet me ndërrime, prej 3 deri në 6 orë. Kështu kalojnë ditët këtu dhe deri më tash nuk ka pasur ndonjë rast që ndokush të jetë ngrirë apo sëmurë", tha Ivanoviq.

Ai gjithashtu thekson se serbët lokalë janë të vendosur që të qëndrojnë pranë barrikadave, siç tha ai, për sa kohë të jetë e nevojshme dhe se nuk do t'i pranojnë e as respektojnë marrëveshjet që kanë dalë si rezultat i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, ai thotë se qëndrimi i serbëve pranë barrikadave dhe protestat e tyre do të manifestohet përmes formave, siç i quan ai, të qeta dhe demokratike.

"Barrikadat do të vazhdojnë. Ne nuk do të hyjmë në kurrfarë konflikti me KFOR-in. Ne i frikohemi provokimeve, për të cilat pastaj mund të na fajësojnë ne", tha Ivanoviq.

Ndryshe, barrikadimi i rrugëve në veri të Kosovës nga ana e serbëve lokalë, ka nisur menjëherë pas aksionit të institucioneve të Kosovës për vënien e kontrollit mbi vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, më 25 korrik.

Barrikadat u shtuan dhe u përforcuan në mesin e muajit shtator.

Deri më tash, forcat e KFOR-it kanë bërë disa herë përpjekje për largimin e tyre, duke u përplasur me serbët lokalë, të cilën e kanë kundërshtuar largimin e barrikadave, kundërshtim i cili vazhdon edhe sot.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRYEMINISTRI BERISHA: HUMBJA E HAVELIT ËSHTË VËRTE E MADHE, POR SHUMË HERË MË E MADHE TRASHËGIMIA E TIJ (12.24.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA MORI PJESË NË VARRIMIN E VACLAV HAVELIT (12.24.2011)
FUNERAL EMOCIONAL PËR ISH PRESIDENTIN ÇEK VACLAV HAVEL (12.23.2011)
"The Independent": LAMTUMIRË VACLAV, KEMI NEVOJË PËR TY MË SHUMË SE KURRË (12.23.2011)
HAVELI MIKU I KOSOVËS (12.23.2011)
JAHAGA MERR PJESË NË VARRIMIN E VACLAV HAVELIT (12.22.2011)
Radio Evropa e Lirë: HUMBJA E NJË MIKU (12.22.2011)
ÇEKIA NË ZI (12.21.2011)
ARKIVOLI I HAVELI DËRGOHET NË KËSHTJELLËN E PRAGËS (12.21.2011)
HAVEL: TË PREMTEN FUNERALI NË PRAGË, PRITEN HILLARI KLINTON, MERKEL OSE WULF E FLITET SE VJEN EDHE OBAMA (12.20.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]