E Martë, 05.14.2024, 04:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Fjala e Dr. Ali Berisha, Kryetar i Komunës së Pejës, në Akademinë Përkujtimore kushtuar Nazmi Lukajt

"NAZMI LUKAJ, PRIJËS I MADH I FJALËS SË LIRI DHE GUXIMIT TË GAZETARIT"


E Mërkurë, 01.25.2012, 01:14pm (GMT+1)

Të nderuar të pranishëm ....

Sërish jemi bashkë, në kujtesë janari, që ky muaj kulmon së datuari përditë e më shumë veprimtarinë e atdhetarëve tanë, intelektualë e dëshmorë, të cilët historia jonë i radhiti si për një, në arkivin e vet që të dëshmohet në mbijetesë ky populli ynë, aq i përvuajtur, por liridashës.
Sot, përkujtojmë njëvjetorin e ndarjes nga kjo jetë, të veçuarin - publicistin dhe intelektualin e nderuar, Nazmi Lukaj. Prijësin e madh të fjalës së lirë dhe të guximit gazetaresk deri në fjalinë e fundit- para vdekjes së tij.
Të cilin, në këtë datë, një vit më parë, më 24 janar 2011, vdekja na e mori, kur më tepër se kurrë iu desh gazetarisë shqiptare, familjes, miqve dhe mbarë shoqërisë sonë kosovare.
Nazmiu ka qenë ndër gazetarët më të zellshëm në shtypin ditor kosovar dhe në Shqipëri. Publicist shumë i angazhuar gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë. Ai ka punuar në disa media të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, një kohë të gjatë për gazetën "Bota Sot", "Nacional", "Albania", më pas si bashkë-themelues i gazetës "Pavarësia", etj. Ishte edhe autori i katër librave publicistikë.
Duke patur një krenari atdhedashurie si rrallë ndonjë tjetër publicist i kohërave moderne, Nazmi Lukaj, me bashkëbiseduesit e tij, ofroi gjithmonë urtësinë, miqësinë e qëndresën, këshillën dhe veprimin atdhetarë. I frymëzuar nga këto virtyte, ai me durim, guxim e besim filloi të rikthejë dinjitetin e shkrimit analitik të censuruar me dekada nga një ideologji krejt e huaj për qenien tonë.

2.
Në këtë njëvjetor të ndarjes nga kjo jetë, Nazmi Lukaj qëndron si një dëshmitar i punës dhe veprave të mëdha, pasi sot megjithëse e lirë dhe e pavarur, Kosova, ndoshta si asnjëherë tjetër, ka nevojë për urtësi e fuqi mendore analitike çfarë ishte dhe vetë Nazmiu. 
Kur e vërteta nuk është e lirë, liria nuk mund të jetë më realitet, thoshte poeti i njohur francez, Zhak Prevert, për t`u ndërlidhur me faktin se, liria e mendimit, liria e fjalës dhe e vërteta janë mbrojtësit më real të lirisë dhe demokracisë të një vendi. E për këto dhe me këto vlera veproi dhe kontribuoi Nazmiu për vendin e vet.
Ai nuk mburrej me retorikë të zbrazët, por me ide e vizione për një të ardhme më të mirë të kombit të vet. Për dallim nga pak sish në numër, ai kishte një vizion të qartë për shkrimin analitik-publicistik që i duhej Kosovës dhe vet kombit shqiptar.
Nazmi Lukaj, kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor plot urtësi, të gërshetuara nga traditat e vlerat më të mira të kombit shqiptar. Ai ishte i vetëdijshëm se dashuria për popullin e vet, dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet veçmas, duke i ruajtur unitetin e nderin kombit shqiptar. Një mesazh ky shumë i nevojshëm për kohën kur veproi , si dhe për kohën e sotme në të gjitha trojet shqiptare.
Janë pikërisht shkrimet, vështrime, opinione e kolumne të Nazmiut, që nxisin kujtesën tonë, të rilexojmë porositë dhe gjykimet e tij. Dalë nga përditshmëria dhe fragmente të shkoqitura ngjarjesh, nga takimet e shumta me njerëz dhe kohën në të cilën jetoi dhe veproi.
Në një situatë politike shumë të rëndë dhe të tensionuar, kur tirania serbe kishte shtuar edhe më shumë shtypjen dhe terrorin mbi popullin shqiptar. Në cilindo tekst ishte shumë i qartë. Ai i drejtohej drejtësëdrejti lexuesit, hapur, me guxim dhe pa hamendje, në emër të fjalës së lirë dhe së vërtetës, sepse ai asokohe, kërkonte unitet politik e kombëtar.

3.
Pikërisht këto preokupime problemore të kohës që trajtoi Nazmiu, bënë që tashmë ai të zë një vend nderi meritor në historinë e gazetarisë sonë. Ai mbetet gjithmonë, i rigjetur në biblioteka, në biseda, në evokime kujtimesh. Mbetet i rilindur në gjenezën e trashëgimisë së fisit, i ringjallur në kujtesën e secilit lexues, si vijimësi, në vazhdimësinë tonë.
Nazmiut i takojnë të gjitha këto epitete cilësish, nga që në mënyrë njerëzore, për të bashkuar, për të mos ndarë, për të mos përçarë kombin, foli dhe shkruajti gati dy dekada veprimtarie gazetareske.
Tash e një vjet, pas vdekjes së Nazmiut, ndjehet mungesa e kolegut, e mikut, e analistit, e edukatorit, këshilluesit, por para së gjithash ndjehet mungesa e njeriut të kultivuar në një paralele veprimi bashkëkohësie dhe atdhetarie.
Në këtë njëvjetor të ikjes së Nazmiut, të kujtojmë një çast dhe të reflektojmë, në meditim shkrimet e tij për martirët dhe brezat të cilët ikën duke ëndërruar këtë ditë,.. Le të kujtojmë qasjet e tij në themel të ndërgjegjës kombëtare, në shërbim të dashurisë ndërshqiptare të unifikimit mbarëshqiptar, sipas idealeve evropiane perëndimore.
Të gjitha këto i gjejmë në thirrjet e zëshme të Nazmiut, në përsiatjet e tij aq të shpeshta nëpër të përditshmet tona në Kosovë dhe Shqipëri. Ai flet për Kombin dhe rolin e tij në shoqërinë e re, për demokracinë, etj. Me shkrimet e Nazmiut kërkohet dhe sikur nis fjala e lirë dhe liria e shtypit.
Nazmi Lukaj ishte një zë i thekur që mbronte me guxim të vërtetën e ngjarjeve në Kosovë. Pra, luftën heroike të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, dhe atë në periudhën më dramatike nëpër të cilën po kalonte Kosova në vitet e robërimit klasik të saj nga viti 1989-1999. 
Nazmiu shquhej me ndjenjën e atdhetarizmës aq sa edhe prej humanisti të thellë prej njeriu. Në ditët më të vështira, atyre të viteve të 90-ta, kur pas mbylljes së gazetës "Rilindja", nga regjimi serb, e përditshme e vetme në shqip, Nazmiu shkruante për gazetën "Bujku".

4.
Me gjithë atë terror dhe dhunë që ushtronte regjimi hegjemonist serb, ai shkruante për çdo gjë që ndodhte pa u hamend në asnjë çast dhe pa frikë. Gjë që i ndihmonte edhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Nazmiu, mbrojti me këmbëngulje vijën institucionale të veprimit, duke vënë shpesh jetën e tij në rrezik. Shtjelloi me përgjegjësi dhe konstruktivitet profesionisti tema të shumta, duke u dalluar në veçanti me gjykimin e matur të proceseve politike nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.
Kështuqë, u bë i njohur për komentimin dhe analizimin e zhvillimeve politike në Kosovë, duke ruajtur maturinë e duhur të rrjedhave politike. Punoi me zell të madh për informimin e drejtë të qytetarëve të vendit për të gjitha zhvillimet politike, shoqërore, sociale e kulturore.
Ai ishte në përkushtim të plotë edhe për demokratizimin e vendit.

Ai në vitet e robërisë së shkollimit tonë, si mësimdhënës i devotshëm i letërsisë, ndezi zjarre guximi për lirinë, për jetën, shpresën dhe të ardhmën. La kolektivin arsimor "Xhemail Kada", ku ishte zëvëndësdrejtor shkolle, pa një frymë kolegialiteti, la nxënësit pa buzëqeshjen e tij.

Nazmiu ishte shok dhe mik i madh, bujar, i dashur dhe shumë i sinqertë. Një burrë, me pamje të qetë, unik me thjeshtësinë e vet, si shenjë identifikuese prej njeriu të zakonshëm. I dalluar me talent, thuaja një rast i veçantë, në gazetarinë moderne kosovare. Me një buzëqeshje që i reflektonte një pamje të këndshme, disi ëndërruese.
U desh kohë dekadash në formim të një gazetari të veçuar, por ja që vdekja matet me sekonda, dhe e mori.
Pavarësisht nga fakti i hidhur se Nazmiu, më nuk është fizikisht në mesin tonë, ai mbetet prore mes nesh, me angazhimin e palodhshëm të bërë së krijuari veprat në adresën e qartë të unitetit kombëtar. ...

5.
Një vit më parë, Nazmiu u nda nga jeta duke lënë prapa një trashëgimi të ndritur intelektuale, një emër të veçuar analitiku, gjurmë e pa shlyer në publicistikën dhe gazetarinë shqiptare. 
La shembullin e ndritur të përkushtimit të njeriut ndaj vlerave shoqërore, familjes, dhe kombit.
Në këtë kujtesë i tillë na vjen, Nazmi Lukaj, gjenezë e zbritur nga kreshtat e Rugovës, që u lind, u rrit dhe, u formua në Pejën e Haxhi Zekës.

Lavdi jetës dhe veprës së Nazmi Lukajt!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Dr. Ali Berisha

Kryetar i Komunës së Pejës

24 Janar 2012

 

 

 

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA: U PUBLIKUAN XHIRIMET SEKRETE TË XHON KENEDIT (01.25.2012)
ANGELINA JOLIE MEDIAVE SERBE: JENI BËRLLOK (01.25.2012)
"ARTIST", "HUGO" PRIJNË ÇMIMET E SIVJETME OSKAR (01.24.2012)
REGJISTROHET STUHIJA MË E MADHE DIELLORE NË 7 VJET (01.24.2012)
PRESIDENTI TOPI DHE PRESIDENTI KROAT JOSIPOVIÇ THEKSUAN RËNDËSINË E INTENSIFIKIMIT TË MARRËDHËNIEVE TË GJITHANSHME DYPALËSHE (01.23.2012)
OPRAH WINFREY NË TAXH MAHALL: LEGJENDË E RINGJALLUR E NJË HISTORIE DASHURIE NGA SHAH JAHAN DHE TAXH MAHALLI DERI TEK EDITH PIAF E LIZ TAYLOR (01.23.2012)
PAS NDËRPRERJES SË PROTESTËS, VV MUND TË SHPALLË SOT HAPAT E MËTEJSHËM (01.23.2012)
AKADEMI PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PUBLICISTIT DHE ANALISTIT NAZMI LUKAJAkademia mbahet nën patronatin e Kryetarit të komunës së Pejës Dr. Ali Berisha (01.23.2012)
WILLIAM WALKER NË SHOQËRI TË LIDERËVE TË VETËVENDOSJES: JAM KËTU SI VERIFIKUES (01.23.2012)
KURTI: QEVERIA TRADHTOI POPULLIN (01.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]