E Hënë, 04.29.2024, 02:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MYSLIMANËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E SHEFIT TË POLICISË TË NJU JORKUT
E Shtunë, 01.28.2012, 08:42pm (GMT+1)

Paraqitja e një filmi antimysliman për afro një mijë e 500 oficerë policie ka shkaktuar thirrjet për dorëheqjen e komisionerit të policisë së Nju Jorkut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Peter Fedynsky njofton:

Një koalicion i organizatave myslimane po bën thirrje për dorëheqjen e komisionerit të policisë Ray Kelly. Kelly shfaqet në dokumentarin e debatueshëm "Xhihadi i Tretë", që është promovuar gjerësisht në Youtube. Filmi i paraqet edhe myslimanët e thjeshtë si të dyshuar në fushatën e islamistëve radikalë për të shkatërruar civilizimin perëndimor dhe për të marrë nën kontroll Shtetet e Bashkuara.

"Aktualisht rreth 18 për qind e të burgosurve në shtetin e Nju Jorkut janë islamikë".

Zyrtarët e policisë fillimisht mohuan të kishin përdorur filmin në sesione trejnimi. Por një kërkesë për lirinë e informimit nxorri në pah dokumenta që konfirmonin një përdorim të tillë. Kelly ka kërkuar falje dhe gëzon mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë Michael Bloomberg.

"Komisioneri Kelly nuk duhet të japë dorëheqjen. Mendoj se është e drejtë të thuhet se është disi e turpshme që u bë ky film".

Veprimtarët thonë se duhen marrë masa dhe jo të kërkohet ndjesë dhe para së gjithash dorëheqjen ose shkarkimin e zotit Kelly. Shahid Farooqi përfaqëson Rrethin Islamik të Amerikës së Veriut, një organizatë e përbërë kryesisht nga myslimanë të vendeve të Azisë Jugore.

"Së dyti, duhet bërë një hetim i pavarur. Së treti, duhen respektuar anëtarët e komunitetit mysliman".

"Xhihadi i Tretë" është i mbushur me pamje të dhunës myslimane shoqëruar nga retorikë dhe muzikë kërcënuese. Producente ishin organizata konservatore Fondi Clarion dhe u shfaq herë pas here në tre mujorin e fundit të vitit 2010 në kuadrin e sesioneve të trajnimit për policinë kundër terrorizmit. Aktivistët myslimanë thonë se dokumentari ka helmuar mendjet e oficerëve të policisë së Nju Jorkut. Ata kërkojnë që këta policë të ritrajnohen.

Një debat i mëparshëm lidhur me mbikqyrjen e komunitetit mysliman të Nju Jorkut po ashtu shkaktoi protesta si edhe një bojkotim nga disa klerikë myslimanë të mëngjesit të përvitshëm të lutjeve të organizuar nga kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GRATË TRUPROJA, SHKOLLA E PEKINIT (01.28.2012)
PRESIDENTI TOPI NDEROI NJAZI DHE MEFAIL BIÇAKUN (PAS VDEKJES) DHE BESIM NDREGJONINMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së viktimave të Holokaustit (01.28.2012)
JOHANNA NEUMANN KUJTON HUMANIZMIN SHQIPTAR GJATË NAZIZMITNeumann: Nuk gjenden fjalë lavdërimi për ata që shpëtuan hebrejtë me çdo çmim, përfshirë Mustafa Kruja, i cili ishte në dijeni të kësaj situate (01.27.2012)
SHËNOHET DITA E PËRKUJTIMIT TË HOLOKAUSTIT (01.27.2012)
SHBA: OBAMA THOTË SE E KA URDHËRUAR SULMIN NË SOMALI (01.26.2012)
BERISHA: "BISEDA IME ME NDREA PRENDIN NË ZYRËN TIME MË 21 JANAR"Intervistoi ÇIM PEKA (01.26.2012)
ZEMËR GJIGANTE PREJ DYLLI PËR NDER TË VACLAV HAVELIT (01.26.2012)
MBRËMJE ME RASTIN E 20 VJETORIT TË THEMELIMIT TË EUROBIBUSit (01.26.2012)
Fjala e Dr. Ali Berisha, Kryetar i Komunës së Pejës, në Akademinë Përkujtimore kushtuar Nazmi Lukajt"NAZMI LUKAJ, PRIJËS I MADH I FJALËS SË LIRI DHE GUXIMIT TË GAZETARIT" (01.25.2012)
SHBA: U PUBLIKUAN XHIRIMET SEKRETE TË XHON KENEDIT (01.25.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]