E Djelë, 04.28.2024, 08:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

BERISHA: "BISEDA IME ME NDREA PRENDIN NË ZYRËN TIME MË 21 JANAR"

Intervistoi ÇIM PEKA


E Enjte, 01.26.2012, 04:35pm (GMT+1)

Kryeministri, Sali Berisha bëri mbrëmë të ditur në emisionin "Fakt" në UTV, se hetimin e plotë të "21 janarit" mund ta realizojë vetëm një kryeprokuror i ri.

Z.Kryeministër, a është e vërtetë që i keni kërkuar ambasadorit amerikan, në takimin që keni pasur para disa ditësh, imunitetin e deputeteve të PS?
Më 21 janar unë, kryeministri i vendit, u gjeta i rrethuar për 5 orë rresht, ndërsa kryeja detyrën time. Ndërtesa u sulmua me hunj, gurë, shishe molotov. Shqiptarët duhet të dinë një gjë, që Edi Rama pavarësisht nga i gjithë kompartimenti i tij psikologjik, kurrë nuk do të guxonte të ndërmerrte atë që ndërmori, pa mbështetjen e plotë të Bamir Topit, të Ina Ramës dhe të shefit të shërbimeve e të ndonjë tjetri. Pra, në këtë rast ajo që ata nuk kalkuluan dhe e llogaritën gabim, ishte se unë e kisha ditë pune dhe se nga zyra nuk do të largohesha. Ata menduan shumë variante, por për fat të keq hesapet i bënë me veten e tyre dhe pikërisht se i bënë hesapet me veten e tyre, ato nuk iu dolën. Rama deklaronte se nesër do të merrej me horrat e gardës, dhe vërtet të nesërmen zonja u mor me "horrat" e gardës, që janë heronjtë e gardës, se ata mbrojtën shtetin, mbrojtën dinjitetin.

Pas ekspertizës së FBI-së i konsideroni heronj?!
Ajo ishte një mbrojtje heroike e institucioneve, nëse pati tejkalime të ligjeve? Jam unë i pari që thirra institucionet të hetojnë nëse pati apo jo tejkalim ligji. Por një gjë është e sigurt. Institucionet e një vendi të lirë kurrë nuk pushtohen. Takoj përfaqësuesit e trupit diplomatik, u them se kjo është e gjithë situata. Ky është një organizim i këtij zotërisë dhe i them nuk kam marrë asnjë informacion nga SHISH, në një kohë kur shërbimet e huaja më kishin njoftuar dhe unë dija gjithçka. Këta zotërinj shkojnë dhe takojnë z.Topi dhe z.Topi ju kërkon, se kriza zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Kjo është e vërteta dhe u nxjerr pikërisht ato teza që kishte organizuar dhe që ju dështuan.

U shprehet vazhdimisht se keni pasur kontakte me faktorin ndërkombëtar për 21 janarin. A është dakord faktori ndërkombëtar me analizën që i keni bërë gjatë një viti 21 janarit?
21 janari pati një fatkeqësi tjetër të dytë, hetimin. Hetohej nga ajo që duhej hetuar vetë. Për herë të parë në historinë e një hetimi, institucioni i akuzës merret përsipër nga një person që duhet të hetohet,- Ina Rama,- dhe po të kishte qoftë edhe një gramë moral profesional, ajo kurrë nuk do të merrte përsipër hetimin e kësaj çështjeje, do të kërkonte emërimin e një prokurori të shkëputur prej saj dhe do të pranonte të hetohej nga e para tek e fundit vetë, por këtë s'e bënte dot, sepse i dilte implikimi. Tani unë i jam shumë mirënjohës qeverisë amerikane, e cila bëri përpjekjet më të mëdha për të ndihmuar këtë hetim. Unë nuk kam kërkuar asgjë tjetër përveç hetimit të organizatorëve, hetimit të sulmuesve, të sponsorizuesve, të vrasjeve dhe të ngjarjeve të tjera. Nuk mund të ketë një njeri i përkushtuar ndaj ligjit, asnjë kërkesë tjetër përveç këtyre. Këto ishin kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, këto, komuniteti ndërkombëtar i përsëriti në mënyrë të vazhdueshme. Unë kisha një mundësi.

Që ishte...?
Përjashtimi i Ina Ramës nga hetimi. Unë u rrethova, unë nuk lëviza vendit, qëndrova gjakftohtë, unë një përgjigje mund t'u jepja dhe mund t'u jepja një përgjigje të merituar.

U shprehet se "unë kisha mundësi të përjashtoja"; me çfarë instrumenti ligjor mund ta përjashtoje nga hetimi?
Po të doja atë, e përjashtoja. Ajo në hetim nuk merrte pjesë personalisht, pastaj kisha instrumenta ligjorë, bëja ligj në parlament. Hetimin nuk mund ta bëjnë ata të cilët do të hetohen. Jo. Për një gjë të jeni të sigurt!

Pra, nuk do të ketë hetim?
Nga Ina Rama?! Çfarë hetimi! Nga Ina Rama ka vetëm prishje të provave intensive, shitje të dokumenteve dhe pengesa nga më seriozet të hetimit, gjatë një viti.

Me këtë po u thoni familjeve të viktimave se autorët e vrasësve do të hetohen vetëm kur të kemi një kryeprokuror të ri?
Absolutisht, familjeve të viktimave do t'u garantoj se në përputhje me të gjitha kapacitetet e shtetit ligjor, gjithçka do të hetohet rreth vrasjes së njerëzve të tyre. Është familja e viktimave të Ziverit, në mos gaboj, vëllai i tij tha se "erdha nga Greqia se do rrëzojmë Sali Berishën". E kanë të gjitha mediat këtë. Kjo kërkon një hetim. Por këtë hetim nuk mund ta bëjnë ata të cilët ishin pjesë e këtij puçi për të rrëzuar Sali Berishën, por çfarë ka tjetër.

Pra 21 janari do të hetohet me një kryeprokuror të ri?
21 janari do të hetohet në kushtet më normale, dhe është kush sinekuacion për paqen e këtij vendi që të hetohet, kaq.

Z.Kryeministër më 21 janar 2011, ish-komandanti i gardës ka qenë në zyrën tuaj apo jo?
Në zyrën time?! Ka qenë në zyrën time, më ka thënë në mos gaboj, "˜a mund të dalësh në një zyrë dhomë tjetër'. I kam thënë, "˜Jam shumë mirë, nuk dal',- sepse gjuanin tek dritaret. Më ka kërkuar që të dal në dhomë tjetër bashkë me oficeret e mi. Nuk di të më ketë thënë gjë tjetër.

Opozita është vërsulur dhe po i mëshon idesë se komandanti i Gardës ka marrë urdhër nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm për të hapur zjarr. A është e vërtetë kjo?
Komandanti i Gardës dhe çdo gardist nuk merr urdhër në asnjë rrethanë, as nga kryeministri e as nga ministri i Brendshëm. Pse? Garda e Republikës funksionon mbi bazën e një ligji të veçantë. Ligji thotë se "˜po qëlloi kush drejt teje me objekte, do të qëllosh në ajër, po vazhdoi do të qëllosh tek këmbët, po vazhdoi do ta asgjësosh'.

Pretendohet se Komandanti i gardës është urdhëruar dhe i është bërë presion nga një prej truprojave tuaja për të hapur zjarr?
Sa për dijeni, truprojat e mia janë vartës së Komandantit të Gardës. Duhet ta dinë qytetarët, se Komandanti i Gardës i ka në varësi të gjithanshme truprojat e mia. Nga truprojat e mia nuk është asnjëri gjeneral. Komandanti i Gardës është Gjeneral, kështu që nuk merr urdhra nga asnjë person i vetëm, nuk mund të marrë urdhër nga asnjë person për të përdoruar armën e zjarrit jashtë kushteve ligjore.

Një tjetër çështje që ka të bëjë me akuzat që bëhen ndaj jo vetëm stafit të gardës, por edhe stafit të kryeministrisë, është zhdukja e provave e serverit në kryeministri. Tashmë pretendohet nga prokuroria se kjo është e vërtetuar edhe nga ekspertiza e FBI. Cila është e vërteta, z.Kryeministër?
Nuk dua të futem në teknikalitete, por meqenëse më bëre këtë pyetje, unë vetëm kaq dua të të them. Ka një raport të dërguar nga kryeministri lidhur me këtë çështje, i cili për ata që dinë ta lexojnë ka të gjithë të vërtetën. Ata që duan ta përdorin politikisht, ai raport aty është dhe ai i nxjerr të gjitha. Së pari, këtu gjithçka është mbi bazën e një rregulli të caktuar, asnjë punonjës i kryeministrisë nuk është përgjegjës për sistemin e kamerave jashtë ndërtese. Punonjësi i kryeministrisë, është përgjegjës për kompjuterat dhe të gjithë sistemin kompjuterik dhe janë dy IT që përgjigjen për këtë. Sidoqoftë, kjo është një çështje hetimi. Por, se cili ka qenë raporti i dërguar nga kryeministria, kjo është shumë e thjeshtë dhe është publike. Nuk është ai konstatimi i FBI-së, ai konstatim është i raportit të dërguar me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, prokurorisë, para se ata të marrin serverin.

Znj.Topalli a është në listën tuaj për t'u bërë presidente?
Absolutisht znj.Topalli është person plotësisht i përshtatshëm por sikundër janë edhe shumë personalitete të tjera të PD.

ÇIM PEKA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZEMËR GJIGANTE PREJ DYLLI PËR NDER TË VACLAV HAVELIT (01.26.2012)
MBRËMJE ME RASTIN E 20 VJETORIT TË THEMELIMIT TË EUROBIBUSit (01.26.2012)
Fjala e Dr. Ali Berisha, Kryetar i Komunës së Pejës, në Akademinë Përkujtimore kushtuar Nazmi Lukajt"NAZMI LUKAJ, PRIJËS I MADH I FJALËS SË LIRI DHE GUXIMIT TË GAZETARIT" (01.25.2012)
SHBA: U PUBLIKUAN XHIRIMET SEKRETE TË XHON KENEDIT (01.25.2012)
ANGELINA JOLIE MEDIAVE SERBE: JENI BËRLLOK (01.25.2012)
"ARTIST", "HUGO" PRIJNË ÇMIMET E SIVJETME OSKAR (01.24.2012)
REGJISTROHET STUHIJA MË E MADHE DIELLORE NË 7 VJET (01.24.2012)
PRESIDENTI TOPI DHE PRESIDENTI KROAT JOSIPOVIÇ THEKSUAN RËNDËSINË E INTENSIFIKIMIT TË MARRËDHËNIEVE TË GJITHANSHME DYPALËSHE (01.23.2012)
OPRAH WINFREY NË TAXH MAHALL: LEGJENDË E RINGJALLUR E NJË HISTORIE DASHURIE NGA SHAH JAHAN DHE TAXH MAHALLI DERI TEK EDITH PIAF E LIZ TAYLOR (01.23.2012)
PAS NDËRPRERJES SË PROTESTËS, VV MUND TË SHPALLË SOT HAPAT E MËTEJSHËM (01.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]