E Hënë, 05.13.2024, 11:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MBRËMJE ME RASTIN E 20 VJETORIT TË THEMELIMIT TË EUROBIBUSit

E Enjte, 01.26.2012, 07:57am (GMT+1)

Shoqata e miqve të Insitutit Zviceran të Studime Shqiptare (aAâ—ŠISEAL) në bashkëpunim me Shoqatën e Shqiptarëve të Nyon-it, shoqatat kulturo-artistike: Ilirët, Teuta e Liria, Shoqatën Shiko, Grupin muzikor Guralumi, Teatrin «Kurora», Shoqata Ardhmëria, KF Dardania et Shoqatën e Studentëve të Universitetit të Lozanës AEAUL

organizojnë një mbrëmje me rastin e 20 Vjetorit të themelimit të Eurobibus-it.

Më 27 janar nga ora 18h30 në kolegjin Béthusy në Lozanë (Aula de Béthusy).

Programin dhe hartën mund të konsultohen në faqen e ISEAL-it (www.iseal.ch).

Duke parë angazhimin e madh të Shoqatave dhe personave që e organizojnë këtë mbrëmje sa të rëndësishme aq edhe simbolike, por edhe duke e parë punën madhështore të Zotit Victor Ruffy dhe të Fondacionit Eurobibus, ne me bindje ju dërgojmë një ftesë me shpresë që ta përcillni këtë mbrëmje.

Këtu më poshtë, po ju dërgojmë disa të dhëna për Eurobibusin dhe Z. Viktor Ruffy.

Në pritje të ju takojmë, ne ju përcjellim përshëndetjet më të mira.

Driton Kajtazi

Drejtor i ISEAL-it

www.iseal.ch

Biografi e Z. Victor Ruffy

Z. Victor Ruffy, drejtues dhe themelues i Eurobibus ka pasur poste të larta në Konfederatën Zvicërane duke filluar nga :

Kryetari i Parlamentit Zvicëran në vitin 1992.

Kryesues 10 vite me rradhë i delegacionit zvicëran pranë Këshillit të Evropës

Drejtues vite me rradhë i Komisionit të Parlamentit Zvicëran për marrëdhënie me jashtë.

Z. Ruffy ka përvojë të madhe politike dhe publikimi.

Rrjedh nga një familje me traditë të madhe politike : gjyshi i tij, me të njejtin emër ka qënë President i Zvicrës.

Z. Victor RUFFY ka një lidhje të veqantë me Kosovën dhe Shqipërinë.

Z. Ruffy ishte kryesues i vëzhguesve të zgjedhjeve të para demokratike në Kosovë dhe në Shqipëri.

Z. Ruffy është nismëtari i parë në Parlamentin Zvicëran për njohjen e Kosovës shtet i pavarur që në vitin 1994

Z. Victor Ruffy është shpallur qytetar nderi nga qyteti Fushë-Krujë.

Historiku i Eurobibusit

Grupi « Eurobibus » është krijuar në vitin 1992, në kohën kur z. Victor RUFFY ishte i ngarkuar nga Këshilli i Evropës për mbikqyrjen e zgjedhjeve të para në Shqipëri.

Që nga fillimi Eurobibus ka pasur mbështetjen e Këshillit të Europës, Konfederatës Zvicërane, Biblotekës kantonale dhe Universitare dhe të Universitetit të Lozanës.

Në Shqipëri ka pasur bashkëpunime të ngushta me autoritetet Universitare.

Eurobibusi në rradhët e veta ka anëtarë të të gjitha horizonteve : drejtoreshë biblioteke, profesorë të Universitetit të Lozanës, drejtues banke, mjekë, asistentë, mësimdhënës, juristë, gjeografë, politikanë, shoferë, infermiere, etj.

Emri Eurobibus është kombinim e fjalëve Europa - Bibiblotekë - Autobus meqë me ndihmen e Këshillit të Evropës dhe të Konfederatës Zvicerane në vitin 1992 u dërguan 3 autobusë të mbushur me material për shkollat e mesme dhe të larta në Shqipëri.

Që nga ai vit e deri më sot çdo vit u organizuan udhëtime në Shqipëri ku në secilen nga këto ekspedita me dhjetra tonelata me material shkollor u dërguan në Shqipëri.

Në misionin e muajit tetor 2006 u dërguan në Shqipëri gjithsej 11 tonë material shkollor. Kjo ekspeditë është vetëm një nga 15 ekspedita sa ka organizuar gjer më tani Eurobibus-i në Shqipëri.

Eurobibus ka nisur dhe përcjellur mbarëvajtjen e bashkëpunimeve në mes të Universitetit të Lozanës dhe Univrsitetit të Tiranës e cila u kurorëzua me ardhjen çdo vit të 4 bursistëve nga Universiteti i Tiranës në Universitetin e Lozanës (3 veror dhe 1 vjetor).

Poashtu nga Eurobibus u bënë nisma dhe u organizuan shkëmbime në mes të mësimdhënësve të Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit të Lozanës. Nga viti 1992, çdo vit në muajin nëntor mësimdhënës nga Tirana vizitojnë, vështrojnë dhe marrin pjesë në procesin mësimor të Universitetit të Lozanës, ndërse në muajin maj profesorë nga Univeristeti i Lozanës vizitojnë Universitetin e Tiranës.

Nga ky bashkëpunim, është bërë edhe botimi i 2 librave universitarë mbi leksikologjinë frenge me të cilin mësojnë studentët në Lozanë dhe në Tiranë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fjala e Dr. Ali Berisha, Kryetar i Komunës së Pejës, në Akademinë Përkujtimore kushtuar Nazmi Lukajt"NAZMI LUKAJ, PRIJËS I MADH I FJALËS SË LIRI DHE GUXIMIT TË GAZETARIT" (01.25.2012)
SHBA: U PUBLIKUAN XHIRIMET SEKRETE TË XHON KENEDIT (01.25.2012)
ANGELINA JOLIE MEDIAVE SERBE: JENI BËRLLOK (01.25.2012)
"ARTIST", "HUGO" PRIJNË ÇMIMET E SIVJETME OSKAR (01.24.2012)
REGJISTROHET STUHIJA MË E MADHE DIELLORE NË 7 VJET (01.24.2012)
PRESIDENTI TOPI DHE PRESIDENTI KROAT JOSIPOVIÇ THEKSUAN RËNDËSINË E INTENSIFIKIMIT TË MARRËDHËNIEVE TË GJITHANSHME DYPALËSHE (01.23.2012)
OPRAH WINFREY NË TAXH MAHALL: LEGJENDË E RINGJALLUR E NJË HISTORIE DASHURIE NGA SHAH JAHAN DHE TAXH MAHALLI DERI TEK EDITH PIAF E LIZ TAYLOR (01.23.2012)
PAS NDËRPRERJES SË PROTESTËS, VV MUND TË SHPALLË SOT HAPAT E MËTEJSHËM (01.23.2012)
AKADEMI PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PUBLICISTIT DHE ANALISTIT NAZMI LUKAJAkademia mbahet nën patronatin e Kryetarit të komunës së Pejës Dr. Ali Berisha (01.23.2012)
WILLIAM WALKER NË SHOQËRI TË LIDERËVE TË VETËVENDOSJES: JAM KËTU SI VERIFIKUES (01.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]