E Hënë, 04.29.2024, 06:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BEOGRAD, ZHOLI NXIT ZHURMË NACIONALISTE
E Djelë, 01.29.2012, 03:47pm (GMT+1)

Anzhelina Zholi & Bred Pit


Arritjet e fundit kinematografike të Anxhelina Zholit kanë nxitur zhurmë nacionaliste në Serbi.

Gjembat e mediave, që në Beograd cilësohen si të shquara, burojnë nga debutimi i fundit i Zholit si skenariste dhe regjisore në filmin "Në tokën e gjaku dhe të mjaltit", i cili për temë ka luftën në Bosnjë.

Filmi dhe vetë Zholi janë në qendër të një debati të xhindosur në Serbi, në lidhje me çështjen më të ndjeshme politike të vendit: shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë në fillim të viteve "˜90 dhe përgjegjësinë e Serbisë për fushatën e spastrimit të paligjshëm etnik kundër civilëve myslimanë dhe kroatë, gjatë luftës në Bosnjë.

Anxheline Zholi"‹"‹

Zërat e mediave serbe thonë se tregimi i Zholit për romancën e dashurisë ndërmjet një vajze myslimane dhe një oficeri të ushtrisë serbe, në mënyrë të paligjshme diskrediton serbët etnikë dhe formëson konfliktin nga "perspektiva e dukshme anti-serbe".

Regjisori i filmit, Emir Kusturica, i ka thënë së fundmi gazetës beogradase "Blic" se filmi i Zholit është "rezultat i propagandës së Hollivudit". Këto komente pasojnë deklaratat e ngjashme të aktorit jugosllav, Bata Zhivojinoviq, njëherësh ish-anëtar i Parlamentit të Serbisë dhe për kohë të gjatë aleat i Sllobodan Millosheviqit. Ai ka thënë për tabloidin "Kurir" se "Anxhelina është e trullosur".

Gazeta "Veçernje Novosti", e cila pjesërisht është pronë e Qeverisë serbe, është përmbajtur nga kritikat personale ndaj Zholit, por filmin e saj e ka quajtur "një copë të propagandës politike". Po sipas kësaj gazete, filmi "Në tokën e gjakut dhe të mjaltit" është skandali më i madh kinematografik në disa dekadat e fundit në rajon.

Ndërkaq, aktori serb, Dragan Bjellogërliq, ka thënë se interpretimi i ngjarjeve nga ana e Zholit është "i cekët", dhe kjo, siç është shprehur, e ka bërë të ndalojë së shikuari filmin pas gjysmë ore.

Por, ka edhe ca serbë që tani kanë nisur të flasin në mbrojtje të Zholit. Regjisori serb, Stevan Filipoviq, thotë se sulmet ndaj Zholit dhe filmit të saj janë në përputhje me një valë të përgjithshme të nacionalizmit në Serbi.

"Kjo është një recetë e vjetër, që është përdorur 1 milion herë nga nacionalistët. Gjëja më qesharake është fakti se askush nuk e ka parë filmin dhe ata e bazojnë opinionin e tyre nga skenat e promos. Shumica nga ta madje nuk e ka parë as promon, por kanë zgjedhur të thonë se është një film anti-serb. Kjo është mënyrë se si shkojnë gjërat këtu", thotë Filipoviq.

Gjatë xhirimit të filmit..."‹"‹

Së fundmi, Zholi është akuzuar nga mediat serbe se ka bërë thirrje edhe për "ndarjen e Republikës Serbe të Bosnjës", shkrime këto që aktorja i ka hedhur poshtë.

Filmi "Në tokën e gjakut dhe të mjaltit" flet për historinë e një gruaje boshnjake-myslimane dhe një burri serb, të cilët bien në dashuri para luftës dhe takohen përsëri gjatë konfliktit - kur ai është oficer në ushtrinë serbe, ndërsa ajo e burgosur në një kamp.

Fillimisht, filmi ka qenë i padëshiruar edhe për viktimat e luftës në Bosnjë, të cilat kishin dëgjuar thashetheme pa bazë, se filmi kishte të bënte me një viktimë përdhunimi, e cila bie në dashuri me përdhunuesin e saj. Por, më pas ai është mirëpritur dhe është cilësuar si i fuqishëm dhe i rëndësishëm për njerëzit që kanë mbijetuar luftën.

"Në tokën e gjakut dhe të mjaltit" - i nominuar për filmin më të mirë të huaj në Globin e Artë - muajin e ardhshëm do të nisë të shfaqet në Ballkan. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BULLGARIA LARGON 24 AMBASADORË ISH AGJENTË SIGURIMIT KOMUNIST TË SHTETIT (01.29.2012)
MYSLIMANËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E SHEFIT TË POLICISË TË NJU JORKUT (01.28.2012)
GRATË TRUPROJA, SHKOLLA E PEKINIT (01.28.2012)
PRESIDENTI TOPI NDEROI NJAZI DHE MEFAIL BIÇAKUN (PAS VDEKJES) DHE BESIM NDREGJONINMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së viktimave të Holokaustit (01.28.2012)
JOHANNA NEUMANN KUJTON HUMANIZMIN SHQIPTAR GJATË NAZIZMITNeumann: Nuk gjenden fjalë lavdërimi për ata që shpëtuan hebrejtë me çdo çmim, përfshirë Mustafa Kruja, i cili ishte në dijeni të kësaj situate (01.27.2012)
SHËNOHET DITA E PËRKUJTIMIT TË HOLOKAUSTIT (01.27.2012)
SHBA: OBAMA THOTË SE E KA URDHËRUAR SULMIN NË SOMALI (01.26.2012)
BERISHA: "BISEDA IME ME NDREA PRENDIN NË ZYRËN TIME MË 21 JANAR"Intervistoi ÇIM PEKA (01.26.2012)
ZEMËR GJIGANTE PREJ DYLLI PËR NDER TË VACLAV HAVELIT (01.26.2012)
MBRËMJE ME RASTIN E 20 VJETORIT TË THEMELIMIT TË EUROBIBUSit (01.26.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]