E Premte, 04.26.2024, 10:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

ZË I FUQISHËM PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

Nga GJEKË GJONAJ


E Premte, 03.02.2012, 10:27am (GMT+1)


Në pamundësi që të ndaj gëzimin e përbashkët me veprimtarin e dalluar për çështjen shqiptare Xheladin Zeneli (deputet i parë nga Ana e Malit në Kuvendin e Malit të Zi) me rastin e përurimit të librit të tij të parë në Ulqin me titull " Diaspora dhe vendlindja", botuar nga Art Klubi në vitin 2011 përmes këtij shkrimi, pak me vonesë, po shpreh përshtypjet e mia modeste për temen që autori trajton në këtë libër.


Po e filloj me fjalët e Branko Merxhanit " Një komb ekziston vetëm atëherë kur fillon të shqetësohet për fatin e tij". Për fatin e popullit shqiptar në Malin e Zi fatmirësisht po shqetësohen gjithnjë e më shumë intelektualët shqiptarë jo vetëm brenda shtetit ku jetojnë , por edhe ata në mërgim, falë të cilëve statusi ynë deri dje aq pak i panjohur po ndërkombëtarizohet, po bëhet objekt i politikave evropiane dhe amerikane.


E gjithë lënda e këtij libri nuk është asgjë tjetër vetëm një shqetësim, një brengë e thellë shpirtërore, një hall i madh i autorit që nuk e le rehat e të qetë as atje larg vendlindjes së tij të dashur në tokën e premtuar siç e quajnë Amerikën, për popullin e tij, për vëllezërit e vet shqiptarë në trojet e tyre etnike shekullore në Mal të Zi.

Librin që keni në duar e përbëjnë disa shkrime analitike të shkruara në funksion të kërkesave për zgjidhjen sa më të drejtë të statusit politik të shqiptarëve në Mal të Zi. Në këtë libër janë sjellë të dhëna e dëshmi që flasin qartë për pozitën aspak të favorshme të shqiptarëve në Mal të Zi. Autori ka parashtruar nevojën e ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare në Mal të Zi, ka kërkuar të ndërgjegjësohet faktori politik shqiptar në këtë republikë, pastaj ka vënë në dukje rolin e disporës në raport me subjektet politike në vendlinje, kontrtibutin e saj të madh në shërbim të çështjes kombëtare në përgjithësi e kronologji ngjarjesh të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi në dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe në dhjetëvjetëshin e parë të këtij shekulli.


Artikujt, intervistat, fjalimet e Xheladin Zenelit kronologjinë e ngjarjeve të rëndësishme gjatë dy dekadave të fundit të pluralizmit politik në Mal të Zi, i lexova me kujdesin më të madh. Po ashtu kam përcjell edhe jehonën e disa prej këtyre shkrimeve që janë bërë publike në shtypin e shkruar, elektronik dhe në webfaqe. I kam diskutuar mesazhet e z. Zeneli edhe me shokët . Ishte dhe është bindja e plotë se shkrimet publicistike e analitike të Xheladin Zenelit, në shërbim të arritjes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi , ishin dhe janë kërkesa legjitime politike dhe diplomatike të argumentuara me fakte të qëndrueshme, të shkruara me një gjuhë të pastër e të kuptueshme, të botuara në kohë të duhur. Shkrime dhe analiza që ngërthejnë mendime e mësime poltike të dobishme për përpjekjet tona, për sendërtimin e kërkesës sonë madhore: Realizimi i plotë i statusit të shqiptarëve në Mal të Zi, me të gjitha specifikat e tij si popull autokton në trojet e tyre etnike.


Cilido që e lexon me vëmendje këtë libër do ta ketë të qartë gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi dhe rolin e diasporës në reagimin ndaj kësaj gjendjeje në këtë republikë. Në mungesë të mbështetjes së duhur, por të pritshme të përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, të liderëve shqiptarë të Maqedonisë dhe të Luginës së Preshevës ndaj kërkesave të shiptarëve në Mal të Zi për zgjidhjen e drejtë të statusit të tyre, libri i Xheladin Zenelit " Diapsora dhe vendlindja " do të jetë dëshmi e kërkesave legjitime për jetën me të drejta të barabarta të shqiptarëve në Mal të Zi, siç i njohin shoqëritë me demokraci të zhvilluara dhe civilizim perëndimor.
Po e përfundoj me fjalët e A. Shopennauer-it të famshëm: " Një i talentuar e godet cakun të cilin askush nuk mundet".


Ulqin, 29 shkurt 2012

GJEKË GJONAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PATRIOTËT TALLAVA DHE UDHA E KOMBIT(fragment nga libri "Udha e Kombit (pro dhe kundër)"Nga REXHEP SHAHU (03.02.2012)
NË MAQEDONI SITUATA TRAGJIKE PËRSHKALLËZOHET NË TENSIONE NDËRETNIKE (03.02.2012)
NË GOSTIVAR PROTESTUAN 5 MIJË VETË KUNDËR VRASJES SË DY SHQIPTARËVE (03.02.2012)
NË 20 VJETORIN E REFERENDUMIT KUVENDI I KËSHILLTARËVE SHQIPTARË TË LUGINËS SË PRESHEVËS DEL ME PLATFORMË POLITIKE (03.02.2012)
RONA NISHLIU REGJISTRON KËNGËN "SUUS" NË HOLLIVUD (03.01.2012)
TË ENJTEN PROTESTË NË GOSTIVAR PËR VRASJEN E DY TË RINJVE SHQIPTARË (02.29.2012)
AGIM TIRANA E KA DJEGUR GJERGJ NDRECËN NË HETUESI ME CIGARE NË FYTYRËNga AGRON SHIJAKU (02.29.2012)
MARTIRËT ANTIKOMUNISTË E DESHËN LIRINË, NDËRSA KOMUNISTËT NUK U NDJENË KURRË TË LIRË...Nga PËLLUMB MALAJ (02.29.2012)
GJYQI I HAPURNga VISAR ZHITI (02.29.2012)
IVO BANAC MENDON SE MARRËVESHJA ËSHTË ABSURDE SEPSE SOVRANITETI EKZISTON OSE NUK EKZISTON (02.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]