E Hënë, 05.20.2024, 07:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

PROJEKTI 'ONE WORLD YOUTH' SJELL PËRVOJËN GLOBALE TEK TË RINJTË NË KOSOVË


E Djelë, 04.01.2012, 05:24pm (GMT+1)

 

E dielë, 01 Prill 2012

Organizata jo-fitimprurëse One World Youth Project sjell përvojën globale tek të rinjtë në Kosovë përmes teknologjisë së internetit. Gjatë një bisede me kolegun Festim Gashi, drejtorja për komunikim e kësaj organizate, Anjali Daryanani  tha se studentët e Kosovës kanë vështirësi të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të pengesave me vizat dhe ky program u ofron atyre mundësinë për të diskutuar temat e përbashkëta me studentët amerikanë pa patur nevojë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

 

Zëri i Amerikës: Organizata juaj, One World Youth Project, është e përfshirë në disa projekte për të rinjtë në vende të ndryshme të botës, përfshirë Kosovën. Me çfarë projekte po merret organizata juaj në Kosovë?

 

Anjali Daryanani: Në Kosovë ne punojmë me universitetin e Prishtinës. Synimi ynë është që studentët e këtij universtiteti që të bëhen udhëheqës të plan-programeve globale për nxënësit e shkollave të mesme dhe pastaj t'i vëmë ata në kontakt me nxënës nga një vend tjetër për të eksploruar çështje të ndryshme si dialogu ndërkulturor, si të bëhen udhëheqës në komunitetet e tyre, çështjet e përbashkëta me të cilat ata përballen dhe se si mund të zgjidhen ato.

 

Zëri i Amerikës: Një nga qëllimet e organizatës suaj, është ofrimi e një përvoje globale për studentët që nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.   Si po e realizoni këtë synim në Kosovë?

Anjali Daryanani: Në Kosovë ne jemi në gjendje të krijojmë një përvojë globale për nxënësit në klasat e tyre të mësimit. Studentët e Kosovës ndeshen me pengesa të mëdha për të udhëtuar jashtë vendit. Ata  kanë pengesa në lidhje me çështjen e vizave. Ne u ofrojmë një përvojë globale përmes teknologjisë. Pra, ne e realizojmë lidhjen mes nxënësve dhe studentëve të shkollave të Kosovës me studentë në vende tjera të botës përmes skype-it, facebook-ut dhe YouTube-it . Përmes këtyre metodave të komunikimit, çdo javë studentët e Kosovës flasin drejtpërdrejt me studentët në Uashington. Ata flasin për çështje të ngjashme me të cilat përballen komunitetet e tyre. Studentët flasin me njëri tjetrin edhe për aktivitet e tyre në shkollë, muzikën që pëlqejnë dhe tema tjera. Ata shpesh pyesin njëri tjetrin, çfarë shpresoni në këtë botë, cili është vizioni juaj? Pra ata ndajnë me njëri tjetrin ëndërrat dhe vizionet e tyre për të ardhmen dhe shpesh ata gjejnë gjëra të përbashkëta të cilat i diskutojnë së bashku.

 

Zëri i Amerikës: Si është niveli i interesimit të studentëve kosovarë për projektin tuaj në Kosovë? Si është bashkëpunimi juaj me shkollat në Kosovë?

 

Anjali Daryanani: Po, në Kosovë kemi të angazhuar 10 studentë të universitetit të Prishtinës të cilët i kemi përgatitur për të punuar në projektet tona me nxënësit e shkollave të mesme. Ata kanë rolin e këshilltarit në komunitetet e të rinjve në Kosovë. Këta studentë punojnë me 20 deri 30 nxënës tjerë të shkollave të mesme. Pra, atje kemi rreth 40 deri 50 studentë dhe nxënës të cilat janë të angazhuar me projektet tona në Prishtinë, Gjakovë dhe qytete tjera në Kosovë.

 

Zëri i Amerikës: Çfarë shpresoni të arrini përmes këtyre projekteve përveç krijimit të një përvoje globale për studentët dhe nxënësit?

 

Anjali Daryanani: Ne jemi një ndërmarrje shoqërore që shpresojmë të sjellim arsimin në shekullin e 21-të. Nëse i hedhim një vështrim arsimit sot, ai nuk ka evoluar shumë. Përparësitë dhe vlerat në fushën e arsimit në shekullin e 21-të janë të njejta me përparësitë dhe vlerat që kjo fushë i ka patur 50 ose 100 vite më parë, nuk është zhvilluar në masën e mjaftueshme për t'u përshtatur me nevojat e këtij shekulli. Kurse sektorët e tjerë si ekonomia, biznesi, politika, mjekësia janë zhvilluar dhe janë përshtatur me frymën e këtij shekulli. Problemi me arsimin e mesëm qëndron në atë se shumica e nxënësve që përfundojnë këtë nivel shkollimi pajisen me aftësi të shekullit të kaluar. Ata nuk janë të përgatitur të shkëmbejnë biseda dhe përvojën e tyre me njerëz nga kultura tjera dhe nga vende të tjera në një mënyrë të respektueshme në një ambient multikulturorë. Ata gjithashtu nuk janë të përgatitur të marrin përgjegjësitë e tyre për sfidat me të cilat përballet bota. Në Kosovë nxënësit dhe studentët nuk janë në gjendje të prezantojnë çështjet me të cilat ndeshen në jetën e tyre. Kosova kohët e fundit ka përjetuar luftën, dhe shumë nxënës dhe studentë ende po merren me pasojat e luftës. Ata kanë nevojë për një mundësi për të diskutuar përvojat e tyre me nxënës nga vende të ndryshme. Ky program u jep mundësi nxënësve të trajtojnë çështje të ndryshme dhe të marrin mendimin e kolegëve të tyre nga vende të tjera për të zgjidhur problemet me të cilat përballen.

 

Zëri i Amerikës: Cilat janë planet dhe projektet tuaja të ardhshme në Kosovë?

 

Anjali Daryanani: Ne kemi në plan të zgjerojmë aktivitetin tonë në universitete tjera dhe qytete tjera në Kosovë për të ndërtuar një komunitet mbështetës rreth këtij angazhimi ndërkombëtar dhe lidershipit politik. Pra do të rrisim numrin e studentëve të angazhuar në këtë program.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Dielli": SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM GJENERAL GJUNKSHI VIZË TEK VATRA (04.01.2012)
KËRKOHET STATUS I BARBARTË I VOJVODINËS ME SERBINË (04.01.2012)
KOHA DITORE FESTOI DITËLINDJEN E 15të (04.01.2012)
"Zëri i Amerikës": POLICIA SERBE ARRESTON DY POLICË TË KOSOVËS, REAGON MINISTRIA E BRENDSHME (03.31.2012)
QEVERIA E KOSOVËS KEQTRAJTON KAPITALIN NJERËZOR (03.31.2012)
HISTORIA PO RIZGJOHET, AJO ULËRINNga HALIL MATOSHI (03.31.2012)
DELL: KORRUPSIONI NË KOSOVË PO BËN KËRDINËFjalimi i Ambasadorit Christopher W. Dell me rastin e ceremonisë së Programit fillestar edukativ ligjor - Korrupsioni në Kosovë – Dalja nga hija në dritë (03.30.2012)
"Christian Science Monitor": INCIDENTET E DHUNSHME ETNIKE PËRGËNJESHTROJNË PAQEN NË BALLKAN (03.30.2012)
EDI RAMA, NDËRKOMBËTARËT DHE NEVOJA PËR NDRYSHIMNga ALFRED ÇAKO (03.30.2012)
BAMIRËSIA E NËNË TEREZËS E PARË NËPËRMJET LENTES SË ETIKËS MJEKËSORENga Dr. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit (03.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]