E Premte, 04.26.2024, 01:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Barbara Berluskoni: Në politikë nuk ka dallim midis jetës publike dhe private
E Martë, 08.04.2009, 06:00pm (GMT+1)

 

 

Voal-online -  "Nuk besoj se një politikan do t'i lejonte vetes që të bënte dallime midis jetës publike dhe private ". Barbara Berlusconi, e intervistuar nga  Vanity Fair, reagon kështu pas ndodhive më të fundit, të cilat kanë disa muaj që kanë përfshirë kryeministrin e Italisë, duke filluar prej festës në Kazoria (Caloria ) deri tek regjisttrimet e Patrizia D'Addario-s. Në intervsitën e gjatë dhënë revistës të përmendur më lart, e cila numrin e vet ia dedikon fëmijës të parë  të kryeministrit me Veronica Lario-n, pas lindjes të djalit të saj të dytë, Eduardit, që është vetëm dy-tre javësh. Barbara, 25 vjeçare nuk ka paragjykime dhe flet me zemër të hapur ashtu si mendon. Përsa i përket ndarjes së pasurisë, Barbara thotë: "S'do të ketë luftë nëse im atë do të jetë i drejtë".

Barbara Berluskoni jep mendimin e saj edhe për moralin, duke komentuar raportin që ka morali në jetën e politikanit. "Mendoj se një shoqëri e shpreh një sens të moralit të përbashkët thotë Barbara. Përfaqësuesit e klasës politike që kanë fituar votat për të qeverisur sa më mirë, me qëllim që t'i sjellin të mira komunitetit, duhet që të dijnë të mbrojnë edhe vlerat e kësaj shoqërie, dhe mundësisht t'i zhvillojnë ato në nivelet më të larta ". Nga ky pikëvështrimi, ata që përfaqësojnë administratën e Shtetit nuk mund të bëjnë dallime midis sjelljeve publike dhe atyre private.

 

Rreth festës së Noemisë, 25 vjeçarja thotë se ndihet e "habitur" për sjelljet e të jatit në raport me Noemi Letizia. "Historia ime - shpjegon Barbara Berluskoni është ajo e një vajze që ka jetuar një rini normale dhe të kthjellët. Nuk kam frektuentuar kurrë burra të vjetër në moshë. Janë lidhje psikologjike që nuk kam eksperiencë ".



Për sa i përket divorcit të prindërve të saj, ajo flet me një dhimbje të thellë dhe dëshirë për t'i mbështetur që të dy: "Dhimbja është tepër e madhe, pasi e kam tepër të fuqishëm vlerën e familjes, por të paktën që të tre (e ka fjalën për motrën tjetër dhe vëllain) jemi të rritur, dhe këtë moment të vështirë po e kalojmë në një moshë të përgjegjëshme. Dua që të jem pranë të dy prindërve të mi. "

Për sa i përket polemikës me sekretarin e PD, Dario Franceschini Barbara Berluskoni  e minimizon këtë episod, duke e konsideruar një polemikë për efekte elektorale. Është fjala për momentin kur sekretari i PD-së sulmon Berlusconi-n, duke iu drejtuar bashkëpunëtorëve të kryeministrit me pyetjen: "A do të lejonit që t'i edukonte fëmijët tuaj një burrë si ky ?" "Nuk besoj që ta ketë patur me ne", thotë Barbara. Dhe pastaj shton se « Unë besoj se ai flet nga pozita të një identiteti kultural të ndryshëm nga ai joni ".

Intervista nuk la mënjanë edhe argumentin e pasurisë të Kavalierit, rreth rolit të fëmijëve të Berluskonit nga martesa e parë dhe nga ajo me Veronica Larion. "Sot nuk ka asnë luftë, sepse babai im është një burrë i drejtë dhe na do të gjithëve në mënyrë të barabartë », e prêt shkurt Barbara, e cila nuk përjashton as një të ardhme të afërt në drejtimin e Mondatori-t.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aleancë mbrojtëse polic botëror apo luftëtare kundër urisë? (08.04.2009)
Rasmuseni përpjekje për "partneritet të vërtetë" me Rusinë (08.04.2009)
The Economist: Dhembje pasaporte (08.03.2009)
Petriç kundër idesë për shkëmbim territoresh (08.03.2009)
Financial Times: Kaosi mes teokratëve (08.03.2009)
Rikthimi terrorist i ETA-s (08.03.2009)
Zëdhënësja përgënjeshtron lajmet për divorcin e Sarah Palin (08.02.2009)
Sarah Palin divorcohet dhe zhvendoset në Montana (08.02.2009)
Rorabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë (08.02.2009)
Një gotë birrë e ftohtë për të shuar mërinë racore (08.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]